|
Kryetari i LDK-sė dr. Fatmir Sejdiu i cili e ka tė ngrirė?! postin
e kryetari nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės duhet ta shkrinė?! kėtė post dhe tė
mos e shkatėrroj mė tutje LDK-nė.
Nėse dr. Fatmir Sejdiu nuk
ka mėsuar gjė nga urtia popullore
se: Dy shalqinj nuk mbahen me njė dorė, atėherė duhet
ta din se dy poste nė tė njėjtėn kohė ėshtė sikur ti mbaje dy
shalqinj nė njė dorė, prandaj ėshtė e moralshme nė aspektin njerėzor,
dhe e obligueshme nė aspektin juridik tu jap vizė reformave nė
LDK. Por a do tė ndodhė kjo ndonjėherė(?!), edhe mė naivi ėshtė
skeptik pasi dr. Fatmir Sejdiu prej se i ka uzurpuar dy postet sikur ka
ndryshuar(?!), sepse edhe ashtu i ka mėnjanuar njerėzit qė e kanė
avancuar nė poste tė rėndėsishme nė LDK.
Por, pėr befasinė mė tė
madhe kabineti i presidentit mbulohet me njerėz labil qė nė
situata tė caktuara nuk i kanė qėndruar besnik partisė e cila e ka
avancuar Fatmirin nė President vendi, pėrkundrazi publikisht e kanė
atakuar Kryetarin e Presidentin historik tė Kosovės dr. Ibrahim Rugovėn,
nė mesin e tė cilėve dallojnė sidomos Dr. Isa Mustafa dhe Dr.
Ibrahim Berisha tė cilėt tashmė janė tė dekoruar me gradėn e
Doktorit tė shkencave, dhe kjo ka ngjarė vetėm pas luftės sė
vitit 1999, prandaj as kryetari Sejdiu, por as kabineti i Presidentit
kurrė nuk do tė kenė mundėsi ta drejtojnė gishtin kah Dr. Jakup
Krasniqi i cili si shumė tė tjerė, tė gjitha gradat e dijes?!
i ka marrė vetėm pas lufte.
Ja pėrmenda Kryetarit tė
LDK-sė vetėm kėta dy Dr-tė e kabinetit tė tij, pėr tė cilėt
jam skeptik nė sinqeritetin e tyre, dhe pėr devotshmėrinė nė
Kabinetin Presidencial, por analistėt e LDK-sė duhet tė dinė edhe sa
njerėz tė tjerė pa asnjė bagazh politik dhe pa asnjė stazh brenda
LDK-sė, madje ka mundėsi edhe tashti nuk janė as anėtarė tė LDK-sė,
dhe janė angazhuar nga Dr. Fatmir Sejdiu nė Presidencėn, dhe nga aty
po tallen pėrsėri me veprimtarėt e LDK-sė, siē kanė vepruar tė dy
Dr-tė e theksuara mė lartė.
Nėse kryetari i LDK-sė
Fatmir Sejdiu, vjen nė postin e Presidentit tė Kosovės nė saje tė
LDK-sė, kurse nė anėn tjetėr pėr kėshilltarė tė tij, (sigurisht
edhe nė departamentin e tij), ka angazhuar njerėz qė nuk ishin nė
LDK, atėherė shtrohet pyetja ku ėshtė interesi i anėtarėsimit dhe
vrapimit pas LDK-sė?!
Kjo
ēėshtje karikohėt
edhe mė shumė kur e kemi situatėn tė ngjashme
nėpėr Ministri e nėpėr Drejtori, pastaj nėpėr Kuvende
Komunale, nėpėr Drejtoratet Komunale ku funksionarėt e LDK-sė i kanė
angazhuar nėpėr stafet e tyre njerėz tė fisit e farės, tė
hurit e litarit pa qenė anėtarė tė LDK-sė, kurse kėta njerėz pėrseri
vazhdojnė injorimin, nėnēmimin dhe pėrbuzjen kundėr anėtarėsisė
sė LDK-sė, dhe kjo gjendje e papranueshme zgjatet e zgjerohet deri mė
cep mė cep tė Kosovės,
dhe natyrisht kjo gjė ka ndikuar drejtpėrdrejt edhe nivelin e
votave pėr ta bėrė kėtė parti marionetė tė PDK-sė. Ky veprim ėshtė
antistatutar, politikisht i dėmshėm dhe strategjikisht i papranuar,
sepse siē thamė mė parė: Mė nuk ka asnjė rėndėsi tė jesh anėtarė
i LDK-sė, nėse nėpėr kėto poste vijnė ata qė skanė asnjė
meritė politike pėr tu angazhuar nė emėr tė LDK-sė. Kjo
strategji e gabuara
tashmė po i hakėmmirret LDK-sė.
A do tė duhet kryetari i
Lidhjes Demokratike tė Kosovės dr. Fatmir Sejdiu nė Kuvendin e Partisė
sė tij tė jap pėrgjigje?! Mendoj se nuk duhet LDK-ja tė lejoj mė kėtė
lojė me post tė ngrir. Por ai, nė cilėsinė e Kryetarit tė
LDK-sė duhet edhe para Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė raportoj. Dr.
Fatmir Sejdiu duhet tė tregoj ai i pari se
cilėt njerėz i ka angazhuar, qoftė nė cilėsinė e kėshilltarėve,
qoftė nė administratė, duke i pėrfshirė edhe shoferet e
automjeteve, stafin qė bėjnė sigurinė e tij e deri te kamerieret e
pastrueset.
Kjo hallkė zgjerohet dhe bėhet
me pėrmasa trishtuese, sidomos kur ti llogaritim njė pėr njė,
postet e dikasteret qė udhėhiqen nga njerėzit e LDK-sė, kurse stafi
ndihmės dhe ai teknik janė njerėz jo tė LDK-sė, ēėshtja bėhet
tejet jo serioze, dhe ky joseriozitet merr pėrmasa tragjike kur tė
kuptojmė se shumica syresh janė kundėrshtar tė LDK-sė, janė njerėz
me interes personal, sepse aty kanė ardhur pėr ti realizuar vetėm
interesat personale. Tragjikja e kėtyre veprimeve kuptohet vetėm atėherė
kur marrim vesh se kėta njerėz thuaja vazhdimisht sillen keq dhe
injorojnė anėtarėt e LDK-sė tė cilėt jo pak janė ndjerė keq, janė
fyer dhe janė satanizuar nga kėta Satan, pikėrisht ata veprimtarė tė
LDK-sė
tė cilėt pėr vite tė tėra i kanė qėndruar besnik LDK-sė,
kanė derdh mund dhe kanė shpenzuar shumė, madje shumė syresh e kanė
paguar me kokė angazhimin nė LDK.
Tani nė postet e rėndėsishme
vijnė njerėz pa kredibilitet partiak tė cilėve iu kanė krijuar
privilegje tė skajshme duke filluar nga Kryetari i LDK-sė e deri nė
postin mė tė skajshėm diku nė ndonjė komunė tė Kosovės.
Pikėrisht Kryetari i LDK-sė
dr. Fatmir Sejdiu, ėshtė Njeriu i parė i Partisė qė ka shkelur
normat statusore tė LDK-sė, prandaj edhe Kėshilli i Pėrgjithshėm i
Lidhjes Demokratike tė Kosovės, por edhe Kuvendi i Partisė duhet tė
merret me kėtė ēėshtje pėr ta nxjerr LDK-nė nga letargjia qė e ka
pllakosur. Masat disiplinore, madje edhe ndėshkuese, duhet tė nisin
nga kreu i LDK-sė. Reformės demokratike ti shkohet deri nė fund. Tė
shqyrtohen tė gjitha rastet nė Degė, Nėndegė e Sythe tė
LDK-sė, jo vetėm nė Prishtinė, por kjo reformė duhet tė shtrihet
anė e kėnd Kosovės, pėr ti pėrmirėsuar kjo parti gabimet. Vetėm
atėherė mund tė shpresojmė se LDK-sė do ti kthehet imixhi
pozitiv, do ti kthehet anėtarėsai tradicionale dhe do tė fitoj
zgjedhjet e ardhshme nė nivel Kosove: Kjo reformė duhet tė bėhet pa
hezitime nėse Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė, mendon pėr tė
ardhmen e LDK-sė, veēmas nėse mendojnė mirė pėr Kosovėn tonė nė
pėrgjithėsi.
Askund nė botė nuk ka
pushtet shtetėror efektiv, pa i pasur partitė e organizuara dhe
politikisht tė disiplinuara.
E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
Zvicėr, 18 maj 2010.
|