rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Rreth librit "11 minuta para orės '00" tė Sh. Dibranit

Shefqet Dibrani si «Homo sacer[1]»

Shkruan: Xhemal AHMETI

I.

13 Janar i vitit 1898. Emil Zola i shkruan letėr tė hapur presidentit francez Félix Faure. Titulli i letrės: «J’accuse...!»[2]. Shkrimtari, gazetari, natyralisti dhe themeluesi i parė i teorisė mbi kontekstualitetin e Arteve dhe Politikės, Emil Zola akuzonte aparatin shtetėror dhe vetė presidentin francez tė jetė bėrė vegėl e njė klani kriminel tė udhėhequr nga koloneli du Paty de Clam. Shkak i protestės ishte dėnimi i oficerit Alfred Dreyfus pėr tradhti kombėtare, i cili sipas Zolės nuk ishte hiēgjė tjetėr veēse  njė komplot i poshtėr i klanit nė fjalė. Akuza e Zolės: Strategjia e detashmentit tė prirė nga koloneli intrigant du Paty de Clam ėshtė qė, duke dėnuar patriotė tė pafajshėm si Dreyfus tė fshehė tradhtitė e veta qė bėn nė dėm tė Francės.

Njė ditė mė vonė, mė 14 janar, aksionit tė Emil Zolas iu bashkėngjitėn edhe 102 shkrimtarė dhe demokratė famėrėndė tė vendit, duke publikuar «Manifestin intelektual» me titullin «Protestė» nė gazetat kryesore tė vendit. Nė dy procese gjyqėsore dėnohet Emil Zola me njė vit burg dhe 3 mijė franga. Pėr t’i ikur burgut ai emigron nė Angli.

 

II. EMIL ZOLA NDĖR NE

Tragjedia personale e Emil Zolas ka njė «happy end»[3], mirėpo drama e intelektualit nė luftėn e tij kundėr padrejtėsive, klaneve, mafive parapolitike si duket nuk do tė marrė fund kurrė. Se kjo e vėrtetė fatkeqe edhe 114 vjet[4] mė vonė lulėzon me ekzistencėn e saj gjithandej, kėtė na e dėshmon edhe libri «11 MINUTA PARA ORĖS '00» qė po trajtojmė sot. Sot e trajtojmė viktimėn tonė, Emil Zolėn tonė, Shefqet Dibranin, ky pėr dallim nga shkrimtari francez nuk kishte mė se ku tė emigrojė pasi ishte i tillė. Edhe me keq: bashkė me tė, po me tė njėjtin tren tė kohės, kishin emigruar edhe falanga tė du Paty de Clam-ėve shqiptarė, tė cilėt proceset gjyqėsore dhe atentatet do tė ia bėjnė kėtu nė Zvicėr.

 

III. PARIMI DHE KRITIKA

Nė parim vetėm kėshtu mund tė gjykohet e krahasohet rasti Shefqet Dibrani. Asnjė sjellje e tij nuk justifikon dot dhunėn, proceset dhe intrigat e zhvilluara kundėr tij.

Detyra jonė ama sot nuk ėshtė patjetėr qė tė shndėrrohemi nė komitet nderi e feste pėr autorin, por, konform edhe thirrjes sė organizatorit, ta diskutojmė librin e tij. Tė polemizojmė rreth tezave, akuzave dhe mesazheve qė Shefqet Dibrani na i ofron si argumente, si teza qė rrėqethin, qė gėrryejnė gjithė ata qė e duan Kosovėn. Paragjykimi i parė qė pėrshkroi trurin tim, kur pashė librin ishte ky: Titullin «11 MINUTA PARA '00» e lexova si «Fushatė hakmarrjeje e Shefqet Dibranit kundėr ...»

Para se tė zhytemi edhe mė tepėr nė paragjykime ta hapim librin pra:

 

IV. STRUKTURA E LIBRIT

Pjesėn dėrmuese tė librit e pėrbėjnė shkrime publicistike, korrespondencė dhe analiza rreth proceseve nė Kosovė, respektivisht tė atyre qė kanė tė bėjnė me Lidhjen Demokratike tė Kosovės, nė tė cilin ėshtė aktiv Shefqet Dibrani.

Libri hapet me njė korrespondencė tė autorit qė ka pasur me kėshilltarin e Fatmir Sejdiut, Ibrahim Berisha, i cili nė vend tė pėrgjigjes i tregon Shefqet Dibranit se ka zbuluar ekzistencėn e Zotit po si kolegu i tij Milazim Krasniqi. Natyrisht se botimi nga ana e Dibranit nuk e ka kėtė qėllim, pra tė shpalojė religjiozitetin e zotėri Berishės, por sillet  aty si indikator qė dėshmon nivelin ordiner tė komunikimit nga njė kabinet presidencial.[5]

Kapitulli i parė i librit del si njė polemikė e ashpėr kundėr destruktorėve dhe fenomeneve  negative qė sipas Dibranit, furishėm demolonin vizionin e Ibrahim Rugovės dhe tė LDK-sė, duke i degjeneruar ato (pra vizionin dhe partinė) qėllimisht pėr t’i transferuar mė vonė si merita tė tė tjerėve, tė atyre qė Rugovėn e konsideronin si armikun numėr njė tė tyre.

Kapitulli i dytė dokumenton apelet e Shefqet Dibranit pėr reformim dhe demokratizim tė partisė, po me tė njėjtėn frymė vazhdon polemika dhe denoncimi i destruktorėve goxha tė fortė brenda partisė.

Kapitulli i tretė na sjellė njė pasqyrė tė mrekullueshme rreth funksionalitetit tė klaneve, organizimit konfuz hierarkik dhe personave qė ndjekin vetėm njė udhė: interesin personal e semifeudal tė fisit.

Kapitulli i katėrt e pėrshkruan episodin mė tragjik, dramėn mė eutanazive qė njė lėvizje, njė parti mund t’ia bėj vetes: ky kapitull sillet nga Shefqet Dibrani si njė scenérie nė tė cilėn triumfojnė ata qė janė ngjeshur me tė gjitha armėt e mundshme politike e pushtetore pėr t’i bėrė atentatin pėrfundimtar vizionit rugovian.

Kapitulli i pestė ėshtė ai i sfidave individuale. Njė kapitull ku unė personalisht madje mund ta konsideroj veten si dėshmitar. Kur ėshtė sulmuar fizikisht Shefqet Dibrani po nė atė moment kam qenė unė duke lexuar njė kritikė promovuese nė sallėn e «Pėrparimit». Kampanja qė u finalizua me procese gjyqėsore kundėr tij u nis dhe zhvillua nė gazeta, nė tė cilat unė isha kryeredaktor i tyre. Pra njė kapitull qė e njoh mirė pėr sė afėrmi.

Pas polemikave, analizave dhe apeleve intensive, pas njė rrugėtimi tė rėndė nėpėr dhimbje, sulme e drama personale, nga fundi i kėtij kapitulli kthehet Shefqet Dibrani nė shtėpi. Nė poezi. Aty ku unė si recipient mund tė marrė mė sė rėndi frymė dhe aty ku unė si njeri edhe njėherė bindem se bestialiteti jonė shpirtėror vritet mė sė miri me art.

Librin Shefqet Dibrani e «pėrmbyll» me njė analizė mbi filozofinė e njeriut, politikanit, krijuesit, dhe shkencėtarit  Ibrahim Rugova.

 

V. TEZAT

Pėr arsye se Shefqet Dibrani me ēdo tekst tė publikuar brenda «11 MINUTA PARA ORĖS '00» elaboron njė e mė shumė segmente politike, partiake e shoqėrore, numri i tezave, konstatimeve dhe pėrfundimeve nė libėr ėshtė voluminoz. Unė do tė pėrqendrohem nė ato qė i konsideroj kryesore dhe tė diskutueshme. Nė mėnyrė pėrmbledhėse do t’i ekspozojė tezat e tij dhe nisur nga fokusi im personal do tė pėrpiqem t’i demantojė, t’i pranoj si argumente tė pakontestueshme ose t’i relativizojė.

V. 1. Teza e parė ose esenca e librit: Shefqet Dibrani thotė se Ibrahim Rugova kishte njė vizion: Ta bėj Kosovėn shtet tė pavarur. Pėr tė arritur kėtė qėllim ai kishte farkuar nė bindje e shpirt konceptin e tij tė veēantė. Strategji qė kombinonte dy kapitale vlerash  historike e kulturologjike: atė tė Dardanisė ilirike me atė tė vlerave tė iluminizmit[6] evropian, epokė nė frymėn e sė cilės sot janė bėrė tė gjitha konventat supranacionale qė kanė tė bėjnė me lirinė dhe dinjitetin e individit dhe popujve. Kosova, pra  – si Republikė e Hapur qė do tė bartej nga qytetari i prirė nga parimi kantian i cila thotė: «Vepro sipas maksimės, e cila njėkohėsisht mund tė vlejė si ligj universal».[7] LDK ishte forca politike me tė cilėn Ibrahim Rugova donte ta arrijė kėtė synim dhe po nėpėrmjet kėsaj force politike ai donte t’ia garantojė progresin shtetit tė tij, qė de fakto edhe ekzistonte, para se tė pranohej vite mė vonė nga bota.[8]

V. 2. TEZA E DYTĖ: «Filozofia e durimit» qė praktikonte Rugova pėr vite me radhė bėri qė sallonet e diplomacisė ndėrkombėtare tė fillojnė tė korrigjojnė strategjitė e tyre rreth ardhmėrisė sė Kosovės. Ēka edhe mė nė fund u finalizua me intervenimin e shteteve qendrore tė Perėndimit – shumė vite para se tė ndodhė akti final – pėr ta njohur Kosovėn si shtet tė pavarur.[9]

[Kėto dy teza tė Dibranit rreth rolit tė personalitetit tė Ibrahim Rugovės nė favor tė kėsaj Kosove qė kemi sot, pra kėsaj Kosove si shtet tė pavarur nuk besoj se mund t’i kontestoj kush. Dhe me sa di unė nuk ekziston ndonjė teori serioze diku qė do tė mundej tė demantoj rėndėsinė e filozofisė rugoviane nė kėtė drejtim.]

V. 3. TEZA E TRETĖ: Paralelisht me suksesin e vijės rugoviane dhe LDK nisin subverzionet. Jo vetėm nga kundėrshtarėt politikė, tė cilėt Shefqet Dibrani i grupon brenda etiketės marksiste-leniniste, por fatkeqėsisht demoluesit mė prepotentė tė lėvizjes dhe liderit tė saj gjendeshin brenda LDK-sė dhe atė nė poste kyēe.

 

a.       Qė nga zgjedhja e Bujar Bukoshit si Kryeministėr, ky i fundit do tė pėrpiqet qė t’ia eliminojė Rugovės karizmin dhe dominimin nė bazė.[10]

b.      Pas kthjellimit se kulti i Rugovės nė masė e sidomos nė diasporė ėshtė i pathyeshėm, Bujar Bukoshi me kompani nisin presionet brenda strukturave «qeveritare». Ai bllokon dhe zhbllokon financimin e institucioneve tė Kosovės bashkė me Isa Mustafėn dhe Xhafer Shatrin sa herė qė Ibrahim Rugova tė refuzojė iniciativat e tyre pėr tė pranuar bashkėpunimin me forca politike qė i preferonin Bujar Bukoshi dhe Xhafer Shatri ose sa herė qė Rugova tė sulmonte ato rryma politike nga tė cilat veēanėrisht Bujar Bukoshi kishte frikė dhe dridhej acartė nė zyrat e tij nė Shtutgart.[11]

c.      Po nė kėtė grup vepronte edhe ministri i atėhershėm Isa Mustafa. Si dėshmi tė parė vetėdenoncimi tė Isa Mustafės, Shefqet Dibrani e sjell aksionin e tij pėr eliminimin e besnikėve tė Rugovės qė administronin 3% nė diasporė. Siē ndodhi me Nazmi Pecin nė mars tė viti 1993.[12]

d.      Qė nga momenti kur Milazim Krasniqi nė njė fshat tė Maqedonisė – si i dėbuar i spastrimeve serbe – zbuloi Allahun nisi njė luftė speciale kundėr ish idolit, favorizuesit dhe shefit tė tij. Multikonvertiti Milazim Krasniqi nuk bėn siē vepruan tė tjerėt mė lartė tė cilėt edhe sot e kėsaj dite «luftojnė armikun nga brenda», por i mbetet besnik premtimit tė tij duke vepruar nga jashtė si ekspert negativ i politikės rugoviane. [13]

 

Kėsaj liste Shefqet Dibrani i shton edhe emra tė tjerė jashtė e brenda LDK-sė, tė cilėt kanė vepruar si njė makineri kanceroze kundėr institucioneve kyēe tė LDK-sė dhe tė shtetit tė Kosovės para intervenimit tė NATO-s.

 

[Fėrkimet dhe konfliktet rreth bartėsve tė Qeverisė nė Ekzil dhe Ibrahim Rugovės kemi mundur qė t’i ndjekim tė gjithė qoftė nė media e qoftė si anėtarė subjektesh tė ndryshme. Nė parim teza e tretė e Shefqet Dibranit qėndron. Nga lektura e teksteve tė autorit krijohet pėrshtypja sikur treshja Bukoshi, Mustafa dhe Shatri tė kenė pasur njė strategji programatike pėr shkatėrrimin e LDK-sė nga brenda. Gjė qė kėtyre figurave pa asnjė dilemė mund tė iu njihet si zotėsi. Autori mirėpo nuk materializon tezėn e tij sa duhet, pėr tė dėshmuar konkretisht ekzistencėn e njė komploti tė tillė sistematik. Ose thėnė mė qartė: kėto akuza tė ashpra ai duhej t’i bėnte publike veē pas vitrinizimit tė njė faktografie bindėse, e cila sipas mendimit tim nuk mungon. Shefqet Dibrani e portretizon Milazim Krasniqin si tradhtar tė pamoralėt. Pėr idealet e LDK-sė dhe tė Rugovės kjo edhe qėndron, sepse i apostrofuari ndėrroi taborin nė kohėn mė kritike. Megjithatė Shefqet Dibrani duket se ka harruar qė tė mos ia mohojė tė drejtėn dhe lirinė individuale tė tij qė tė konvertojė sa herė qė atij t’i ndėrrohen bindjet. Mendoj se autori ėshtė dashur vetėm t’ia numėrojė dėmet qė Krasniqi ia shkaktoi LDK-sė me kalimin nė bllokun tjetėr. Ose madje do tė mjaftonte vetėm t’ia shkruante emrin nė njė faqe tė bardhe, pa asnjė lloj komenti dhe ēdo lexues vetvetiu do tė asocionte se me ē’karakter kemi tė bėjmė.]

 

V. 4. TEZA E KATĖRT: Pėrkundėr gjithė kėtyre tėrmeteve tė brendshme e tė jashtme LDK mbijetoi. Me ardhjen e Fatmir Sejdiut nė krye tė LDK-sė dhe me emėrimin e tij si president tė Kosovės rritet shpresa e forcave konstruktive brenda partisė. Kėto forca nga jashtė e brenda kėrkojnė nga lideri i tyre reforma qenėsore nė parti. Shefqet Dibrani vė gishtin sidomos nė riorganizimin e mjeteve tė komunikimit e me theks tė veēantė apelon nė riaktivizimin e QIK-ut. Mosgatishmėria e presidentit pėr tė vėnė nė lėvizje reformat – kėtu konkretisht QIK-un – ėshtė pėr Shefqet Dibranin indikator i mjaftueshėm pėr tu bindur se Fatmir Sejdiu nuk disponon me formatin e njė lideri qė do tė mundej t’iu bėj ballė klaneve tė reja, po ashtu destruktive brenda LDK-sė. Shkelja e kushtetutės nga ana e Fatmir Sejdiut i dėshmon Shefqet Dibranit se Sejdiu nuk ka qenė asnjėherė i denjė ta zė karrigen e Ibrahim Rugovės.[14]

TEZA E PESTĖ: Ėshtė pikėrisht «meritė» e Sjediut dhe njerėzve tė tij pėrreth qė dėshtuan reformat dhe Kuvendi i shtatė i LDK-sė. Paaftėsia e kėsaj strukture qė u hapi terrenin klaneve, tė cilat janė duke pėrgatitur ceremoninė mortore tė idealeve tė LDK-sė.[15]

TEZA E GJASHTĖ: Brenda LDK militojnė tre klane. I pari udhėhiqet nga Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Skėnder Hyseni dhe tė tjerė. I dyti pėrbėhet nga Astrit Haraēia, Ukė Rugova dhe Dardan Gashi dhe i treti klan ėshtė ai i Isa Mustafės dhe rrjetit tė trashėguar qysh nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta e qė i pėrmendėm mė lartė nė kontekst me aferėn e trepėrqindėshit.[16]

 

[Nė tezėn e katėrt Shefqet Dibrani na bėn tė qartė se Sejdiu nuk ishte i pėrshtatshėm pėr ta zėvendėsuar Rugovėn. Kėtė punė e di edhe Zoti. Tezat pestė dhe gjashtė , respektivisht trajtesa rreth klaneve ka efekt tė kundėrt tek lexuesi. Historia e klaneve ia krijon atij, pra recipientit njė lloj mėshirė pėr Fatmir Sejdiun dhe ai- pra lexuesi – shpejtė mund tė ketė pėrshtypjen se autori i bėn njė padrejtėsi ish Presidentit kur e di se lufta kundėr atyre klaneve aq tė thella brenda LDK-sė nuk fitohet edhe aq lehtė. Jo tė gjithė janė Davidė qė mund tė alivanosin Goliatė.

Klanet qė i numėron autori ekzistojnė. Pėr LDK-nė e Ibrahim Rugovės qė ka internacionlizuar parimin e pluralizmit dhe ka shkruar nė flamur lirinė e mendimit dhe demokracisė shfaqja e klaneve tė tilla ėshtė krejt normale. Kėtė ka harruar ta potencojė Dibrani, para se tė pėrshkruaj natyrėn semifeudale, patriarkale, egomane e snobike dhe destruktive  tė prirėsve tė kėtyre klikave qė vėrtet paralizojnė funksionimin e suksesshėm tė LDK-sė.]

 

 

VI. ANALIZA

Do tė ishte pėr tė mirėn e Kosovės nėse eksponentė edhe tė partive tė tjera kosovare dalin me libra tė kėtij lloji. Vepra qė me njė transparencė dhe pa pardon pėrpunojnė historinė e tyre para opinionit dhe nxisin debate nė bazat e tyre rreth proceseve qė e presin Kosovėn. Parasėgjithash ato janė tė domosdoshme, siē na dėshmon libri «11 MINUTA PARA ORĖS '00», pėr ē’personalizimin e politikės, pėrparimin e demokracisė brenda subjektit politik dhe izolimin e klaneve qė mund tė dėmtojnė procese politike.

Se Shefqet Dibrani ka shumė tė drejtė me akuzat e tij tregon edhe gjendja aktuale e LDK-sė. Ajo stagnon. Aktualisht ajo vepron pa njė program bazė e atraktiv pėr masat, tė vetmet programe aksioni ka kapitalin historik qė ia krijoi Ibrahim Rugova. Pa media. Pa strategji qė do t’ia kthenin atė primat qė kėrkon autori pėr partinė e tij.

Unė e kuptoj pjesėn publicistike tė librit si njė apel nga dhimbja e Shefqet Dibranit drejtuar bazės sė LDK-sė qė ajo tė kėrkoj llogari nga ata qė nė emėr tė saj shtrydhėn materialisht diasporėn, devijuan, tė kėrkoj reforma nga ata qė ditenatė sillen politikanė nė interes tė progresit kosovar e sillen si atė banditėt social nė librin e Eric Hobsbawm-it.[17]

 

 

VII. ZOLA, DIBRANI DHE PANTEONI

E drejta e autorit pėr tė akuzuar ėshtė legjitime, sidomos kur kemi parasysh sakrificat e tij personale nė favor tė vizionit rugovian dhe LDK-sė nė pėrgjithėsi. Pikėrisht duke menduar nė historinė e tij personale mė ranė ndėrmend nga njėra anė historia e Emil Zolas dhe nga ana tjetėr libri i filozofit Italian Giorgio Agamben me titullin: «Homo sacer. Pushteti dhe jeta e zhveshur». Kjo ėshtė edhe arsyeja sepse kėtij fjalimi tim ia kamė vėnė titullin: «Shefqet Dibrani si homo sacer».

Fundin e aferės sė Emil Zolas e konsideroj si njė storie me «happy end», sepse atė e pėrkrahėn publikisht gati tė gjithė intelektualėt e atėhershėm tė Francės. Dreyfus u lirua si i pafajshėm, klanet dhe komplotistėt ranė. Zola vdiq nė rrethana enigmatike dhe sot e kėsaj dite ende nuk dihet se a u vra apo vdiq i helmuar. Pushteti e nderoi shkrimtarin qė luftoi pėr drejtėsi duke e varrosur nė Panteon dhe duke e shpallur hero.

Kur u sulmua Shefqet Dibrani nuk protestuan 102 intelektualė. Pėrkundrazi disa prej tyre do ta zvarrisin gjyqeve pėr fjalėn e tij publike. I motivuar nga kėto elemente e pagėzova Shefqet Dibranin homo sacer, sipas konceptit tė Agambenit: homo sacer i quan ai tė gjithė ata qė mallkohen dhe ndiqen nga botėkuptimet tiranike, totalitare, vetėm se janė ashtu siē janė dhe nuk ecin dot sipas turmės, mainstreamit, por ēojnė zėrin tė veēantė,  ashtu siē bėri nėpėr histori ēdo poet, ēdo intelektual qė nuk mund tė duronte ēizmet e atyre qė shkelnin mbi idealet e tij. Si do tė jetė fundi i stories mbi Shefqet Dibranin? Do tė triumfojė vizioni i tij rugovian nė kushtet kosovare? Kėsaj radhe nuk spekulojmė. Njė triumf kolosal ai e ka arritur qysh brenda kėtij libri: sipas mendimit tim «Balada e motrės Xifė duke ikur nga Prishtina», «Balada pėr babain dhe motrėn Bahrije», «Balada pėr Ibrahim Rugovėn» dhe «Misionari i Paqes» janė vargjet mė tė bukura qė deri mė tani janė shkruar pėr historinė mė te re tė Kosovės. Janė  historia me e kompletuar mbi  Kosovėn dhe Ibrahim Rugovėn, rrėfim qė nuk vritet dot. 

 

[1] Nga latinishtja «sacer»: folje qė etimologjikisht bartė nė vete disa kuptime: «viktimė», «mallkuar» dhe kryesisht «shenjtė». Nė pėrdorimin tim folja pėrdoret nė kuptimin e zhvilluar nga filozofi Italian Giorgio Agamben nė librin e tij: «Homo sacer. Die souveräne Macht und das nackte Leben». Frankfurt am Main 2002. Agamben homo-sacer e quan njeriun e pambrojtur, i cili mund madje edhe tė shuhet, pa i dhėnė llogari ligjit apo dikujt tjetėr. Viktimat e tilla Agamben i konsideron si tė shenjta, sepse si zakonisht torturen vetėm se i ka falė Zoti e jo sepse kanė bėrė diēka imorale apo kriminele. Agamben zhvillon kėtė teori pėr tė pėrshkruar masakrat e tiranive dhe regjimeve totalitare dhe atė nė pėrputhje me Biopolitikėn e Michel Foucaults.

[2] Shqip: Unė akuzoj. Nė L’Aurore v.13.01.1898. Faksimili nė: Thalheimer, Siegfrid (Hg.): Afera Dreyfus, Fq. 185-193, dtv 1986.

[3] Mė vonė i kthehemi kėsaj sekuence.

[4] Mė 14 janar 2012 mbushen 114 vjet.

[5] Dibrani, "11 minuta para orės '00", Faqe 5 – 31.

[6] Tė njohur si «Epoche der Aufklärung» ose «sičcle des lumičres».

[7] Shih. Kant, Immanuel, GMS, BA 81 (Akademie-Ausgabe Kant Werke IV, S. 436, 30–437, 1). Maksimė qė mund tė pėrkthehet (ku e ka edhe burimin) nė: «silluni ndaj tjerėve ashtu siē doni qė ata tė sillen ndaj jush» nga Bibla (Eberfelder, Luka 6.31.[7]

[8] Dibrani, 11 minuta para orės '00, fq 497 – 546.

[9]  Dibrani, 11 minuta para orės '00, fq. 49 – 60.

[10] Dibrani, 11 minuta para orės 00, fq. 63 – 98 dhe 156-162.

[11] Dibrani, 11 minuta para orės 00, po aty.

[12] Dibrani, 11 minuta para orės 00, fq. 60-63.

[13] Dibrani, 11 minuta para orės 00, fq. 152 dhe 156-162.

[14] Dibrani, fq. 165-215.

[15] Po aty.

[16] Dibrani, fq. 278 – 302.

[17] Eric, Hobsbawm (2000): Banditen – Räuber als Sozialrebellen, Hanser, 2007, München

 

 

 
 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ibrahim Kadriu
Ismet Rashiti
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku