DËGJO SHQIPËRI!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

DËGJO SHQIPËRI!

Unë biri yt, Shqipoja, jam i bindur,
Po e them; pa krekosje, pa teprime,
Se, po vjen ajo ditë, që e dëshirojmë!
Që e kemi pritur, ndër mote.
Madhështorin, po e ndiej,
Po o shoh në horizonte,
Se po vjen. heroi ynë nga amshimi…
Ay, na i ka trasuar shtigjet,
Na mban gati, na mbron nga rreziqet!
Është diçka e madhe, për të gjithë ne,
Jo! S’ mund të krahasohet, assesi!
Me asgjë tjetër, me asnjë mrekulli.
Nga pësimet, mallkimet e gjer djeshme,
Ah! Vuajtëm, nga njerëz të pabesë.
Të gjithë ne, e presim me mall,
Një ditë të bardhë, një orë të rrallë,
Heroi ynë legjendar, të stolisë, të zgjojë,
Atmëmëdheun tonë, me shkëlqimin e tij,
Për Ribashkimin e Shqipërisë,
Të zbret rrufeshëm, me armët krenare,
Me idetë, rreze çlirimtare!…
Si Dielli, prej gjithësisë planetare!
T’ i jep drejtimin-kushtrimin,
Botës heroike shqiptare!
Jemi përgjakur, jemi ngritur,
-E kemi shumëpritur, të çlirohemi,
Nga mallkimi i përçarjes… ,
I tragjedi-ndarjes.
Pa kufijtë e përgjakur,
Shqiptaro-shqiptarë,
Të fitojmë krenarë!
Nga armiqtë dhe të liqtë,
Horrat shqipfolës,
Tej, tej, të babëzitur!…

Më 29 Janar, 2017