|
Postet
e dyfishta janė bėrė parime tė rregullta pėr kreun ekzekutiv tė
LDK-sė. Duke nisur nga kryetari i LDK-sė dr. Fatmir Sejdiu, qė ka tė
paktėn dy poste, ky ves ėshtė bartur e zgjeruar kate kate duke u
shtrirė deri nė skajin e fundit tė kėtij organizimi. Tashti kryetari
i partisė nuk ka as fuqi morale, as njerėzore, (sepse pėr ato
juridike e statusore as qė mund tė bėhet fjalė) ti thotė dikujt tė
lė njėrin post, ai dhe vetėm ai duhet ti prinė valles sė dorėzimit
tė posteve tė mbetur peng qė prej kohėsh. Tash ai nuk mund ta
pėrmirėsoj kėtė gjendje kaq tė shkret pasi ai vet ėshtė personi i
parė qė e ka shkel kėtė parim, qoftė ky moral, politik a ligjor. Pa
lėrė mė ti shkoj mendja dikujt nga ky klan tė luftoj tė keqen nė
Qeveri, nė Institucionet e shtetit, sepse para se tė flasin pėr
oborrin e fqinjit duhet ta pastrojnė sė pari oborrin e vet. Ndonėse
qasja ime ka prizmin LDK-nė tė gjitha ilustrimet do ti marrė
brenda kėsaj kornize, pėr tė parė anėtarėsia dhe mbase edhe
elektorati me ēfarė biēim kryesie kemi tė bėjmė fjalė.
LDK-ja,
kurrė nuk ka qenė parti qė i kanė munguar kuadrot, madje nė asnjė
periudhė kohore, por LDK-ja gjithmonė ka vuajtur nga klane tė
interesit, nga njerėz tė dobėt qė janė shtyrė me bėrryla, tė
cilat kanė qėndruar gjithmonė afėr Kryetarit tė Partisė dr.
Ibrahim Rugova, dhe nė saje tė asaj afrie i kanė eliminuar, i kanė
injoruar dhe e kanė dobėsuar LDK-nė aq shumė, aq keq sa e kanė bėrė
Partinė e Tyre tė stėrkequr sa pėr tiu ardhur keq edhe kundėrshtarėve
tė pėrhershėm tė kėsaj partie.
Ky
klan ka emėr dhe mbiemėr, tė cilėt skanė bėrė gjė pėr partinė,
pėr shoqėrinė dhe as pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi. Ky klan kaq i
shkret erdhi nė krye tė LDK-sė nė njė kohė me re sterrė, pikėrisht
atėherė kur Kosova po hynte nė Netėt e Bartolomeut, dhe
nė saje tė njė shantazhi politik qė i ndodhi partisė nė Kuvendin e
Tretė tė saj zgjedhor qė u mbajt nė Prishtinė mė 25 shkurt tė
vitit 1998. Tani mė nė kryesinė e dal nga ky kuvend erdhėn ata qė
nuk kishin asnjė meritė politike dhe asnjė kredibilitet politik. Ky
klan qė nga ajo ditė nuk kanė lėvizur nga ato poste, thuaja se i kanė
me tapi, edhe pse janė mbajtur kuvende tė radhės tė cilat vetėm sa
e kanė topitur edhe mė tej mendjen e kėtyre njerėzve, dhe i kanė
stagnuar reformat e brendshme tė cilat ėshtė dashur tė kryhen qė
moti. Pėr fat tė keq brenda LDK-sė vetėm sa janė forcuar edhe mė
tej klanet e interesit tė cilat u panė sidomos pas vdekja sė
Kryetarit tė Partisė dr. Ibrahim Rugova ku do ti qesin nė pah tė
gjitha anomalitė qė e kanė shoqėruar kėtė parti edhe pėr tė
gjallė tė kryetarit Rugova, por hija dhe prestigji i tij i mbulonte tė
gjitha marrėzitė.
Pas
vdekjes sė Rugovės pėr emitator i dr. Rugovės u gjet dr. Fatmir
Sejdiu i cili u bė edhe President i vendit, pa ma tė voglin shqetėsim
se kredibiliteti i tij nuk i ngjante as pėr sė afėrmi atij tė
Presidentit Rugova, por Fatmiri ynė me tė vėrtetė pat fat tė mirė
se u bė President i Kosovės. Edhe ky e ngriu postin e kryetarit nė
parti duke mos llogaritur se imixhi i tij nuk e kishte atė vlerėn qė
e pati kryetari i deriatėhershėm i LDK-sė.
Pas
kryetarit tė partisė nė LDK do tė gufojnė veprimtarė tė cilėt
ishin nė margjina tė veprimit dhe tejet tė pa njohur edhe pėr vet
LDK-nė, tė cilėt do tė grafullojnė si tambli mbi zjarr. Ndėr njerėzit
mė kontrovers tė LDK-sė i cili nė emėr tė disa testeve
dramatike pėr tė mos thėnė demokratike do ta katandis LDK-nė aty
ku ėshtė sot. Nėnkryetari i parė i LDK-sė Eqrem Kryeziu, i cili pėr
vite tė tėra ishte kryetar i Degės sė LDK-sė dhe i Kuvendit Komunal
nė Prizren, qė edhe atje e ka fundosur njė herė e pėrgjithmonė
LDK-nė, duhet tia vė gishtin kokės.
Tani
Eqrem Kryeziu nė Prishtinė po bė gallatė me LDK-nė, duke e fyer
elektoratin dhe popullin e Kosovės nė pėrgjithėsi. Postet e tij jo qė
janė tė dyfishta por mė duket misioni i tij prej njė shkatėrruesi
ėshtė edhe mė shumė se i dyfishtė, mė shumė se shqetėsues.
Nė
poste tė larta, ndėr mė tė rėndėsishmet pėr Kosovėn, do tė
ngjitet pėrkthyesi i deriatėhershėm i dr. Rugovės z. Skėnder
Hyseni, i cili ėshtė bėrė pėr tė hyrė nė Librin e Rekordeve Botėrore
Genis, se nga njė mėsues shkollash nė Llap, nga pėrkthyes
mekanik, do tė bėhet Kėshilltar Politik i Presidentit, pastaj do
ti vazhdojnė postet udhėheqėse tė njė pas njėshme si: Udhėheqės
i grupit negociator, zėdhėnės i atij grupi pėr bisedime, do tė bėhet
Ministėr i Kulturės dhe sė fundi si diplomat?!, atij do ti
besohet posti i Ministrit tė Punėve tė Jashtme, funksion ky mjaftė
delikat pėr Kosovėn.
Poste
tė rėndėsishme me standarde tė dyfishta kanė kryesisht njė klan, i
koncentruar nė kryesinė qendrore tė LDK-sė tė cilėt nė pėrpjekje
pėr ti mbrojtur interesat personale janė duke shkelur mbi ēdo
parim moral, etik e politik tė njė partie me program e statut siē ėshtė
LDK-ja. Do tė ishte mirė tė bėhej njė hulumtim nga vetė anėtarėt
e LDK-sė dhe ti shohin tė gjithė funksionarėt e LDK-sė qė
kishin dhe kanė funksione tė dyfishta, pastaj deputet dhe kryetar
komunash qė vijnė nga radhėt e LDK-sė tė cilėt ushtrojnė edhe sot
e kėsaj dite dy e madje deri nė pesė funksione?!... Ta zėmė njė
kandidat i LDK-sė ėshtė edhe anėtarė i Kryesisė Qendrore, ėshtė
anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm, mund tė jetė deputet,
kryetari degės, Kryetar i kuvendit komunal dhe madje edhe nė njė varg
komisionesh e nėn komisionesh qė uzurpohen vetėm nga njė klan i vogėl,
nė vend qė tė ndodhte e kundėrta pėr tė angazhuar dhe motivuar sa
mė shumė njerėz, pėrkatėsisht njė shoqėri tė tėrė.
Veēmas
nė LDK ka ndodhur qė kandidati i kėsaj partie pėr kryetarė Komune
ku ka dėshtuar, tė bėhet mė vonė Ministėr siē ka qenė rasti me
Sadri Feratin. Shtrohet pyetja cili qytetar do tė pranonte tė bėhej
Kryetari i njė Qyteti siē ėshtė Mitrovica pėrplot me telashe karshi
postit tė ministrit qė e gėzon tashti. Pastaj Kryetari i Shtabit
Zgjedhor tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės ishte Lutfi Haziri, ndonėse
i humbi zgjedhjet nė mėnyrė katastrofale ai u shpėrblye nga partia e
tij me postin e Ministrit tė Kulturės, ndonėse edhe vet u pat
deklaruar se do tė merret me reformat nė parti.
Kryetar
komunash e degėsh tė LDK-sė u bėnė Ministra, zėvendėskryeministra
dhe pas mossuksesit do tė rikthehen pėrsėri nė kryetar komune siē
ka vepruar Agim Veliu nė Podujevė, madje duke e rikthyer edhe postin
e kryetarit tė Degės sė LDK-sė nė kėtė komunė, pavarėsisht se
ėshtė edhe anėtarė i Kryesisė Qendrore dhe i Kėshillit tė Pėrgjithshėm
tė kėsaj partie. Po ashtu LDK-ja do tė arrin tua shėroj
komplekset edhe disa ministrave tė dėshtuar tė cilėt do
tė provojnė me marrė pushtetin lokal nė komunat e tyre siē ishte
rasti me Astrit Haraēin nė Gjakovė dhe sė fundi me Fatmir Rexhepin nė
Gjilan. Ky paradoks e shoqėron LDK-nė qysh moti dhe avazi i tė
ushqyerit tė apetiteve tė tyre nuk ka tė ndalur, dhe askush nuk jep
llogari pėr dėmet qė iu kanė shkaktuar LDK-sė.
Zinxhiri
i posteve tė dyfishta qė mbajnė njerėzit e LDK-sė ėshtė i gjatė,
unė nuk falė askėnd, dhe nuk desha ti apostrofoj as kėta qė
e ilustrova shkrimin tim. Qėllimi i vetėm ėshtė qė LDK-ja tė
reformohet rrėnjėsisht dhe kėto anomali tė spastrohen qoftė nė Kėshillin
e Pėrgjithshėm ose edhe mė mirė nė Kuvendin e Partisė pėr tė
cilin flitet se do tė mbahet sivjet.
Nėse
vetėm nė kėtė pikė do tė ishte korrigjuar LDK-ja, ajo do tė bėhej
njė parti moderne dhe do tia siguronte fitoren vetes nė cilat do
zgjedhje qė do tė mbahen. Kjo qė po flas nuk ėshtė utopi, sepse tė
punėsuar nė shkallė vendi, nga radhėt e LDK-sė do ti kishim ¼ e
Kosovės, dhe kjo gjė do tė reflektonte pozitivisht pėr njė
efikasitet partiak, shtetėror dhe qe besa edhe nacional. Kjo do tė
reflektonte imazh pozitiv pėr proceset demokratike qė po kalon Kosova,
kurse njerėzit e LDK-sė do ta mbronin mė mirė njėri- tjetrin, e jo
duke e shantazhuar njėri tjetrin ashtu sikurse kanė bėrė deri mė
tashti. Vetėm duke e mbrojtur njėri tjetrin, vetėm duke i angazhuar
dhe avancuar mė tė aftit, vetvetiu do ti mbronin vendet e tyre tė
punės, do tė joshnin kuadro tė forta e personalitete tė shquara pėr
tu anėtarėsuar e angazhuar nė strukturat politike nė parti dhe mė
gjerė.
Jo
vetėm LDK-ja por cilado parti politike qė do tė mundet ta bėnte njė
kėso reforme, sigurisht ajo parti do tė reformohet mė shpejt
dhe do tė merr pushtetin nė Kosovė, nė njė tė ardhme jo aq tė
largėt. Por meē unė jam duke u marrė me reformat nė LDK, kritikat
po i drejtoj pikėrisht drejt saj, e cila sot ėshtė nė njė krizė tė
thellė, morale, politike dhe organizative. Fundja e fundit kriza
politike LDK-sė i ka ardhur jo nga partitė konkurruese, por thjeshtė
nga grupet dhe klanet e interesit qė janė brenda partisė.
E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
Zvicėr, 18 maj 2010.
|