Epitaf brilant nga një mendje e ndritur si, dr. Mentor Petrela

Epitaf brilant nga një mendje e ndritur  si, dr. Mentor Petrela

Shkruan: Ramiz Tafilaj, drejtor i Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing” në Houston-Texas, SHBA

Këto ditë, në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë duke u organizuar promovime të librave të autorëve shqiptar, si të fushës së historisë, politikës, ekonomisë dhe fushave tjera, libra të botuara nga Shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, me seli në Houston-Texas. Këto organizime bëhen me qëllim të prezantimit të historiografisë shqiptare, që me fakte shkencore t’i kundërvihen propagandës serbe, e cila me çdo kusht mundohet t’a shtrembëron të vërtetën historike-shkencore. Me prezantimin e dëshmive, po faktojmë krimet serbo-sllave të kryera në Kosovë, krime këto që Serbia mundohet me çdo kusht t’i fshehë.

Këto aktivitete që po zhvillohen në institucionet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po japin edhe mbështetjen morale, që do jenë motivacion shtesë në rrugën e nisur në promovimin e vlerave tona historike, kulturore, artistike dhe shkencore.

Përkthimi, botimi, shpërndarja dhe katalogimi i librave të historianit Jusuf Buxhovi (Kosova, Maqedonia), të Blerim Rekës (Gjeopolitikat në Ballkan), të Faton Bislimit (Përpjekja për lirinë shqiptare dhe fundi i Jugosllavisë), të Adem Lushajt (Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit) dhe të tjerëve, nëpër Universitetit më të njohura amerikane, si dhe në vet kongresin amerikan, merr mbështetjen e shumë figurave kombëtare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, dhe viset tjera shqiptare. Një përkrahje e madhe më vjen, edhe nga doktori shqiptar me renome botërore, siç është Prof. Dr. Mentor Petrela.

Në letrën përkrahëse të njeriut me vlera të larta në fushën e mjekësisë, Prof. Dr. Petrela, thuhet:

“Ju lumtë Ramiz! Shpërndarja në anglisht e librave “Kosova” dhe “Maqedonia”, me fakte historike, më mirë se bëhet nga pasioni i Jusufit dhe perkthyesve, nuk mundet kush tjetër. Ky dokument bazë që e kam shiju, jo në gjuhën e Shekspirit, do të jetë jete si “Lufta e Peloponezit te Thuqidides për grekët”.

Thotë dikush  ”Injoranca nuk është argument”. Të dy librat argumentojnë fakte që nuk munden të injorohen më, për të argumentuar çështjen tonë kombëtare për vendimarrësit ndërkombëtar, sidomos aty në Harward, ku ndodhet biblioteka Kenedy, burimi informacionit të gjeostrategjisë botërore. Me të vërtetë, nuk kam fjalë që të shpreh emocionet”.

Ju jemi mirënjohës.

Mentor Petrela MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, WANS, FAANS.I

Chairman Department of Neurosurgery,

University Hospital Center “Mother Teresa”, Tirana, Albania