rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



Marrė me shkurtime nga libri: “VIRTYTE E VISARE”, qė pritet tė dali sė shpejti nga shtypi.

 

KLUBET DHE SHOQĖRITĖ SHQIPTARE

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Sh. Dibrani - portret1- 2010.jpgOrganizimet e para:

Veprimtaria patriotike e klubeve dhe shoqėrive atdhedashėse ka qenė sinonim i pėrhershėm qė ta ruajė gjuhėn, kulturėn dhe traditėn shqiptare, qė t'i bashkoj bashkatdhetarėt dhe ta kaliti rezistencėn dhe shpirtin luftarak tė mėrgimtarėve shqiptarė.

Klubet dhe Shoqėritė Kombėtare ishin dhe mbetėn Organizata patriotike politiko-kulturore, qė zanafillėn e veprimtarisė e kanė nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare. Shoqėritė dhe Klubet vepruan nėpėr ēdo periudhė tė regjimeve pushtuese duke filluar prej sundimit xhonturk, nazifashist e sė fundit nė regjimin e egėr sllavo-komunist. Njėra nga pjesėt mė vitale tė popullit tonė qė emigroi, veprimtarinė e vet e zhvilloi nėpėr shoqėritė ose klubet e organizuara.

Klubet dhe Shoqėritė Kombėtare ishin organizata politike-kulturore, qė u pėrhapen me shpejtėsi nė Shqipėri duke u shndėrruar nė organizata tė gjera pėr bashkimin e popullit shqiptar dhe pėr ngritjen e mėtejshme tė ndėrgjegjes kombėtare tė tij. Ato ishin gjithmonė organizata tė gjėra, qė pėrfshinin pėrfaqėsues tė shtresave tė ndryshme shoqėrore dhe udhėhiqeshin kryesisht nga intelektualėt atdhedashės. Klubet dhe Shoqėritė Kombėtare kishin shpallur si qėllim tė pėrbashkėt bashkimin e kombit shqiptar dhe ngritjen e tij kulturore, duke hapur shkolla shqipe dhe duke botuar gazeta dhe libra nė gjuhėn amtare.

Nė tė gjitha periudhat kohore Klubet dhe Shoqėritė morėn pjesė aktive nė jetėn politike tė vendit dhe mbrojtėn tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar. Ato gėzonin pėrkrahjen e popullit qė i shikonte si organet e veta kombėtare nė luftėn kundėr reaksioneve, qoftė ky xhonturk apo tė atyre qė pasuan mė vonė.

Qėllimi kryesor i pushtuesve gjithmonė ka qenė qė tė shtinė nė dorė klubet e shoqėritė e mėrgimtarėve shqiptarė, qė pėrmes tyre tė venin nėn kontrollin e vet tė gjitha koniunkturat e lėvizjes kombėtare. Nė rast se nuk i shtinin nėn kontrollin e tyre tė plotė, lansonin propagandė, se gjoja kėtė apo atė klub a shoqėri e kanė nėn kontroll dhe se pėrmes njerėzve tė tyre dirigjojnė e kontrollojnė ēdo veprimtari qė zhvillohet brenda klubit a shoqėrisė nė fjalė. Po kėshtu ndodhi edhe nė kohėt tė cilat i jetuam ne, kur lansohej propaganda e luftės speciale pėr kėtė a atė klub ku thuhej se i kanė nėn kontroll e se me te merren ekspert tė caktuar. Jo rrallė, nė kėtė drejtim ata ia arritėn qėllimit, gjithnjė duke mbjell frikėn e mosbesimit tek shqiptarėt a klubet dhe futen dyshimin e tepruar mes njėri tjetrit, duke bėrė pėrēarje tė mėdha.

Dihet se as klubet, as shoqėritė dhe as lėvizjet kombėtare nuk e humbėn nė asnjė periudhė kohore karakterin e tyre luftarak dhe tė pavarur. Ato edhe sot e ruajnė po atė karakter, gjė qė e dėshmuan shpeshherė me punėn e tyre tė rėndėsishme nė organizimin e lėvizjes kombėtare. Po ashtu edhe nė ditėt e sotme, organizimet e partive politike apo organizimeve tė ndryshme, si pikėtakim i kanė klubet dhe shoqėritė kulturore.

Organizimet e para tė shqiptarėve nėpėr shoqėri a klube zanafillėn e kanė tek pėrpjekjet e para pėr tė bėrė “vivla” e gazeta nė gjuhėn shqipe. Padyshim se organizimet e para tė shqiptarėve nisin fillin me botimin e tė parės gazetė shqipe qė zė fill mė 23 shkurt 1848 nė Napoli ItalisėJugut, pikėrisht nė ngulimet e arbėreshėve, me gazetėn “L’Albanese d’Italia”, nėn drejtimin e shkrimtarit tė shquar Jeronim De Rada. Sipas njė kronologjie, kjo ishte e para gazetė shqiptare qė njihet deri mė tani e cila kishte pėrmbajtje politike, morale, letrare dhe lloje tė tjera tė shkrimeve si letra e korrespodenca etj.

Plot 12 vjet mė vonė doli njė gazetė tjetėr, pėrsėri jashtė Shqipėrisė, kėsaj radhe nė Greqi, gazeta “Pellazgu”, drejtuar nga shqiptari Anastas Byku, ndėrsa publicisti i njohur Anastas Kullurioti nxori nė Athinė mė 1897 gazetėn “Fonitis Alvanias” (Zėri i Shqipėrisė). Kurse De Rada nisi tė botojė, po nė Italinė e Jugut mė 1883 revistėn “Flamuri i Arbėrit”, numri i parė i sė cilės doli mė 20 korrik 1883, kjo gazetė pushoi sė botuari tre vjet mė vonė 1887. Nė vitin 1884, pasi u mor leja nga qeveria turke, filloi botimin nė kryeqytetin e Perandorisė Osmane revista “Drita” e cila mė vonė u riemėrtua “Dituria”. Pas kėsaj kohe nėpėr kolonitė shqiptare filluan organizimi i mirė nėpėr klube e shoqėri tė caktuara tė cilave iu parapriu apo edhe bashkėrendonin edhe gazetat e tyre. Pos Rumanisė e Turqisė kolonit shqiptare ishin tė fuqishme edhe nė Bullgari, Egjipt etj. Kurse nė kėto kohė, shtypi e organizimi i shqiptarėve nė kėto vende-koloni shėnoi njė vrull tė ri. P.sh. deri nė vitin 1877 kanė dalė mase 11 gazeta, revista e vjetarė shqiptarė. Vetėm nė vitin 1897 kanė filluar botimin 5 gazeta tė ndryshme. “Albania”Bruksel, gazeta “Shqipėria”Bukuresht, vjetari “Kalendari Kombiar”Sofje, gazeta “La Nazione Albanese” (Kombi shqiptar),Itali, si dhe revista “L’Albania letteraria”, nė Italinė e Jugut.

Vitet 1896-1897 e deri nė fund tė shekullit, janė cilėsuar si vite tė ngritjes sė lėvizjes pėr autonominė e Shqipėrisė, tė dendėsimit tė veprimtarisė ideologjike dhe kulturore tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Kėto vite shėnohen me ngjarje tė mėdha nė kolonitė shqiptare, kurse njėrėn ndėr organizatat e hershme pėr tė cilat kemi shėnime mė tė bollshme, nė kohėn e fundsundimit otoman, ėshtė “SHOQĖRIA E TĖ SHTYPURIT SHKRONJA SHQIP”, e themeluar nė Stamboll mė 12 tetor 1879. Kjo shoqėri u themelua me iniciativėn e “KOMITETIT QĖNDROR PĖR MBROJTJEN E TĖ DREJTAVE TĖ KOMBĖSISĖ SHQIPTARE”. Nė krye tė saj u zgjodh Sami Frashėri. Kėshilli qendror pėrbėhej nga Abdyl Frashėri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Zija Prishtina, Hasan Tahsini etj. Kjo shoqėri njihet edhe me emrat “Shoqėria e Stambollit” dhe “Shoqėria e shkronjėzave”.

Pas kėsaj, mė 1881 u formua Shoqėria “Drita” e Bukureshtit, nė fillim u quajt “Deg' e shoqėrisė sė Stambollit”. Kjo shoqėri u mor kryesisht me pėrhapjen e shkrimit tė gjuhės shqipe dhe forcimin e ndėrgjegjes kombėtare, me anėn e shkollave shqipe, librave, gazetave etj. Por nė radhėt e drejtuesve tė kėsaj shoqėrie kishin lindur mosmarrėveshje lidhur me rrugėn qė do tė ndiqte lėvizja kombėtare shqiptare. Kėto mosmarrėveshje u bėnė mė tė theksuara edhe si pasojė e intrigave tė armiqve tė popullit shqiptar. Kėto mosmarrėveshje nė mes tė dy grupimeve politike nė gjirin e kėsaj shoqėrie bėnė qė ajo tė shpėrndahej nė verė tė vitit 1886 dhe nė vend tė saj u krijuan dy shoqėri “Drita” dhe “Dituria”. Shumica e atdhetarėve shqiptarė u bashkuan me shoqėrinė “Dituria” dhe e pėrkrahėn programin e saj i cili i pėrmbahej vijės qė pat pėrcaktuar Shoqėria e Stambollit e cila ishte vėnė nė krye tė luftės pėr pėrhapjen e arsimit dhe tė kulturės kombėtare.

Pėr t’i shėrbyer kėtij qėllimi, shoqėria “Dituria” iu vu punės dhe zhvilloi njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e botimit tė teksteve didaktike. Kjo shoqėri shtypi dhe shpėrndau brenda pak viteve “Abetaren e gjuhės shqipe”, “Shkronjėtoren” (gramatikėn) dhe “Dhéshkronjėn” (gjeografinė) tė hartuara nga Sami Frashėri, “Dituritė” (njohuri tė shkencave shoqėrore e natyrore), “Vjersha pėr mėsonjėtoret e para”, “Mėsime” dhe “Histori e Shqipėrisė”Naim Frashėrit, “Numėratoren” (aritmetikėn), “Mirėvetinė” (mėsime morali) dhe “Radhuashkronjė” pėrgatitur nga Jani Vreto e njė varg botimesh tė tjera tė cilat do tė nevojiteshin pėr hapjen e shkollave nė Shqipėri. Pėrveē librave tė domosdoshėm pėr shkollat e asaj kohe kjo shoqėri botoi edhe vepra letrare siē ishte “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”Sami Frashėrit, poemėn lirike “Bagėti e bujqėsi”, poemėn epike ”Historia e Skėnderbeut” dhe pėrmbledhjen “Lulet e verės” Naim Frashėrit.

Shoqėria “Dituria” mbėshteti kėrkesėn qė Shoqėria e Stambollit i kishte bėrė qeverisė osmane qė shkollat ekzistuese nė gjuhė tė huaj nė Shqipėri tė kthehen nė shkolla shqipe, ose qė nė to tė mėsohej, krahas greqishtes e turqishtes, edhe gjuha shqipe. Por padyshim ndihmesėn mė tė madhe shoqėria dha pėr pėrhapjen e arsimit kombėtar nė atdhe. Nė kėtė kuadėr tė aktiviteteve Petro Nini Luarasi ēeli gjashtė shkolla shqipe nė fshatrat e Kolonjės, Shoqėria “Dituria” dhe patriotėt shqiptarė jashtė vendit u bėnė burimi kryesor pėr pajisjen me tekstet e nevojshme falas dhe pėr mbarėvajtjen e mėsuesve tė tyre.

Me nismėn e shoqėrisė “Dituria” nė nėntor tė vitit 1897 u organizua nė Bukuresht njė mbledhje e gjerė ku morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė shoqėrive dhe kolonive tė tjera shqiptare. Nė kėtė mbledhje u hartua njė memorandum, i cili nė emėr tė popullit shqiptar, mė 11 dhjetor tė atij viti iu dėrgua sulltanit dhe ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Stamboll.

Njė rol tjetėr me rėndėsi nė afirmimin e vlerave pozitive qė i bėnte shoqėria “Dituria” e Bukureshtit, luajti edhe gazeta “Shqipėria”, qė doli nė Bukuresht gjatė viteve 1897-1899. Gazeta ishte organ i shoqėrisė “Dituria”, nėn drejtimin e sė cilės zhvilloi njė luftė tė vendosur pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit shqiptar. Por vėmendje tė veēantė shoqėria “Dituria” i kushtoi edhe organizimit dhe shkollimit tė tė rinjve shqiptarė qė ishin nė Rumani. Me kujdesin e saj u formua shoqėria “Qerthulli i studentėve shqiptarė nė Bukuresht” me kryetar Dervish Himėn, e cila mė vonė mori emrin “Shpresa”. Vlen tė pėrkujtohet se shoqėria “Dituria” e vazhdoi aktivitetin e saj deri nė dhjetor tė vitit 1906, kur u formua shoqėria “Bashkimi”, nė tė cilėn u shkrinė shoqėritė e mėparshme shqiptare tė Bukureshtit.

1 janar 1893Sofje Bullgarisė u formua Shoqėria “Dėshira”. Merrnin pjesė njė numėr i madh i pjesėtarėve tė kolonisė sė Sofjes, toskė e gegė, myslimanė e tė krishterė, mbledhja u mbajt nė Hanin e Dhimitėr Moles, me qė rast kanė themeluar shoqėrinė e tyre. Nė kėtė mbledhje themeluese tė shoqėrisė u zgjodh edhe njė pleqėsi qė do ta udhėhiqte atė me kryetar Ligor Marko Borova, sekretar Dhimitėr Mole si dhe 7 anėtarė, nė mesin e tyre ishte edhe poeti Spiro Garo. Pasi mori kėmbėt dhe ofroi shumė mėrgimtarė, shoqėria sė shpejti hapi edhe tipografinė e vet me emėr “Mbrothėsia” (Pėrparimi), qė kishte shkronja tė alfabetit tė caktuar nga Shoqėria e Stambollit. Me shtypshkronjėn udhėhiqte Kristo Luarasi, i cili po ashtu erdhi nga Bukureshti dhe kishte pėrvojė nė kėtė drejtim. Shoqėria “Dėshira” u themelua mbi bazat e “Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqipe”Stambollit dhe nėn ndikimin e shoqėrive “Drita” dhe “Dituria”Bukureshtit, prandaj edhe veprimtaria e saj ėshtė e lidhur ngushtė me kėto shoqėri. Nė kėto kushte mė 22 nėntor 1902, sipas njė shkrimi nė gazetėn “Drita”Sofjes, u hap shkolla shqipe e natės nė lokalet e shoqėrisė. Mėsimin e gjuhės shqipe nė kėtė shkollė e jepte vetė kryetari i atėhershėm i “Dėshirės”, Kosta Jani Trebicka. Kolonia shqiptare e Sofjes, e udhėhequr nga shoqėria “Dėshira” pėrveē veprimtarisė kulturore e politike, zhvilloi edhe njė veprimtari tė gjerė botuese, suksesi i sė cilės ishte e lidhur me nevojėn e krijimit tė njė shtypshkronje shqipe. Me gjithė vėshtirėsitė e mėdha qė u hasen, shtypshkronja u ngrit nė vitin 1896, me punėn e madhe qė bėri patrioti Kosta Jani. Vepra e parė qė shėnon lindjen e shtypit shqiptar nė koloninė shqiptare tė Bullgarisė ėshtė “Ditėrėfenjėsi shqip” i cili mė vonė mori emrin “Kalendari Kombiar” tė cilit dita mė ditė iu shtuan bashkėpunėtorėt, nė mesin e tė cilėve po veēojmė: Aleksander Stavri Drenova - Asdreni, Jani Vruho, Mihail Xoxe, Mihail Grameno, Petro Nini Luarasi, Hil Mosi, Loni Logori, Josif Bageri, Kristo Luarasi, Nikolla Lako, Stefan Kondillari, Spiro Dine, si dhe Adham Shkaba, Kostė Jani Trebicka, Dhimiter Mole, Pando Llazar Treni, nga arbėreshėt e Italisė ishte Agostino Ribeko, Guidera Trifoni, Gjuzepe Sqiro etj. “Kalendari Kombiar”, si organ i shoqėrisė “Dėshira” pati rėndėsi tė veēantė nė lėvrimin e gjuhės shqipe dhe nė pėrhapjen e diturisė e tė kulturės nė pėrgjithėsi. Botimi mė i rėndėsishėm periodik qė doli nė Sofje nė kėtė periudhė ishte gazeta “Drita”, nėn redaktimin e publicistit tė shquar Shahin Kolonja. Gazeta “Drita”, organ i shoqėrisė “Dėshira”, ishte njė gazetė pėrparimtare qė lidhej ngushtė me atdheun mėmė-Shqipėrinė. Kėtė rrugė e ndoqėn edhe gazeta tė tjera tė kolonisė shqiptare tė Sofjes siē ishin “Shqypeja e Shypenis”, qė drejtohej nga Josif Bageri, “Liri e Shqiprisė”, nga Kristo Luarasi etj. Veprimtarinė patriotike tė kėsaj shoqėrie e dėshmon edhe memorandumi i muajit maj 1913 qė ajo i drejtoi kryetarit tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, Eduard Greit, ku protestonte me vendosmėri pėr padrejtėsitė qė i bėheshin kombit shqiptar, duke u lėshuar pjesė tė tokave tė tij nė favor tė shteteve shoviniste fqinje.

Shoqėria “Dėshira” radhitet midis shoqėrive mė aktive tė mėrgimit. Me veprimtarinė e saj tė gjerė nė dobi tė ēėshtjes kombėtare, ajo u bė vatėr e rėndėsishme pėr hapjen e ideve tė ēlirimit kombėtar kundėr sundimit shekullor osman, duke ndihmuar fuqimisht nė mobilizimin e popullit tonė nė luftėn pėr liri e pavarėsi. Shoqėria e vazhdoi veprimtarinė e saj edhe pas shpalljes sė pavarėsisė deri nė vitin 1939.

Pas mbajtjes sė njė kongresi gjuhėsor me intelektualėt arbėresh, nė vitin 1895, nė Kalabri formohet Shoqėria Kombėtare Shqiptare. Mė 1899 nė Shkodėr u formua shoqėria klerikale letrare “Bashkimi” nėn drejtimin e abatit tė Mirditės Preng Doēi. Pastaj nė vitin 1901 nėn drejtimin e veprimtarit tė njohur Ndre Mjeda po nė Shkodėr u formua shoqėria “Agimi”. Nxėnės dhe student shqiptarė qė jetonin nė Vjenė tė Austrisė mė 27 dhjetor 1904 themeluan shoqėrinė “Dija” e cila zhvilloi njė veprimtari tė dendur. Nė janar tė vitit 1907 nė Boston tė Amerikės u formua Shoqėria “Besa-Besė” me kryetar Theofan Stilian Nolin. Kjo shoqėri ishte nismėtare pėr krijimin e kishės sė pavarur shqiptare qė u themelua mė 1908 nė Nju Jork, nxori organin “Dielli”, qė ėshtė gazeta shqipe me jetė mė tė gjatė, njėherė luajti rolin kryesor pėr formimin e Federatės Vatra mė 1912. Mė vonė nė periudha tė ndryshme nė Amerikė kanė vepruar shoqėritė e klubet si: “Malli i Memėdheut”Bufallo, “Koha e Lirisė”,Nju Jork. Pastaj nė Argjentinė “Lidhja Shqiptare” (1907) me seli nė Buenos Aires, ajo “Pėrlindja” me seli nė Odes etj.

Nė verėn e vitit 1908, pėrkatėsisht mė 31 korrik, u formua klubi “Bashkimi”Manastir, njėherė ky vit shėnon edhe formimin e Klubit tė parė Kombėtar i cili luajti njė rol tė madh nė formimin e klubeve tė tjera dhe nė zhvillimin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė periudhėn pas fitores sė revolucionit xhonturk. Nė statutin e tij, <Kanonizma e ligja e klubit tė shqiptarėve nė Manastir "Bashkimi">, botuar mė 1908 thuhej se klubi do tė punonte pėr forcimin e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve, pėr pėrparimin e tyre kulturor, pėr lėvrimin e gjuhės dhe pėrhapjen e shkollave shqipe nė mbar vendin. Ky klub ishte nismėtar pėr mbajtjen e Kongresit tė Manastirit i cili punimet e tij i filloi mė 14 nėntor 1908, ku u njėsua alfabeti i gjuhės shqipe. Po me nismėn e Klubit “Bashkimi” dhe tė patriotėve tė tjerė shqiptarė, nė shtator 1909 u mbajt Kongresi i Elbasanit, i cili vendosi tė themeloj nė vjeshtė tė atij viti njė shkollė normale (pedagogjike)Elbasan, qė do tė pėrgatiste mėsues pėr shkollat fillore shqipe. Shkolla do tė mbahej me ndihmesėn e tė gjithė klubeve dhe tė shoqėrive patriotike shqiptare. Pėr shkollėn Normale tė Elbasanit, Kolonia shqiptare e Bukureshtit qysh nė fillim vuri nė dispozicion tė klubit “Bashkimi” njėzetmijė copė libra. Pran kėtij klubi u krijua edhe Komiteti i Fshehtė i cili kishte pėr qėllim tė kujdesej pėr mos t’u futur element pėrēarės si dhe zhvilloi njė veprimtari tė dendur pėr organizimin e luftės tė popullit shqiptar pėr ēlirim kombėtar dhe autonominė e Shqipėrisė, pėr ēka formuan edhe ēeta tė armatosur. Ndihmesė tė madhe pėr veprimtarinė patriotike tė asaj kohe dhanė edhe dy organet e klubit tė Manastirit, gazeta “Bashkimi i Kombit” nėn drejtimin e Fehmi Zavalanit e mė pas “Drita” nėn redaktimin e Shahin Kolonjės. Kėto dy organe, ashtu si gjithė shtypi patriotik shqiptar, u bėnė tribunė e mendimit pėrparimtar dhe zėdhėnėse tė kryengritjeve tė mėdha antiosmane, qė shpėrthyen nė Shqipėri nė vitet 1910-1912.

Nė gjithė veprimtarinė e tyre patriotike, nė zhvillimin e gjuhės dhe pėrhapjen e shkollave shqipe, klubet gėzonin pėrkrahjen e popullit shqiptar, i cili i konsideronte ato si organet e tij kombėtare dhe nė mjaft raste njihte mė tepėr autoritetin e klubeve se sa administratėn osmane. Klubi “Bashkimi” i Manastirit u mbyll nga xhonturqit gjatė shtypjes sė kryengritjes sė vitit 1910, por mė pas ai u riorganizua dhe vazhdoi veprimtarinė e tij patriotike nė forma tė tjera, duke dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar nė organizimin e qėndresės sė popullit tonė kundėr reaksionit xhonturk dhe masave tė tij shkombėtarizuese nė vitet 1908-1912.

Po ashtu mė 1908 nė Janinė u themelua Klubi “Bashkimi” i cili dha kontribut tė madh nė zgjerimin e lėvizjes kombėtare dhe pėrhapjen e mėsimit nė gjuhėn shqipe. Nė vjeshtėn e po atij viti me iniciativėn e Mithat Frashėrit, kryetar, dhe Arif Hiqmetin, nėnkryetar nė Selanik u formua “Klubi i Selanikut”. Ky ėshtė i njohur si njėri ndėr klubet mė tė mėdha politiko-kulturore shqiptare tė asaj kohe. Klube tė tilla u themeluan nė Sofje, Bukuresht, Manastir, Dibėr, Prizren, Janinė, Kairo e gjetkė.

Nė vitin 1908, u themelua Klubi “Labėria” me qendėr nė Vlorė, ky ėshtė njė nga klubet shqiptare qė zhvilloi aktivitet tė gjerė politik, kulturor dhe arsimor nė Shqipėrinė e Jugut gjatė viteve 1908-1912, e qė pati si kryetar nderi Ismail Qemalin. Po nė vitin 1908, u themelua Klubi “Bashkimi” i Delvinės i cili veprimtarinė e tij e vazhdoi deri nė vitin 1912.

Themeluese tė sė parės shoqėri tė zonjave nė Korēė me emėrtesėn “Yll’ i Mėngjezit”, ishin motrat Sevasti dhe Prashqevi Qiriazi. Kjo shoqėri feministe atdhetaro-kulturore u themelua nė Korēė mė 16.1.1909. Programi i kėsaj shoqėrie kishte si pikėsynim kryesor ”pėrhapjen e arsimit midis shqiptarkave” dhe “sigurimin e kushteve vajzave tė varfra pėr ndjekjen e shkollės”. Nė kuadrin e lėvizjes qė zhvillohej pėr ēlirim kombėtar qėndronte si kėrkesė themelore edhe emancipimi i femrės shqiptare, nė kuptimin e kufizuar tė asaj kohe. Nė kėtė atmosferė shoqėria i zgjeroi radhėt e saj me mbi 500 anėtare. Nė krye tė kėsaj shoqėrie kanė qenė mėsueset aktiviste: Kryetare Sevasti Qiriazi (Dako), nėnkryetare Andreniqi Grameno, ndėrsa anėtare: Helidhona Zado, Katerina Cilka, Eftali Petro, Fanka Eftemiu dhe Parashqevi Qiriazi. Arkėtare ishte edhe Evriviqi Kristaqi, libėr-ruajtėse Eftali Petro. Kurse mėsuese aktiviste ishin tė njohura Efigjeni Padavinji, Polikseni Luarasi, Qelidhona Falli e motra e saj Marigo Llazo Theodhori qė vepruan aktivisht pėr emancipimin e femrės korēare dhe mė gjerė. Edhe nė gazetėn “Lidhja Ortodokse” qė e botonte Mihal Grameno nė Korēė, nr.11, 5 janar 1910, theksohet veprimtaria patriotike e kėsaj shoqėrie e cila ka si qėllim tė pėrhapurit e diturisė nė mes tė zonjave shqiptarka qė s’kanė vajtur e s’mund tė vėnė nė Mėsonjėtore, duke i mėsuar tė lexojnė e tė shkruajnė. Kėto gra aktiviste mė vonė botuan tė parėn revistė feministe qė mbante emrin e shoqėrisė “Yll’ i Mėngjezit”.

Duke marrė shembullin e shoqėrisė “Yll’ i Mėngjezit” mė vonė u themeluan edhe njė varg shoqėrish tė tjera grash nė qytete tė ndryshme, siē janė, p.sh. “Shpresa Kombėtare” e Vlorės, ”Pėrlindja” (1919) e Korēės e cila u legalizua dy vjet mė vonė mė 30-tė vjeshta e 2-tė 1921, kurse kryetare ishte: Evdhoksia Th. Gėrmenji, nėnkryetare Zarfie M. Myfti, sekretare Eleni Thoshi, kurse nė kryesi janė: Thomaidha P. Stefanllari, Evdhoksia Dh. Turtulli, Virgjinia Th. Avram, Lisaveta I. Novana, Humajum S. Dishnica, Ava R. Frashėri, Vasfije H Sulejmani, Ava Hysen Dvorani e Salushe T. Panariti. Pastaj shoqėritė “Kundra Bastiljes” e Gjirokastrės apo ajo “Ēivillimi” e Korēės qė veproi po nė kėto vite dhe qė grumbullonte vashat prej moshės 13-20 vjeēe. Kryetare e kėsaj shoqėrie ishte Sabiha Verleni, nėnkryetare Marianthi Konstandi, sekretare Pavlina Turtulli, arkėtare Ollga Ceno, anėtare tė kryesisė nė kėtė shoqėri Aleksandra Filēe, Polikseni Shtika, Dhimitra Stamo, Marinathi Panajoti, kurse me ēėshtjen e ndihmave ishin caktuar veprimtaret e kėsaj shoqėrie Praksithe Pllaha e Konstadina Jorgji. Edhe shoqėrinė “Ēivillimi” e karakterizonte emancipimi i femrės shqiptare, uniteti ndėrfetar, e mbi tė gjitha dashuria pėr vendin dhe gjuhėn shqipe e cila ndeshej pamėshirshėm me shovinizmin ekstrem.

Shoqėria e mėsuesve shqiptarė “Pėrparimi”, e themeluar mė 1909 me qendėr nė Korēė, pati si pikėsynim sigurimin e fondeve pėr mbajtjen nė kėmbė tė Shkollės Normale tė Elbasanit si dhe tė mjaft shkollave tė tjera si nė Pogradec, Devoll, Gjirokastėr, Labovė, Leskovik etj. Shoqėria “Pėrparimi” luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e arsimit kombėtar nė atė kohė.

Mes viteve 1911-1912 veproi “Shoqėria e zezė pėr shpėtim”, kjo shoqėri veprimtarinė e shtriu nė njė varg qytetesh tė Shqipėrisė si nė Vlorė, Shkup, Korēė, Manastir, Gjirokastėr etj. Nė programin e kėsaj shoqėrie kėrkohej bashkimi i vilajeteve tė Shkodrės, Kosovės, Manastirit dhe Janinės nėn njė qeveri autonome, administratė shqiptare, parlament tė veēantė, shėrbim ushtarak nė vend etj.

Nė vitin 1918 nė Vlorė u themelua shoqėria patriotike “Djalėria e Vlorės”, e njohur edhe me emrin “Lidhja djelmoshe e Vlorės”, grupin iniciues tė kėsaj shoqėrie e pėrbėnin patriotėt Avni Rrustemi, Halim Xhelo e Jani Minga. Kjo shoqėri kishte pėr qėllim bashkimin dhe organizimin e rinisė shqiptare mbi bazėn e stėrvitjes morale, mendore e fizike.

Nė prag tė kongresit tė Lushnjės dhe tė luftės sė Vlorės, mė 23 shtator 1919 nė qytetin e Gjirokastrės u themelua shoqėria patriotike “Vėllesėria”, qėllim parėsor kishte mbrojtjen e kufijve tė atdheut, luftoi pėr njohjen e tė drejtave kombėtare nga fuqitė e huaja gjė qė u bė tribunė e mbrojtjes sė interesave tė atdheut. Nė drejtimin e kėsaj shoqėrie bėnin pjesė: Thoma Papapano, Ilia Dilo Sheperi etj. Me emrin e Shoqėrisė “Vėllasėria” u mbiquajtėn edhe shoqėri tė tjera qė zhvilluan veprimtarinė e tyre nė qytete dhe kohė tė ndryshme. Tė tilla ishin: Shoqėria Vėllazėria e Korēės (1909) e themeluar nga Hil Mosi, Shoqėria Vėllaznia e Shkodrės etj. Nė Stamboll, nė vitin 1921 u themelua Shoqnia “Djalmėnia”, kurse mė 28 prill 1921 nė bazė tė vendimit tė Kongresit tė Bashkimit tė Shoqėrive, qė zhvilloi punimet nė Vlorė mė 23.4-3.5.1921 u themelua Federata “Atdheu”.

Organizata politike shoqėrore me karakter demokratik “Bashkimi” u themelua mė 13 tetor 1922 me nismėn e patriotit tė njohur Avni Rrustemi. Programi i shoqėrisė “Bashkimi” parashikonte reforma demokratike nė interes tė popullit. Shoqėria “Dobia” e themeluar nė vitin 1922 nė Bicaj Lumės ėshtė shoqėri kulturore qė e pėrfaqėsonin elementė me tendencė tė theksuara demokratike. Njė vit mė vonė mė 1923 u themelua shoqėria arsimore, kulturore e politike “Shkėlzeni” me seli nė Krumė tė Kukėsit nga ish-luftėtar tė lėvizjes kombėtare dhe patriotike me tendenca demokratike qė shtriu veprimtarinė e vet nė zonėn e Kukėsit, sidomos nė Krumė, Kukės, Bujan, Kolgecaj, Lumė, Has etj., nė njė kohė kur nė atė zonė punonin pėrveē vendasve edhe Ali Kelmendi, Osman Shaqiri e Riza Cerova.

Njėra nga shoqėritė e para e ngritur nga nxėnės shqiptarė, liceistėt gjirokastritė nė Gjirokastėr mė 7 korrik 1924 ėshtė shoqėria “Studenti” e formuar menjėherė pas fitores sė Revolucionit Demokratik tė Qershorit 1924. Po kėshtu kemi edhe Shoqėrinė “Besa shqiptare” qė ėshtė shoqėria e nxėnėsve tė gjimnazit tė Shkodrės qė zhvilloi veprimtarinė e vet gjatė viteve 1928-1937, (u themelua mė 27.XI.1928). Kjo shoqėri ėshtė vazhdim i shoqėrisė <Studenti-Shkodra>, e krijuar qė me hapjen e gjimnazit (1922), e cila u mbiquajt mė vonė “Burrėria”. Njė vit mė vonė mė 1929 nė Aleksandri u themelua “Bashkėsia Vėllazėria Shqiptare nė Egjipt”, e formuar nga Thimi Mitko dhe Spiro Dine me ndihmėn e Ismail Qemalit dhe Filip Shirokės. Si fryt i veprimtarisė patriotike nė drejtim tė zhvillimit tė arsimit kombėtar dhe tė kulturės kombėtare, klubet dhe shoqėritė shqiptare dhanė kontributin e tyre tė pakontestueshėm nė hapjen e shkollave sidomos gjatė viteve 1908-1910 nėpėr shumė qendra e qytete shqiptare, si nė Elbasan, Berat, Gjakovė, Pejė, Prizren, Dibėr, Kukės, Gjirokastėr, Vlorė, Skrapar, Filat tė Ēamėrisė, Leskovik, Tiranė, Prishtinė, Kolonjė, Mitrovicė, Manastir etj. Format e sistemit demokratik nė shoqėrinė shqiptare janė pikėrisht nė kėto vite.

Marrė me shkurtime nga libri: “VIRTYTE E VISARE”

 
                                               Vendos nė Facebook

 


Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Nexhat Rexha
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku