|
Me
kokėn vendosur mbi prehėrin e sė akulltės vetmi, qėndroj pa bėrė
asgjė dhe nuk di pėrse! E ajo, vetmia, e errėt, e pisėt, mė kėndon
me zėrin e saj tė heshtjes qė vret edhe muret e lagėshta tė dhomės.Dora
e saj e thatė, luan me flokėt e mi. Jashtė bie shi. Pėrpiqem tė
hedh mbi leter ktė makth, krijuar prej nuk e di se ēfarė, por, e
pamundur! Shoh mbi fletėn e bardhė disa fjalė, qė sado mundohen tė
shtrinjė krahėt e tė prekin njėra-tjetren, mbeten ashtu, krahėhapur,
sikur po kėrkojnė mėshirė. Nė njė cast tjetėr, fjalėt u thyen, e
shkronjat vrapuan tė dehura mbi letren e bardhė. Ēmenduri! Ēdo
shkronjė tani mė ngjan me insekte a qėnje tė vogla, qė kėrkojnė tė
mė vėrsulen, tė mė hakmerren, tė mė kafshojė! Pikėrisht ato,pjella
ime! Zot, ku je?
Megjithėse
dritėn e kam fikur, mendimet vėrshojnė! Ndezur qėndron abazhuri i vogėl,nė
cepin e dhomės dhe arsyeja ime e pėrgjumur. Gotat e kristalit, nėn
dritėn e zbehur tė abazhurit dhe pėrgjumjes sime,marrin pamjen e njė
parajse tė vėrtetė. Tė pi? Sapo ktheva kokėn e trembur prej kėtij
mendimi,shoh tek hedhin valle,mbi pjatė, avujt e supės sė ngrohtė.
Kisha harruar tė haja. Eh,punė e madhe! Sikur kaq lehtė vdes njeriu!
Tė pi? Por, edhe dėshira pėr tė pirė mu zbeh, sapo duart preken
butėsisht gotėn e verės. Njė gote tjetėr qėndronte e mbushur. Unė
po pija, po pija krah pėr krah me vetminė, shoqėn time tė mistershme
qė mė shoqėron ndonjėherė,kur nuk di ēfarė tė bėj.
Ndjej
tė mė dhėmbė koka, sigurisht jo nga pija! Teksa me njėrėn dorė
mbaja gotėn, tjetrėn, atė tė majtėn, e vendosa mbi ballė. Dridhem!
Unaza e bukur me gurė tė ēmuar, mė ngjau sikur mė kafshoi. Ndėshkim?
E di, unė nuk jam ajo qė do doja tė isha. Shpesh e ėndėrroj veten
tjeter, dhepse thonė se ėndrrat varfėrojnė realitetin. Ēbotė e
mistershme!
Ktheva
gotėn e dytė tė verės sė kuqe. Shija e saj e hidhėt, nuk mė bėn
mė pėrshtypje. Ngadalė heq unazėn dhe e vė mbi bllok. Koka mė
peshon shumė. Mos vallė mendimet u shtuan?! Mbetur mes dy fletėsh,
hija
e unazės mori formėn e zemrės.Ironi?!
Iki.
Shėtis diku jo fort larg realitetit, por as nė realitet nuk jam.Si e
largėt,njė shprehje mė ēukit:Nėse kėrkon tė njohėsh vetminė,martohu.
Ndėrsa Sokrati ka thėnė: Sido qė tė jetė, martohuni! Nėse
merrni njė grua tė mirė, do tė jeni tė lumtur, nėse merrni njė
grua tė keqe, do tė beheni filozof.
Ti,
drita e syve tė mi, duhet tė mė besosh, unė nuk dua kurrė tė tė lėndoj.
E si do mundja, ty, qielli im i kaltėr! Ti, ylli qė ndriēon rrugėn
time tė mistershme nė kėtė botė enigmatike. Nėse vetmia do kishte
fytyrė, unė do e ēirrja me thonj fytyrėn e saj, do I shkulja flokėt
njė e nga njė, do e vrisja me duart e mia, vetėm tė mos arrinte kurrė
tek ti. Unė, po po unė, unė engjėlli yt mbrojtės.
Ti
nuk e di sa do kisha dashur qė unė tė isha ideali,ai ideal qė nuk
ekziston ende nė kėtė botė tė djallėzuar.
Sikur
unit tė vdiste njė ditė! Sikur egoja tė iki tutje, sikur tė tė
doja edhe pak mė pėrjet qenjės sime, sikur!
Mėngjeseve
kur zgjohesh heret, do doja tė tė shėrbeja mėngjesin, shėrbetosur
me gjithė dashurinė time tė pėrgjumur, me gjithė dashurinė
e fjetur e jo tė tė lutem tė mė fikėsh dritėn.
Pasditeve
tė mėrzitshme pas pune, sikur gjithmonė tė tė shoqėroja parqeve pėr
kafen e pasdites dhe jo tė harrohesha,siē harrohem e ngatėrrohem
shpesh nėpėr shkronjat e romaneve tė dashurisė. Inatet vocrrake qė
natyrshėm vijnė mes nesh, do doja ti pėrzija njėherė e pėrgjithmonė,
por janė ato pikėrisht qė na ushqejnė me forcė, nevojė dhe mall pėr
njėri-tjetrin. Egoja ndonjėherė na rremben e na ve pėrpara, por
dashuria ka kopjen e ēdo prange.
Netėve
kur ėndrrat tė tė mundojnė, do doja tė zgjohesha e tė tė vėshtroja,
tė prisja zgjuar ankthet e makthet qė drejtohen pėr tė ti e tju
flisja pėr ty, ata do e kuptonin mirėsinė qė tė karakterizon dhe,
kokėulur do ktheheshin pas.
Ti
je i imi! Dua qė puthjet e mia, tė vijnė tek ti me ēdo pikė shiu.
Dua qė ndjenjat e mia tė jenė mirėsia qė tė tė paraprijnė nė
jetė. E dua trupin tėnd! Dua tė shkrihem mbi tė, dua tė futem nė
poret e tij, e tė mos ekzistoj mė, pėrveēse brenda teje.
Por,
diēka brenda meje kėrkon mė shumė, mė nxit pėr mė shumė,
provokon mė shumė. Nuk di tė jem tjetėr, dhepse nuk dyshoj nė
ndjenjat e mia. Qėnjet tona prej kohėsh janė njė, madje, nuk e di si
kam jetuar deri atėherė e ēkuptim kishte jeta ime.
Ylber
i ditėve tė mia, ti meriton njė botė tė butė, ti meriton njė
dashuri dhe pėrkujdesje tė pafundme! Unė jam betuar tė tė dua
derisa qėnja ime tė mos ekzistojė dhe shpresoj qė njė ditė, tė tė
pėrmbush kuptimin e jetės tėndė, deri edhe nė detajet mė tė
pavlera, tė jem gruaja qė unė do doja tė isha.
Mesnatė!
Shkoj tė fle! E di, ti i dashur po mė pret nė ėndrra krahėhapur, i buzėqeshur, me dashuri!
|