| |
Vuajtja
ėshtė dukuri plotėsisht shpirtėrore edhe pse ka anime pėr tė
treguar se nisma e vuajtjes ėshtė dhimbja, ajo fizike. Sėmundjet dhe
dhimbja janė vetėm njė nga pikėnisjet e shumta por ata nuk janė as
nga larg element kryesor sepse nė kėtė moment, me farmakologjinė e
sotshme, ėshtė lehtė tė ndalet dhimbja dhe me kėtė edhe vuajtja.
Pra dhimbja nuk ėshtė primare nė krijimin e njė gjendje shpirtėrore
tė quajtur vuajtje, aq mė tepėr kurr ajo mund tė jetė edhe burim
hareje dhe lumturie. As dergja e gjatė nuk ėshtė ndonji element kyq i
vuajtjes. Dijmė se numri mė i madh i tė handikapuarėve fizik nuk
ndjenė as prej sė largu vuajtje permantente. Pjesa dėrmuese thonė se
janė tė lumtur me mundėsitė qė kanė dhe janė tė kėnaqur me jetėn
e tyre. Pėrpos kėsaj dhimbjet kohėshkurta si ajo e nėnės qė lind
foshnjen ; sportisti qė lėndohet nė ēastin kurr arrin njė
rezultat tė lartė, rekordmenėt e ndryshėm qė kalojnė etapa tė
mbushura me peripeci fizike
;
tė gjithė kėta i harrojnė dhimbjet sepse rrėnjėsorja ėshtė
lumturia, hareja dhe gėzime tė tjera tė shumta shpirtėrore. Burimet
dhe plagėt e vuajtjes, plagėt shpirtėrore, dobėsitė dhe zbritja e
vetvetes nė mohim, zia qė ndez shpirtin, e kaluara qė ndjek me akuza
ose ndjenja e lėshimeve tė rasteve e mundėsive tė pakėthyeshme janė
burimi thelbėsor i dhimbjes sė quajtur vuajtje. Mirėpo a ėshtė kjo
e gjitha? Natyrisht se ky kapitull nuk mundet tė mbyllet me kėtė
pasiqė kjo gjendje shpirtėrore varet dhe formohet nga shum pėrbėrje
e pėrjetime tė tjera jetėsore dhe si pėrfundim krijon
personalitetin, ego-nė. Nuk sjell dobi tė madhe as dėfrimi (film,
teatėr, muzikė, humor), as zhytja nė doza tė forta dehėse (alkohol,
drogė), e as dhėnia pas lojėrave tė fatit. Vuajtja ritet dhe shkrihet nė identitetin e
subjektit i cili kėrkon vetėm tė paraqitet nė format mė tė rėnda
tė fatkeqit dhe kėshtu sė paku, tėrhjek vemendjen mbi tė dhe pėr
njė ēast, gjindet nė epiqendėr tė interesit.
Nyja
qėndron e rėndė edhe nga shkaku se lehtėsisht themi dhe kemi bindjen
se njeriu e dėshiron lumturinė dhe jo vuajtjen e vetvetiu ėshtė i
prirur tė jetė i lumtur. Thėnia ėshtė e lehtė por bindja nė kėtė
ėshtė vetėm sipėrfaqsore. Njeriu ėshtė nė marrėdhėnie tė gjithėherėshme
me vuajtjen nė mėnyre aq tė ngatėruar dhe vetėm njė luftė e
rregullt dhe e arsyeshme krijon mbrojtje nga lėvrimet e pandėrprera tė
vuajtjes. Kėsaj i shtohet edhe pyetja e krijimit tė personalitetit pra
tė mundėsisė sė egzistencės tė njė vuajtjeje tė lindur qė vetėm zhvillohet nė forma tė ndryshme te personė tė
ndryshėm. Mandej parashtrohet edhe pyetja (ndoshta mė kompleksja) se
mos njeriu ia mbjellė vetes vuajtjen, duke qenė i ndėrgjegjshėm ose
jo pėr kėtė tolerim, me njė fjalė, ai e lejon depėrtimin e saj ose
e lufton, e ndjell ose e flakron ?
Shprehjet
gjuhėsore janė pasqyrė e vėrtetė e shprehjes sė ndjenjave njerėzore
nė tė gjitha gjendjet e saja duke u nisur nga mė banalet gjer nė ata
mė tė skajshmet. Nė shum gjuhė, pėrderisa tregohet ose pėrshkruhet
njė dhėmbje, anohet nga pėrdorimi
i foljes kam kurse pėr tė kallzuar gjendje shpirtėrore, preferohet
folja jam. Nė shqip janė disa formulime « kohore » qė
dallojnė gjatė njė paraqitje tė gjendjes fizike dhe asaj shpirtėrore.
Thuhet « kam qenė i sėmurė » , por shum rrallė dėgjohet
« kam qenė i vuajtur ». Shprehja mė e shpeshtė ėshtė
« kam vuajtur ». Enkas pėr vuajtjen qėndron edhe njė
dallim nė kohėn e tashme. Pėrderisa jemi gati tė detyruar tė themi
« jam i sėmurė » pėr sėmundje tė rendit fizik, pėr
vuajtjen themi : « vuaj » pasiqė renditja « jam
i vuajtur » merr krejt njė dimenzion tjetėr. Dallim thelbėsor pėr
tė treguar njė dhėmbje fizike nga ajo shpirtėrore ėshtė edhe
lokalizimi i gjendjes, kėshtu pra thuhet « mė dhemb dora
,
koka
», kurse pėr shpirtėroren shprehjet kanė kuptim total tė
qenies pasiqė nuk ka asnjė mundėsi gjuhėsore e logjike tė thuhet
« mė vuan kėmba » ose « mė lumturon kėmba »
derisa pėr gjendje shpirtėrore thuhet « shpirti me vuan nga
»
si dhe « vuaj shpirtėrisht »
Mandej shprehjet :
« jetoj nė tmerr », « jetoj nė zi », janė
dhimbje e pėrgjithshme qė
pėrjetohet si vuajtje nė totalitetin e tyre psikofizik dhe andaj, kjo
ka njė peshė tė vecantė nė jetėn e njeriut.
Vuajtja
pėr dallim nga dhimbja ose pra nga sėmundjet e lokalizuara nė trup,
ėshtė njė pėrjetim shpirtėror nė qenien e njeriut. Ajo pėrbėn
dhe ndėrton egon, ėshtė pra vet pjesė e personalitetit dhe pėrjetohet
nė brendi si UN e jo si diēka e ardhur tė cilėn e luftojmė pasiqė
ėshtė duale me lumturinė e
ska tė bėjė me rastin e dhimbjeve trupore. Dhimbjen e pėrjetojmė
por dhe ėshtė diēka e ardhur, e pėsuar dhe kėrkohet me ngulm
shėrimi pėr tė jetuar nė kėnaqsi. Dihet se ēdo gjė nė palė nuk
mund tė flakrohet totalisht sepse dhimbja dhe kėnaqsia nuk mund tė
ndahen plotėsisht. Ata janė palė dhe i bartim tėrė jetės si tė
tilla. Ndėrron rasti me vuajtjen. Ajo ėshtė nė palė kundėrshtuese
me lumturinė por qė tė dyja janė pjesė e egos dhe pėr tė
mbisunduar njėra ndaj tjetrės kėrkohet njė rregull dhe kuptim i
drejt i jetės pėr tė ju shmangur vuajtjeve tė panevojshme dhe pėr
tu qėndruar e pranuar nė mėnyrė poashtu tė drejtė vuajtjet nėpėr
tė cilat kalon njeriu. Vuajtja pra ėshtė pėrjetim intim jetėsor i
individit dhe nisur nga kjo, duhet mėsuar shtjellimi i pėrjetimeve tė tilla shpirtėrore dhe kėshtu
zvoglohet humnera dhe krijohet vėnd, tė them pjellor, pėr lumturinė.
Nė rast tė kundėrt i lirohen krejtėsisht jelat dhėmbjes sė brėndshme
qė kalon nė ndjenjė e
gjendje tė pėrkeqėsimit tė vazhdueshėm.
A
ka fund vuajtja ?
Ėshtė
filozofim i dobėt apo mė mirė, nuk ėshtė filozofi ajo qė mund tė
pretendoj se vuajtja nuk ka zgjidhje. Edhepse ajo jetohet nė tė
tashmen, me pasojat qė i shifen tė vijnė nė tė
ardhmen, pėsime qė do tė vijnė njė ditė, thashė mė lartė,
vuajtja jetohet nė tė tanishmen. Ēdo gjė e kaluar, ėshtė vetėm njė
pakicė krejtė a pahetueshme e cila nuk mund tė quhet vuajtje por vetėm
njė kujtesė e hidhėt mbi njė ngjarje tė kaluar. Mirėpo shpesh humbja e njė
dashurie, njė vlere njė ideali nuk pėrjetohet si e kaluar por si e
tashme se barra bartet nė tė tashmen. Pos tė kaluarės qė rėndon,
ėshtė e ardhmja qė trazon mė sė shumti sepse parandjenjat sado qė
dijmė se janė tė pa themel, ata peshojnė rėndė si dhe parashikime
tė tjera qė mund tė jenė serioze sepse kanė njė pikėnisja nga e
kaluara ose e tashmja bėhen pjesė e identitetit dhe vuajtja trazon
gjithėnjė mė fortė. Pas gjithė kėsaj ; a ka zgjidhje ?
Ku qėndron ajo ? Tė fillojmė nga disa aspekte qė janė
motor kundėrvenės i vuajtjes. Sė pari, janė disa momente qė ēojnė
drejt rezonimi tė thellė e tė drejt se « vuajtja nuk ėshtė
pjesė e qenies sime ; vuajtja nuk jam unė por diēka qė ėshtė
nė mua, e ngulitur si njė dhimbje fizike e kjo sėmundje shėrohet. Mbaj njė barrė mbi supe por vet unė nuk jam barra, dhe pra atė e
shkarkoj se nuk jam i detyruar ta mbaj pėrgjithėmonė ». Ėshtė
evidente se sėmundja mund tė zgjas kurse vuajtja, me njė « punė »
psikologjike, nuk qėndron gjatė. Evitimi i problemeve tė imagjinuara
qė eventualisht mund ti hasim nė ardhmėri, e qė janė mė tepėr
prodhim imagjinate se sa pengesa reale, parandalon dhe ēkyq dhėmbjen
shpirtėrore. Vuajtja
qė bartet si pasojė e kaluarės, gjithashtu mėnjanohet nga pjesa e
brendshme shpirtėrore, me ngadalėsi, duhet cekur por ajo shlyhet sa me
kohėn aq mė mirė me njė sodtije reale tė ngjarjes apo ngjarjeve tė
kaluara qė na bėjnė tė vuajtjur. Humbjet janė tė pazavendėsueshme,
ėshtė e sigurt disa herė por nga kėtu, duhet kėrkuar lehtėsimet se
me miliona njerėz kalojnė nėpėr peripeci dhe arrijnė tė rivendosen
mbi binarė tė jetės dhe tė arrijnė ēaste lumturije. Natyrisht, po
edhe thash mė lartė se vuajtja ėshtė pjesė e identitetit por jo
edhe pjesė pėrbėrėse e thellėsisė sė shpirtit. Mėtej dualja e
saj, lumturia qėndron gjithėmonė nė pozita e gatshme pėr tė
kapluar shpirtin. Nga kėtu dikush
vuan mė gjatė, mė me intenzitet e dhimbje por dalja ėshtė gati
natyrore e nėse pėrqėndrohet me forcė nė flakrimin e saj jashtė
intimes, kohėzgjatje e saj ėshtė me tė vėrtetė shum mė e shkurt.
Vuajtja pra, sado qė tė zgjas, ajo ėshtė e kufizuar nė kohė dhe
prandaj them se ajo identifikohet me kohėn (kohėzgjatjen). Nė jetėn
e pėrditėshme, shembujt e mbisundimit tė vuajtjes janė tė numėrt nė
tė gjitha shkallėt e shoqėrisė pa dallim tė kushteve materiale e
hierarqike. Para se tė shkruaj pėr vuajtjen, kam kontaktuar shum njerėz
nga shtresa tė ekstremeve gjithėpėrfshirėse nėpėr metropolat
evropiane. Asesi nuk mund tė themi se njė i pa kulm vuan e tjetri me
pasuri tė « lakmueshme » ėshtė i lumtur. Numri i tė
vuajturve ėshtė plotėsisht i barabartė me njė dallim tė vogėl nė
kohėzgjatje tė vuajtjes. Ata qė i mendojmė si tė lumtur vuajnė mė
gjatė dhe anasjelltas. Pėrmenda rastet e njėrėzve pa kulm, qė flejnė
rrugėve, nėn ura, nėpėr stacione metrosh
Nė bisedė me ta, numri
mė i madh thonin tė jenė tė lumtur se pėr ēdoherė, gjenin
zgjidhje fatlume pėr tė kaluar natėn tė papenguar nga policė ose
edhe nga ndonjė kalimtar. Tė lumtur nė mėngjez se kanė mundur tė
kalojnė njė natė nė kabinė telefonike dhe kėshtu janė mbrojtur
nga lagėshtia apo nga ngrica. Thonė tė jenė tė lumtur se ka shum
njerėz qė ju japin lėmoshė dhe ju bėjnė jetėn mė tė kėndshme.
Njėri nė njė kėnd tė kryeqytetit francez me thoshte se njifte hidhėrimin
kur policia e pėrzinte nga stacionet nėnkėsore tė metrosė por
skishte njohuri pėr vuajtjen. Kėto
janė shembuj tė cilėt vėrtetojnė potencialet e shumfishta shpirtėrore
tė njeriut. Ata janė pra pjesė e identitetit, pjesė e unit dhe nga kjo
ngelėn qė njeriu tė bėjė ndoshta zgjidhjen e tė pėrcaktoj vet
shkallėn dhe kohėzgjatjen e vuajtjes. Njė soditje reale e situatės
krijon vend tė shėndoshė pėr tė ju larguar tmerrit tė quajtur
vuajtje. Ajo ėshtė pjesė pėrbėrėse e njeriut sikur qė janė gėzimi,
hidhėrimi, hareja, mbėrzia, friga dhe guximi qė pėrjetohen nė mėnyra
ciklike. Asnjėra nga kėta gjendje shpirtėrore nuk ėshtė e pėrjetėshme.
Ata, herė pas here ia lėshojnė vendin njėra tjetrės sikur qė ndodh
edhe me vuajtjen e lumturinė.
Kuptimi
dhe interpretimi i vuajtjes
Animi
nga dhėnia veti tė shejtėrimit vuajtjes vihet re duke filluar nga
rastet mė tė rėnda tė saja gjer nė ato
qė nė vetvete edhe nuk mund te merren si tė tilla pasiqė nuk
janė tė lidhura reciprokisht e nė mėnyrė tė pashkėputur. Tė kėthehem
rasteve kurr vuajtjen e shofim si kalim drejtė lumturisė sė dėshiruar.
A nuk thuhet se pėr tė qenė e (i) bukur duhet vuajtur (operacionet
estetike, tatuazhet, djersitjet e pafundme gjimnastikore, uria - mosushqimi pėr humbje tė
peshės
). Nė rastet e humbjes tė njė tė afėrmi, njeriu pėrcakton
ditėt e zisė e kjo nė mėnyrė tė vet, mundėson dalje mė tė shpejtė
nga njė vuajtje qė mund tė merr pėrmasa dramatike. Nė fenė islame
pėr shembull, zia ėshtė e ndaluar e kjo mundėson edhe integrimin mė
tė shpejtė nė rrjedhat e jetės dhe kėshtu mundėson largimin nga
vuajtja. Si do qė tė jetė, dallohet dhe duhet dalluar vuajtjen e zisė
duke mbjellur nė ndėrgjegjen mė tė thellė tė unit se zia ėshtė e
kalueshme dhe jeta ka begatitė e veta dhe tė ju rreket gradualisht
rrjedhave tė jetės qė sjellin momente tjera nga vuajtja. Nė kėtė
fushė, hyn edhe vuajtja nga tė vuajturit e njė sėmurje sidomos kurr
ajo ėshtė kronike. Kjo gjėndje pėrfshinė dhėmbjen fizike tė
vendosur nė njė organ apo pjesė tė trupit qė shkakton trauma, frigė
pėr ardhmėrinė dhe pasiguri e pritje qė duken tė jenė tė pafund.
Kjo shėndron dhimbjen nė ankth shpirtėror dhe dalja nga kjo lehtėsohet
mė sė lehti me shėrim, pra ndėrpreje tė dhimbjeve trupore por edhe
me kėrkimin dhe vurjen nė pah tė aftėsive qė janė prezente. Nė
fund, nuk mund asnjėherė tė ndajmė totalisht dhėmbjen
dhe sėmundjet nga vuajtja. Nuk ka sėmundje organike e cila ėshtė
e shkėputur krejtėsisht
nga mentalja. Kėta tė dyja formojnė njė tėrėsi e sėmundjet
qofshin ata edhe pasojė fatkeqsie (sport, qarkullim rrugor, punė)
krijojnė bazė psikologjike qė nė momentin e arritjes sė dėmit
fizik. Sėmundjet tjera e kanė pikėnisjen nė psiqikėn njerėzore qė
mė parė, kėshtuqė ajo ėshtė pasqyrim i pėrjetimeve tė brendshme
shpirtėrore e nga kjo tėrhjekim pėrfundimin se nuk ka sėmundje qindpėrqind
trupore. Krijimi i njė plogshtije shpirtėrore qė nuk kėrkon lumturinė
e harenė, ndėrton kolltukun ku do tė vendosen sėmundjet fizike tė
cilat nuk vonojnė tė dalin nė shesh e kjo krijon njė rrugė tė re
drejt rritjes sė vuajtjes qė ēon akoma mė larg nė depresion psiqik.
Njė « punė », njė angazhim i mirė pėr veten i bazuar nė
shpirtėroren (praktimi i besimit, arti, nxėnia, meditimi), dhe fiziken
(sporti) janė parandalimi mė i suksesshėm i burimive tė sėmundjeve
dhe nė rastin konkret tė vuajtjes shpirtėrore.
|
|
NGA
E NJĖJTA AUTORE:
●Altruizmi
●Dhuna
●Egoizmi
●Konflikti
●Lumturia
●Mėsimi
●Vartėsia
●Vartėsitė qė na sundojnė
●Vetmia
●Vuajtja
●Kuptimi
dhe ndjenja e vuajtjes
Ballina
|