rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K


http://filolet.com/dibrani.jpg

XHENXHEFILAT E DEMOKRACISĖ (1)

SHEMBULLI I LABURISTVE BRITANIK PĖR KRYETARIN E LDK-SĖ DR. FATMIR SEJDIU

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Shefqet DIBRANI:

REFORMAT NĖ LDK

Kryetari i LDK-sė dr. Fatmir Sejdiu nėse ėshtė i vetėdijshėm se partia e tij ka pėsuar humbje katastrofale nė zgjedhjet pėr pushtetin lokal qė u mbajtėn nė vitin e sivjetmė, duhet tė jep dorėheqje tė parevokueshme nga kreu i LDK-sė, bashkė me ¾ e kryesisė qendrore qė edhe ata duhet tė largohen sa mė parė nga kryesia e LDK-sė. Kėtė akt moral duhet ta bėjnė nėse me tė vėrtetė nuk kanė qėllim ta shkatėrrojnė pėrfundimisht LDK-nė e cila si parti ka dhėnė shumė pėr Kosovėn, dhe tani ėshtė para kolapsit tė vėrtetė nga krizat e mėdha nė fushėn e reformimit tė brendshėm dhe tė organizimit qė po e pėrcjellin LDK-nė qė prej sa vitesh.

Po ashtu duhet tė japin dorėheqje tė gjithė kryetarėt e Degėve tė LDK-sė anė e kėnd Kosovės ku LDK-ja i ka humbur zgjedhjet, kurse Degėt qė kanė mbetur nė balotazh duhet tė reformohen rrėnjėsisht.  Kėtė veprim duhet ta bėjnė tė gjithė Degėt dhe Nėndegėt e LDK-sė pa asnjė hezitim, dhe sidomos ata politikan qė nė fjalorin e tyre po pėrmendin vazhdimisht demokracinė Evropiane duhet tė ndjekin shembullin e Laburistve Britanik.

Shembulli i Laburistve Britanik dhe veēmas ai i Kryetarit tė Partisė Laburiste ish kryeministri Gordon Braun duhet tė shėrbej leksion pėr kreun e LDK-sė, sidomos pėr kryetarin e partisė dr. Fatmir Sejdiun, i cili pėr fat tė keq e ka “ngrirė” postin e tij nė kryesinė e LDK-sė, duke i shkaktuar kėsaj partie humbje katastrofale qė  u panė haptas nė zgjedhjet lokale tė cilat u mbajtėn sivje  ku LDK-ja doli humbėsja mė e madhe.

Njė konflikt i paparė moral, politik e juridik po ndodh nė Kosovė, nė kėtė vazhdė LDK nuk duhet t’u gėzohet zhvillimeve politike nė LDD, as “korrupsionit nė qeveri?!”, as bastisjeve qė po i bėnė policia e EULEX-it, pėr ti mbuluar veprimet antidemokratike, antistatutore qė po ndodhin prej sa vitesh brenda kėsaj partie.

Pėr LDK-nė, gangrenė e shndėrruar nė sėmundje kanceroze qė i ngulfat veprimet demokratike, janė postet e dyfishta dhe funksionet e pesėfishta qė po i mbajnė njė klan i  ngushtė i cili ėshtė i instaluar nė kreun LDK-sė. Ngulfatja e vazhdueshme qė po i bėhet mendimit demokratik nė LDK rrėnjėt i ka te ky klan, i cili ka arritur tė largon e tė izolon nga partia njė numėr tė madh intelektualėsh tė cilėt tashmė janė nė margjinat e veprimit politik, dhe sikur ėshtė krijuar bindja se nė LDK ka deficite dhe mungesa tė theksuara tė intelektualėve dhe tė njerėzve qė mund tė kryejnė njėrin nga funksionet e dyfishta qė po i mbajnė disa nga anėtarėt e kryesisė qendrore dhe anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė kėsaj partie.

Demokracia nė Kosovė, qė mbanė vulėn e LDK-sė, ka dhjetė vjet qė vuan nga kjo ngulfatje e cila po i vjen pikėrisht nga njerėzit e vet. Tash “demokracia” ngjan tamam me njė “salep me xhenxhefil”, prandaj nocioni pėr demokracinė qė e kanė kultivuar disa nga anėtarėt e kryesisė qendrore tė LDK-sė, sidomos pas vdekjes sė Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me demokracinė, ajo mund tė ketė vetėm aromė tė njė xhenxhefili qė i duhet salepit.

Shtrohet pyetja se kush do tė pijė sot “salepin” qė e prodhojnė njerėzit e harxhuar moralisht e politikisht, tė cilėt janė kalbur e mykur pikėrisht duke pėrsėritur retorikėn pėr demokraci, pėr njė reformim tė partisė, pėr teste demokratike e broēkulla gjithfarėshe. Por qė kanė humbur zgjedhjet e sivjetme pėr pushtetin lokal nuk mund t’i mbulojnė sikur tė merrnin me tonelata gjethe xhenxhefili, kėtė bimė barishtore e cila e rregullon salepin, sepse salepin me  emrin “demokraci”, qė po e prodhojnė si produkt vendor, ėshtė njė retorikė qė se ha mė pazari dhe nuk e rregullon as retorika demokratike pėr tė cilėn mbllaēitin disa “demokrat”. Thjesht nocioni demokraci qė del nga njerėzit e harxhuar moralisht e politikisht nuk ka tė bėjė me strategjinė politike tė LDK-sė tė cilėn e ka kultivuar pėr vitet tė tėra ish kryetari historik i Kosovės dhe i LDK-sė dr. Ibrahim Rugova.

Mbititulli “XHENXHEFILAT E DEMOKRACISĖ”, do ti shoqėron disa nga opinionet e mia pėrkitazi me stagnimet nė LDK, pėr disa nga faktorėt qė ndikuan nė kėto ngėrēe demokratike, pėr disa nga lėvizjet e lėkundjet brenda dhe rreth LDK-sė, e shumė opinione tė tjera me rėndėsi pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e kėsaj partie.

Sigurisht, nuk do tė harrojmė pa ua pėrmendur emrat dhe mbiemrat shumė bartėsve tė funksioneve, qofshin ato funksione partiake apo shtetėrore.

Me njė fjalė LDK-ja duhet tė reformohet dhe tė del nga kjo letargji qė e ka pllakosur partinė e cila po bllokon edhe shumė procese tė tjera pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi.

E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch 

Zvicėr, 15 maj 2010.

 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ibrahim Kadriu
Ismet Rashiti
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku