Vetitë
Zgjedhja dhe përgatitja: rm/filolet
Nëse ndjen apo mendon se një mik është hidhëruar në ty, para se të kërkosh pse-në gjetiu, merre veten në pytje!
[rml] |
Mrekulli e vërtetë nuk është as të ecësh mbi ujë as të fluturosh në ajër : ajo është të ecësh mbi tokë.
[Houei Neng] |
Në natyrën e bashkëlindur të njeriut, gjindet prirja e tij për tiranì dhe shtypje të njëri-tjetrit.
[Ibën Kaldun] (Historian dhe filozof Arab, 1332-1406) |
Nga fytyra të njofim tynë, nga fjalët të njofim zemrën, nga veprat të njofim shpirtin.
[rml – filolet] |
Njeriu më së paku është vetja e tij kur flet për veten e vet. Jepni atij një maskë, dhe ai do t’ju flet të vërtetën.
[Oscar Wilde] (dramaturg irlandez 1854-1900) |
Qëngji butë, thithë dy nëna. [Shqiptare] (Postoi Amet Saidi, Bolzano, Tyrol) |
Ju kurrë s’mund ta kaloni oqeanin derisa nuk e keni guximin ta humbni shikimin në breg.[Christopher Columbus] (detar, 1451–1506) |
Të jetosh është gjëja më e rrallë e kësaj bote. Shumica ekzistojnë, kjo është e gjitha!
[Oscar Wilde] (shkrimtar irllandez, 1854-1900) |
Tradhëtia bashkëshortore ka dy drejtime: Ti andej, unë këndej.
[Filolet] |
Budallai gjen gjithëmonë një më budallë që ta adhuroj.
[Nicolas Boileaux] ( Poet, kritik dhe ligjdhërës francez, 1636-1711) |
Shpirti falën gjithëmonë por nuk haron kurrë.
[Laureta Miftari] |
Petkut të grisur s’i shkojnë sumbullat e arta.
[Postim]: Mehmet Emin Dikixhi (Turqi) |
Prostitucioni ndahet në dy lloje kryesore: Shitja e lëkurës për kafshatë buke, duke ruajtur zëmrën dhe; shitja e lëkurës për luks, duke ruajtur zëmrën dhe eurollogaritë .
[Filolet] |
Punëkeqi e shpirtmiri nuk bashkëjetojnë.
[Postim]: Mehmet Emin Dikixhi (Turqi) |
Ata që vjedhin ditën me shumicë, burgosin ata që vjedhin natën me pakicë.
[Filolet] |
Ai që vjedh vé, vjedh edhe qé.
[Popullore shqiptare] |
Syri unët nuk ngopet kurrë.
[Popullore shqiptare] |
Arritja më e madhe e edukimit është toleranca.
[Helen Keller] (Edukatore dhe shkrimtare amerikane, 1880-1968) |
Kush ngutet shum, ngel në rrugë.
[Franceze] |
Mendjemadhësia është lule që ritet në kopshtin e dreqit.
[Proverb anglez] |
Përtac në rini, përtac në pleqëri.
[Postim]: Mehmet Emin Dikixhi (Turqi) |
Punë dreqi është të thuash: Kam kohë, jam i ri.
[Postim]: Mehmet Emin Dikixhi (Turqi) |
Mos thuaj se shpia dhe gruaja nuk ngopen! Burri i mirë i ngopë të dyja; i keqi edhe veten e lë të uritur.
[Filolet] |
Urtësia më e madhe është kur të mbash mesin në çdo gjë.
[Ploti] (Poet latin, -254-184) |
E vërteta dhe mirësia janë pajisje e pjesërishme e ynë, dhe ajo, përzier me të keqen dhe të gabuarën.
[Paséal] |
Nderi është si syri: nuk luhet me të.
[Daneze] |
Lopën që qet me shqelm a vret me brirë, e drejton kasapi.
[Filolet] |