DESHMORET E KRAHINËS SË LUMËS

DESHMORET E KRAHINËS SË LUMËS

SHKRUAN:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

*Keta deshmore rane kunder pushtuesve turq, serbë dhe malazez

Ne krahinë te treves se Lumes, rane keta burra lumjane per te mos vdekur kurre kunder pushtuesve; osman,serbe dhe turq. Po ashtu, keta burra lidhen BESEN  edhe ne “Mbledhjen e Dheut” dhe ate te vitit 1912 dhe 1915. Por nuk duhet harruar edhe  rolin e Hasn Prishtines ne kete ane e ne veqanti, ne fshatrat Zapod,Topojan qe depertuan deri ne Zhur, ku i shkatrruan lidhjet telefonike dhe i detyruan ushtrine te terhiqej,por edhe Hasn Prishtina ishte ne rrezik me restin e terheqjes se kryengritwesve. Burrat e kesaj treve heroike per te mbrojtur atdheun rane deri ne Nish…

Deshmoret e Lumes, qe rane kunder gjakatareve pushtues

Ejup (Adem) Topojani (1828 – 1876) – Topojan. Luftetar dhe udheheqes i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra ne Nish ne vitin 1876.

Sahit (Arif) Gega (1816 – 1876) – Brekije. Luftetar dhe udheheqes i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra ne Nish ne vitin 1876.

Adem Cena (1864 – 1912) – Geshtenje – Kalias. Luftetare i dalluar kunder pushtuesve osman e shovensisteve serbe. Ra ne Qafen e Duhles me 3 nentor 1912.

Adem (Jakup) Halili (1877 – 1912) – Skavice. Luftetare i dalluar kunder pushtuesve osman e shovensisteve serbe. Ra ne Qafen e Kolosjanit me 17 nentor 1912.

Ahmet (Ilaz) Qehaja (1852-1913) – Topojan. Luftetare i dalluar kunder pushtuesve osman e shovensisteve serbe. Ra ne Topojan me 20 shtator 1913.

Arif (Muharrem) Allaraj (1881 – 1912) – Topojan, luftetare i dalluar kunder shovensisteve serbe. Ra ne Gllobocice me 14 nentor 1912.

Bajram (Adem) Morini (1887 – 1912) – Luftetare i dalluar kunder pushtuesve shovensisteve serbe e malazez. Ra ne Qafen e Zhurit me 16 nentor 1912.

Baftjar (Dan) Tahiraj (1880 – 1912) – Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra ne Glloboqice me 14 nentor 1912.

Bajram (Maliq) Allaraj (1886 – 1913 ) – Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra ne Bjeshken e Rapces (Koretnik) me 20 shator 1913.

Bektash (Hazir) Gjoka (1882 – 1912) – Resk. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra te Botat e Kuqe (Gostil) me 17 nentor 1912.

Destan (Rame) Peposhi (1847 – 1912) – Lusen. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra ne Qafen e Kolosjanit me 17 nentor 1912.

Dajlan (Xheme) Basha (1856 – 1913) – Shishtavec. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra ne bjeshken e Zhurit, ne Koretnik me 20 shtator 1913.

Dile (Kamer) Fana (1887 – 1912) – Topojan. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra ne Qafen e Duhles me 3 nentor 1912.

Esat (Hysen) Allaraj (1889 – 1912) – Topojan. Ra ne Gllobocice me 15 nentor 1912, kunder pushtuesve shovensiste serbe.

Feriz (Maliq) Ahmetaj, (1893 – 1912) – Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra ne Qafen e Kolosjanit me 17 nentor 1912.

Gjyle (Asllan) Lushi (1845 – 1895) – Shkinak. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve osmane. Ra ne Shkinak ne vitin 1895.

Hafuz Bajram Allaraj (1892 – 1913) – Topojan. Luftetar i dalluar kunder shovensiste serbe. Ra ne Koretnik me 20 shtator 1913.

Hakik (Kadri) Dema (1884 – 1912) – Bardhoc. Luftetar i dalluar kunder shovensiste serbe. Ra te Botat e Kuqe (Gostil) me 16 nentor 1912.

Halil (Ibrahim) Shehu (1875 – 1912) – Shticen. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra te Livadhet e Gjata (Shticen) me 17 nentor 1912.

Hazir (Selim) Mholla (1869 – 1912) – Mustafaj. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra te Uki i Vjerre – Bardhoc me 15 nentor 1912.

Mehmet (Maliq) Shpata (1886 – 1913) – Topojan. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra ne Koretnik me 20 shtator 1913.

Metali (Haxhi) Dautllari (1892 – 1912) – Topojan. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra ne Koretnik me 20 shtator 1913.

Nebi (Latif) Kastrati (1887 – 1914) – Brrut. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra ne Ra te Qafa e Zhurit me 14 shkurt 1914.

Ramadan (Selman) Zaskoku (1860 – 1914) – Mamez. Luftetar i dalluar dhe udheheqes i shquar kunder pushtuesve osmane e shovensiste serbe. Ra ne Bicaj me 25 shtator 1914.

Rrahim (Jashar) Kastrati (1877 – 1914) – Brrut. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve shovensiste serbe. Ra te Qafa e Zhurit me 14 shkurt 1914.

Salih (Ali) Karaxha (1882 – 1913) – Topojan. Luftetar i dalluar kunder pushtuesve osmane e shovenisteve serbe. Ra ne Zhur me 20 nentor 1913.

Çuditerisht,te gjithe keta luftetare te dalluar ne Shqiperi dhe sidomos ne kete krahine heroike jane pa shej e pa nishan,  qe vertetw eshte per te ardhur keq dhe turp shkuar turpit!