ALBIN ,MOS I MËSHO KOKËS ME MUR !

ALBIN ,MOS I MËSHO KOKËS ME MUR !
Shkruan : Refiqe R. Hamiti
Shumëçka u ndodh njerëzve që besojnë në mrekulli. Ashtu siç po ndodhë 66% të gjithë “neve”,që besojmë se Delegacioni i Kosovës kthehet nga Amerika me një shkop magjikë.
Mrekulli quhet hyjnorja e zotit ose ndërhyrja e Zotit, ndërhyrja e engjujve, ndërhyrja e të shenjtëve, triumfi i të mirës ndaj të keqës, dora e majt mos me ditë sadakën e dorës së djathtë . Mrekulli quhet kur kali i bardhë të fluturon mbi kokë ,mrekulli quhet në filmat e Ali Babës tepihu fluturues kur shpëton njerëz nga mjerimi,uria ,dhuna ,mrekulli është ndërhyrja e dashurisë kundër plagës,e vuajtjes. Mrekulli është ndërhyrja e gjithë shpirtërave të mirë në jetën tonë.
Mrekulli quhet: Jezusi,Muhamedi ,Davidi,Isa,Buda.
Mrekulli quhet nëna dhe toka ku për herë të parë ke qitë hapin me ec.
Ai që s’ka besuar në mrekulli dhe në të bukurën ;nuk ka jetuar.
Ka vdekur për së gjalli,ka protestuar për së gjalli deri sa e ka dhënë frymen e fundit.
Ai që s’ka besuar në mrekulli,ka shpurdh pse “mrekullinë”,nuk e ka kap për dore , pse nuk e
sheh,nuk e ndjenë, nuk ia dëgjonë hingëllimen,nuk i flen shpirti e me u ulë këmbëkryq, e me kërkue sqarime intelektuale nga “mrekullia”.
Sot për sot “mrekullisë”,nuk i beson askush sepse neve na ka marr malli me hangër bukë pa frikë,pa stres,pa mërzi e pa zemërim.
Por shpresa nuk është fikur ende!
Neve nuk na ka marr malli me shkue në hënë me ditë a ka ajr, e ujë aty. Asnjë shqiptar atje s’ka shkel me këmbë.Ose se si duket madhështia e zotit, a është e lezetshe, a e frikshme? Ne kemi nevojë tani për tani me besue në “mrekulli” ,thjesht kemi nevojë shumë e më shumë me besue, e me shpresue.
Të besosh-nuk humb asgjë. Të mos besosh-humb mundësinë për të parë atë që është krijuar vetëm për t’u ndjerë, si dashuria, si vuajtja, që nuk fotografohet ,si dhuna e dajaku këto fotografohen, si libri e dija këto mbesin në rafte, dikur i lexon dhe studijon dikush,si ngritja dhe rrëzuerja që kurrë nuk bëhen formula në matematikë .
Se si po zhvillohen formulat në matematikën e Kosovës,dora vet veç me ndodh ndonjë “mrekulli hyjnore “,që kokën time,kokën e Albinit,kokën e Avdullahut, me na e ba zoti “akratebakra”, e ato 16 pikat e propozuar në Washington, me marr miratimin e zotit, e me reprocitet me ia lanë “kile”,Albin Kurtit për qato 1001 thikat e coptimit të hartave të Kosovës.
Çdo kush nuk e kupton,as nuk e dinë por Kosova nuk e ka një hartë të vetme me kufijt e tij gjithëpërfshirës askund që nga koha e Turqis. Hartat që i kemi mësue në histori, tash janë ,me nja 10 thika që e kanë coptue, e gri Kosovën nga vet pushtetarët e Kosovës që nga paslufta e këndej, kështu që ne Kosovarët ende jemi popull me fat.
Për atë:
Çdo gjë që nuk e kupton, dhe nuk arrin ta spjegosh, quhet mrekulli dhe quhet fat.
Për shembull, ti si qytetar i Kosovës nuk e di (as nuk ke spjegim logjik) pse qe sa vjet Hashim Thaqi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj rrojnë në politikë,veç i ndërrojnë vendet kur kanë qef ?
Ti si qytetar i Kosovës nuk e di(as nuk ke spjegim logjik) pse qe sa vjet këta na rrejnë ,na tradhtojnë, na bëjnë me vuajt që mos me i besue as veti,ne i lejojmë lirshëm me marr frymë ,e me na e majt dersin se çfarë është patriotizmi e akademikllaku!?
Ne botën e civilizuar një njeri normal, e dëshiron pranë vetes njeriun që është i ditur,që ka përgatitje shkollor me dije ( jo fallc),një njeri
që e donë populli,i besonë dhe ia dorëzon votën në kuti me zemër anipse e ka parë veç në televizor dhe ka krijue simpati virtuele e s’ka komunikuar kurr me të, por intelegjenca jote e mbërthen besimin dhe zotimin se ky apo ajo është i duhuri,me i shërbye atdheut me parime dhe qëllime fisnike Kjo ndjenja e besimit të ngushëllon (anipse ai i zgjedhuri yt, as nuk e di,që është kah të mban gjallë me pranin e tij , se ti e vlerëson për të parin e Qeverisë tënde legjitime), dhe që s’ke si të ikësh nga shfaqja e dashurisë politike pa pasur nevojë ta kesh pranë subjektin e dashurisë politike ,e që quhet mrekulli sepse ti po ia fal votën ,elementin më sublim të qenijes tënde njerëzore besimin.
Nuk është as “koincidencë”, as “rastësi”,as “çudi”, besimi yt në zgjedhjen e udhëheqësit tëndë. Por mrekullia ndodh, kur ti e njeh mrekullin dhe zgjidhesh nga zingjiri vet me votën tënde.
Kërkojmë spjegime logjike,kërkojmë baziken e shkopit magjikë ,kërkojmë të bukurën me formula fizike e matematikore për çdo hap dhe për çdo mendim tonin që vjen nga koka,mishi, trurin nga nervat,trupi dhe nga gjaku ynë.
Për të besuar në mrekulli, duhet besuar në Zot,në engjuj,në sadakën tënde dhe në njeriun e mirë. Ka njerëz të mirë, ka njerëz të shenjtë, ka njerëz të mrekullueshëm, që janë në mesin tonë dhe në çastet e dëshpërimit dhe të mërzisë sonë, atëherë kur nuk dimë kah t’ia mbajmë, papritur e gjejmë veten para tyre, duke na përkrahur,duke na dhënë shpresë ashtu si fëmijë .
Ne jemi këtu ku jemi, duke u mbajtur përdore me njëri-tjetrin. Kemi shpëtuar nga shumë fatkeqësi.Shpresojë që kemi me shpëtue edhe nga fatkeqësia e radhës.
Shkuarja e Delegacionin të Kosovës me një “autobus plot”, në Amerikë nuk është fatkeqësi. Fatkeqësi nuk është as mosshkuarja e Albin Kurtit dhe Kadri Veselit (ky i fundit se di a ka pas leje me i hyp aeroplanit). Veç një e di,mezi s’po pres me marr fund, dita e 4 shtatorit ,e me u kthye këta zyrtarët jolegjitim për Kosovë e me na e kumtue lajmin e madh: ” Veç kena marr, asgje s’kena dhënë”.
Andaj e bukura e kësaj është ta përballosh fatkeqësinë dhe humbjen.Ta përballosh listën : Zgjidh e merr. Ta përbllosh mrekullin e të ngritesh në këmbë dhe të jetosh veç 5 sekonda me dinjitet dhe shpresë.
Kur të mbyllen të gjitha dyert e tokës-të hapet një derë dikund.
Andaj këta të LDK kanë me i thanë Albin Kurtit me tesh e kotesh,me ja pru punën ngusht e ma ngusht duke ia que gishtin përpjet me moton :
-” Albin mos i mësho kokës me mur”!
Sepse unë jam ka “mrekullohna”, që kthimi i Delegacionit Kosovar , nuk len shej sepse Ministër të Punëve të Brenshëm e kemi alias Agim Veliu.
“Agim Veliu territorin e Kosovës e lidh me jetën, prandaj të shpëtosh nga lista:Zgjidh e merr ,e detyron Albin Kurtin me i ra murit me kokë. E jo kokës me mur”.
Mrekullia është për shembull të shpëtosh nga vdekja, apo ta shtyesh vdekjen për më vonë.
A ndodh kjo? Kurr.
A me shpëtue Kosova pa naj coptim mendja mos me ta marr .
Shpeshherë “mrekullia” më e madhe në jetë është vdekja me fytyrë , që e çliron njeriun nga vuajtjet, nga mundimet, dhe i ndan njerëzit nga toka e qielli.
Kurse popullin e Kosovës nuk e çliron sot askush,as nga vuajtja,as nga mundimi,as nga coptimi sepse lufta ka përfunduar më 1999.
PS:
24 marsi 1999 ishe mrekullia , ishte shpëtimi ynë atëherë.Nganjëherë, shpëtim është të kthehesh në jetë. Ne shpëtuam dhe u kthyem në jetë kur forcat e NATOS hynë në Kosovë
Patjetër që duhet të besojmë.Duhet .
Patjetër, që duhet të presim. Presim.
Çlirimi i Kosovës ishte dhuratë, ishte mrekulli, mrekullinë as nuk e njohim as nuk e dimë kur ndodh, mjafton të besojmë se përsëri do ta gjejmë çelësin e humbur, se përsëri do ta gjejmë rrugën për t’u kthyer te vetja.
Jemi njerëz!
Neve na takon të besojmë!?