Gjithmonë Europa e pasinqertë ndaj shqiptarëve. BE duhet të reflektojë

Gjithmonë Europa e pasinqertë ndaj shqiptarëve. BE duhet të reflektojë

Nga Skënder Sadri  KAPITI

Tani që Rusia sulmoi Ukrainën, a po ndërgjegjsohet tani më në fund BE-ja , dhe a po e kuptojnë më në fund europianët atë  se shqiptarët në Ballkan janë pengesë dhe kundër këcënimit rus ndaj Europës?

A e morën vesh tani europianët se kush janë rusët e serbët, dhe se kush janë kërcënim për Europën?!

Por shikohet se BE e ka lënë deri tani vetëm edhe Ukrainën në përballje me Rusinë pushtuese, sepse ata shohin vetëm interesin e vet, kanë frikë apo edhe nuk duan të “prishen” as me rusët për Ukrainën  ashtu sikurse as edhe nuk duan të “prishen”  as me serbët për Kosovën.

A po e kuptojnë tani europianët dhe a e pranojnë gabimin e rëndë me pasoja tragjike që Europa u ka shkaktuar shqiptarëve në vitin 1913, kur e coptoi Shqipërinë dhe ua dha trojet shqiptare sllavëve, serbëve dhe grekëve?

Pse Europë dhe BE vazhdoni akoma me shqiptarofobi për faktin  se shqiptarët janë populli autokton dhe më i vjetër i Europës?

Pse pra i mbani shqiptarët, popullin më proeuropian, jashtë dhe larg dyerve të BE-së?!

Pse ju europianë tregoheni kaq hipokritë e djallëzorë me shqiptarët, kini prej 30 vitesh që vetëm sa “këshilloni” e  vendosni kusht pas kushtesh pengesash e bllokimesh ndaj shqiptarëve si justifikime për të mos i integruar shqiptarët në BE, dhe u coni kështu sinjale serbëve e rusëve se BE nuk është pro shqiptarëve.

Interesoheni me të drejtë për rrezikun ruso-kinez në Ballkan, por ama shqiptarët nuk i antarësoni në BE dhe as nuk i armatosni  ashtu sikurse  para njëqind viteve që ju Europa në Londër ua dorëzuat trojet shqiptare Serbisë, Sllavisë e Greqisë.

Pse e leni vetëm Ukrainën europiane, as nuk e armatosët, as nuk po e ndihmoni atë përballë agresionit rus ,dhe pse nuk e pranoni akoma as superfuqinë e dytë të NATO-s  Turqinë  si antare të BE, por vetëm sa e doni Turqinë kundër kërcëmit  rus.

Gjithmonë Europë mbete e pasinqertë ndaj shqiptarëve.

Ju BE pse bëni sikur nuk e dini se pengesa për ekspansionin sllavo-rus në Ballkanin Perendimor  janë Shqipëria, SHBA dhe Turqia, dhe këtu kur themi Shqipëria kuptohet dhe përfshihen edhe Kosova dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë në trojet shqiptare dhe në diasporë. Dhe pse Ju BE-ja që mbaheni si kampion lirish e të drejtash njerëzore, pse  nuk i pranoni akoma shqiptarët në BE dhe po ashtu as Turqinë, apo mos vuani akoma nga islamofobia dhe nga mentaliteti fanatik   kryqtaro-mesjetar?

Dhe sot në rajon dhe më gjërë  askush më shumë se sa shqiptarët , Shqipëria dhe Kosova nuk janë më pro SHBA-ve, NATO-s e BE-së në mbështetje të Ukrainës dhe kundër pushtimit rus.

Prandaj gjithmonë  nga perendimi, vetëm SHBA-të janë aleat i madh e besnik i shqiptarëve për sigurinë kombëtare, për Shqipërinë e Kosovën , për zhvillimin e integrimin, sepse SHBA janë mbështetësit e shqiptarëve edhe për integrimin dhe antarësimin e Shqipërisë e Kosovës në BE. Pse BE nuk hap negociatat me  Shqipërinë;  pse 5 shtete të BE-së dhe as Vatilkani nuk e njohim akoma Kosovën,  dhe pse BE nuk i liberalizon vizat për qytetarët e Kosovës, por e mban atë të izoluar?!