|
Lasgush
Poradeci (1899-1987) |
|
|
Lasgush Poradeci lindi në qytetin e
Pogradecit me 27 dhjetor 1899. Ndoqi
studimet në disa qytete të Evropës, si,
në Bitola, Athine, Bukuresht, Grac. Në
vitet '30, poezite e tij i permblodhi ne
dy vellime "Vallja e yjve" dhe "Ylli i
zemres". Mbas viteve '90 u be e njohur
edhe publicistika, shkrime kritike si
dhe korrespondence intime e poetit. Me
rastin e 100-vjetorit te lindjes, ai u
nderua nga Presidenti i Republikes, me
titullin "Nderi i kombit".
Sipas deshires se tij, ai u varros ne
qytetin e Pogradecit me 14 nentor te
vitit 1987.
Udhetonte serish drejt qytetit te vogel
qe e deshi aq shume. Kete here per te
mbetur perjete atje. E kishte shprehur
vete deshiren qe trupi i tij te prehej
perkrah njeriut qe i ndenji afer per
vite te tera. Ishte vjeshta e vone e
vitit 1987. Fjala e "ikjes" fizike te
poetit te madh kishte fluturuar shpejt.
Miqte e pakte te tij u pikelluan, te
tjere thane: e prisnim. Ndersa makina
mbante mbi "shpine" vetem trupin e
pajete te nje njeriu, shpirti i te cilit
fluturonte ende mbi liqenin pa kufi.
Ishte nje rruge e veshtire qe poeti e
kishte pershkruar kush e di sa here me
idene fikse te nje legjende dashurie dhe
feminore per qytetin e tij te lindjes.
Ishte pikerisht ai qe nuk e lane te
kendonte kenget e djalerise, te cilat i
tregonte vetem mes veshtrimit te zgjuar
te syve. I madhi i letrave shqipe qe i
mori emrin nje qyteti, ndersa qyteti i
mori famen e madhe te tij, po kthehej
serish ne vendlindje, atje ku kish
shkruar vargjet e para. Qyteti i vogel
me liqenin e kalter do te mbante keshtu
perjete emrin dhe trupin e nje njeriu te
madh.
Lasgush Poradeci e kish shprehur me kohe
deshiren per t'u kthyer serish ne
Pogradec. Ua kish thene vajzave te tij,
te vetmeve mike. Dhe ne vjeshten e vone
te 15 viteve me pare u kthye pergjithnje.
Per te gjetur prehje perkrah shoqes se
tij te jetes, se ciles i thuri aq shume
vargje. Do te mbetej perhere aty per te
shijuar deboren e pare, lulen e pare,
lajmetare te pranveres, qetesine qe
mundi te gjente vetem atje. Vargjet e
tij jane nje skene hyjnore pa dekor,
ndersa filozofia e tij e jetes dhe e
vdekjes i klasifikon ende te bertiturat
qe bene qe ai te mos flase ne kategorine
e heshtjes. "Ato perbejne nje substance
qe quhet heshtje", vazhdon te thote nga
ajo kodra qe i qendron mbi shpine
liqenit te futur ne nje varr modest, i
harruar nga bryma e te ftohtes dhe nga
plasaritja e te nxehtit.
Pena e madhe shqiptare nuk heshti kurre,
edhe pse shume e deshironin nje gje te
tille. Vargjet e tij kendoheshin ngado
nga zerat e qytetit te tij, dhe paditur
gdhendeshin cdo dite e me shume ne
permendoren e madhe te letersise. E,
megjithate, te shumte ishin ata qe
deshironin harrimin per te.
I dhane te perkthente me faqe, ia
sterholluan vendimin duhet te marre apo
nuk duhet marre leje kriuese, duhet te
kete apo nuk
duhet te kete pension, dhe pastaj i
gjeten pune ne perkthimin e me te
medhenjve te koherave per te prekur
shpejt kufirin e ekzistences, por jo mes
njerezve te familjes se tij.
Vetem nje titull honorifik i dhane, kur
ai mbushi 100 vjet nga dita e lindjes se
tij, i vetmi titull ne jeten e tij, e
ulur vetem ne fronin e poezise, e cila
krijonte dhe do te krijoje lexuesin me
sekretin e mosdhenies se ideve te
zakonshme. Ai trianguli poet, poezi,
lexues, tek ai eshte nje. Per t'i dhene
poezise se tij, gezimin e kuptimit dhe
te jetegjatesise ndaj shekujve
indiferente.
Ai ka ikur fizikisht 15 vjet me pare,
ndersa ende shume te tjere rrotullohen
rreth emrit te tij nen shiun e fjaleve
dhe mjegullen e dendur te veprave te
tyre. Iku dhe la pas nje liqen te kalter,
vargjet per te cilin diti t'i thurte
vetem ai. Iku duke mbetur pergjithnje
aty, mes dallgeve te kaltera, per te
fluturuar se bashku me eren e liqenit
nepermjet poezive qe shkroi vete ai.
A.Cenaj
Marre nga shqiperia.com |
|
|
Filozofi
dhe
letërsi
|
histori
tradita
vështrime
debat |
citate
intervista
letra
të
hapura
botime
të
reja |
|
|
|
|
|
|