Gjithmonë

Gjithmonë
(me rastin e ditës së poezisë)

gjithmonë kam pas dëshirë 
me i prekë me dorë 
retë e bardha 
të kaltërtin qiell 
me i taku burrat e dheut 
ditën me diell 
me e prekë me dorë 
tokën e madhe 
me ndi si rrah fort 
një zemër nëne 
mbetur peng e plagosur
në gjirin e atdheut 
amaneti i birit të saj 
sosur
 
gjithmonë kam pas dëshirë 
me i prekë me dorë njerëzit e mëdhenj 
që heshtin ngërthyer nga modestia 
veçuar tutje gjithandej 
si të shituar nga lia 
për të mos i vra legjendat 
se na vret zoti i dashurisë 
për burrat e dheut 
për tokën tonë të shenjtë 
ku betoheshim 
për mos me tradhtua 
për mos me rrejt 
kur atdheu të jetë në rrezik 
duarkryq mos me ndejë 
atdheun mos me e vjedhë 
të liga punë mos me pjellë 
shpresat për të ardhmen 
mos me i stërkeq e tredhë 
dheun tonë të djegur mos me e mohua 
ujin e burimit mos me e shterë 
se ky vend ka etje
për shtet 
për ligj 
për moral e drejtësi 
për punë e nder 
për bashkim e liri

eh Shqipëri
Shqipëri
tani jam plak
dikur isha i ri
gjithmonë biri yt
Shqipëri

CH-21-03-2022
Mehmet BISLIMI