rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K


REFORMAT NĖ LDK (15)

MIQTĖ TĖ KRITIKOJNĖ KURSE FILANTROPĖT TĖ LEDHATOJNĖ

Shkruan: Shefqet DIBRANI*  

Shefqet DIBRANI:

REFORMAT NĖ LDK

     Kjo vazhdimėsi e qasjeve pėr reforma nė LDK nuk ka tė bėjė me idealizėm, sa do qė pesimistėt mund t’i kenė kategorizuar komentet e mia nė njėfarė lloj idealizmi. Pėr njė idealizėm racional mund tė flitet, sepse ēdo qytetar i Kosovės duhet tė jetė racional me zhvillimet e tanishme politike dhe ekonomike nė vend, sepse logjika e ngjarjeve dhe rrethanat jetėsore flasin me argumente qė i ndeshim kudo, prandaj mendoj se kėto shkrime i kam peshuar mirė dhe jam pėrpjekur t’i argumentoj me fakte konkrete. Kurse ilustrimet janė bėrė pėr ta sforcuar mendimin e shprehur por jo me qėllim a prapavijė negative. Fundja e fundit pėr tė gjithė qė mė njohin e dinė kursin tim kritikues, tė folmen e drejtpėrdrejt e pa ekuivokė dhe personin e pa kompromis. Janė pseudoidealistėt qė kanė penguar nė emėr tė kėsaj apo asaj vlere tė pa qenė. Janė redaktorėt kujdestar qė kujdestarojnė qė tė mos thuhet e vėrteta konstante brenda LDK-sė.

Po pėr ēfarė demokracie mund tė bėhet fjalė nėse nuk lejohet e aq mė pak nėse nuk durohet kritika e brendshme dhe kritika publike. Shpifjet dhe trillimet janė tė dėmshme, e vėrteta ėshtė e dhembshme dhe fjala e drejtpėrdrejt sikur nuk durohet edhe nė demokracinė e re dhe mjaftė tė brishtė kosovare. Pėr vete pretendoj tė jam njė idealist racional nė politikė, njė “protonist nė letėrsi” dhe njė humanist nė pėrditshmėri.  Janė kėto elemente qė i kanė shoqėruar kėto shkrime, sa do qė dikujt nuk mund t’i pėlqejnė. Por siē thash e vėrteta ėshtė e dhembshme, prandaj kritika pozitive i takon kėtij fahu racional. Po e vėrteta ēfarė na qenka mund tė shtrohet pyetja?!... Andaj emrat e apostrofuar qė nuk janė tė vetmit dhe as tė fundit janė pėrdorur pėr tė ilustruar konceptin e shkrimit, pėr tė qartėsuar mė mirė kuptimin e fjalės sė shkruar. Aq sa pretendoj se kanė qenė kritika me vend, po aq jam i bindur se personat pėrgjegjės pėr gjendjen e krijuar nė LDK janė pikėrisht emrat e cituar nėpėr kėto shkrime.

E di se klani pėrgjegjės nuk do tė pendohet, pasi nuk janė penduar as pėr shėrbimin qė ia kanė bėrė Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė. Madje ka emra bartės tė funksioneve tė tashme partiake qė kanė qenė tė implikuar edhe nė ingranazhin e sigurimit tė shtetit, pėrkatėsisht tė UDB-ės. Po aq sa janė tė implikuar nė sistemin partiak, po aq janė zėra qė gėrhasin edhe nė aparatin legjislativ dhe shtetėror. Ky zinxhir nuk ėshtė i papashėm, madje njė kategori sish janė persona me ndikim edhe nė mediet dhe shtypin e shkruar qė tashmė nė cilėsinė e filantropėve po kujdestarojnė mendimin kritik nė emėr tė asaj se nuk lejojnė ta lėndohet shpirti i LDK-sė. Filantropėt me eksperiencė tė njohur nė shėrbimet e sistemeve tė kaluara nuk duhet ta ndihmojnė kėshtu demokracinė e brishtė kosovare, filantropėt duhet t’u hapin udhė reformave sepse vetėm duke u kritikuar, vetėm duke e pėrcaktuar fajtorin me emėr dhe mbiemėr mund tė shkohet pėrpara. Jo mė me lėmosh dhe me mbulime e maskime tė krimit ekonomik, tė krimit politik dhe krimit kulturor se kėshtu ngulfasim zhvillimin e mirė nė Kosovė. Fundja e fund qė tė gjithė ata redaktor e gazetar, tė gjithė ata shėrbyes tė fushės sė informimit dhe tė medieve nė Kosovė nuk mund tė jenė mė dashamirės pėr LDK-nė se sa individėt qė kanė shkrirė njė jetė pėr kėtė koncept politik, nė kohėn kur filantropėt i shėrbenin sistemit tashmė qė i takon njė kohe tė shkuar. Ndihma qė redaksitė e shumta po i japin LDK-sė duke e shtrembėruar tė vėrtetėn e hidhur qė ėshtė nė kėtė parti, ėshtė sikur filantropėt borgjez kur i japin njė kothere buke fėmijės si lėmosh, por nuk ia krijojnė mundėsin pėr shkollim dhe emancipim. Filantropėt qė janė shumė dhe tė pozicionuar kudo kanė nevojė qė tė reformohen vet, dhe pasi ta bėjnė kėtė reformė pėr vete, mund t’i  japin hapėsirė edhe mendimit demokratik, tė vėrtetės sa do qė ajo mund tė jetė edhe e dhembshme.

Pėr njohėsit e rrethanave tė tashme nė LDK, sektori i propagandės ka qenė dhe ėshtė hallka mė e dobėt e kėsaj partie. Pasi LDK kurrė nuk arriti ta ketė njė gazetė tė vetėn ose njė gazetė qė ka ndikimin mbi te, ashtu siē ndodhė me shtypin mė modern kudo nė Evropėn Perėndimore sepse ndikimi i partisė, ndikimi politik nė shtypin e lirė ėshtė pjesė e demokracisė. Por sa mė i zhvilluar tė jetė procesi demokratik, liria e shtypit ėshtė mė e madhe kurse ndikimi politik i pėrmasave ballkanike sikur ėshtė i papėrfillshėm, prandaj nė vendet e zhvilluara evroperėndimore themi se shtypi ėshtė i lirė dhe larg ndikimeve politike.

Jo vetėm unė si autor i shkrimeve por edhe gazeta “Epoka e re” duhet tė cilėsohet si opinioni mė progresiv pėr t’i ndihmuar reformat nė LDK. Reformat bėhen vetėm kur flasim, kur kritikojmė, po mė shumė kur i pranojmė gabimet dhe lėshimet e kaluara dhe jemi tė gatshėm pėr tė dhėnė pėrgjegjėsi..

Urtia popullore na mėson se “miqtė tė kritikojnė, kurse filantropėt tė ledhatojnė”. LDK-ja vet duhet tė analizon cilėt janė miqtė dhe cilėt janė armiqtė e shkatėrrimit tė LDK-sė. LDK-ja nuk duhet ta mat konceptin dhe moralin e gazetės e cila deri nė grykė ėshtė e mbushur me krime prej mė monstruoze. Tė shpresoj se disa nga gjėrat e shėnuara do t’i shėrbejnė KP tė LDK-sė pėr tė nisur fillin dhe pėr tė zgjedhur lėmshin e ngatėrruar.

Le tė shpresojmė se nė vjeshtėn e sivjetme do tė mbahet Kuvendi i Partisė dhe nga ai kuvend LDK-ja duhet tė del me njė eksperiencė qė mund tė vihen nė shėrbime pozitive.

Nė fund tė kėtij fejtoni mė duhet ta falėnderoj gazetėn “Epoka e re” e cila i bėri publike dhe ia afroi qytetarit kosovar edhe njė mendim tjetėr pėr zhvillimet politike nė LDK. I falėnderohem edhe atyre lexuesve qė i kanė pėrcjell dhe atyre qė mė kanė shkruar.

Gjithsesi edhe njė mirėnjohje pėr disa portale interneti qė i kanė publikuar kėto shkrime.

Faleminderit tė gjithėve!....

 

E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch

 

Zvicėr,  29 qershor 2010.

*Pėr Filolet - SH.D.

*Autori, ėshtė anėtarė i LDK-sė qė nga viti 1989, pėr vite tė tėra ishte anėtar i kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr dhe i Nėndegės nė Kantonin St. Gallen, ku ai jeton. Po ashtu autori i shkrimit ishte delegat nė dy Kuvendet e LDK –sė nė Prishtinė tė mbajtura nė vitet 1994 dhe 1998, autor i dhjetė librave tė publikuar dhe analist politik nė kohėt mė tė vėshtira qė kalonte LDK-ja, duke u bėrė zėri mė autentik i saj.

 

 


Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ibrahim Kadriu
Ismet Rashiti
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku