|
Zgjuar
tamam me kohė ashtu gjumėkurdisur, mu si ora e saktė tė cilėn e
shtyj ēdo pesė minuta dhe dua tė
vazhdoj ėndrrėn. Edhe pesė minuta tė tjerė, ikin dhjetė...
Symbyllur ngritėm pėr tė filluar ritualin mėngjesor nė dhomėn e
vogėl dy me dy por ku janė tė gjitha qė tė duhen. Tavolina, njė
llambė e vogėl nate pėr lexim nėse nuk je lodhur nga puna dymbėdhjetorėshe,
frigorifer pėr ujė tė ftohtė akull, pėr tė mbijetuar etjen nė
shkretėtire, pastaj njė lavaman e
pak mė lart pasqyra
me tė cilėn shkėmbejmė shikimet qė
nė minutat e parė tė ditės, flasim nė heshtje, se kuptohemi pa asnjė
problem, kur ngrysem unė edhe ajo gjithashtu, unė e qeshur ajo ka buzėqeshjen
identike me timen. Nganjėherė pa dashje ca pika uji ikin pa qėllim nė
pasqyrė duke u munduar tė prishin imazhin e disponimit mėngjesor,
pastaj avulli mbulon si me vello mėndafshi shikimet tona. Fshij fytyrėn
time dhe tė saj dhe pėrsėri shikohemi njėjtė si dje, pardje, para
njė viti, dy, tre
Flasim nė
heshtje dhe premtojmė se
do shihemi edhe nesėr, nė tė njėjtėn kohė. Do flasim pėrsėri dhe
do e pyesim njėra-tjetrėn pėr po tė njėjtat gjėra.
Ajo
nuk flet, veēse
pėrsėrit pas meje atė ēka them unė, imiton ēdo shikim timin, ēdo
lėvizje buzėsh. Tė ngjashme sa ska mė, si binjakėt siamez. Por
ka diēka qė nuk ėshtė e ngjashme mes nesh: Asaj nuk i bėhet vonė pėr
gjumė, as nuk zgjohet herėt ngase nuk fle kurrė. Ėshtė gjithmonė nė
krye tė detyrės pėr tė tjerėt.
Minutat
ikin shumė shpejt si tė ishin sekonda, ora ecėn e bashkė me tė dhe
koha qė nuk ndalet. Tek hap derėn pėr tė ikur nė punė kthehem edhe
njėherė tek mikja ime Pasqyrė dhe i premtoj se do shihemi nė mbrėmje.
Nxitoj
hapat shkallėve teposhtė dhe ndiej valė tė nxehtė ere tek rrah
fytyrėn time nė kėtė mėngjes tė hershėm qė ėshtė shumė mė i
jashtėzakonshėm
se mėngjeset e freskėta nė
atdhe. Detyrimisht mbyll kapakėt e syve pėr pak sekonda dhe mendja mė
ikė atje. Kujtoj po kėtė nxehtėsi qė i ngjan atij zjarri kur nėnat
tona bėjnė flinė me saē.
Edhe
kjo ditė mė lė tė kuptoj se sdo ketė ndonjė dallim tė madh
nga ato qė ikėn. Tek shpejtoj hapat rrugės sė njėjtė pėrsėri
mbyll sytė dhe pyetem: Vėrtetė jemi kėtu? Ende jemi kėtu?
Dėgjohen
po tė njėjtat ushtima e zhurma nė qiell e tokė, nė tė njėjtėn orė,
nėn tė njėjtin qiell. E vetmja qė ėshtė e ndryshme nė tėrė kėtė
rutinė ėshtė ndonjė e papritur qė nuk njeh as orė, as ditė e as
mot. Eh, atėherė i humb kuptimi gjithēkaje dhe lumė pyetjesh vėrshojnė
shtratin e mendjes tėnde. Lum aq i vrullshėm sa tė merr me vete po
nuk dite not. Dhe pėr ēudinė tėnde tė gjitha kapėrdihen dhe pėrqafohen
ditėt nė vazhdim sikur e djeshmja ti takonte njė tė kaluare tė
largėt e jo realitetit tė jetuar nė tė cilėn ti ishe aktor i vėrtetė
i kėtij filmi jetėsor.
Rrugės
takohen po tė njėjtat fytyra tė pėrgjumura me hapa qė nxitojnė pėr
tė filluar edhe njė ditė tė re pune. Mė tutje, fytyra ushtarėsh tė
lodhur nga nata, tė pagjumė, ata tė cilėt neve na bėjnė mė tė
lehtė dhe sigurt gjumin brenda. Nė ata sy lexohen tregime tė shumta
nga mė tė ndryshmet dhe malli pėr mė tė dashurit e tyre.
Nė
gjethe palmash fshihet enigma, e pėrkundur nėn melodi erėrash tė
nxehta. Nė trungun e saj fshihet patundshmėria, rrėnjė tė
thelluara nėn shtresa shekujsh i japin krahė vazhdimėsisė sė jetės.
Mjegullnaja
pluhuri qė nuk janė tė rralla me temperaturat tmerrėsisht tė larta
tė shtynė tė pyesėsh: A thua si
mbijetojnė banorėt e kėtij vendi? Jashtė telave gjemborė shihen tek
punojnė tokėn aty afėr burimit tė Tigrit, lumi qė ushqen shpresat
dhe pėrkund historinė e vjetėr tė civilizimit.
Fytyrat
e tyre falin buzėqeshje tė panjohurve gjersa realiteti ndryshon shumė
dhe hallet e jetės janė aq
tė kundėrta nga jeta jonė brenda telave.
Dita
tretet dhe sjell muzgun si njė pikturė tė bukur tė njė artisti tė
madh dhe tė papėrsėritshėm, diku nė
skajin tjetėr tė Botės duke u lutur qė kjo panoramė tė jetė
jetėgjatė.
Yjet
qėndisin qiellin atje ku fshihet bukuria e tyre bashkė me
vellon e hėnės qė shoqėron ato. Nėse do tė jetė njė natė e qetė
atėherė lutesh qė ėndrrat tė pėrkundin ashtu si fėmiun pėr tė
bredhur pastaj ėmbėlsisht nėpėr kopshtet e varura, pėr tu
ngjitur mė lart se asnjėherė, mbi Kullėn e Babelit.
Syhapur
kthehemi nė realitet, tė vetėdijshėm se shqiponjat pėrherė
fluturojnė lart, mbijetojnė nėpėr shtrėngata dhe kthehen pėrsėri
nė fole edhe me tė forta se dje. Aty frymojnė lirshėm gjersa Lindja
e Mesme bashkė me Kopshtin e Edenit do ti ngjajnė
njė pėrralle interesante pėr gjeneratat qė do vijnė.
Irak, Gusht
2010
|