rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K


REFORMAT NĖ LDK (7)  

REHABILITIMI, RIATDHESIMI DHE RISHPĖRBLIMI I BUJAR BUKOSHIT

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Shefqet DIBRANI:

REFORMAT NĖ LDK

Rehabilitimi i Bujar Bukoshit dhe “riatdhesimi?!” e mė pas edhe rishpėrblimi i tij nga LDK-ja, nė kushtet e zhvillimeve normale do tė ishte jo vetėm akt human dhe moral, por njė patriotizėm i rrallė. Por Bujar Bukoshi ėshtė njeriu qė i ka shkaktuar dėmet mė tė mėdha pikėrisht LDK-sė, institucioneve tė dala nga LDK-ja, dhe tė atyre institucioneve qė kishin dalė nga vota e popullit, shpėrblimi qė i bėhet atij ėshtė ankronik dhe i dėmshėm pėr kėtė parti.

Nė rrjedhat e kohės Bujar Bukoshi do tė bėhet politikani mė kontrovers i cili do tė shkatėrroj jo vetėm sistemin shtetėror, por do tė shkatėrroj mė sė shumti organizimin e mirė tė LDK-sė nė diasporė, veēmas do t’u krijon telashe degėve tė LDK-sė nė Zvicėr dhe Gjermani. Pastaj pėrmes komisioneve tagėrmbledhėse, (ku pagesa e anėtarėve tė LDK-sė prej trepėrqindėshi u pagua si tagėr nga LDK-istėt nė diasporė). Promotor i njė fushatė hakmarrėse ndaj LDK-sė ishte gjatė shumė viteve Bujar Bukoshi qė do tė ndėrsen tagėrmbledhėsit e tij qė tė silleshin si xhandar nėpėr tubimet dhe mbledhjet e LDK-sė, e cila pėr vite tė tėra e paguante haraēin me ēmimin mė tė lart tė Republikės.

Tė gjithė veprimtarėt dhe aktivistėt e LDK-sė, nė Kosovė dhe Evropė e din se si ėshtė sjell Bujar Bukoshi me Qendrėn pėr Informim tė Kosovės, me Presidencėn qė iu kishte bėrė halė nė sy, dhe me kryesinė qendrore  tė LDK-sė nė Prishtinė. Nė kohėn e qeverisjes sė tij diaspora shqiptare, veēmas ajo nė Zvicėr dhe Gjermani, do tė pėsojnė debakėl nė aspektin e organizimit tė tyre, veēmas nė sektorin e organizimit. Bujar Bukoshi do tė mbahet mend si njėri nga politikanėt me tekanjoz qė i ka pasur historia kosovare nė kėtė njėzetėvjetėshin e fundit. Ai do tė arrij t’i bėjė pikė e pesė edhe oficeret e karrierės tė cilėt do tė bien pre e tekeve tė tij, kurse ai nuk do tė ka mėshirė as gjatė luftės sė tmerrshme qė bėnte Serbia nė Kosovė, por do ta vazhdojė aventurėn e tij antiinstitucionale qė do tė shoqėrohet me dramacitetin e konflikteve tė mėdha nė relacionin UĒK – Qeveri, pėr tė vazhduar kėtė avaz edhe nė vitet e para tė ēlirimit tė Kosovės.

Mbarimi i luftės do ta gjej herė nė Prishtinė dhe herė nė Gjermani duke shantazhuar veprimet politike majtas e djathtas, vetėm e vetėm pėr tė mbijetuar ai dhe pėr t’iu shmangur pėrgjegjėsisė. Dihet se nė njė seancė Parlamentare Ministri i Ekonomisė dhe Financave z. Isa Mustafa do ta arsyetoj tėrė buxhetin shtetėror qė e ka menaxhuar ai dhe eprori i tij Bujar Bukoshi ku me kėtė rast me njė duartrokitje frenetike nga kuvendarėt e Kosovės do tė spastrohen dhe rehabilitohen brenda natės dhe me kalimin e kohės po shihet se janė rikthyer, janė rehabilituar dhe janė shpėrblyer pikėrisht nga LDK-ja.

Pėrveē shumė e shumė shantazheve tė tjera qė mbeten enigmatike edhe sot e kėsaj dite, po aq mbeten enigmatike edhe letrat qė vinin nga adresa elektronike “bujarbukoshi@yahoo.com”.

Ėshtė fjala pėr ndėrhyrjen nė shumė sfera tė jetės. Kėtė shkrim  po e ilustrojmė vetėm me njė fakt, kur ishte aksioni humanitar qė kishte tė bėnte me familjen e ish shefit tė QIK-ut Enver Maloku, i cili u vra nė njė kohė rrėmujė, e ku B. Bukoshi (gjithmonė sipas adresės sė theksuar mė lart), do tė insistoj qė parat e grumbulluara tė mos  dorėzoheshin nė destinacionin e caktuar, pasi duhej tė krijohej pėrshtypja se dr. Ibrahim Rugovės nuk i interesonte fare pėr familjet e bashkėpunėtorėve tė tij tė vrarė, qoftė nė luftė, apo me shantazhe politike menjėherė pas lufte. Kėrcėnime dhe shantazhe tė shumta janė ato fill pas mbarimit tė luftės qė mbeten tė freskėta dhe sidomos letrat e mesazhet kėrcėnuese qė vinin pėrmes postės elektronike qė edhe sot e kėsaj dite ruhen si mister  nė tė cilat pretendohej tė disiplinonte edhe fjalėn e lirė dhe angazhimin humanitar.

Nė kohėn kur kėto shantazhe patėn kaluan caqet e normales ėshtė kėrkuar ndihmė nga Edita Tahiri, atėherė zyrtare e lartė nė LDK, e cila kur kuptoi qėllimin e takimit, nuk do tė gjej kohė edhe pse atėherė rrinte te tė afėrmit e saj nė Zvicėr. Madje qė nga ai rast Edita Tahiri nuk do tė pranon kurrė tė ulej nė njė bisedė por do t’u shmangej vazhdimisht takimeve, qoftė edhe shikimit sy me sy. Njė ndihmesė pėr njė kontakt tė domosdoshėm me Presidentin Rugova do tė kėrkohet edhe nga nėnkryetari i LDK-sė z. Kolė Berisha me tė cilin nė atė kohė ishin disa “armiqėsi brenda partiake”, dhe ai me injorancėn e tij tashmė tė njohur as nuk do tė pėrfill e as nuk do tė merret me rastin nė fjalė. Pėrpjekja pėr t’i dorėzuar ato letra nė vendin e duhur, (letra qė ishin shumė), aq shumė sa mund tė bėhej njė kallėzim penal, ėshtė kėrkuar edhe ndihmesa e Melihate Tėrmkollit me tė cilėn ishte njė lloj miqėsie edhe para se tė themelohej LDK-ja.  Dėshtimi i ardhjes sė saj nė kohen e duhur te presidenca ka qenė enigmatik deri me kalimin e saj nė AAK, ashtu siē pat mbetur enigmatike edhe hidhėrimi dhe mllefi i saj i shprazur nė platformėn e Hotelit Grand nė Prishtinė pse disa nga komentet ishin botuar gjatė vitit 2004-2005 nė gazetėn “Epoka e re”.

Shpėrthimi i kordonit tė sigurimit tė Presidencės ishte i pamundur ngase edhe nė ato letra kishte rrahur gjoks B. Bukoshi se njerėzit e tij ishin kudo dhe kahdo tė cilėt ishin nė gjendje tė pėrcillnin ēdo lėvizje a iniciativė pėr t’i bėrė publike.

Pas disa muajsh, pikėrisht nė pranverėn e vitit 2001, pas njė udhėtimi me njė delegacion nga Italia qė kishte shkuar nė Kosovė pėr “Sheshin e Paqes”, rasti i kėtyre letrave do tė bėhet temė diskutimi edhe nė takimin me akademikun dhe shkrimtarin e njohur Sabri Hamiti i cili qėlloi tė ishte sė bashku me njė profesor tjetėr universitar, dhe me njė tjetėr person qė me sa di ishte i angazhuar nė sigurinė  e tij. Sabriu si askush mė parė do ta mbyll kėtė temė duke e cilėsuar rastin e letrave trillim dhe si tė pavėrtetė. Tani mė duket jo etike tė lėshohem mė thel e tė komentoj tėrė rrjedhėn e ngjarjes, por kur e kam lexuar librin “DULLES” tė ish Drejtorit tė CIA-s amerikane tė viteve pesėdhjeta, gjesti i  intelektualėve dhe funksionarėve tė LDK-sė mė ka shqetėsuar edhe mė shumė, pasi ata nuk e mbrojtėn interesin e shtetit dhe tė partisė pėr injoronin informacionet qė vinin nga njė qytetar i rėndomtė i Kosovės.

Tani barra e pėrgjegjėsisė politike pėr rehabilitimin e Bujar Bukoshit dhe rikthimin e tij nė LDK, madje duke e shpėrblyer me postin e Ministrit tė shėndetėsisė bėhet edhe mė komplekse e cila si rast “sui generis” bie sė pari mbi kryetarin e partisė i cili tashti nė cilėsinė e Presidentit tė Kosovės e ka ngrirė postin partiak, duke i lėshuar frenjat  e partisė nė kryesinė qendrore qė tashmė botėrisht dihet se drejtohet nga njė klan i ngushtė qė s’kanė gjė tė pėrbashkėt me interesin partiak e aq mė pak me interesin e Kosovės nė pėrgjithėsi.

Paradoksi i rehabilitimit tė Bujar Bukoshit merr pėrmasa edhe mė tragjike kur njeriu qė dikur terrorizonte opinionin publik me deklarata kundėr Bujar Bukoshit , sidomos gjatė kohės sė Luftės z. Hashim Thaēi, tash nė cilėsinė e eprorit tė qeverisė sė Kosovė e ka pranuar nė kabinetin e tij qeverisės duke ia shtuar rehabilitimet edhe nė institucionet shtetėrore, kurse Bujar Bukoshi fill pas Isa Mustafės do tė shquhet pėr kėrkesėn e shqyrtimit tė pozicionit tė LDK-sė nė bashkėqeverisje me PDK-nė.

Shihe kah ta shihesh gjendja nė LDK ėshtė mbase kaotike dhe dalja prej kėsaj klanikrature me pėrmasa mafioze dhe tė interesit personal ėshtė vėshtirė tė mendohet dhe tė paramendohet edhe pėr njė kohė tė gjatė.

 

Zvicėr,  15 qershor 2010.

*Botuar nė gazetėn „Epoka e Re“, Prishtinė.

E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch 

 

 


Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ibrahim Kadriu
Ismet Rashiti
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku