Belgjikë: Vjedhje të armatosur me Kallashnikov

Tre burra të armatosur me Kallashnikov, sipas raportimeve të medias të shtunën në mëngjes është grabitur një dyqan bizhuterish në një qendër në Châtelineau, pranë Charleroi (Belgjikë), tha policia lokale.

“Në hapjen e dyqanit, tre burra të maskuar sulmuan stafin me armë të rënda. Ata u larguan me gjithë plaçkën në një automjet “me targa dukshëm të vjedhura”, tha komisioneri i Eric De Brabander, nga policia lokale për televizionin RTBF. “Askush nuk u lëndua, por stafi është i tronditur”, tha më tej polici.

Autorët e grabitjes arritën të ikin.. Asnjë lidhje nuk duket se ka me ndonjë akt të natyrës terroriste. Dy shpërthime u dëgjuan gjatë grabitjes, thanë disa dëshmitarët Qendra tregtare është evakuuar për disa orë. Ajo u rihap në orët e fundit të paraditës./Filolet/