I punëve të jashtme ? Aj aj aj

Nga Reis Mirdita

Besa desha me pritë pak se edhe i kisha do shkrime tjera mbi tavolinë e po edhe mendova t’i lë pak kohë gjakrave e dokrrave të freskohen, t’iu bie pak temperatura!

Besa na është duke na dalë muskulant Ministri HoxhaJ. Po don me iu ndaluar ma të fortëve të kombit me nxjerrë zë për Kosovë! Ministri Hoxha me J në fund, të cilën ia dhuroi vetes për t’u dukur i madh e tradhtoi se tash e kahmot dihej se është picimul për Hoxhën diktator. I mirë i keq ishte…, ishte dhe është shtatë herë ma i madh se Hoxha me J, me J dhuratë nga vetvetja, ashtu sikur Balzac-u me partikullin e tij prej DE-je të turpshme.

Po t’i them: Hoxhë morë zotni, po çfar diplomati trim e i mençur je ti kur donë me na e bë zapt Kosovën neve shqiptarëve, e andej lejon që eu(g)ropjanët të flasin e tallen sikur jo më larg se dje, Znj Mogherini! A din baci Enver ç’tha ajo? Aj aj aj, ajo po i jep urdhër Kosovës e në mos besa edhe një lloj shantazhimi: “O demarkacioni o ska viza”.  “Luj Hoxha-aj kryt e … bullit!”

Më në fund zotëri, ju nuk jeni as diplomat e as ndonjë politikan i merituar. Mos iu përzi më trimave dhe më të mençurve në odë të burrave se ti je i ulur aty te dera edhe pse e mban një detyrë të lartë. Ju (pra ti) nuk jeni në nivel!