Aleppo, Aleppo me vargun thërras
Poezi nga Xhevahir Cirongu
E çuditshme qenka kjo botë tinxare
Vrapon si një e çmendur nëpër Aleppo,
Meteorët egërsisht ranë mbi pallate
Ah, edhe fëmijët larë në gjak e lot!
Një zë fuqishëm pastaj thërret:
Na e vranë nënëmirën me emrin Teto!
Vargjet e mia po t’i dërgoj ty Aleppo
Të veshura me plagdhimbje e dashuri,
Sa dhe guri i shqipes qau për ty
Për të gjallët e të vdekurit atje në varre
Nga larg udhëtuan e u takuanë në dilërsi.
Me kostumin e zi kobëzeza sorrë veshur
Aleppos i vrau kulturën dhe shpresën,
Drithërima zërash njerëzish në qiell
Te yjet aty janë derdhur.
Me rrreze të ngrohta dielli
Dhe vargjet e mija i dërgova në Aleppo,
Të shëroj plagdhimbjet e trupit
Që e nesrmja e lirë të flas për jetën.
Dhe vargu im le të bëhet dritë
S’e nga gjaku i yt është larë,
Si dy të dashur u puthën ngadalë.
E djeshmja e thau lotin e hidhur
Aleppo, Aleppo vargu im do thërras,
Liri- jeto e lirë s’e je larë me gjak!
Durrës, 21 Dhjetor 2016