THYERJA E KUFIJVE TË 20 VJETVE MAFI

HYERJA E KUFIJVE TË 20 VJETVE MAFI.

Shkruan: Refiqe R. Hamiti

Nëse është shteti ai që t’i jep të drejtat, atëherë ai mund edhe të t’i marrë ato sërish. Nëse është shteti ai që t’i jep të drejtat, atëherë ai mund edhe të t’i tjetërsojë apo të ti manipulojë ato. Heshtje e vrasjeve nuk ishte ky vizioni i etërve që themeluan këtë vend.

Mafia në Kosovë dhe e sistemuar në Kuvendet e deritanishme që funksionon në Kosovë, qe 20 vjet kanë lëshuar rrema në katër anët e Institucioneve të larta të Kosovës.

Shtatori i 2020,ishte muaj i çlirimit të Kosovës nga udhërdhënsit dhe vrasësit e vet.

Po thuhet se drejtësia e huaj,jo e jona, ka vendosur që ta zbulojë vrasjen që e mbajti të fshehur policia e Kombeve të Bashkuara për 20 vjet.

Pak vonë por më mirë vonë se kurrë.

Për vrasjet e pasluftës dhe linqimet e shumta në politikën shqiptare po dyshohet në dy apo tre ish-Deputet të Kuvendit të Kosovës dhe disa zyrtar të lartë të Policisë së Kosovës. Të cilët në bashkëpunim me vrasës të tjerë që pas luftës merren me poltikë, dyshohen që e kanë vra Xhemajl Mustafën, këshilltarin e Presidentit Ibrahim Rugova. Por edhe shumë veprimtar të devotshëm,e të qmuar të LDK së Ibrahim Rugovës.

Hetuesit e Gjykatës Speciale, (që e urdhëroi dhe që e firmosi,votoi, Hashim Thaqi me PDK me shumë ish- deputet tjerë… )kanë filluar t’i marrin në pyetje dhe rrast po vëzhgohen,po hetohen edhe disa persona në lidhje me vrasjen e Xhemajl Mustafës.

Një burim ka thënë se (një ish- deputet dhe një ish- polic i cili para disa ditëve pati sulm vetmbytje apo e vranë ) tashmë kanë poseduar informata bindëse dhe të sakta , edhe në disa emra që dyshohen si të përfshirë në rastin e vrasjes së njeriut më të afërt të Ibrahim Rugovës ,Xhemail Mustafës .

Hetuesit e Gjykatës Speciale tash për tash ia kanë bërë me dije vrasësve, se vrasja e madhe, e njeriut të Rugovës ,ma nuk do të mbahet fsheht. Po thuhet se udhërdhënja ka rrjedhur nga njerëzit që zhvatën Fondin 3% të Bukoshit me ata dostat e LPK ,të shëndrruar në shefa të ushtrisë sonë çlirimtare.

Ata janë lënë të lirë deri dje.

Ata vazhdojnë punën e tyre në Institucionet e Kosovës, tash po shihen nëpër skaje duke paguar shuma marramendse për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe po kërkojnë vota në fushat të hapur 03.02.2021.

Hetuesit e Gjykatës Speciale, nëpërmjet Shoqatave të veteranëve dhe disa anonimve ia kanë dhënë këtë informatë , opinionit, informatë e cila , deri në përfundimin e hetimeve, që po flitet ka me pas shumë kohë me zgjidhë litarin e lidhur, në miliona nyje deri në fund të vitit 2022, që të analizojë listën e 6 të dyshurave,2 ish -deputet,dhe 4 polic për t’ia qëlluar se cili prej tyre mund të jetë vrasësi i vërtetë!

( Dyshojë që vrasjet apo vdekjet e fundit të dëshmitarve janë manjollë e mbuluar mirë ,nga hetuesit e speciales, që markohen palët kinse vdekjet apo vrasjet marrin përmasa të ndërrimit të identitetin dhe fytyrës).

Nga lista e të arrestuarve , në mesin e të cilëve është strehuar vrasësi, unë them që është edhe një faktor grua,që ka rol të dukshëm në përcjelljen e gjithë skenarit,se si duhet vepruar. Por se kush e shkrepi për mua është e sigurtë gjinia mashkullore e vrasësit.

Vrasësi i vërtetë që është ish-deputet, e që ka pirë cigare të zeza në Rogner edhe pas Rognerit,ndërkohë është i lirë… sepse të arrestuarin ,në Hagë s’kam ndërmend ta shpërlajë si pjesëmarrës në vrasje. Luarja e lojës kukafshehtas ka pas mundësi që gjatë 10 vjetve të dalë “cigarëziu”, e të vrasë edhe ndonjë dëshmitar të rastit, nëse e ka pa të arsyeshme, apo ta vrasë dikend që ia ka përmend emrin dhe mbiemri , apo rastësisht i ka shkuar mendja që dikush ia ka drejtue gishtin si vrasës.

Vrasësi për 10 vjet ishte komod, e ka pas ndihmën e instrumentit shtetëror dhe e e ka pas kolegun e tij vrasës në Policinë e Kosovës, i cili natën ia ka shtruar rrugën për realizimin e krimit dhe i ka ndihmuar bindshëm për ta fshehur krimin,e për ta zhdukur dosjen.

Sepse ai ishte aty ditë dhe natë,deri sa u pa e udhës, që dërguesi në krim ,ma vonë të bëhet dëshmitar,duke iu ndërruar lëkura, edhe pse lëkura ndërrohet mirë por gjatësia dhe zëri kurrë jo.

Kosova u muros nga vrasësit në momentin kur nga Policia e Kosovës u vodhën dosjet e krimit.

Kosova u muros nga vrasësit në momentin kur nga Policia e Kosovës rrodhën zëra në kafet e Deçanit,se vrasësi i njëjtë ka urdhëruar edhe vrasjen e Koloneli Tahir Zemaj.

Naiviteti ime shkoi aq larg sa shumë kam shpresuar që ata të EULEX-it, të veprojnë drejt dhe të dalin nga kupola e UNMIK-ut. Kam shpresuar,se kanë me i ruajt dosjet e dëshmitarve, e mos me u vra njerëzit e mirë por shpresat e mia, u thyen kur edhe shumë vrasje tjera u realizuan deri në vitin 2020.

Vrasësit blenin një nga një të gjithë ambiciozët e huaj me para. Sepse mafija shqiptare në çdo cep të shtetit ,përfitonte me korrupsione të ndryshme,dhe lehtë e kishin,me i ble me para, një nga një lypsit e lekve, ndërkombëtarët, që i kishin shumë në qef parat,nga shumat që i përfitonin nga kupola e krimit… Policia e Kosovës dhe Ministrat e Brenshëm nga radhët e LDK në Kosovë ,kurr nuk zbuluan asnjë rast të vrasjeve të mëdha në kohën e pasluftës që ndodhën në Kosovë.

Sepse :

Pa qenë e korruptuar Drejtësia Ndërkombëtare, nuk do të mund të korruptohej as Drejtësia Inekzistente e Kosovës, e udhëhequr nga gjyqtarë të shantazhuar, prokurorë të hendikepuar, të cilët janë peng i kriminelëve imun,të cilët kanë punuar me porosi e me pagesë.

Ne qe 20 vjet pas lufte kemi jetuar në këtë vend të varfër , ku veç Hetuesia e Gjykatës Speciale, ka me na i dëshmue emrat e vrasësve. Dëshmitarët e mbrojtur që shumica janë ish- polic kanë me drejtue gishtin me

zbulue një vrasje politike që është kryer në dritë të diellit, i cili fillimisht vrau ushtarët e SHIKUT,në UÇK të Zonës së Llapit ,e pastaj Enver Malokun,pasoi me atentatin në Sabri Hamitin për të vazhduar atashiqare në hyrje të banesave , siç është vrarë Xhemajl Mustafa dhe intelektualë të tjerë në Kosovë.

Ne jetojmë në këtë vend ku shumica e popullit jetonë e varfër dhe e gjakosur .

Bashkëjetojmë duke shpresuar se Policia e Kosovës është e drejtë. Por kriminelët më të mëdhenj ishin dhe janë të strehuar në Policinë e Kosovës që e mbajnë të shantazhuar atë. Bash si Drejtësinë ,gjyqsorin në Kosovë.

Deri tash mafia politike shqiptare ka vepruar me moton : “Kush duan ata- jeton. Kush duan ata- vdes”.

Por se a ka vdek mafia politike shqiptare , e sistemuar kudo në të gjitha Institucionet e Kosovës, unë mendojë që jo !?

Mendoj për Xhemajl Mustafën të cilin e vranë në hyrje të pallatit, në dritë të ditës e të Zotit, dhe ia fshehën vrasësit qe 20 vjet .

Po të ishte Xhemail Mustafa gjallë, e të vritej dikush tjetër në vend të tij.

Unë kurrë nuk do ta besoja,që edhe pas 20 vjetve të qeverisjes posht lartë të LDK , Xhema do të heshtej e nuk do ta kërkonte qat policin në PK dhe atë udhërdhënsin ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, dhe atë zhvatësin e fundit të 3% pa e futur prapa grilave. Në vendin ku e meriton.

Tronditja po vjen…

Do të marrosemi shumë që i besuam të gjithë.

Pastaj kemi me mbytë kokën tonë nga çorjentimi psiqik.

PS:

Më 23 nëntor të vitit 2000 u vra Xhemail Mustafa. Vrasja e Xhemajl Mustafës është nga më tronditëset, sepse, ishte bashkëpunëtori me i afërt i Presidentit Historik Ibrahim Rugova dhe zëdhënësi më besnik i idealeve rugoviane, prandaj, vrasja e Xhemës ka qenë e dyfishtë, sepse ia ka dobësuar krahun personalisht Presidentit Rugova.

Duke bredhur në varreza , politikëbërja e sotme e Kosovës i ngjanë të vdekurit të future në varr për së gjalli. A flet i vdekuri për të bërë me gisht ?

Në një mënyrë veç jami të vdekur, e të vrarë,të gjithë në Kosovë.

“Besnik banu e besë mos zin”.