EDHE BOMBAT ME U’A PAS QIT, VJOSA MBETET VJOSË, ALBINI MBETET ALBIN!?

EDHE BOMBAT ME U’A PAS QIT ,VJOSA MBETET VJOSË , ALBINI MBETET ALBIN!?

Shkruan

Refiqe Hamiti

Dje ,sot dhe gjithë me Vjosën dhe Albinin gjithëçka është shqiptare,kudo që shkel këmba e tyre.

Mos shko më gjatë veç fillo të lexosh emrat shqiptar, e të dy politikanëve më të dashur, më të respektuar dhe më të votuar në shqiptari.

Vjosa dhe Albin!

Kur ndodh diçka në Kosovë , për me ua çjerr maskat politikbërjes së Kosovës qe 20 vjet ,e që nuk e kanë në qef politika 20 vjeçare për me e pa dhe me e ndie, të kujtohet ajo thënja popullore ndër ne:”Për inati të resë ,më vdekt djali”.

Veriu është problem shtetëror!

Nuk është as problem individual, e as partiak!

Andaj:

Edhe ngjarjet e këtyre ditëve që shkuan ta kujton atë organizimin ziliqarë të SHIKUT dhe bashkëpunimit me hordhit serbe të politikanëve tanë , të cilët kanë informuar komunitetin serb në veri nëpërmes segmentve të tyre , ju dilni ,bërtisni serbisht dhe në ndonjë moment gjuane ka një guri, në drejtim të Vjosës dhe Abinit.

Ngjajshëm vepruan edhe në Drenic një grumbull varës të Sami Lushtakut.

Dhjetra serb që penguan dy politikanët më të zot gjatë vizitës së tyre në pjesën veriore të Mitrovicës duke u ofenduar me britma dhe fjalë të ulta të rrugaqëris serbe, ma kujton 17 shkurtin Pavarësinë e Kosovës ,Ministrat e tjerë të punëve të Brenshme dhe të tanishmin Agim Veliun,Kryeministrat e tjerë të Kosovës dhe Kryeministrin e tanishëm në detyrë Avdullah Hotin të cilët nuk e dinë ende kuptimin e plotë të shtetbërjes së Kosovës.

Me këta politikanët e 20 viteve të humbura të Kosovës Mitrovica është e ndarë.Me këta pseudo-analista të televizioneve të Kosovës qe 20 vjet Mitrovica është e ndarë.

Edhe disa drenicak e aktrojnë aktin e sikletshëm për disa para të maruna nga bossi.

Andaj mos u ç’përtheni si bagla kur e rrok të nxetit e diellit sepse si ju po shohim çdo ditë ,jemi lodhë dhe paqare po e kërkojmë shpëtimin dhe ndryshim.

Me njerëzit -politikana që kanë biografi të pastërt nuk ka mahi.

14 shkurti ka me i mbyll të gjitha dyert e keqpërdorimeve që i ka “jaratis”,mafija politike në Kosovë. Ani qato femnat e përgazta . Çka i kisha fuzat në teleferik…

PS

“Dashuria ndaj atdheut tënd, ju frymëzon të bëni gjëra që ju i keni konsideruar gjithmonë të pamundura.“

A e dini se i vetmi shpend që guxon të sulmojë një shqiponjë është sorra. Ajo kapet në kurrizin e shqiponjës dhe e kafshon në qafë me qëllim që ta vrasë. Mirëpo shqiponja nuk reagon, nuk e lufton sorrën,e as që harxhon kohë dhe energji t’i kundërpërgjigjet asaj, ajo thjeshtë hap krahët dhe fillon të ngrihet lart e më lart në qiell. Sa më i lartë të jetë fluturimi, aq më e vështirë është frymëmarrja e sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit.