Do t’i zgjoja ëndrrat e baladave
Poezi nga Xhevahir Cirongu
Do t’i zgjoja ëndrrat e baladave
Tek ajo pemë e dashurisë
Mes lulesh të dy ngecur,
Fluturat ikën pa shpresë,
Dhe flokët e zeza të natës
Të dy na kishin prekur.
Midis nesh ajo natë
Sy përdalë e të zesë,
Puthje e drithërima
La atë mëngjes.
Ishte natë e ftohtë
Që vrau,
Gurët e diamantë të dashurisë.
Ajo më s’u pa, diku iku,
Me veh’te mori trishtimin e ndaloj;
Pa asnjë pendesë, prozhektorët fiku
Në terrin e natës, një tjetër takoj.
Në shtratin e natës, rash të flija,
Një ëndërr e frikshme, dashurinë gëlltiti;
Pabesia e një dore, me thikë
Zemrën fortë ma goditi.
Isha i pafajshëm , s’kisha asnjë peng
Nuk e di , unë apo ajo……….!
Ëndrrat e jetës i shqeu egërsisht
Tek ai lot që ra në prag.
Ah, qenka botë e çmendur!
Ta dija se në flokët e natës
Thika e tradhëtisë qe ngulur,
Dhe atëhere
Do t’i zgjoja ëndrrat e baladave
Të vallzonin në shportën e qërshive.
Zoti më shpëtoi
Nga ajo thikë e mprehtë;
E lyer me helmin vrastar,
Saqë dhe yjet e shpirtit
Si gjerdan ngelën varur.
Në terrin e asaj nate
Fshiheshin gjithë tradhëtitë;
Ndaj të uroj me shpirt
As vetë o Zot , s’e di!
Imazhet e asaj dashurie
Në vetmi kanë mbetrur;
Me zinxhirë robërie varur
Tek retë e zeza nëpër qiell,
Dhe tek një lule e vyshkur
E varrosur këtu nën dhe.
Ik, të lutem tradhëti,
Me pika gjaku të tharë
Te tehu i thikës,
Dhe struku diku
Lëre lulen e jetës
Me plagdhimbjen përqafuar.
Durrës, 12 dhjetor 2017.