Grushtshteti dështon, qeveria merr pushtetin

Lajme-TR-grushtetiUshtria turke tha të shtunën (16 korrik 2016) se përpjekja për grusht shteti nga ushtarët rebelë, ku ka pasur më shumë se 200 të vdekur dështoi. Por presidenti Rexhep Tayyip Erdogan i bëri thirrje turmës për të qëndruar në rrugë për t’u përballur me një valë të re të mundshme “.

Grushti i shtetit dështoi në Turqi, i kryer gjatë natës nga ushtarët rebelë pati 161 të vrarë dhe 1440 të plagosur,  (mes tyre një zvicërane) pa llogaritur palën rebele për të cilën ushtria njoftoi se ka 104 të vrarë, duke e çuar kështu totalin e vdekjeve në gati 200.

Kryeministri Binali Yildirim, duke folur para gazetarëve në Ankara, tha se 2839 ushtarë u arrestuan në lidhje me këtë përpjekje, që ai e quajti një “njollë” në demokracinë turke. Situata është “krejtësisht nën kontroll,” shtoi ai.

Pavarësisht këtij njoftimi, Presidenti Erdogan kërkoi nga qytetarët për të qëndruar në rrugë. “Ne duhet të vazhdojmë të jemi zotër të rrugëve (…) për shkak se një shpërthim i ri është ende i mundur,” shkroi ai në Twitter.

Sqena dhune
Konfrontimet me avionë luftarakë dhe tanke, kanë rezultuar në skena të papara të dhunës në Ankara dhe Stamboll për dekada të tëra.

Dhjetëra mijëra njerëz, shumica mbanin flamuj turq, sfiduan ushtarët rebelë duke u ngjiturnë tanke të vendosura në rrugë ose të vizitojnë aeroportin e Stambollit për të mirëpritur Erdoganin. Presidenti u dasht të ndërpres pushimet dhe të kthehet në qytetin më të madh turk ku ishte kryetar për gjatë kohë dhe që është bastion i tij.

Ligji ushtarak

Krejt fillo pak para mesnatës me një deklaratë të “forcave të armatosura turke” që njoftoi shpalljen e ligjit ushtarak dhe një shtetrrethim në vend pas  vendosjes së trupave, duke përfshirë Stambollin dhekryeqytetin Ankara.

Udhëheqësit e grushtit të shtetit justifikuan  “marrjen e pushtetit total” nga nevoja për të “siguruar  rivendosjen e rendit kushtetues, demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe le dobi supreme e ligjit.”

Ndërkohë, Erdogan, ka akuzuar ushtarët rebelë të jenë të lidhur me  Imam Fethullah Gulen, një ish-aleat i vet por sa vite në mërgim në SHBA .

Pengmarrja

Në të njëjtën kohë , shefi i Shtabit të ushtrisë turke është marrë peng në selinë e ushtrisë. Është lëshuar në mëngjes. Por, shumë zyrtarë të lartë ushtarakë u shkëputën publikisht në natën e grushtit të shtetit, duke denoncuar “një akt të paligjshëm” dhe duke bërë thirrje rebelëve për tu kthyer në kazermat e tyre.

General Umit Dundar, kreu i ushtrisë turke “par interim” ka premtuar ” në një referencë të qartë ndaj besimtarëve të z Gylenit, për të pastruar ushtrinë prej pjesëtarëve të strukturave paralele”, .

Shtunën në mëngjes, dhjetra ushtarë iu dorëzua forcave të sigurisë në një urë mbi Bosfor në Stamboll, ku rebelët natën kishin hapën zjarr mbi civilët.

Në kryeqytet, një avion kishte lëshuar një bombë të shtunën në mëngjes në afërsi të pallatit presidencial, pranë të cilit fluturonte avion luftarak F-16 bombardier dhe tanke rebelë. Sipas presidencës, si dhe vet dhe Erdogan tha se hoteli ku ai ishte me pushime, u bombardua pas largimit të tij./Filolet/