Shqipėria
t'u njeh dy shtetėsinė shqiptarėve kudo qė janė?

Shkruan
Asllan Dibrani
Me fjalėn
shtetėsi kuptojmė se ėshtė (dokument zyrtar)-me tė cilin pėrcaktohet
pėrkatėsia shtetėrore e individėve. Zakonisht nė praktikė gjithė
banorėt e lindur tė njė shteti, kanė pėrkatėsinė shtetėrore tė
ati vendi ku ka lindur. Ka ndryshime nė disa shtete, qe
qytetari i huaj nuk mundet me qenė pėrfitues i shtetėsisė se ati
vendi edhe me shumė vite, siē ėshtė rasti i shumė qytetarėve
shqiptarė, qoftė nga (Shqiperia, Kosova apo pjesė tjera me
popullatė shqiptare) nė Ballkan. Ka shqiptarė, deri me 25 vite qėndrimi
nė vende e huaja pa shtetėsi pėrkatėse te atij shteti, si
shembull nė Gjermani ka shume shqiptarė qe kategorizohen tė pa shtetėsi.
Akoma kanė disa shtetėsinė jugosllave (serbe) qe nė praktikė nuk
njihen as "shtetas kosovar" qe edhe nė regjistrimin e
popullatės nė Kosovė nė vitin e kaluar, i kushtoj mjaft Kosovės ne
raport me numrin egzistues.
- Kėtu
duhet cekur se ka shtete nė tė cilat pas qėndrimit tė personave
nė to, mė gjatė se 5 vite, ata kanė tė drejtė posedimi tė shtetėsisė
nėse i pėrmbushin edhe disa kritere plotėsuese. Po ashtu nė praktikė
sipas ligjeve tė shumicės sė shteteve, pėrkatėsia shtetėrore e
individėve mund tė ndryshojė qe tė ketė edhe
nga" dy e tri shtetėsi "!
Isha, nė
Shqipėri para dy viteve , nė Durrės pata rastin t'i njoh ca fqinjė
tė njė mikut tim. Gjithnjė komunikimi ishte shqip. Miku im qe nga fėmijėria
i njihte si shqiptar.
-Ai u
shpreh ma tutje se kėta komshinjtė tė gjithė ishin bullgar dhe
kanė marrė shtetėsinė bullgare pak i nevrikosur pėrfundoj rrėfimi
i tij!?... Si frymėzim i kėsaj teme vendosa ta
analizoj, se ēka jemi ne shqiptarėt? A jemi kundėrshtar
potencial ndaj vetvetes, qe shumė lehtė vlerat tona i pėrēmojmė,
i pėrbuzim i dhunojmė me duart tona ! Tjetėrsohen qytetarėt
tanė, paradoks i shprehur deri ne vetmonim si
keqmenaxhim juridik duke ju dhėnė qytetarėve tanė shtetėsi
tė huaj?... ndėrsa vete "shqiptarėve nuk u epet shtetėsia
shqiptare aq lehtė" ,po te jetė kosovar apo njė shtetas shqiptar
nga shtete fqinje ? Pėr tu bindur kėsaj informate hulumtova se nė
Shqiperi, (Bullgaria u ka dhėnė shtetėsinė e saj 11.441 personave qė
nga fillimi i 2011 deri nė mes tė shtatorit). Shtohet pyetja ku janė
organet shtetėrore shqiptare? Ku ėshtė shteti juridik qe duhet tė
jetė prezent pran kėtyre abuzimeve dhe paradokseve
qesharake, pa u kujdesur fare ndaj kėtyre akteve
"antishqiptare" qe po kryhen nga shtete fqinje. Veprime te
tilla ka sidomos nga Greqia (...) qe pretendon tė
"asimiloj shqiptarėt pėr brenda Shqipėrisė" me
misionarėt nė Shqipėri e lere ma ata refugjatėt tanė qe qėndrojnė
nė Greqi, duke shantazhuar dhe cenuar tė drejtėn e qytetareve tanė
me pėrkatėsi "ortodokse" , - ose duke ju imponuar edhe
ndėrrim emrash!... Maqedonia e ngordhur, nuk ėshtė e pa
prekshme nė kėtė fenomen, po as Serbia qe nė kohėt e
fundit shpikė shifra tė minoritet serb atje. Nga kjo pėrfundon
mendimi se Shqipėria karshi kėtyre tendencave, manipulimit tė
minoriteteve nuk ėshtė duke e prezantuar veten si shtet fare, duke
lejuar pėrdhunosjen e shtetit shqiptar?
Rregullorja
pėr heqjen dore nga shtetėsia shqiptare si ma posht:
·
Kėrkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit tė Republikės. Kėrkesa
tė pėrmbajė
identitetin
e plotė tė kėrkuesit (emėr mbiemėr, datėlindje, vendlindje, kombėsinė),
adresėn
e sakte te vendbanimit te tij te pėrhershėm, si dhe adresėn
(nr.telefoni) ku
pret
informim pėr ecurinė e aplikimit te tij, arsyet e kėrkesės pėr heqjen
dore nga
shtetėsia
shqiptare. Kėrkesa nėnshkruhet me emėr mbiemėr e firmė nga kėrkuesi;
·
Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetėsisė tjetėr ose dokument
shtetėsie origjinal,
marre
ne vendin pėrkatės;
·
Certifikata e lindjes me fotografi e aplikuesit ;
·
Certifikata familjare e aplikuesit ;
·
Vėrtetimi i gjendjes gjyqėsore ;
·
Vėrtetimi nga Gjykata e rrethit ;
·
Vėrtetimi nga Prokuroria;
·
Vėrtetimi nga Zyra e Pėrmbarimit ;
·
Vėrtetimi nga Kryetari i Njėsisė administrative qe ėshtė banor i asaj
njėsie, nė te
cilin
tė konfirmohet adresa e sakte ;
·
Certifikata e martesės se aplikimit e marrė nė vendin ku ėshtė lidhur
martesa;
·
Dokumenti qe vėrteton rezidencėn, vendbanimin e tij ne shtetin premtues
tė shtetėsisė
tjetėr.
Ne ēdo rast ky dokument duhet tė jete pėr te gjithė anėtaret e
familjes;
·
Deklarata noteriale e te dy prindėrve, ku te shprehet pėlqimi i tyre pėr
heqjen dore
nga
shtetėsia shqiptare e fėmijėve tė tyre te moshės deri 18 vjeē; Kėto
obligime tė njė qytetari tė Shqipėrisė janė tė qarta,
po a thua se po zbatohen nė praktike nga qytetarėt e
shteteve fqinje qe i konsiderojnė si te vet atė pjese te
minoritareve nė Shqipėri ?!..
Shpjegime
mbi heqjen dore nga shtetėsia shqiptare
Presidenti
i Republikės, sipas nenit 92 tė Kushtetutės, ka kompetencė tė japė
dhe tė lejojė heqjen dorė nga shtetėsia shqiptare, sipas ligjit.
Kėshtu
thuhet ne rregulloren e shtetit shqiptar pėr
shtetėsinė , a thau se Presidenti shqiptar ka pasur mundėsi t'i
shqyrtoj dhe t'i nėnshkruaj gjithė ato kėrkesa vetėm nė vitin
2011 edhe atė ne 6 mujorin e parė?
Numėr
jo i vogėl kanė pėrfituar tė drejtėn e shtetėsisė bullgare,
(11.441 personave), a thua se presidenti gjatė 6 muajve
vetėm ketė punė ka pasur ? Po tė zbatohet njė orar
pune normal nga 8 orė nė ditė, a thua se i ka
premtuar koha ti nėnshkruaj gjithė kėto kėrkesa?!... A thau se
presidenti shqiptar ka pasė ndonjė punė tjetėr , ndonjė
vizitė jashtė shtetit , apo pritje tė ndonjė burrėshteti
zyrtarisht nė Shqipėri ,apo edhe ndonje aktivitet tjetėr ?
Nga njė mendim i shendosh del se organet shtetėrore tė Bullgarisė
kane bėrė abuzime ,keqpėrdorime dhe thyerje tė
normave ndėrkombėtare, pa e pėrfillur fare shtetin shqiptar!
Shtetėsia
problem edhe nė Kosovė!
Nė
vitet e fundit numri i kosovarėve, tė cilėt kanė kėrkuar heqje tė
shtetėsisė ėshtė rritur masovisht, heqja dorė e kosovarėve
nga shtetėsia ėshtė mjaft shqetėsuese .
Kosovarėt
heqin dorė nga shtetėsia vetėm pėr tė marrė shtetėsi tė vendeve tė
tjera, ku ata pėr disa vite kanė punuar. Nė bazė tė ligjit pėr
shtetėsi nė shumė shtetet tė tjera evropiane lejohen dy shtetėsi.
Por, ka shtete tė tilla, qė nuk i pranojnė dy shtetėsi, prandaj
qytetarėt tanė,
tė
cilėt pretendojnė tė marrin shtetėsinė e atyre shteteve janė tė
detyruar tė heqin dorė prej shtetėsisė sė Kosovės edhe kėtu ka te
meta tė mjaftueshme, qe shtetasit kosovar sot pėrballėn
me njė varg problemesh tė kėsaj natyre nė mungesėn e marrėveshjes
bilaterale tė Kosovės me ato shtete ,por kur ėshtė ne pyetje
kėrkesa nga kosovaret pėr shtetėsinė shqiptare kėrkohen
shumė e shumė obligime , dokumente dhe kushte qe
shteti shqiptar nuk i pėrfill etj .
Shqipėria
t'u njeh dy shtetėsinė shqiptarėve kudo qe janė!
Sipas
vendimeve praktike nė shumė shtete tė ndryshme
evropiane ju njihet e drejta e shtetėsisė tė gjithė
shtetasve tė vet ,rasti konkret i (bullgareve qe kudo qė ka
bullgarė tė vet nė Maqedoni,Shqipėri, Maldovi
nė Kosovė) qe gorant i konsideron si bullgar etj, sot gėojnė
shtetėsinė bullgare. Njė gjė te tillė ka bėrė edhe
shteti hungarez qe te gjithėve shtetasve "hungarez
nė Vojvodinė dhe gjetiu" , ju ka njohur e drejtėn
e dy shtetėsisė ,ashtu ka vepruar edhe Serbia me
qytetarėt e vet. Nga kjo praktikė e zbatuar nga shtetet
fqinje, edhe Shqipėria duhet ta praktikoj njė gjė te tillė pėr
shtetasit e vet ku do qe i ka, nė Kosovė, Serbi, Maqedoni, nė
Greqi, Mal te Zi apo nė Diasporė.
|