Erdogan, mik i madh i Shqipërisë dhe Kosovës
Erdogan, mik i madh i Shqipërisë dhe Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI
Me fakte, kundër hipokrizive pseudopatriotike dhe pseudointegruese të turkofobëve dhe të mercenarizmit të cilët përpiqen me dëshpërim me të gjithë takatin që të justifikojnë me manipulime, trillime dhe me fabrikime urrejtjen e tyre per Turqinë, pë muslimanizmin shqiptar dhe që përpiqen me shumë përkushtim mediatik për prishjen e përçarjen e marrëdhënieve te mira shqiptaro-turke.
Shqiptarëve u intereson së pari interesi kombëtar shqiptar për marrëdhënie të mira me të gjithë, por parësore janë marrdhëniet e mira me të gjithë ata popuj dhe me ato shtete që duan të kenë marrëdhënie të mira reciproke me Shqipërinë dhe Kosovën, ku një vënd të veçantë dhe specifik kanë marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore me Turqinë.
Për marrëdhëniet me Turqinë nuk kemi pse të ndikohemi nga askush tjetër pse ata nuk dëshirojnë që Turqia të jetë një fuqi e barabartë me shtetet e fuqishme europiane të cilat nuk e shohin aspak me sy të mirë Erdoganin , i cili nga këto zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike u realizua si një lider patriotiko-demokratik i fuqishëm, si një lider i respektuar kombëtarisht , por detyrimisht i pranuar tashmë si i fuqishëm edhe ndërkombëtarisht.
Mediat dhe politika europiane bënë propagandë kundër Erdoganit pasi shtetet europiano-perendimore nuk duan një Turqi të fortë e të barabartë me ta , por Turqia nuk ishte Siria dhe as Libia, madje kjo propagandë pati efekt krejt të kundërt e cila e rriti efektin kombëtar pro Erdoganit, i cili në pushtet kishte treguar aftësi të mëdha të një burrë shtetit të fortë si rezultat i së cilës Turqia u bë një supershtet potencialisht shumë i fuqishëm ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht, si edhe në aspektin humanitar, shkencor e teknologjik.
Dhe një Turqi e tillë, si një aleat strategjik i Shqipërisë dhe Kosovës është mirë për shqiptarët , prandaj nuk ka pse askush të çuditet pse shqiptarët , shumica e tyre ishin për Erdoganin, dhe pavarësisht se nuk u bë propagandë politike, pro Erdoganit ishin qytetarët shqiptarë edhe pjesa më e madhe e politikës në Shqipëri dhe Kosovë ashtu sikurse edhe më parë, qytetarët dhe autoritetet më të larta shtetërore shqiptare e dënuan me forcë grushtin e shtetit të Korrikut 2016 në Turqi.
Duke parë atë se çfarë urrejtje të egër dhe histerinë antishqiptare të serbëve kundër shqiptarëve, kundër simbolit të shqiponjës dhe të flamurit të Kosovës më erdhi në kujtesë fakti që simbolin kombëtar shqiptar të shqiponjës e kanë bërë dy njerëzit më besnik dhe më pranë Erdoganit, shefi i kabinetit dhe këshilltari i parë i tij, si dhe vetë Erdogani në disa raste ka vënë në qafë Flamurin e Kosovës.
Nëse FIFA pas ankesës së Federatës Serbe të Futbollit ndëshkoi me gjobe Shaqirin dhe Xhakën pse ata bënë shqiponjën me duar gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi me 22 Qershor 2018 pas shënimit të golave nga ana e tyre, atëhere çfarë do të duhej të bënte Presidenti turk Erdogan me Shefin e kabinetit të tij si dhe me Këshilltarin e parë të tij kur ata bënë me duar shqiponjën shqiptare pas takimeve të ishpresidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, në Rezidencën e Presidencës Turke në Ankara ne Dhjetor 2016 ?!
Si ka “mundësi” që në Presidencën turke ,funksionarët e lartë turq dhe ata më pranë Erdoganit të bëjnë me duar ashtu si shqiptarët simbolin e shqiptarëve, shqiponjën e Skënderbeut ,kur turkofobët e Kosovës dhe të Shqipërisë e akuzojnë Erdoganin si neootoman, nacionalist dhe diktator, dhe po këta turkofobë bëjnë sikur u vjen keq për demokracinë në Turqi dhe u vjen keq edhe pse dështoi grushti i shtetit në Turqi, por edhe “u vjen keq” për turqit se përse e votuan dhe pse fitoi zgjedhjet përsëri Erdogani me 24 Qershor 2018!?
Sa çudi?!
A mos u “vjen keq” këtyre turkofobëve pse Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore, ekonomike, politike dhe strategjike me Shtetin turk, pra edhe pse Turqia dhe Erdogani janë miq të mëdhenj të shqiptarëve, apo edhe pse Turqia ishte forca kryesore e NATO-s pas SHBA-ve që çliruan Kosovën dhe po kështu Turqia dhe Erdogan ishin nga njohësit e parë të Pavarësisë së Kosovës!?
Erdogan me Flamurin e Kosovës
Serbët dhe rusët ankohen dhe terbohen pse futbollisti shqiptar nga Kosova , Shaqiri, ka në këpucë Flamurin e Kosovës kurse Presidenti i Turqisë Erdogan e mban atë rreth qafës. A mos vallë edhe kjo i shqetëson turkofobët e Kosovës?!
Këta hipokritë dhe mercenarë bëjnë sikur shqetësohen për standartet dhe liritë demokratike në Turqi, por në të vërtetë këta i shqetëson dhe i verbon fakti pse Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira me Turqinë; i shqetëson fakti dhe i gërryen urrejtja për Turqinë pse ajo është bërë nën drejtimin e Erdoganit superfuqia rajonale dhe supershtet ekonomik, politik, strategjik dhe ushtarak në rang global.
Që prej 15 vitesh kur u bë Kryeministër i Turqisë , Erdogan, ky burrë i madh shteti e ka përkrahur e ndihmuar shtetndërtimin e Kosovës, ka kërkuar dhe promovon e kërkon ndërkombëtarisht gjithmonë në organizmat dhe institucionet ndërkomëtare njohjen e Kosovës nga shtetet e ndryshme të botës, ua kërkon këtë edhe shteteve të Organizatës Islamike që s’e kanë njohur akoma.
Erdogan kërkon në OKB antarësimin e Kosovës në OKB, në BE dhe e mbron Kosovën në NATO.
Këto veprime, sjellje dhe kërkesa, këto janë ashtu dhe të tilla siç i bën edhe Shteti Shqiptar i Shqipërisë për Kosovën, pra këto i bën një Shtet aleat dhe një President turk i cili i konsideron dhe i respekton shumë shqiptarët, si vëllezër , siç e ka deklaruar vetë Erdogani, ashtu siç dëshirojnë dhe veprojnë për shqiptarët e Kosovës edhe shqiptarët e Shqipërisë, të cilët janë vëllezër gjaku me shqiptarët Kosovës.
Prandaj me të drejtë politika në Shqipëri dhe në Kosovë i është Turqisë mirënjohëse për atë se çfarë ka bërë Turqia, Erdogan ashtu sikurse kanë bërë dhe të gjithë parardhësit e tij të shtetit modern turk për shqiptarët.
Turqia , Erdogan ashtu si edhe paraardhësit e tij gjithnjë dhe konstant kanë përkrahur gjithmone shqiptarët.
Erdogan ka respektuar njëlloj të gjithë: si Berishën, si Thaçin, si Ramën, si Nanon, si Nishanin, si Metën , pra ka pasur marrëdhënie të shkëlyera me të gjithë personalitetet më të larta shtetërore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Ai gjatë gjithë karrierës së tij politike si burrë i madh shteti që ka drejtuar me sukses supershtetin turk, si mik i madh dhe i shtrenjtë i Shqipërisë dhe i Kosovës respekton dhe gjithnjë e ka treguar me vepra respektin për shqiptarët dhe Shqipërinë pa marrë parasysh se cila forcë politike ka qeverisur, qeveris dhe do ta qeveris në të ardhmen Shqipërinë ashtu si gjithnjë siç bën e vepron populli dhe shteti turk në marrëdhëniet miqësore e vëllazërore me shqiptarët .
Prandaj Erdogan është mik i sinqertë i Shqipërisë dhe Kosovës, mik i të gjithë shqiptarëve, dhe shqiptarët i konsideron si vëllezër.
Kjo është arësyeja tjeter se përse ky fakt i verbon turkofobët dhe islamofobët shqiptarë dhe mercenarët e sponsorizuar nga ata të cilët janë të interesuar që t’i prishin marrëdhëniet vëllazërore shqiptaro-turke. Këta tipa intrigojnë dhe zhurmojnë me neootomanizmin, me erdoganizmin, për gjoja se janë me euro-uesternizmin dhe se marrëdhëniet me Turqinë na mbajnë larg BE-së, kur zëdhënësi i BE-së Margaritis Schinas menjëherë e uroi fitoren e Erdoganit duke u shprehur se:
“Ne shpresojmë se Turqia nën udhëheqjen e Presidentit Erdogan do të vazhdojë të jetë partneri i BE-së në çështje të rëndësishme si migrimi, siguria,stabiliteti rajonal dhe lufta kundër terrorizmit”.
Pra, kjo do të thotë se BE-së i intereson dhe e konsideron Turqinë partner të saj, kurse turkofobët dhe mercenarët antishqiptarë nuk duan aleancë dhe partneritet strategjik të Shqipërisë e Kosovës me Turqinë!?
Pse?
Sepse aleancën shqiptaro-turke nuk e duan as grekët dhe as serbët, apo jo, të cilët i përdorin edhe turkofobët dhe mercenarët shqipfolës për këtë qëllim të tyre për prishjen dhe sabotimin e miqësisë shqiptarto-turke.
Pra , BE-ja Turqinë dhe Erdoganin i konsideron partner për probleme të rëndësisë së parë rajonale dhe globale , ndërsa disa mercenarë e mediatikë shqiptarë përjargohen dhe zhgarravisin shkrime kundër marrëdhënieve vëllazërore të Shqipërisë dhe të Kosovës me popullin dhe me shtetin turk, me Turqinë e cila është edhe antar themelues e Këshillit të Europës, themeluar që në vitin 1949, dhe njëkohësisht është aleate strategjike e SHBA –ve dhe forca e dytë ushtarake e NATO-s.
Dhe këta mjeranë e mercenarë të pakët kritikojnë politikën e Shqipërisë dhe të Kosovës për marrëdhëniet me Turqinë.
Dhe bënë shumë mirë që Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Kosovës i uruan ndër të parët fitoren Erdoganit në Zgjedhjet e 24 Qershorit 2018, ashtu sikurse do ta uronin këdo që do ta kishte zgjedhur dhe votuar populli turk.
Edhe Papa Francesku e ka bërë me duar simbolin e shqiptarëve në respekt të kombit shqiptar, pavarësisht se Vatikani nuk e ka njohur akoma Kosovën ashtu si aleatët e Serbisë Rusia, Kina, India, Brazili etj., ndësa Turqia ishte e dyta pas SHBA-ve që e njohu Pavarësinë e Kosovës.
Përderisa Shqipëria dhe Kosova janë antarë të FIFA-s, dhe si të tilla ashtu si të gjitha kombet e shtetet e tjera ato paraqiten me simbolet, me himnin dhe me flamurin e tyre. Dhe nuk e di dhe as që mund të paramendohet që të ketë ndonjë rregull nga FIFA e cila nuk lejon dhe ndëshkon lojtarët të cilët bëjnë simbolin e përkatësisë së tyre kombëtare?! FIFA nuk di se përse ndëshkoi shqiptarët pse ata shprehen emocionet e tyre në mënyrën më paqësore duke bërë me duar simbolin kombëtar të tyre.Nuk do të besohet pse FIFA ndëshkoi dy futbollistët shqiptarë, pse ata krenohen me përkatësinë e tyre kombëtare shqiptare ne kampionatin Boteror te Futbollit Rusia-2018.
Dy personat më të besuar të Erdoganit, shefi i kabinetit të Presidentit të Turqisë dhe këshilltari i parë i Erdoganit bëjnë shqiponjën me duar, simbolin e shqiptarëve, dhe askush nuk u ka thënë në Turqi, pse?
Ky fakt si dhe tjerët që Presidenti i Turqisë mban Flamurin e Kosovës dhe sidomos përkushtimi i madh për njohjet ndërkombëtare të Kosovës, të antarsimit të saj në OKB, të deklarimit të Erdogan se Shqipëria dhe shqiptarët janë faktor kyç në Ballkan hedhin poshtë të gjitha ato intriga dhe djallëzi edhe të atyre farë intelektualësh hipokritë e djallëzorë të cilët duan të duken si patriotë kur thonë dhe kritikojnë pse Erdogani ka thënë se Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë.
Ai këtë e ka thënë në shenjë respekti dhe dashamirësie vëllazërore për shqiptarët dhe për shtetin e ri shqiptar të Kosovës të cilin ai dhe Shteti turk ishin ndër të parët që njohën Pavarësinë e saj. Disave nuk u vjen mirë pse Erdogan i respekton shqiptarët si vëllezër. Kjo “pakënaqësi” urrejtjeje vjen prej gojës së islamofobëve dhe të atyre që kanë nostalgji për bashkim-vëllazërimin jugosllavo-titist, si dhe prej internacionalistëve ateisto- komunist në Shqipëri për vëllezërit sovjeto-kinez.
Trillimet antiTurqi dhe antiErdogan vijnë prej injorantëve fanatikë të cilët me urrejtjen kundër Turqisë fshehin islamofobinë dhe urrejtjen e tyre që kanë edhe për muslimanizmin shqiptarë. Dhe këta janë fanatikë ateisto-komunistë, kristianë, kriptokristianë dhe mercenarë serbofilë si dhe disa portale e injorantë interneti. Erdogan është mik i madh i shqiptarëve dhe politikan i madh i cili mbështet aspiratën e shqiptarëve për integrimin në BE. Mjafton të citojmë atë se çfarë ai shprehu në Ankara në takimin e tij me ishPresidentin e Shqipërisë kur deklaroi se:
” Ndjekim nga afër Shqipërinë në drejtim të integrimit drejt BE-së dhe shpresojmë që në përfundim të këtyre hapave të hedhur në Reformën në Drejtësi të antarësohet në BE. Shqipëria është një vënd i cili luan rol kyç në stabilitetin e Ballkanit”.
Po kështu po iu kujtojmë atyre që intrigojnë dhe përpiqen të helmojnë e të përçajnë marrëdhëniet vëllazërore shqiptarto -turke e që janë ata të cilët i përmënda edhe më lart se, ja çfarë Erdogan deklaronte në Maj të vitit 2016 në programin “ Takimi i madh më të rinjtë ”:
“Vëndi i dytë që e kemi njohur Kosovën jemi ne. Ishim në Komisionin e Ministrave dhe po garonim me Amerikën se a do ta njohin ata të parët, apo ne. Prisja lajme nga bashkëpunëtorët dhe më thanë se ‘Amerika e njohu’, ndërkohë që ne jemi të dytët”.
Sa dashakeqësi mosmirënjohjeje dhe mosrespekti por edhe fatkeqësi e mjerim për ata në Kosovë që urrejnë Turqinë dhe marrëdhëniet shqiptaro-turke. Edhe ky fakt madhor historik në vazhdën e kontributeve të jashtëzakonshme që ka dhënë Turqia për Shqipërinë, Kosovën dhe për shqiptarët, ku historia shënon edhe faktin dhe meritën se gjatë kësaj periudhe kohore në krye të shtetit turk ka qenë Erdogan, ky mik i madh i shqiptarëve.
Serbët ankohen në FIFA , pse dy shqiptarët e mëdhenj Graniti dhe Xherdani festuan duke bërë shqiponjën me duar kur shënuan golat kundër Serbisë në Botërorin Rusia -2018, kurse më të afërmit pranë Presidentit Erdogan bëjnë simbolin shqiptar ashtu si Shaqiri dhe Xhaka. Dhe a edhe për këtë disa shqiptarë shqetësohen pse Erdogan fitoi zgjedhjet në Turqi ?!
Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët kudo të parën kanë kombin shqiptar, Shqipërinë e trojeve gjithshqiptare dhe shqiptarët duhet, janë dhe do të jenë me të gjithë ata të cilët respektojnë, janë dhe do të jenë me shqiptarët pa dallim vëndndodhje gjeografike, kombi, gjuhe, kulture e besimi që ata kanë.