rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



            Ernest Koliqi (1903-1975)

Ernest Koliqi lindi nė Shkodėr mė 20 maj 1903 dhe vdiq nė Romė mė 15 janar 1975. Ėshtė cilėsuar si njė ndėr prozatorėt mė tė mėdhenj. Ndėrsa nė poezi,siē shprehet njė studiues, Koliqi u angazhua me synimin qė thekson Elioti: "Asnjė art nuk ėshtė mė kombėtar se poezia". Mjaftuan dy librat me tregime "Hija e maleve" (Zarė, 1929) dhe "Tregtarė flamujsh" (Tiranė 1935) qė Koliqi tė zerė kryet e vendit nė prozė, bashkė me Kutelin, sikundėr pėr Poradecin mjaftuan "Vallja e yjve" dhe "Ylli i zemrės" tė zerė kryet e vendit nė poezi. Mendimi kritik, ndėrsa Konicėn e cilėson "nismėtar tė prozės moderne shqipe", Koliqin e shėnon "themelues tė prozės moderne shqipe". Nė krijime poetike, pėrveē vėllimit "Gjurmė stinėsh" (1933), "Kangjelet e Rilindjes", apo "Symfonia e shqipeve", etj, kulmohet me "Pasqyrat e Narēizit", me shtatė poemthat nė prozė. Sipas studiuesit A. Plasari, po ta gjykonim njė gjysmė shekulli tė letėrsisė shqipe me rreptėsinė e Kurtiusit (Curtius), do tė na shfaqej parasysh i hirtė e i ftohtė "zinxhiri i pashkatėrrueshėm i njė tradite mediokriteti," mbi tė cilin ngrihen kryeveprat e jashtėzakonshme, "Pasqyrat" e Koliqit, "Tat Tanushi" i Kutelit, "Dranja" e Martin Camajt, qė e kapėrcejnė realitetin e njė historie letėrsie.

* * *

Kur theksojmė qė Koliqi jo rastėsisht zgjodhi poezinė, kemi parasysh jo vetėm krijimtarinė poetike tė tij, por edhe momentet mė jetėsore dhe domethėnėse tė autorit qė e lidhin natyrshėm me artin e fjalės. "Kur mė lulėzuen nė shpirt gjashtėmbėdhjetė pranvera tė freskėta, Zana ma dha ngushllimin e shfrimit muzikuer tė fjalėve." Ėshtė koha kur studion nė Itali, (i filloi studimet mė 1918) dhe nė Bergamo themeloi tė pėrjavshmen "Noi giovani" (Ne tė rinjtė), ku botoi vjershat e para nė italisht. Ishte 18- vjeēar, kur u kthye nė Shqipėri, kur fitoi konkursin e Ministrisė sė Arsimit pėr njė himn kombėtar nga njė juri ku bėnte pjesė Fishta, Noli, Mit'hat Frashėri, Luigj Gurakuqi. Kėtė "shfrim muzikuer tė fjalėve" po ta ndjekim nėpėr etapat krijuese tė autorit, do tė vemė re se poeti e realizon duke u ushqyer nga tre burime kryesore: Burimi i parė ėshtė Shkodra dhe mė pas viset arbėreshe. Burimi i dytė janė gojėdhėnat, kėngėt, pėrrallat e gjithēka folklorike, si Cikli i Kreshnikėve, rreth tė cilave bėri studime dhe mbrojti tezė doktorature. Burimi i tretė ėshtė kultura italiane e botėrore, qė mori qysh herėt, kur shkollohej nė Itali, kulturė prej sė cilės mori e dha. Pėrvetėsoi modele poetike, jo duke imituar, por duke asimiluar dhe pastaj aplikuar nė shqip. Tregoi aftėsi vrojtuese, imagjinatė tė begatė, zhdėrvjelltėsi pėrpunuese dhe asimiluese tė lėndės sė vendlindjes, duke e shndėrruar atė nė poezi atdhetare, nė ditiramb pėr gjuhėn shqipe, nė kėngė malli e pėrgjėrimi pėr Shkodrėn, nė tingėllimė dashurie, ku ndiehet "shfrimi muzikuer i fjalėve".

* * *

Poeti evokon lashtėsinė ilire, kohėn e Skėnderbeut, kohėn e lulėzimit qytetar tė Shkodrės, kohėn e mėrgimit politik, ku dhe mbylli sytė papritur. Ndėrsa hapėsira gjeografike qė rrok vėshtrimi dhe imagjinata e tij poetike kalon "pėrtej avullis, rreth kumbonares, nėpėr qiell tė bardhė e ma larg, nė male tė Shqipnis, mbi udha tė detit, nė pambarim tė gjithėsisė. Shkruan "Tingėllimat e mallit", ku qan se larg tij lulėzon Shkodra, pastaj kur e humbet shpresėn e rikthimit dėrgon shtatė tekste poezie testament nėn titullin "Bijės sime", poezi tronditėse qė dėshmon lidhjen e pazgjidhshme me qytetin e lindjes. Poezia "Shqipninė e mora me vete", qė tė kujton dhe njė varg tė nobelistit grek Seferis, qė ka qėnė dhe konsull nė Korēė, "kudo qė shkoj Greqinė e marr me vete si njė plagė," ėshtė sintezė e lėndės poetike,qė u shndėrrua nė shpirtin dhe artin e poetit. Koliqi ecėn nė vazhdėn e rilindasve tė mėdhenj pėr tė evokuar e lartėsuar lashtėsinė dhe shenjėn mė tė patjetėrsueshme tė etnitetit dhe identitetit tė shqiptarėve, fjalėn shqipe. Shkroi poezinė "Gjuha shqipe", siē kanė bėrė Naimi, Mjeda, Fishta, Poradeci, Kuteli, Kadareja.
Kulmin e kėngės sė vet me kėtė temė mendojmė se e arrin nė poezinė "Ditiramb trako-ilir", qė siē e shėnon edhe titulli shpreh edhe qėndrimin himnizues edhe konceptin qė kish vetė Koliqi pėr prejardhjen e shqiptarėve dhe tė gjuhės shqipe.

* * *

Ernest Koliqi vazhdoi traditėn e tė mėdhenjve tė qarkut letrar tė Shkodrės. Duke pėrthithur dhe asimiluar kulturėn poetike arbėreshe, kulturėn poetike klasike dhe moderne, veēanėrisht atė latino-italiane. Gjatė 60 vjetėve tė punės si erudit dhe krijues i nivelit tė lartė lėvroi njė poezi me lėndė tėrėsisht shqiptare e ambiente shkodrane. Motivet e kėsaj poezie evokojnė veēanėrisht lashtėsinė e racės vitale tė tė parėve, tė bujarisė dhe fisnikėrisė, evokojnė gjuhėn shqipe, doket dhe zakonet, duke aspiruar qė mbi trungun e lashtė stėrgjyshor tė shartohet filizi i ri i qytetėrimit perėndimor. Ėshtė kėngėtari dashnor mė i plotė dhe mė i begatė i Shkodrės,"pasqyrė e odave tė mėdhaja,trapazan i shtėpisė shkodrane qė censhėm pėrpunuen daltat mjeshtrore" Nėpėrmjet njė lirike plot ndjeshmėri dhe ngjyrė tė kopshteve dhe tė qiellit shkodran, pasqyroi ēaste intime dhe pėrjetime sublime, njė botė tė zakonshme dhe tė jashtėzakonshme tė jetės shkodrane nga kėndvėshtrimi i njė zotniu fisnik dhe tė kulturuar qė studimin nė dhé tė huaj e ve tėrėsisht nė shėrbim tė pėrparimit tė atdheut dhe kulturės kombėtare.Mjafton tė kujtojmė se " gjatė vitit shkolluer 1941-42,si Titullar i Arsimit,dėrgon nė Kosovė 200 mėsues e mėsuese.ma nė fund erdhi ēasti historik i hapjes sė Shkollės sė parė tė plotė tė mesme nė gjuhėn shqipe,realizue mė 12 Dhjetor 1941". Pėrkthen poetė tė mėdhenj shqiptarė nė italisht (Fishta, Ali Asllani), pėrkthen poetė tė mėdhenj italianė nė shqip.
Ernest Koliqi edhe nėpėrmjet poezisė qė lėvroi ėshtė zė i veēantė i njė malli tė zhuritur atdhetari dhe qytetari modern, i nostalgjisė sė njė pinjolli dyersh fisnike dhe dashnori tė pėrgjėruar. Detajet, gjetjet poetike, peisazhin, ngjyrat e stinėve, zėrat e kopshteve, misteret e natės dhe magjepsjet e njeriut pėrballė natyrės dhe ēasteve sublime tė jetės qė pėrjetoi, i ktheu nė figurė poetike, nė kumbime dhe ritme tė vargut herė klasik, herė modern. Nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme solli reflekse tė vargut deradian, si te "Kangjellet e Rilindjes". Lėvroi veēanėrisht tingėllimėn si jehonė tė ndikimit tė Petrarkės dhe si vazhdues i vetėdijshėm i mjeshtėrisė dhe porosisė sė Mjedės. "Mjedja na kishte mėsue shorti qė ka fjala kur zgjidhet me kujdes. Ai dinte tė pajtojė nė shkrim tė vetin mėnyrat e shprehjeve stilistike ma moderne, (asokohe ēmohej shortia kumbore e lyrikės symboliste dhe pėrsosja e ftofėt, por skalitėse e vargut parnasian,) me ekzigjencat e veshit shqiptar." Me kryeveprėn "Pasqyrat e Narēizit" dėshmoi aftėsi tė jashtėzakonshme krijuesi, qė mitin universal ta shndėrrojė nė biografi poetike, nė meditacion dhe ėndėrrim tė riu pėr qytetėrimin perėndimor, shartuar nė trungun e lashtėsisė arbėrore.

marrė nga Shekulli

 



Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Nexhat Rexha
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku