Demonstrata Protestuese në Serbi

Kundër rezultatit të zgjedhjeve.
Kryetarin e Serbisë disa medie, kroate dhe kosovare e përshkruajnë si birë shqiptari.

Në Serbi zgjedhjet përfunduan më fitoren ruse dhe  në dëme të Serbisë. Brezi i ri serb që nuk do luftë, por kërkon paqe, standard  e liri humbi më zgjedhjen e Vuqiqit. Ata që kanë vizion evropian nuk janë të kënaqur më këtë kryetar. Vuqiq është maoist dhe vazhdon zbatimin e projekteve të Millosheviqit.  Ai ishte ministër në qeverinë e Millosheviqit. Ishte pjesëmarrës në projektet për masakra në Kosovë dhe Bosnje. Tani i pa sigurt në botën e lirë të BE, Vuqiq kërkon prehrin e Rusisë. Kjo është dukuri. Sadistet frikohen nga liria. Ata janë gjithnjë të ndrojtur. Mund të krahasohen më laraskën, që nuk guxon të qëndroj në tokë e qetë. Laraska nuk këndon ajo më zërin e sajë gjithnjë paraqet rrezik dhe kur nuk ka rrezik fare. Shqiptaret laraskën ndryshe e quajnë sorrë shkinë.  Sadistet kur janë në pozitë të favorshme sillen si sadist, kur janë në pozitë jo të favorshme kërkojnë të fortin për të pushuar në prehrin e tij dhe sillen si mazoist. Ardhja e tij në pushtet nuk është e ndershme. Ata që presin që paqja në Ballkan do të vije përmes të Vuqiqit janë apolitik dhe pa vizion. Vuqiq ushtron politikën e agresorit ndaj Kosovës. Pengon Kosovën në çdo formë dhe mënyrë. Çdo hap, përcjell zhvillimet në Kosovë dhe pretendon të minojë çdo sukses të Kosovës. Qëndrimi i tij për pavarësinë e Kosovës është në kundërshtim më vlerat civilizuese të Evropës dhe Botës. Disa medie të shkruara portale dhe të tjera, pretendojnë së Vuqiq është birë shqiptari ata kanë bërë edhe krahasime në pamjen e tij të jashtme. Kjo nuk është diçka që i gëzon shqiptaret. Përvoja ka treguar së shkijtë janë shumë më antishqiptarë së serbet.  Pra influenca ruse në Serbi pati ndikim shumë të madh edhe në këto zgjedhje për kryetarin e Serbisë. Telit  të cilit i bije tani Vuqiq është kthimi i serbeve në Kosovë. Kjo do të thotë rikolonizim i Kosovës. Institucionet  në Kosovë të lodhura dhe kapluar nga korrupsioni nuk po tregohen të shkatha për të përballuar këtë agresion politik serb. Në Kosovë kanë filluar të kthehen kriminel  serb që kanë iniciuar, projektuar dhe marr pjesë në tragjedinë e popullit shqiptarë në Kosovë. Në vrasje masive,dhunime, plaçkitje, djegje të shtëpiveetj. Milici që u kthye në Kosovë është njeri ndër  përgjegjësit  për vrasjen e Hajriz Metaj nga Kërnina, Për dëshmoret e shkollës shqipe në Uçë dhe për masakrën e  lagjes  Imeraj  Padalishtë.      Kthimi i këtyre krimineleve në Kosovë është kurdisje e re e bombave serbe në Kosovë dhe Ballkan. Analistet gjerman Vuqiqin e vlerësojnë si pasardhës të Millosheviqit dhe luftënxitës. Provokimet e pa ndërprera në Mitrovicë, më akuza  të shqiptarëve në Interpol, më dënime në mungesë të luftëtarëve të Kosovës, më pengesa të pa  tregojnë se ky kryetar është  i prirë për të nxitur konflikte dhe luftë. Duke pas parasysh varshmërinë që Vuqiq  e ka nga Rusia mund te  konstatohet së paqja në Ballkan varet nga interesi strategjik i Rusisë. Detonatori i ndezjes së luftës është si gjithnjë  Serbia,  tani më kryetarin e saj  Aleksander  Vuqiq. Euro deputeti gjerman Z. David Mc Allister në intervistën e tij dhënë gazetës gjermane Neue Osnabruker Zeitung  tërheq vërejtjen Serbisë që të pranoj masakrat e bëra në Kosovë dhe të njoh Kosovën shtet të pa varur pastaj vjen në Europë. Kurse gazeta tërheq vërejtjen  BE që të mos përkrah të fortit. Kështu  stimulohet nazisoizmi i tyre thotë gazeta gjermane Suedwestpres. Institucionet tona  duhet të jen efikase dhe këmbëngulëse në realizimin e aspiratave tona civilizuese duke siguruar jetë të qetë më standarde evropiane në Kosovë.

05.04.2017 Pejë