Fundosja e (pa) pritur e LVV-së!

Shkruan: Florim Zeqa        18.10.2021

Fundosja e (pa) pritur e LVV-së!

Zgjedhjet komunale të 17 Tetorit të 2021 përveqse test i lartë i demokracisë, kulturës së lartë dhe pjekurisë qytetare ishin edhe test i besueshmërisë ndaj subjekteve politike. Lumenjt (elektoratet) u kthyen sërish në shtratin e tyre, por jo edhe përrockat (nismat) që mbetën si këneta të thara!

Kthimi i “Status Quos” politike në vend

Për dallim nga zgjedhjet euforike parlamentare të14 Shkurtit 2021, zgjedhjet e 17 Tetorit ishin më të qeta dhe më të balancuara sa i përket epilogut zgjedhor. Përderisa në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ndodhi shkëputja e një subjekti politik nga partitë e tjera, zgjedhjet komunale e kthyen “Status Quon” politike në vend, gjegjësisht gjendjen reale të secilës parti politike në vendin tonë.

Ashtu edhe siq pritej, shumica e komunave të Kosovës do t’i nënshtrohen raundit të dytë zgjedhjeve apo balotazhit, i cili për disa kandidat “me një hap” nga kalimi i pragut do të jetë tepër i dhimbshëm shkaku i koalicioneve partiake, të cilat dinë dhe mund të përmbysin rezultatin në shumë komuna.

Nëse ndalemi dhe i analizojmë rezultatet e partive veq e veq, atëherë kemi të bëjmë me rikthim të tri partive tradicionale (LDK, PDK dhe AAK) përafërsisht në nivelet e mëparshme, kurse befasia qëndron tek LVV-ja, e cila u fundos e tëra pa asnjë komunë të fituar pa balotazh!

Kështu nuk ka ndodhë që moti, mbase asnjëherë më parë, për një afat kaq të shkurtër kohorë, një parti politike në qeverisjen e vendit nga kuotat e 60 % të bie kaq lehtësisht në stilin e “rënjes së lirë”!

LVV-së kjo i erdhi nga disa faktorë, por më së shumti nga mungesa e përvojës politike, ndjenjes së superioritetit ndaj të tjerëve dhe krenarisë së tepruar të liderit partiak, Albin Kurti i cili me një betejë të fituar, mendoj se e fitoj edhe “luftën”!

Kur humbja përkthehet në fitore

Politika është art i vështirë për njerëzit e letrave, sikurse që është letërsia për politikanët!

Në asnjë mënyrë nuk po mund e kupoj Albin Kurtin në paraqitjen e tij të parë pas zgjedhjeve pa asnjë komunë të fituar, po citoj; “Edhe në nivel vendi sa u përket zgjedhjeve lokale, Vetëvendosja u bë subjekti i parë dhe më i madh”!

Një përkthim i tillë i humbjes katastrofale në fitore, përveqse nuk përkon me realitetin (numri i votave të fituara të LVV-së në nivel vendi e thotë të kundërtën), nuk përkon as me etiken e një politikani që qeverisë me vendin në nivel qendror!

Albin Kurtin e pret punë e vështirë dhe tejët sfiduese deri në balotazhin e 14 Nëntorit, për të ruajtur imazhin e një politikani të suksesshëm. Për shkak se, mbetja eventuale duarthatë e LVV-së edhe në balotazh, do ta krijonte një precedent të pazakont, ku partia që qeverisë me vendin në nivelin qendror, të mos e ketë asnjë kryetar komune në nivelin lokal!