97 vjetori i Republikës së Turqisë dhe miqësia shqiptaro-turke

Tirana respektoi Republikën e Turqisë ashtu si Ankaraja Republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës

Nga Skënder Sadri KAPITI

Historia shënon.Dhe po kujtojmë se si e respektoi Turqia pavarësinë e Kosovës shqiptare: “Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të Ankara-së, Atakule, u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Po ashtu me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u ndriçuan edhe dy urat e njohura të Stambollit.Këtë respekt të Turqisë nuk mund ta shikoni kurrë as në Paris, as Romë, as Londër, as në Berlin dhe askund tjetër në botë, dhe jo më në Athinë apo Moskë. Por këtë e bëjnë autoritetet e shtetit turk.

Dhe për këtë arësye edhe Tirana respekton Festën e Republikës së Turqisë.

Pra, Tirana, kryeqyteti amë i të gjithë shqiptarëve me rastin e 97 vjetorit të Republikës së Turqisë, në respekt të aleatit strategjik të shqiptarëve, të shtetit e të popullit mik turk në një prej shesheve të Tiranës u projektua një flamur i madh turk në murin e Universitetit Politeknik të Tiranës.Kjo shkaktoi dhe shqetësoi disa farë pseudopatriotësh në Shqipëri si dhe  disa filogreko-serb shqipfolës e  fanatik islamofob.

Por. sa për kujtesë, edhe dy vite më parë në Turqi, Simboli i  Ankarasë , Kulla e saj u ndriçua me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ajo u ndriçuan me ngjyrat e Flamurit të Skënderbeut i cili për 25 vite ka luftuar otomanizmin, por askush në Turqi as qytetar, as akademik, as media turke nuk shprehu as “habi” e as kundërshti pse  Kulla e Ankarasë dhe  ura e Bosforit u ndriçuan me flamurin kombëtar të Shqipërisë në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe po kështu edhe me ngjyrat e flamurit të Kosovës në ditën e Pavarësisë së Kosovës.  

Ankaraja ngjyroset kuqezi për 107-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Turqia dhe populli turk, mik i sinqertë i shqiptarëve festuan  97 vjetorin e Republikës.Turqia, aleati strategjik i Shqipërisë e Kosovës, sot është   supershtet dhe fuqi globale ekonomike, politike dhe ushtarake.

Turqia prej 68 vitesh antare besnike e alencës më të madha ushtarake e NATO-s dhe forca e dytë ushtarake e saj pas SHBA-ve.

Në tre 3 vitet e fundit Turqia është donatori i parë në botë që shpenzon dhe dhuron më shumë se çdo shtet tjetër në botë ndihma humanitare.

Shteti turk sot po përballon terrorizmin si dhe krizën e refugjatëve që ikin nga lufta në Siri, ku në Turqi janë mirëpritur dhe stehuar mbi 4 milion refugjatë sirianë.Turqia është aleat strategjik i shqiptarëve, e cila ka ndihmuar dhe përkrahur shtetndërtimin si në Shqipëri dhe në Kosovë, është kontribuesja e dytë pas SHBA-ve në bombardimet e NATO-s kundër ishJugosllavisë; është njohësja e dytë e pavarësisë së Kosovës pas SHBA-ve , si dhe lobuesja e dytë po pas SHBA-ve për njohjet ndërkombëtare të Kosovës. Dhe prandaj si shteti dhe politika e lartë në Shqipëri dhe në Kosovë si dhe populli shqiptar i janë mirënjohës Turqisë.

Këto janë të vërteta të pranuara e të deklaruara jo vetëm nga Turqia por edhe nga politika, politikanë e shtetarë botërorë dhe nga politikanë e personalitetet më të larta shtetërore të Shqipërisë e të Kosovës.