Demokratët duhet ta rizgjedhin Lulzim Bashën Kryetar të PD-së

Demokratët duhet ta rizgjedhin Lulzim Bashën Kryetar të PD-së

Nga Skënder Sadri KAPITI

Demokratët ose me të  vjetrën, ose me SHBA-të, me demokracinë, integrimin, me VETING-un e me antikorrupsionin

Tashmë me ndëshkimin dërrmues që mori Lëvizja Socialiste për Integrim  me 25 Prill 2021, dhe  kryesisht këtë ndëshkim e mori prej ndërhyrjen në zgjedhje të Ishkryetarit dhe kryetarit faktik të saj , të   Presidentit politiko-lsist Ilir Meta, si dhe me shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, demokratët duhet të maten e të peshojnë mirë zgjedhjet që do të zhvillojë për Kryetar të saj,Partia Demokratike. 

Antarët e Partisë Demokratike duhet të reagojnë e të reflektojnë drejt dhe mendueshëm se cilat janë arsyet se përse Partia Demokratike nuk i fitoi zgjedhjet.

Nuk është faji i Lulzim Bashës por që me siguri po e them se me Lulzim Bashën kryetar, Partia Demokratike mori një rezultat të paarritshëm nga kushdo  po të kishte qenë Kryetar i Partisë Demokratike  dikush tjetër.  

Rezultati i zgjedhjeve dhe atë që arriti Partia Demokratike është meritë e Lulzim Bashës  pavarësisht batërdisë që bëri pushteti me blerjen e votës.Lulzim Basha ka meritën se ai e hapi PD-ne duke ftuar dhe dhënë Partisë Demokratike karakterin gjithpërfshirës, edhe themeluesve dhe të “vjetërve” ajo që njihet si e djathta tradicionale, por edhe brezit të ri dhe pakënaqësisë e zhgënjimit gjithpopullor.

Kundër Lulzim Bashës punuan  ata të cilët ishin të degraduar e të konsumuar, kundër Lulzim Bashës ishin dhe vepruan hapur si dhe  shumë të tjerë  me indiferentizëm tinzar e djallëzor.

Kundër Bashes dhe Partisë Demokratike punuan  ata të cilët e volën dhe e shfrytëzuar Partinë Demokratike për interesa personale e familjare kur ajo ishte në pushtet , e ku më të shquarit e tipikët janë Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Topalli, Murrizi, Hajdari, Patozi, Rusmajli, Imami, Ristani etj., si dhe sidomos  ish Presidenti Bujar Nishani, ku ky i fundit një egoist i pacipë që si askush tjetër, ai me farefis përfitoi  poste e detyra shtetërore  kur PD ishte në pushtet, dhe ky ishPresidenti i  Berishës   kurrë nuk përdori një agresivitet dhe as angazhim politik në fushatë kundër Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 se sa sot kundër Lulzim Bashës.

AntiBashët mezi paskan pritur që t’i turren Bashës me lloj-lloj shpikjesh e akuzash shpifarake. Dhe nuk është e vështirë për t’i lexuar ata pasi humbjen e zgjedhjeve të Partisë Demokratike ata ia faturojnë Lulzim Bashës dhe jo fakteve e realiteteve të mësipërme.

Lulzim Basha i duhet PD-së si  kryetar i saj për ta përmbushur vizionin dhe misionin historik e që janë tansformimi dhe ringritja e Partisë Demokratike, kthimi i saj në pushtet, kthimi i demokracisë në Shqipëri, lufta kunder krimit e korrupsionit të lartë shtetëror, ngritja dhe funksionimi i shtetit ligjor, ndarja me tranzicionin dhe integrimin e Shqipërisë.

Kjo realizohet nga PD me kryetar Lulzim Bashën sepse me misionin dhe me vizionin e Lulzim Bashës për Demokracinë, për VETING-un  dhe për ndëshkimin e korrupsionit dhe  për integrimin  e Shqipërisë Basha ka mbështetjen e SHBA-ve.

E them se shumë më mirë për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë do të ishte edhe një bashkëqeverisje drejtpërdrejt  te saj me Partinë Socialiste se sa një qeverisje kualicioni të PD-së  me LSI-në dhe me Fatmir Mediun, Nard Ndokën, Shpëtim Idrizin e Agron Dukën e me ndonjë tjetër, pra me ato hjena korrupsioni e përfituesish  të cilët dhe prej të cilëve dhe pa pasur nevojë për ta, Partia Demokratike do të korrë fitore të thellë.

PD-ja më së shumti e ka pësuar nga alenca me të tjerët dhe me LSI-në pasi kushtëzimi i pushtetit të PD – së prej aleatëve  e ka detyruar Qeverinë Berisha që t’u jape atyre  “lejen” dhe miratimin për vjedhje e korrupsion.

Lulzim Basha nuk ka përgjegjsi për “non grata”-n amerikane për Berishën dhe as për këto që citova më lart, ashtu sikurse edhe nuk ka përgjegjsi për atë se Sali Berisha, Ilir  Meta, Presidentët Topi e Nishani,  Kreshnik Spahiu, ish kryeprokurori Llalla  ishin ata të cilët montuan një sistem gjyqësor politik  e korruptiv ,sistem i cili kishte marrë peng zhvillimin, drejtësinë, korrupsionin , integrimin , shtetin dhe demokracinë sistem  që u shërbeu atyre dhe interesave të tyre.

Dhe prandaj edhe janë pikërisht këta që e pengojnë demokracinë dhe që e sabotuan miratimin e VETING-ut dhe që ankohen edhe sot për SPAK-un.

Prandaj duhet votuar Basha për kryetar që të  lirohet, të demokratikrohet e të cpengohet Partia Demokratike nga interesaxhinjtë e xhambazët që e shohin PD-në vetëm si strehë, si mjet, si avokati politike dhe si mundësi përfitimesh e favoresh personale.