GUR I PRERË, O GUR I BARDHË

Poezi   nga Xhevahir Cirongu

      (Monoment kulture)

GUR i PRERË,O GUR i BARDHË

Dritë e hënës zbrit nga qielli

Ulu e rri mbi Leskovë,

Zgjat pak dorën e këpute

Lule rritur nën dëborë.

Gumenik o vend i shenjtorëve

Me burime si kristali,

Për mbi shëmb rritet lajthia

Aty fle e zgjohen ëndrrat e mia.

Gur i Prerë, o gur i bardhë

Sytë tanë aty kanë qarë,

Era e malit fryn në Marjan

Lotin e shpirtit ka tharë.

Ulem rri mbi Gur’ të Prerë

Leskovën në gji e mbajmë,

O kurbet sy i pagjumë

Gjithë mallin tretur tek unë!

    Shtator dt. 30,09.2021