|
Nga
se doli nė sheshin e riemėrtuar nuk i kujtohej as vet. Mbante mėnd
vetėm se atė ditė iu mbush zėmra plot vrerė nga shpirtėrat e
shitur tė atyre qė kėto kohė gjindeshin nė majat e njė piramide sa
hyjnore po aq tė djallzuar qė nga themeli, nė mos mė thellė.
Hyjnore se ėshtė hyjnore nga vetiu dhe se duhet tė jetė e tillė;
djallzore nga se djajtė banojnė brėnda por dhe rreth saj. Aty kishte
edhe padjajė me zė tė shterrur nga mundi pėr tė mbijetuar nė turmėn
e egėrsuar dhe tė dalur mėndėsh gjer nė rrėnzė tė rrashtit tė
kryes. As ai, mė i riu nga ata qė gjinden sot dikund shum lartė nė
majė tė kėtij rrokaqielli, nuk kishte fuqi tė nxjerr zė kumbues se
kush nuk ia virte. Vrapi pas diēkafit mbitoksorė i kishte shurdhuar aq
sa zėri nuk ju kalonte as tejmėtej veshėve. Tė ndjeshėm i kishin
vetėm shpirtėrat qė i ecnin skaj mė skaj. Nga e reja nė tė vjetrėn,
nga e vjetra nė tė renė e nga tė dyja nė dreqėr shumemėrorė
Nga shifnin a shpresonin ndonjė qindarkė a karrigė pėr ta vendosur
egon e tyre, kėta shpirtėra nuk bėnin gjė tjetėr vetėmse ndėrronin
fé e gjuhė, miq e dashamirė dhe rrinin aty ulur, me prani fizike a
mendore, pėrderisa shpirtėrat e tyre lavireshin gjithandej nėpėr
kahmose shtrigash. Nė kėtė ankth, ai dėgjoi dikush nė trotuarin e dėrmuar
tė thėrriste « ooo Sejdė, Sejdooo !» dhe papritur
foli pa dėshirė tė veten, me plogshti tė tmerrshme duke marrur frymė
pas ēdo fjale : « Hej lėre Sejdėn ore. Tė shkoj nga tė
doj, nė dashtė andej nė dashtė kėndej se kurrė nuk na ėshtė bėrė
vonė pėr tė ». Pas kėtyre fjalėve qė i morri pėr tejet tė
qėlluara, u thek. Dikush thėrriste Sejdėn por jo tė njėjtin me atė
tė shkuarin qė kohė pa kohė. Po Sejda i asaj kohe ju rrotullua nėpėr
tru se kėsaj paradite dėgjonte pėr sė gjalli bisedėn e dy krerėve
tė njohur e nuk merrte vesh gjė. Shoqėrueset e tyre tė pispillosura zgėrdhiheshin
e pėrtypeshin rreth tavolinės sė mbushur sikur dhitė para gjetheve tė
akacies me kėmbėt e para dhe me bisht tė ēuar pėrpjetė. I
ngrati mundohej tė kapte diēka nga fjalėt e tyre, jo se donte me tė
vėrtetė tė dinte ēka flitej
Ishte kjo njė kurreshtje e tjetėr
natyre. Ai donte vetėm tė pėrkthej nė trurin e tij, qė tani i dukej
shum i vogėl, ndonjė fjalė a ndonjė grimcė fjalije. I dukej se
jetonte nė njė botė tjetėr, krejtė tė ēveshur nga e tija. Gjer mė
sot, duke filluar diku aty pas pensionimit, filloi ti merr mėni disa
gazeta se nuk i kuptonte dot. Ca tė tjera ishin disi pak mė tė lehta
por edhe mė tė pastra pėr ti kuptuar. Nganjėherė prirte tė besoj nė
vete se mund ti lexoj edhe pa syzet e trasha, aq i dukeshin tė lehta
e tė kuptueshme fjalėt e kohės sė tij ; tė tjerat, ato tė
llojit tė gazetarit nė tavolinėn pėrballė as nuk provonte mė ti
njollos syzet e moshuara. « Ēka po ngjet me gjuhėn tonė a thua?
Mos vallė unė humb kujtesėn e harroj fjalėt? », pyeti atė tė
piramidės qė e njihte qė nga lindja,- ju ndigjoj tė flitni do gjuhė
Ata buzėqeshėn lehtė e me pak pėrbuzje dhe nuk denjuan tė pėrgjigjen.
I njohuri i kahmotshėm ngriti dorėn nga tavolina dhe luhati dy-tri herė
shputėn sikur pėr ti thėnė fqiut tė dikurshėm tė pres pak pėr pėrgjigje
dhe kaloi nė botėn e tij mashtruese tė parasė, tė karrikės, e tė
lėpirjes pas tyre qė luajnė figurecat e kėtyre anėve. E figurecat
besa ia vlenin se tėrė kohės bluanin si ēakallė mulliri duke u
hangarizur apo duke u zėnė me njėri tjetrin e nuk shihnin ashkat e
ngulura nė sy. Atyre qė erdhėn nė krah tė atij mė tė madhit ju pėlqenin
kėso figurecash se nuk ju turbullohej kurr uji e as mundoheshin tė
ndijnė pėr ndonjė fjalė tė fjalorit tė plakut qė pinte tani kafen pa shije.
Nuk kishin ndonjė nevojė pasiqė e kuptonin gjuhėn e figurecave e pra
nuk ēanin kokėn pėr tė tjerėt qė ishin jashtė gardhiqeve tė
tyre. Nė folerrejcėn apo gjepurėn e piramidės, pjesa dėrmuese ishin
nga ata qė vehten e shiqonin vetėm nė pasqyra smadhuese e fjalėt
duhet ti kishin tė mėdha. Pėr tė qenė fjala me vlerė e madhe
duhej ti takonte evropianēes se ndryshe zvoglohesh ; huuuu
zvoglohesh aq shum sa qė 33 shkuarje-arrdhje nėpėr fé e anė nuk tė
ndihmojnė. Po kėto ishin botėkuptimet e Zotėrinjve folerrejcė dhe
atyre qė telallonin fjalėn ndėr gazeta televizora e interneta. Nė ndėrkohė
plaku kapi filxhanin pėr tė thithur ngėllkun e fundit tė kafes sė ftofur
qė moti dhe
i ngrini dora para buzėve kurr dėgjoi sa pėr sherr, zėrin
e atij kokėmeflokėpaflokut, «
njė marshrutė nė direkcion
tė profitit personal qė efektuohet step by step ėshtė solid por jo
edhe benefik
Reagimi rapid ėshtė imperativ ! Projektet e
».
Gjuhė e ēorroditur, shpirt i ēorroditur
Skishte dert se
skuptoi krejt. Dikush ia mbėshteti dorėn mbi sup e njė zė
shqiptarēe e pėrshėndeti miqėsisht ia ndėrpreu vuajtjet qė i
shkaktoheshin kėsaj ditė me pak diell. Vetėm tani Kola u rahatue pak
se filloi kuvendimin me Ahmetin, shokun e fėminisė (e besa qė tė dytė
kuvendonin shqip, duke ndenjur ēdonjėri nė vendin e vet pa pasur
nevojė ti trishtojnė shpirtėrat duke luajtur andej kėndej e i
kuptonte edhe Zoti edhe fėmia i vogėl)
E porositėn edhe nga njė
kafe. Ahmeti qė dinte pėr plagėt e mikut tė tij e sidomos pėr plagėt
e veta qė ishin akoma mė tė numėrta, ia pėrsėriti njė tė vėrtėtė:
-Janė bijtė e pobratimcave tė qoftėlargut! |