|
Reformat
qė do ta pėrfshijnė LDK-nė po shpresojmė se sė pari do ta kėndellin
kėtė parti pėr ti kėrkuar falje diasporės sė saj me tė cilėn
ka bėrė mėkat tė pafalshėm. E bėra me qėllim kėtė segregacion
pasi nė njėfarė mėnyre partitė tjera i kanė kryer obligimet ndaj
veprimtarėve dhe pėrkrahėsve tė tyre.
Nė
kėtė plan LDK-ja ke mbetur nė fund tė pusit, prandaj themi se do tė
ishte mirė, se do tė ishte nė shėrbim tė shėndetit tė saj
politik, do tė ishte nė dobinė e saj qė ti rregulloj raportet me
diasporėn e saj nė Evropėn Perėndimore dhe nė SHBA, tė cilės i ka
shumė borxh, aq shumė qė vetėm Zoti mund tua falė mėkatet qė i
kanė bėrė ndaj njė armate veprimtarėsh tė cilėt e kanė mbajtur
gjallė shpirtin e kėsaj partie edhe pse as atėherė LDK-ja nuk ka qenė
aq mirėnjohėse.
Ky
mėkat moral dhe kjo disfatė politike e LDK-sė duhet ti kėndell njėherė
e pėrgjithmonė drejtuesit e saj qė tė mos sillen me megalomani
sikurse deri mė tani, por tu kėrkohet falje pa hezitim sepse
ėshtė e moralshme, ėshtė njerėzore. Ata duhet ta dinė se kjo nuk
arrihet ndryshe vetėm duke i kėrkuar falje publike pėr injorimin, nėnēmimin
dhe pėrbuzjen qė ua ka bėrė me mijėra e mijėra veprimtarėve tė kėsaj
partie qė pėr vite tė tėra kanė qenė nė shėrbim tė tyre dhe tė
Kosovės nė pėrgjithėsi, kurse me tė mbaruar lufta kryesia qendrore
ėshtė sjell si despot ndaj tyre, duke i harruar dhe madje kurrė nuk i
ka falėnderuar.
Nuk
ka despotizėm mė poshtėrues se sa mėnyra e sjelljes kaq tė keqe qė
kryesia e LDK-sė e ka mbajtur karshi gjysmė milion mėrgimtarėve kudo
nė botė. Nuk ka asnjė parti politike qė ėshtė sjell me anėtarėsinė
e vet siē ėshtė sjell LDK-ja me veprimtarėt e saj nė Diasporė. E
kur themi LDK-ja nuk dua ta kufizoj akuzėn vetėm nė kryesinė
qendrore. Kjo sjellje prepotente, madje dhe poshtėruese ndaj mėrgimtarėve
ėshtė shtrirė e zgjeruar cep mė cep ku ka LDK nė Kosovė. Madje
sjelljet poshtėruese nuk kanė tė ndalur, thuaja diaspora e kėsaj
partie pėr vite tė tėra ka marrė frymė me mushkėritė e kryesisė
qendrore,
e sot po hakmerret duke harruar se vota e tyre ėshtė njė pėrcaktuese
e madhe e fatit tė LDK-sė.
Janė
degėt dhe nėndegėt e kėsaj partie qė pėr vite tė tėra e kanė
mbajtur nė kėmbė shpirtin patriotik te Kosovės, janė veprimtarėt e
kėsaj partie qė mė shumė se kushdo tjetėr i trandėn metropolet mė
tė mėdha botėrore, dhe janė pasurit e tyre qė dikujt nė kryesinė
qendrore ua mbushen gushat dhe asnjėherė nuk pėrtonin tė vinin nė
diasporė, madje edhe pėr Shėn Mitėr e Shėn Gjergj, sidomos nė Zvicėr
dhe Gjermani. Kurse me tė pėrfunduar lufta kryesia qendrore nė mėnyrė
rapide i ka shkėputur marrėdhėniet me Degėt nė Evropė tė cilat
vetėm formalisht tani ekzistojnė, madje kryesia qendrore as nuk i ka
njohur dhe as nuk i njeh kur kthehen kėta mėrgimtar nė Kosovė, pa le
tė mos flasim nėse kėta veprimtar, ndonjėri syresh ėshtė ftuar nė
ndonjė solemnitet rasti, nė ndonjė pėrvjetor qė ka shėnuar partia
nė Prishtinė a nėpėr degėt e saj kudo nė Kosovė. Asnjė veprimtar
i LDK-sė nuk ėshtė caktuar nė ndonjė post partiak, nė ndonjė post
tė qeverive lokale, qoftė edhe si kėshilltar tė jashtėm nė ato
komuna ku ka udhėhequr LDK-ja, e tė mos flasim nė institucionet
qendrore e ato presidenciale, pa le mė nėpėr ambasadat e shumta qė
janė hapur nėpėr botė. Edhe nėse ėshtė ndonjė rast i rrallė, qė
nuk mund tė pėrjashtohen, sigurisht qė nuk thonė gjė pėr shpirtin
organizativ tė kėsaj partie kudo nėpėr Evropė, pasi dihet se
karrieristėt do tė jenė tė parėt qė shpėrblehen, jo vetėm nga
LDK-ja. Pėrkundrazi kryetari i partisė, si pėr inat tė diasporės,
ka avancuar dhe ka shpėrblyer dy kreaturat mė poshtėruese qė kanė
shkretuar shpirtin e mėrgimtarit, dhe kurrė mbase asnjėherė as
kryetari dhe as kryesia qendrore nuk kanė shprehur njė mirėkuptim pėr
veprimtarėt e saj. Madje, partia, shteti dhe Kosova ka shumė e shumė
sektor tė tjerė qė do tė ishin justifikuar se kanė njė respekt pėr
diasporėn. Madje as si bashkėpunėtor, a kėshilltar human nė fushėn
e kulturės, arsimit, humanizmit dhe tė
informimit nuk kanė bėrė gjė, pa le nė atė tė politikės,
reformimit a tė kėshilltarėve juridik
tė cilėt nuk mungojnė, ku do tė kishin ngushėlluar sadopak
diasporėn e kėsaj partie se mbase qendra dhe Kosova nuk i ka harruar.
Pastaj degėt e LDK-sė nėpėr komunat e Kosovės kanė mundur ta luajnė
njė rol tė madh nė kėtė plan, duke i dalluar veprimtarėt e
regjioneve tė tyre pėr ti nderuar, kurse kėta tė fundit do tė
kishin bartur mesazhin pozitiv deri nė vendet dhe regjionet ku jetojnė
dhe veprojnė.
Po
ashtu shumica e Degėve tė LDK-sė nė Kosovė ka mundur tė bėjė
pritje pėr mėrgimtarėt e saj kurse qeveritė lokale ku janė udhėhequr
nga LDK-ja ėshtė dashur tė organizojnė pritje pėr tė gjithė mėrgimtarėt
pa dallim partie pėr tė shpreh falėnderimin e tyre pėr punėn e bėrė.
Jam i sigurt se as Degėt e LDK-sė dhe as qeveritė lokale nuk do tė
shpenzonin asnjė cent, pasi shpirti i kėtyre mėrgimtarėve ėshtė
edhe sot e kėsaj dite solidar, por rezultati pozitiv do tė shkonte vetėm
nė favorin e LDK-sė dhe tė Kosovės sepse ata do tė ndikonin te
familjarėt e tyre pėr tė dalė nė votime dhe pėr ta votuar pikėrisht
partinė qė ėshtė mirėnjohėse pėr punėn dhe angazhimin e tyre.
Pėrkundrazi
mėrgimtarėt e Kosovės kur janė kthyer nė Kosovė, jo qė sjanė
pritur e pėrcjellur, jo qė sjanė falėnderuar e respektuar, por
janė torturuar gjatė kohės sė nxjerrjes sė dokumentacionit tė
domosdoshėm dhe jo rrallė kanė paguar taksa dėnimi dhe lėmoshė
sikur nė administratėn me zyrtarėt serb. Madje, madje
akademik tė LDK-sė, dhe titullar me famė qė po kridhen nė
kryesinė qendrore nuk janė kursyer duke u shprehur edhe haptazi kundėr
diasporės e cila gjatė gjithė veprimtarisė sė saj nuk paska vrapuar
nga metropoli nė metropol nė kėmbė por paskan shkuar nė mėnyrė
luksoze me automjetet qė nuk ua ka blerė LDK-ja, por edhe kėshtu siē
janė shprehet njė mllef i pa par mbi ta. Ky konstatim ėshtė mė shumė
se marrėzi, sepse tė dilte nga goja e njė fshatari injorant do tė
ishte e dhimbshme, pa le nga goja e akademikut qė rrihet e shtiret si
njeri me famė.
I
vetmi shpėrblim, nėse mund tė quhet shpėrblim, ka qenė injorimi, nėnēmimi
dhe pėrbuzja e skajshme tė cilėn e kanė gjetur mėrgimtarėt e LDK-sė
me bollėk sa herė qė janė kthyer nė Kosovė. Kryesia qendrore me
asnjė shembull nuk mund tė dėshmoj se ka shprehė njė mirėnjohje pėr
punėn e degėve dhe nėndegėve nė diasporė, sidomos pėr ato degė qė
kanė vepruar dhe kanė derdhur mjetet e tyre nė Fondin e Qeverisė qė
e ka udhėhequr Bujar Bukoshi dhe Ministri i Ekonomisė dhe Financave
Isa Mustafa tė cilėt tashti janė avancuar dhe janė shpėrblyer si njė
kundėrpėrgjigje cinike ndaj degėve qė kanė bartur me vite tė tėra
mallkimin e zi tė kėtyre dy pėrfaqėsuesve tė tė ashtuquajtur
institucionalist, por qė janė sjell mė zi e mė keq se sa vet
djalli i zi.
Nėse
kėtė akt moral nuk e ka arritur ta kryen kryesia qendrore, atėherė
duhet ta bėnė KP i LDK-sė i cili duhet tė formon njė grup punues i
cili duhet tė merret me vlerėsimin, riparimet dhe meremetimet e gjithė
kėtij shkatėrrimi moral dhe politik mjaftė tė kushtueshėm pėr
LDK-nė. Po ashtu ky grup punues duhet ti krijon nėngrupet lokale nėpėr
degėt dhe nėndegėt e LDK-sė nė tėrė Kosovėn qė do tė merren me
kėtė ēėshtje, duke gjetur forma e mėnyra pėr tu shfajėsuar sė
pari, dhe pastaj pėr tė riparuar shkatėrrimet qė ia kanė bėrė
LDK-sė kjo garniturė udhėheqėse e cila pėrveē anėve negative nuk
di se me ēka do tė krenohet.
Nėse
njė gjė e tillė mund tė bėhet, atėherė interesi do tė jetė i
dyfishtė pasi pėrftohet nė aspektin politik dhe do tė riktheheshin
investimet qoftė pėr partinė apo pėr vendin nė pėrgjithėsi. Kėtė
ide nė aspektin e qeverisjes lokale duhet ta kryen edhe PDK-ja dhe
AAK-ja nėpėr ato komuna ku ato qeverisin, duke i shpėrblyer mėrgimtarėt
e saj pa dallim partie, pėr angazhimet e tyre pėr dekada me radhė.
Nė
aspektin global qeveritė lokale duke krijuar lehtėsira do ti joshte
interesat e mėrgimtarėve pėr tė investuar nė Kosovė. Kėto
investime mund tė orientohen nė ekonomitė private, pastaj pushteti
duhet tė krijon lehtėsira
nė zgjedhjen e banimit a tė ndėrtimit tė shtėpive tė tyre,
tė cilėt do ta bėnin me dėshirė pasi shpirti i tyre ėshtė i
lidhur ngushtė me Kosovėn.
Qeveritė
lokale duhet tė dinė tė hartojnė programe serioze qė do tė thithin
investitorėt e vegjėl tė cilėt janė mėrgimtarėt e shumtė ku nėpėr
disa komuna tė Kosovės do tė kishin luajtur njė rol me rėndėsi nė
zhvillimin e ekonomive familjare dhe tė prodhuesve tė vegjėl, qofshin
kėta bujqėsor, blegtoral a hotelier.
Si
do qė tė jetė, i takon LDK-sė tė kryej
obligimin e saj ndaj diasporės, pėr tu shfajėsuar, e pastaj
pėr tė krijuar kushtet qė mėrgimtarėt tė ndjehen mirė nė shtėpinė
e tyre dhe tė bėhen pjesė aktive e proceseve nėpėr tė cilat po
kalon Kosova.
E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
Zvicėr, 27
qershor 2010.
*Botuar nė
gazetėn Epoka e Re, Prishtinė.
|