|
Karshi reformave e punėve
tė shumta qė duhet ti bėnė LDK-ja, nė kėtė proces
riformatizimi ajo duhet tė merret seriozisht me departamentin e
informimit dhe tė propagandės, sektor ky ndoshta mė i brishti qė ka
pasur dhe ka LDK-ja. Kurse borizani i njė partie ėshtė personi ndėrlidhės
nė mes qėndrimeve partiake dhe opinionit publik, pėrkatėsisht pėrmes
tij transmetohet deri te qytetari i gjithė angazhimi i brendshėm i
partisė. Partitė dhe subjektet politike nė Kosovė, veēmas LDK-ja
duhet tė merr shembullin e partive perėndimore tė cilat i kushtojnė
rėndėsi specifike kėtij posti i cili nuk i jepet askujt vetėm sa pėr
dekor. Zėdhėnėsi i LDK-sė Vehbi Miftari nė kėtė post sikur
ka ardhur vetėm sa pėr ta siguruar titullin dr dhe pėr tė
marrė njė pagė mujore, por jo pėr ti dhėnė vizion e emėr LDK-sė.
Pėrkundrazi qėndrimi i tij dualist e ka shėmtuar dhe i ka degraduar
edhe ato pak vlera qė i ka pasur LDK-ja. Pėr ironi tė tė gjithave mė
duket se i vetmi vizion i qartė i Vehbi Miftarit ėshtė lojaliteti i
tij ndaj eprorit qė ėshtė shembulli mė tragjik i bėrrylave brenda kėsaj
partie.
Po ēfarė mund tė flitet pėr rolin
e tij nė fushėn e komunikimit kur nė fund tė komenteve tė tija qė
skanė gjė tė pėrbashkėt me LDK-nė sqaron se: Autori
ėshtė shef i Departamentit tė Komunikimit nė LDK. Pikėpamjet e
shprehura nė kėtė artikull janė krejtėsisht personale. Tė jesh
shef i departamentit tė partisė dhe tė prezantosh pikėpamje krejt
personale ėshtė mė shumė se idiotėsi, sepse nė secilėn kohė dhe
nė ēdo moment ai ėshtė dashur dhe duhet ti prezanton pikėpamjet
e partisė, nėse mė tė vėrtetė ėshtė anėtarė i LDK-sė, pėrndryshe
ėshtė njė dublxitet moral dhe politik qė reflekton te qytetari pikėrisht
dyfytyrėsinė e mendimit dhe tė qėndrimit politik nė LDK.
Vehbi
Miftari vjen nė kėtė post mė shumė si kuadėr i dėgjueshėm tė
cilit si duket Partia e ka shpėrblyer edhe me gradėn dr,
se mbase edhe kjo Parti nuk ka mbetur prapa tė tjerave me grada
shkencore qė merren vetėm nėse siguron njė post tė lartė partiak a
shtetėror. Por viteve tė fundit ėshtė krijuar njė kontradiktė e
thellė nė kėtė plan pasi nė tė kaluarėn gati tė gjithė
ata qė kanė zgjedhur punėn kanė mbetur pa vazhduar studimet pos
diplomime, ndėrsa sot ndodhė e kundėrta pasi kryesisht studimet dhe
titujt akademik po merren nėse ke poste tė privilegjuara.
Po ky
sukses vazhdon edhe nė fushėn e publikimeve, ku zyrtarėt e lartė pėr
ēdo javė promovojnė librat e tyre, promovojnė librat ku ata janė
redaktor, bėhen kritikė tė librave tė caktuar dhe me tė vėrtetė
ėshtė pėr tu lakmuar se si i arrijnė tė gjitha kėto rezultate,
ndonėse rezultatet e zhvillimit tė Kosovės janė duke i shqetėsuar tė
gjitha strukturat vendimmarrjes nė Evropė dhe Amerikė.
Madje
shumė sish karrierėn e autorėve e kanė nisur vetėm kur janė emėruar
nė postet mė tė larat politike e shtetėrore. Se si arrihet kjo, nuk
do shumė mend, por tragjikja e gjithė kėsaj ėshtė gjendja e
prapambetur nė Kosovė nė tė gjitha sferat e jetės sė saj. Nė kėtė
plan nuk ėshtė prapa as borizani i LDK-sė i cili asnjė shėrbim
organizimi dhe asnjė veprim pėr tu lakmuar nė fushėn e
komunikimit dhe tė propagandės prej si ėshtė nė postin e shefit
tė komunikimit nė LDK nuk e ka bėrė.
Vehbi
Miftari nuk ka shtrirė askund rrjetin e tij nėpėr degė, e nėndegė,
ai vazhdimisht sillet me njė prepotencė e megalomani tė pa
shembullit. Do tė ishte mirė gazetaria analitike tė bėnte
anketime pėr tė parė se si u drejtohen zėdhėnėsit e partive dhe tė
institucioneve shtetėrore, gazetarėve nėpėr konferencat pėr shtyp
dhe nė paraqitjet e tyre publike. Tė shihet nėse ndonjėri prej tyre
iu drejtohet gazetarėve me shprehjen: Tė nderuara zonja dhe tė
nderuar zotėrinj mirė se keni ardhur nė kėtė..., kėtė pėrbuzje
dhe kėtė shpėrfillje poshtėruese qė e bėjnė para gazetarėve nė
dhjetėra sekuenca televizive i kam veēuar pikėrisht njerėzit e LDK-sė
qė kanė komunikuar me gazetarėt, ku nuk pėrjashtohet as z. Miftari.
Gjendje mė e mirė nuk ėshtė as nė partitė tjera por mua mė dhemb
mė shumė situata nė shtėpinė time se sa nė shtėpinė e kojshisė.
Nuk e
di si nuk e shohin njerėzit rolin e tyre negativ ndaj partisė.
Karshi LDK-sė Vehbi Miftari nuk ka pse tė krenohet, pėrkundrazi ai i
ka bėrė njė shėrbim tė keq LDK-sė e cila e ka privilegjuar dhe
akomoduar si ėshtė mė sė miri. Se LDK-sė i ka bėrė njė shėrbim
tė keq ėshtė fakti se ai u shėrben klaneve tė interesit pėrndryshe
nuk do tė deklarohej pėr Isa Mustafėn se ėshtė "njeri me
kapacitete tė jashtėzakonshme intelektuale dhe menaxhuese, i cili ka
dhėnė shumė shenja se Prishtinėn po e transformon nė njė kryeqytet
modern".
Deklaratat
e tilla nga shefi i Departamentit me Komunikimin Publik tė cilat janė
nė disproporcion tė kundėrt me realitetin nė Prishtinė, jo qė janė
tė dėmshme, por nė njė parti moderne demokratike ku ka rregulla e pėrgjegjėsi,
Vehbi Miftarit ia kishin bėrė me tybe hyrjen nė objektin e
LDK-sė dhe sė paku 300 m vijė ajrore te sillej rreth saj.
Shtrohet
pyetja se ēfarė mund ti raportoj Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė
LDK-sė dhe Kuvendit tė Partisė pėr punėn e tij disa vjeēare nė
cilėsinė e shefit tė Departamentit tė Komunikimit nė LDK, pėrveē
tė dhėnės se gjatė kėsaj kohe Pikėpamjet e shprehura nėpėr
artikuj kanė qenė krejtėsisht personale?!
Zvicėr,
21 qershor 2010.
E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
*Botuar
nė gazetėn Epoka e Re, Prishtinė.
|