|
Nė kuadrin e reformave qė flitet se nė vjeshtėn
e sivjetme do ti bėjė LDK-ja, asaj i duhet tė merret edhe me shumė
figura tė shquara tė cilėt ishin nė kėtė parti e qė prej sa
vitesh nuk janė mė nė mesin e tė gjallėve. Nėse kryesia qendrore
ka menduar se pėr tė gjallėt ka kohė, tė vdekurit e partisė janė
harruar fare, kurse praktika ka dėshmuar se harresa ka tagėr tė lartė.
Edhe nė kėtė plan kjo parti ka paguar tagėr tė lartė pasi ēdo
mospėrfillje, qoftė edhe nė mėnyrė formale iu ka kthyer bumerangė
nė secilėn palė tė zgjedhjeve. Nuk e di ku ėshtė defekti i kėtyre
veprimeve, por LDK-ja iu ka borxh moral familjeve tė intelektualėve
dhe personaliteteve tė njohura tė cilėt dikur i kanė dhėnė emėr kėsaj
partie.
Pėr
tu reformuar njė parti si duhet, asaj i duhet qasje serioze tėrė
veprimtarisė dhe strukturės sė partisė. Njė rishikim nga vetvetja pėr
ti parė lėshimet nė kėtė dhjetėvjeēar nė kėtė parti duhet tė
ndodhė, pėr ndryshe nuk ka kuptim tė mbahen zgjedhjet partiake pasi
LDK-ja duhet tė pėsoj reformim rrėnjėsor, dhe kjo ngjet vetėm nėse
tė paktėn ¾ e kryesisė qendrore do tė ikin nga kryesia. Po tė
kthehemi te tema ku u nisėm pėr tė parė mėkatet e kryesisė
qendrore e cila jo vetėm qė i ka harruar personalitetet e shquara nga
mesi i saj, por ajo po bėnė gallata me elektoratin e saj dhe Kosovėn
nė pėrgjithėsi.
Nėse i bėjmė njė rishikim tėrė aktivitetit tė
LDK-sė nė kėtė plan, do tė shohim se kryesia qendrore e LDK-sė as
pėr sė afėrmi nuk i ka kryer obligimet ndaj personaliteteve tė
shquara nga radhėt e LDK-sė, pa le tė mos flasim pėr kujdesin dhe
mirėsjelljen ndaj familjeve tė tyre.
Dhe njeriu mė i rėndomtė e din se me kėtė sjellje tė ēuditshme,
dhe me kėtė mendjemadhėsi tė pa parė, proceset e reformimit nuk
ecin mė pėrpara.
Secili qytetar mund ta kuptoj se kryesia qendrore e
LDK-sė vetėm sa pėr poenta politike po e viziton varrin e ish
kryetarit tė LDK-sė dhe Presidentit tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova,
por rrallė na ka rėnė tė shohim a dėgjojmė pėr njė mirėsjellje
a vizitė te varri dhe memoriali i profesor Fehmi Aganit i cili ėshtė
vrarė nga forcat paramilitare serbe nė kohė lufte. Po kjo farė mospėrfillje,
dhe kjo prepotencė naive e ka bėrė LDK-nė si parti tejet qesharake,
pasi herė pas here mund tė pėrmendet Salih Ēekaj, Xhemail
Mustafa e
Enver Maloku, po mė pak pėrmendet Ukė Bytyqi, Latif Berisha, Smajl
Hajdaraj, Shaban Manaj, Ismet Rraci e me dhjetėra tė tjerė qė as nuk
ua dimė emrat. Nuk ua dimė emrat pasi LDK-ja vet nuk i ka pėrmendur
kurrė, sepse duke i kujtuar vet do ta kishte mėsuar elektoratin dhe
Kosova rolin e tyre.
Po LDK-ja e ka harruar krejtėsisht pr. dr. Xhavit
Ahmeti, akademikėt Anton Ēetta, Dervish Rozhaja e historiani Zekiria
Cana dhe njė plejadė veprimtarėsh e aktivistėsh tė kėsaj partie qė
i takojnė nivelit lokal, pa tė cilėt LDK-ja as qė do tė mundte tė
mbetej gjallė. Por fatkeqėsisht tė gjallėt e LDK-sė kanė mbetur
kufoma nė kėmbė, dhe kjo ėshtė pėr tu ndjerė keq secili
qytetar i Kosovės, pavarėsisht nėse janė anėtarė, pėrkrahės a
kundėrshtar tė konceptit politik tė LDK-sė.
Shikuar nė pėrgjithėsi LDK-ja jo qė nuk i ka
respektuar, po madje i ka injoruar tėrėsisht dhe fare e aspak nuk kanė
ditur tė sillen edhe me familjarėt e tyre tė cilėt sa do pak do tė
gjenin ngushėllim nėse kjo parti nė ndonjė eveniment, rast gėzimi a
pėrvjetor do tu dėrgonte ftesa familjarėve dhe kjo traditė ėshtė
dashur tė zgjerohej dhe tė praktikohej edhe nėpėr degėt e nėndegėt
e partisė edhe nė nivelin lokal.
Edhe nė kėtė plan LDK-sė i duhet kohė e punė
pėr tė bėrė, pėr tu reformuar nė njė parti qė din ti vlerėson
vlerat e luftės. Vlerat e mira tė paraardhėsve tė atyre qė kanė dhėnė
gjithēka pėr LDK-nė dhe pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi. Padyshim
LDK-ja ka shumė nevojė pėr tu reformuar dhe kur do ta bėjė kėtė
veprim tė menēur dhe demokratik mundet vetėm njė Zot ta dijė, por qė
janė irrituar anėtarėt dhe elektorati i kėsaj partie ska asnjė
dyshim.
Gjithsesi LDK-ja, pasi rrihet si njė parti e
djathtė qė anon kah qendra duhet tė jetė mė e ndėrgjegjshme ndaj
personaliteteve qė ajo i ka pasur dikur por qė me kalimin e kohės ose
kanė vdekur, ose janė vrarė. Nė anėn tjetėr nėpėr proceset qė
po kalon Kosova, nuk i lejon askujt tė sillet me komoditetin e stėrngarkuar
nga prezantimet dhe paraqitjet publike pėr tė mėsuar ndonjė send,
apo thjesht kjo gjendje kaq e dhembshme duhet tė vazhdoj edhe mė tej
dhe nėse po kjo parti do ta paguaj tagrin edhe mė tė lartė, kurse
pasojat do ti bartė Kosova pėr vite tė tėra, tė mos themi pėr
shekuj tė tėrė.
Personalitetet e LDK-sė qė tashmė nuk janė nė
mesin e tė gjallėve ishin figura tė njohura pėr tė cilat jo qė
duhet kujtuar e shėnuar por duhet mėsuar pėr jetėn dhe sakrificėn e
tyre, nėse me tė vėrtetė LDK-ja mendon tė stimuloj e cyt brezin e
ri qė tė janė mė aktiv nė shoqėri dhe gjithsesi edhe pėr veprime
politike e partiake nė radhėt e kėsaj partie.
Nėse mendojmė pakėz dhe gjykojmė me njė
gjakftohtėsi e tė shohim se si LDK-ja ėshtė sjell me kėtė shtresė
qytetare, atėherė nuk duhet as tė shqetėsohemi pėr rrokullisjen
tragjike drejt humnerės sepse tė mos i respektosh punėn e atyre qė
ishin para nesh, do tė thotė nuk ia din vlerėn tė tashmes dhe do ta
shkatėrrosh tė ardhmen.
Kryesia qendrore e LDK-sė duhet tė dėshmohet se
ėshtė e denjė pėr tu pėrballur me reforma, duhet tė tregohet mė
e ndėrgjegjshme dhe jo kaq naive si ėshtė dhe siē po bėnė. Nėse
LDK-ja e ka tė vėshtirė ti nderon dhe respekton tė rėnėt pėr
liri?! Atėherė duhet ti pranon humbjet edhe mė tė thella dhe ta
shuaj ambicien pėr tė rikthyer pushtetin.
Tė shohim, mbase duhet tė shpresojmė se kjo parti
do tė dėshmohet e zonja pėr tu pėrballur me ndryshime, qofshin
ato tė dhembshme, Tė shpresojmė se nė kėshillin e saj tė pėrgjithshėm
do tė bėjė ndryshime nė dobi tė interesit nacional... ndoshta LDK-sė
i duhet tė nis fillin e respektimit diku, dhe kėtė le ta bėjė sė
pari te ish anėtarėt dhe veprimtarėt e saj.
E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
Zvicėr, 28
qershor 2010.
*Pėr
Filolet - SH.D.
|