ÇASJE IMEDIATE AKTUALITETIT MEDIAT

Musli Shabani

ÇASJE IMEDIATE AKTUALITETIT MEDIAT

Musli Shabani

ÇASJE IMEDIATE AKTUALITETIT MEDIAT

Dhe jo pa shkas, por gjithësesi me një përgjegjësi të lartë, o popull shumë i dashur shqipëtar po edhe ju të tjerë minoritatë,qytetar të Kosovës, më në fund votuat me gjithë zemër e shpirt prej çlirimtari, mu ashtu siç kape pushkën para dy dekadave dhe trondite mbarë botën (e atëhershme) demokratike duke ngritur kështu gjakrat liridashëse në të katër anët e globit, me kauzën e vetme, heqjen qafe të një okupatori shumë të egër dhe aspak „komprimisdashësi“, njëkohë duke strukur në vrimat e minjëve gjitha forcat e liga dhe retrograde të kohës, (kur)  tek tani po perendon, për mjerim, ju pat zgjatur jeta nga pas lufta e deri tani mu si qafa e gjirafës ugurzezë, që kurr më  klysh mos bëft! …Dhe ja tek tani (pas plotë njëzet vitesh) me shpresa t’mëdha po fillon një epokë e re, me të mira e mbara, e ndritur dhe e pritur vërtetë çlirimtare, por tani jo si ajo e motos para lufteje, tani çlirimtare shpresëdhënëse nga armiku i brendshëm (jo klasor), por ai klanoro-fisnor, korruptivoneveritës  dhe ai socioekonomik tepër joproduktiv  dhe poaqë antipopullor…

Ditë e Madhe ishte, pra ajo e datës 14 shkurti 2021, jo se na erdhi Jezusi e shkeli mbi tokën e Kosovës, për herë të parë e të fundit, porse ai (alias: „si çdo çlirimtar tjetër“)  ka qëndruar si i tillë pararojë deri në ditët e sotit dhe, do si do do të mbetet gjithënjë në zemrat e çdo qytetari që, Kosova të përparojë në gjitha drejtimet e jetës dhe punës krahas gjithë popujve tjerë europian të ulur dhe bashkuar në një sofër të përbashkët që dje, sot e tëhu i thonë Unioni Europian. Gëzuar, pra popull e qytetar (votues i drejtë), kësaj radhe…

Dhe e dhe VOTËN e shpresës „ së fundit“ , votë e verdiktit të vërtetë prej plebishiti që tani s,ka kush e tjetërson e as manipulon, bile as fuqia atomike, sepse ky verdikt ka bazën e pathyeshme mu si Vis Maior-i ( i garantuar edhe nga Perendia) e që i thonë vërtetë votë demokratike…

Por, ama para qeverisë së pritshme, tanimë që është gati për të marë tria pushtetet, i qëndrojnë jo vetëm tri prioritete sipas apetiteve   „të tëhuajsuara, si eksterne“ , atë të famshmin ‘dia-tria-quatralogun“ mes përfaqësuesve tanimë vërtetë legjitim të Kosovës, Serbisë, UE dhe padyshim, monitorit dhe koordinatorit të domosdoshëm, tejoqeanikut SHBA;tjetra, si e dytë, krijimi dhe sforcimi edhe më i konditave „kujtojm, shtesë“ për Kosovën, për liberalizim të lëvizjes së qytetarëve dhe shtetasve të Republikës së Kosovës në hapësirën gjeografike e politike të Unionit Europian dhe më gjërë, dhe e treta, sforcimi dhe ndërtimi edhe më i strukturave organizative efektive drejtë integrimit të shtetit të Kosovës në strukturat dhe ingranimit të tijë të plotë ushtarak në NATO.

Dhe ja, pra para këtyre të triave, që vumë dhe bëjnë spikamë edhe faktori i jashtëm po edhe ai brendshëm poltikbërës dhe poltikëformues, a thua vallë, duhet pregaditur, shoshitur dhe vurje re në bazë paraprake, edhe parimet e qëndrimet, botërisht të pranuara ndërkombëtarisht: së pari, si të ndalet egërsia politike (jo konstruktive) udhëheqëse e Serbisë, kur ajo ëndërrallkotja edhe më sillet e mbështillet rreth Kosovës dhe shqipëtarëve në çdo situatë dhe rrethanor, kur asajë vetë nuk i ecin punët „sipas planeve të saja kurdoherë ekspansioniste dhe tokëpangopëse“ (!)dhe ku t’i ecin sipas qejfit të sajë, që dekada me radhë projekton e ideon  të njëjtat plane tanimë si sloganit të bajatosur , rrethë „t.a.q. teritorialno razgranicenje kao kompromisino resenje“! Dhe për këtë, tanimë edhe kalamajt e kanë mësuar se ku të shpie kjo politikë faqezezë (po të realizohej praktikisht) drejtë humbjes së Kosovës territor verior , pasuri tokësore e nëntokësore, minierat e pashtjerrshme të Trepçës, e kjo nuk kamuflohet dot me formalitetin e vetëshpallur serbo-ortodoksian, gjoja si iustitio (arësyetim) se ajo (Serbia si paternaliste) duheka mbrojtur „ minoritetin shumicëpakicë“  dhe bashkë me te edhe kishat e manastiret si „e a.q. pronë e tokë e KPSS, si e drejtë eksterritorialiteti informal“ tanimë të garantuar dhe përfillur e përligjur (jur) edhe me vetë Kushtetutën valide të Kosovës, ala-atisariane, por që ajo Kushtetutë sot e gjithëkundi botës nuk ka shembull të këtijë lloji par excellence që një minoriteti (serb me vetëm 5%) të i garantohet cilësori (jur) pakicëshumicë për çështjet vitale ekzistenciale të Kosovës, me të „drejtë vetoje“  sa (sot) Kosovës po i zë frymën në çdo qoshe brenda vetë Kosovës dhe në arenën ndërkombëtare! Kusht tjetër formalo-juridik i Serbisë është heqja e plotë e pjesëve normative kushtetuese në Kushtetutën e sajë të tipit arkaik ku përfshinë Kosovën si fiksion juridik, edhe më si pjesë „integrale e sajë“!

Pra këto e të tjera prerrogativa, të shpiejnë patjetër në spastrimin e terrenit të mirëfillt, pa pengesa që të arrihet çfarëdo Marrëveshje mirëkuptimi e bashkëpunimi të ndërsjellë midis dy shteteve të barabarta dikur armiqësore e sot e tej fqinjësore, ku vend parësor, padyshim do të përfshiheshin dy segmente imediate dhe të padiskutueshme, kërkim-falje e shtetit të Serbisë për krimet dhe dëmet e luftës (1998/99) dhe zbulimi e identifikimi i të pagjeturve deri tani. Por, siq po rrjedh prej kohësh dhe dekadash për këto dhe shumë të tjera parakushte, faktori aktual politik serb është akoma larg dhe pothuajse as në fillim të kësaj rruge! E pra, si të shpejtohet e nxitohet me prioritet(duke trumbetuar) europianoperendimorët, të tipit lajçekjan e ala-grenelljan me ca dromca marrëveshtje të ngutshme që në realitet nuk pijnë ujë kurrë, sakaq, për nga forma kurdoherë na dalin si një letër dashurie(!).

Nisur ca parakushteve (dmth. para se të hyret në të a.q. Marrëveshje „historike“ bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë dhe fqinjësie të mirë, ose Traktati bilateral me garancion monitorimi dhe realizimi, nga të  ngarkuarit UE/SHBA, shtrohet nevoja dhe diskursi politik i nevojshëm, rreth pyetjes mediatike, por kujtojm gjithënjë me efekt pozitiv se, a do t’a bombardoi Unioni Europian dhe SHBA njëzëshëm sërish Serbinë dhe politikëbërësit e sajë sikurse gjatë bombardimeve 78 ditëshe të 1999?! Tani, kujtojm jo me bomba si atëbotë me „bomba nga grafiti i varfëruar“, por sigurisht me bomba diplomatike duke trysnuar vërtetë Serbinë në plotësimin e gjitha kushteve e parakushteve kryesore për të hyrë dhe nënshkruar një Marrëveshje deri tanimë shumë të përfolur, midis Kosovës dhe Serbisë, në formë dhe përmbajtje tamam, t.z. Traktat paqeje dhe mirëkuptimi?

Kujtoi, pa hezitim se një rrugëtimi të tillë drejtë cakut, pengesë kryesore paraqitet vetë Serbia, me dronë në zemër edhe disa shtete europiane si, Franca, Holanda, Sllovakia dhe shteti Helen me ligjin akoma të gjendjes së luftës me Shqipërinë, e që për aktualitetin e Unionit Europian, paraqet rast eklatant që në gjirin e sajë të mba një shtet me një ligj të tillë (akoma në fuqi) anakronik dhe par excellance, fund së fundi!!! Kohët flasin për gjithëçka të mundshme! Por, kurr si luftrat e Trojës, midis akejve(alias: grekëve, helenasve)  dhe trojanëve ( edhepse të gjorët  që të dy rridhnin prej një prejardhjeje etnike, trako-iliro-pellazgiane) për Helenën (bukuroshe e pashembullt e asajë kohë) sepse tani bukurisë femërore që  moti i ka dal boja, mbizotëron kësajë kohe multikulti i bashkëjetesës vëllazrore në një sofër të përbashkët, siqë është ai i Unionit Europian.

Por vallë, a dëshëron dikush luftë të re në Ballkan dhe kush? Pa asnjë fije dyshimi se asnjëherë dhe asgjëkundi, lufta dhe cytësit e luftës nuk kan ndryshuar ligjin e pathyeshëm të natyrës (Zot) se, „ai që ndez zjarr, do të digjet si i pari më së shumti“, në fillim a në fund, kjo nuk ka rëndësi. Trumbetës së luftës (kujtoi, në Ballkan) i ka ikur koha që më 1999.

Në këtë plan, mbi nevojën e ndihmës aktuale amerikane, dmth. që të tejkalohen vështërsit evidente që të ecë përpara Kosova, ashtu siç dëshëron, kjo sipas votës që mori pra, moto sipas planit të Lëvizjes Vetëvendosje, s‘ ka fije dyshimi se SHBA i ka dalë në ndihmë Kosovës sahera që ajo është pickuar për keq nga jashtë, pra edhe në këtë mandat besojmë që Qeveria amerikane e presidentit Biden do të jetë po ajo vazhdë kur asokohe, vet zoti Joseph Biden kur ishte si nënpresident i SHBA-s, lidhur me bisedimet e atëhershme Serbi:Kosovë, asajë Serbisë, prerazi i pat sygjeruar, citojmë fjalët e z. Biden, drejtuar ish presidentit serb Tadiq: „SHBA është mbështetëse e një Kosove demokratike dhe multietnike (v.i. dmth. jo me vija ndarëse etnike,siqë dëshërojnë disa faqe dekadente in+aut) duke i bërë apel Serbisë të punoj në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e çështjeve PRAKTIKE (jo politike, pra si v.i.) me Kosovën“, fundi citati. Dhe, po ai Biden i ditëve dhe kohës si nënpresident edhe tani si President i sa po zgjedhur aktual i SHBA nuk ka ndërruar, kujtojm as mendje as qëndrim sa i takon politikës dhe qëndrimit amerikan mbi Kosovën dhe kauzën e sajë, erdhi kush erdhi në pushtet në Kosovë, duke vërtetuar edhe më fuqishëm këtë qëndrim të tijë të paluhatshëm, i qasimi edhe letrës më të re të zotit Biden drejtuar presidentit Vučić ku mes tjerash i bënë apel dhe porositë politikën serbe që të angazhohen mëtej përmes një Marrëveshje rreth njohjes reciproke mes vedi të të dyja shteteve të barabarta. Dhe këtu nuk ka vend për as farë ndërhyrjesh ndryshimi nga ajo që njëherë është vulosur për Kosovën dhe në vetë Kosovën, madje edhe tani në zgjedhjet e fundit të 14.2.2021 përmes të cilave nga të votuarit do të largohet çdo mjegullirë e pregatitur si nga jashtë poashtu edhe nga brenda vetë Kosovës,kujtoi.7

Dilema dhe pyetja dashakeqëse se vallë a na është Albin Kurti dhe albinizmi (si përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, si parti dhe subjekt politik) antiamerikan, ka dhe merrë vetëm një përgjigje të vërtetë dhe meritore? Për sa kohë, Amerika dhe politika amerikane është përkrahje kurdoherë, e dëshmuar prej kohësh, zyrtarisht (dhe tani nuk ka vend për idealizëm se individ dhe personalitete të caktuara në ad hoc raste, madje edhe zyrtare po të ishin ndryshe nga ato të megapolitikës së gjërë amerikane) të kauzës së Kosovës, Kurti dhe askush tjetër nuk mund të jetë antiamerikan. Porse, tek e përkthyer ndryshme, çdokush që është kundër mvehtësisë së Kosovës si shtet, jo vetëm kundër tijë do të jenë përfaqësuesit e sajë, por këtë, vetë populli dhe bijtë e sajë e kanë treguar edhe me luftë se e dojnë dhe do t’a mbrojnë pavarsinë e tyre, me çdo kusht. Në këtë kuptim shtrohet edhe pyetja a dilema e shtruar më sipër, e jo më pak a më shumë dhe keqkuptim tjetër të tëhuajsuar se ajo ka vetëm një kuptim kryesor, të dhënë si përgjigje, e assesi tjetër dytësor.

Po i a.q. „Minishengeni ballkanik“? Si është dhe si u paraqit ky në fillim? Ç’ide e solli dhe nga polli ky fiksion poashtu politik e jo akoma („shyqyr pa pelena“) si juridik?

Parasëgjithash, ky konstrukt politik të krahasosh me pjellinat e saja postprodhuese, i gjason mu këtyre të a.q. Marrëveshtjeve  të brymosuara, paraprakisht, të pagatuara (trajtimisht) mirëfillit deri në instancë të fundit, kurdoherë dalin pa efekt, mu si këto 10 vitet e fundit shumë e shumë marrëveshje   të Brukselit,midis Serbisë dhe Kosovës që më tepër se gjysma nuk aplikohen, bile në shumicën e rasteve edhe kolizionohen skajshmërisht sikur të mos ekzistonin fare! Merr shembull, vetëm ajo e pranimit dhe njohjes së diplomave shkollore e universitare të Kosovës në Serbi?! I a.q. „ Minishengeni ballkanik“   nuk paraqet asgjë më shumë se, njëlloj „legjitimimi“ fund e krye ndërprerje e aspiratave të popullit shqipëtar për unifikim futurist dhe përmirësimit evolutiv të pozitës juridiko-politike të faktorit shqiptar në Mal të Zi, Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës,dhe  për më tepër stagnacion i faktorizimit edhe më të shtetit të Kosovës në Europë dhe botë si i tillë, mbetje „nën hijen e Rezolutës 1244, akoma si fusnotë e Serbisë“! Po kush e përkrahu, kush e finansoi,kush e sponzoroi dhe kush dha vulën,kuptohet duhet pëvetur vetë trumbetorët aktorët si akter kryesor të kësaj  „Maraveshtje“, pa monitorues e pa asnjë garantues, mbeti dhe do jetë gjithënjë ashtu flluskë sapuni, letër e pavlerë, sepse në të nuk gjendet Kosova si shtet, as edhe me dyer të hapura bile për këtë, por Serbia „ si pashallare e sajë“! Ky konstrukt politik mund të ketë vetëm një premisë dhe cilësorë të arësyeshëm, kur të njihen mes vedi me Marrëveshtje apo edhe pa të fare, pra edhe vetëm me vendim qeverish për njohje dhe pranim ndërkombëtar mes vedi Serbia dhe Kosova, dhe tek më pastaj Unioni Europian në kuadër të pranimit (eventual) në bllok me të drejta të plota të secilit anëtar-shtet veç e veç në gjirin e sajë edhe shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor, ngjashëm dhe analog me integrimin në bllok të 10 shteteve tjera të Europës, ku pos tjerash (atëbotë 2004) ishte pranuar edhe Sllovenia, i ashtuquajturi „zgjërimi i pestë“ me radhë. Zgjerimi i radhës u ndal qysh më 2013 kur e fundit u pranua Kroacia, dhe tani zgjerimi vijues dhe ndoshta i fundit do të jetë, ai i Ballkanit Perëndimor, duke shpresuar se gjitha shtetet, si: Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Serbia, Mali i Zi dhe BeH, rrumbullaksojnë numrin 33, duke abstrahuar, pra Anglinë, pas Brexitit tanimë të ditur edhe zyrtarisht. Kuptim tjetër të arsyeshëm, i a.q. „Minishengeni ballkanik“ nuk do të kishte e as që do të ketë ndonjëherë.

Këto  sfida si politikë externe ose politikë e jashtme e Kosovës, paraqesin edhe më komplekse e më të rënda sfidat në politikat e brendshme të sajë si, b..f. ekonomia, rritja e sajë dhe zhvillimi, ndryshimi i politikave sociale aktuale, përmirësimi i lëmit të arsimit dhe shëndetsisë, si shumë lëmi tjera që në kohë aktualiteti jo vetëm që duhet rindërtuar për së mbari, por shumë çka duhet ndryshuar nga e vjetra si e vjetruar dhe e stërkequr, përmes të a.q. Wetting-ut të mirëfillt, poqëse e lejojnë kushtet dhe rrethanat me përkrahjen e faktorit edhe ndërkombëtar si të domosdoshëm në lëkurën politikës finansiare të investimeve të kapitalit të huaj dhe nga diaspora. Kjo si e parë nga SHBA dhe vendet e Unionit Europian, sidomos RF  e Gjermanisë dhe vendeve tjera simotra interesante për investime kapitale në Kosovë.

Këto, para së gjithash do të ishin brengat si sfida dhe luftë e parë e mandatit të parë 4 vjeçar të qeverisë së ardhshme, të nisur para 9 muajsh si „Qeveria Kurti-1“ tani si në vazhdë, „Kurti-2“.

Pra, uresa dhe ecni përpara, iu prift e mbara Lëvizje Vetëvendosje. Gëzuar…