rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

SENTENCAT LAKONIKE AVANCOJNĖ ESENCĖN 
E TĖ QENIT POET

Naim Kelmendi, „ESENCA“, poezi, botoi „RUGOVA ART“,  Prishtinė 2010, faqe 56. ISBN 978-9951-536-15-8

Shkruan: Shefqet DIBRANI

.

Naim Kelmendi ėshtė poet qė shkruan e boton mė me ngulmim se sa krijuesit tjerė qė i pėrkasin brezit tė tij. Ai tashmė ka tėrhequr edhe vėmendjen e kritikės letrare duke zėnė njė vend meritor nė kuadrin e poezisė sė sotme shqipe.

Vlerėsimin tim pėr “Esencėn” e kėsaj poezie po e nis me tre vargje tė poezisė  „ZOTI DIELL DHE NJĖ PERĖNDI TJETĖR“, tė vėna qysh nė fillim tė librit.

„Zoti diell…

dhe njė perėndi tjetėr,

   ėshtė i plotfuqishėm“

                        (faqe 7)

 

Poezia e Naim Kelmendit jo rrallė mbulohet me njė mister, me njė ndjenjė ndrydhur nė brendėsinė e shekujve shpirtėror, ku nė raste tė veēanta ka njė ngarkesė emocionale qė shoqėrohet me njė koncept filozofik racional, por mė shumė me njė sentencė lakonike qė tė shtynė me besuar se poeti u bėnė njė qasje tė drejtė zhvillimeve tė pėrditshmėrisė, poezia ka njė sinkronizim tė saktė, duke e avancuar esencėn e tė qenit shenja – poet.

 

“pra unė jam shenja

qė eci qė gjuaj nė shėnjestėr tė vetvetes

dhe prapė eci e eci derisa ta ha tė tėrin si kafshė – Naim

Kelmendin”

                                                (faqe 51)

 

Kėto tre vargje e mbyllin mjaftė trishtueshėm kėtė libėr me poezi, ashtu siē ishin edhe tre vargjet e cituara mė lartė qė hapnin poezitė e “Enigmės” poetike. Nė mes kėtyre dy strofave qėndron “Enigma” e lėndės poetike qė ka pėrshkruar autori qoftė nė formėn e ndjenjave, qoftė nė formėn e pėrjetimeve, apo thjesht si njė koncept stėrholluar filozofik, si “plagėt qė ulėrijnė ideshėm shpirtin” e poetit.

Nė kėtė sfond autori ka qen mjaftė i vetėdijshėm se sotmja e nocioneve dhe koncepteve poetike, sado besnikėrisht tė jetė shqiptuar, sado paanshmėrish tė jetė regjistruar, zor se do t’i shėrbej tė nesėrmes, me mjaftė dyshime se mund tė rilexohet pas njė dekade, andaj ai nuk e zbret rrėfimin poetik nė perceptimet sipėrfaqėsore tė njė gazetari. Ai perceptimin e ngrit nė stadin filozofik, si njė mesazh qė mund tė kujtohet edhe mė gjatė, qė mund tė interpretohet edhe si dashuri e poetit, “me tė vėrtetėn e ditur” qoftė kjo e vėrtetė e “hidhur si pelin”.

Ky lloj metabolizmi nga e sotmja reale nė njė realitet letrar, poezisė i ka dhėnė shije artistike, kurse nocionet poetike i ka shtjelluar sipas kodeve filozofike duke pėrdorur mjaftė shpesh figura mitologjike, shprehje liturgjike a koncepte filozofike.

 

“krejt ēka mbeti pa u thėnė

s’do shkruhet mė nė pergamenė

 nė kujtesėn e gjėrave do t’harrohemi

me gjithė gjuhėn e gjakut tonė prej njeriut

me njėqind fytyra me njėmijė mėkate”

                                                                  (faqe 19)

 

Poezia e kėtij libri ėshtė si njė lloj skeleti i zhvillimit ditor tė ngjarjes, por me simbole e shenja letrare qė e ka bėrė kėtė tip poezie jo vetėm mė tė lexueshme, por edhe mė tė kuptueshme dhe shumėfish mė tė pranueshme. Hiē ato poezi qė mbajnė data nga vitet e 90-ta, tė cilat dallojnė pėr njė qasje dhe strukturė tė njohur tė kėtij autori, poezitė tjera shprehin revoltėn qytetare pėr njė realitet historik dhe politik tė tashmes mjaftė rrėqethėse dhe mė pak shpresėdhėnėse.

E ajo pak, pak dritė, ajo pak shpresė qė duket, ėshtė rezultat i kulturės krijuese, i verbit poetik, i vetėdijshėm se poezia duhet t’i shėrbej tė sė ardhmes edhe pas shumė e shumė vitesh kur autori nuk ėshtė mė (jo nė mesin tonė, se nuk i dihet kush mė parė do tė piku nga dega), por nė mesin e tė gjallėve.

 

“...dhe kambana  patjetėr se do bjerė

pėr ēastin tonė nė kėtė udhė njeriu

njė lot njė dhembje nė pikėllim dite

kohės kohė as ne tjetėr nuk i duam

...

mbi ēastin dhe orėn qė dikund ndalon

s’e di a kemi kohė pėr njė ēast tevona

tė mendojmė pse erdhėm, pse shkuam

aq heshtur aq etshėm aq shpejtė

dhe kujt iu deshtė mė shumė

jetės apo vdekjes, e jona.”

                                                     (faqe 42)

 

Kjo pėrpjekje kaq fisnike e bėnė natyrėn e poetit mė tė pranueshme dhe si karakter mė tė qėndrueshėm nėpėr hullitė e kohės. Poeti, vazhdimisht ngulmon pėr tė vėrtetėn, atė e shprehė kudo nė poezi, pra edhe brenda kėtij libri mjaftė esencial pėr korpusin e tij letrar.

Naim Kelmendi sikur ėshtė i pushtuar nga dėshira pėr t’u thelluar nė ndjenjat e brendshme tė njerėzve dhe shoqėrisė, prandaj “ESENCA”, ose thelbi i nocioneve qė na shfaqet edhe nė titullin e librit, bart mesazhe tė forta, pėr tė cilat autori, tashmė si njė penė e stabilizuar, qysh nga libri i parė, ka luftuar dhe ėshtė preokupuar t’ia survejoj shoqėrisė sonė e cila mbet gjatė, tepėr gjatė nė tranzicion, fatkeqėsisht edhe nė planin kulturor e letrar. E kėtė Ai e rishfaq nė tetė pamje, pikėrisht nė muajin e kaluar, viti i sivjet tek poezia “VDIQ E DJESHMJA”.

 

2.

i ke parė duke kalėruar egėr, mbi tė djeshmen

dhe kanė rrejtur sėrish pėrmbi orėt e fatit

dhe ia kanė shkėrdhyer nėnėn asaj buzėmbrėmjeje

asaj mesnate ia kanė bėrė tė nėntėdhjetenėntat

mor e kanė kurvėruar kurvat dje mbrėma tė veten aq bukur

dhe kanė sharė mbi ēėshtjen kombėtare antikombėtarėt

...

4.

pra pėrshėndetu me tė djeshmen, ajo shkoi nė vend

tė vet dhe s’kthehet pėr miliona vjet kurrė mė

...

5.

tash mendo ndryshe, nis njė lojė dhe ndėrroja ndryshe gishtat fyellit

mendo njė tjetėr melodi nėpėr telat  kėputur tė heshtjes...

nga e kaluemja jote s’ka mbetur asgjė pėr ta plehėruar t’ardhmen

...

7.

...melodi e kėputur udhėt e mia tė kėrkimit nė njeri nė veten e tepruar

po endem po endem pėr ta mėsuar tejpėrtejen pa dobi

 

 8.

...pra, vdiq e djeshmja, bėjani varrin nė mendim tė bukur dhe me urti

rrugė tjetėr s’ka pėr tė arritur te kuptimi i humbur...

                                                                                         Tetor 2010, (faqe 46 – 49)

 

Vargjet qė gjenden brenda poezisė nė fjalė qė duken si postulate na bėjnė pėr tė besuar edhe mė fort se Naim Kelmendi ėshtė i vetėdijshėm pėr misionin e poetit, se mbase koha e djeshme ka ngarkuar mbi shpatullat e krijuesit mesazhe tė forta, porosi tė qarta dhe obligime tė thella pėr ta nxjerrė kombin nga amullia e sė sotmes sė mjegullt, pėr t’ia gjetur shtigjet e ndritura drejt njė jete mė tė mirė, drejt njė mendimi mė tė pėrparuar.

“ESENCA” e nocioneve poetike, e figurave letrare, ėshtė rezultat i pėrvojės letrare pėr t’i regjistruar, e pėr t’i bėrė pjesė organike tė njė angazhimi letrar, qė marrin kuptimin e duhur nėse kthehen nė poezi artistike. Nė njė masė autori e ka realizuar synimin e tij, sepse merret vesh, as ai vet nuk do tė jetė nė gjendje ta shpjegojė esencėn e jetės sė tij pa poezinė?!... Nė tė kundėrtėn nėse arrijmė qė me mėnyrė tė dhunshme, krejtėsisht nė mėnyrė vulgare t’ia shkėputim qenies sė tij poezinė?!... shtrohet pyetja ku do tė mbetet esenca fizike e autorit?

Nė kėtė plan mendoj se duhet me i dhėnė tė drejtė autorit i cili mendon se “Nė esencėn e gjerave/ kėrkoj(mė) vetėn”, dhe ky kėrkim s’ka dert nėse bėhet edhe “nė margjinat e jetės”, edhe atėherė kur “t’ia bėjnė/ tė nėntėdhjetenėntat/ prapa shpine e pėranash”, (nga poezia “Esenca”, faqe 36).

Nga kėto qė thamė deri mė tash, shihet se Naim Kelmendi ėshtė njė tip poeti eksponent, qė me poezinė e tij ngulmon pėr ndryshime esenciale tė shoqėrisė. Kjo semantikė e tė menduarit poetik na bėnė pėr tė besuar mė shumė, se poeti ėshtė i vendosur nė pikėpamjet e tij, pasi ai ėshtė subjekti, pikėrisht NJERIU – ose vet – ESENCA, e faktorėve qė ndryshojnė shoqėrinė.

Kėtė konstatim e plotėson vazhdimėsia e tij krijuese, indikacione tė besueshme gjejmė edhe te pėrmbledhja poetike qė patėm nė shqyrtim, ku breshėrojnė shprehjet, mendimet dhe konceptet e sistemuara me kulturė e dije, ku ka sforcuar mendimin pėr njė kulturė poetike mė tė avancuar, mė artistike.

E mbyll kėtė mendim mbi poezinė e Naim Kelmendit duke pėrsėritur  njė mendim tė thėnė po pėr poezinė e tij qysh nė vitin 1994, (pėrkatėsisht nė Fraunfeld, mė 6 nėntor 1994), se “konkretėsia bėhet vendimtare nė poezinė mė tė re tė Naim Kelmendit, sidomos kur ai iu ka rikthyer disa temave qė i ka mė pėr zemėr”.

 

Prishtinė, 19 nėntor 2010.

 

Botuar nė:

1. Gazeta “EPOKA E RE”, Prishtinė, 26 shkurt 2011.

2. Gazeta “FAKTI DITOR”, Zvicėr, 1 shkurt 2011.

 

 


Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Nexhat Rexha
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku