|
Vėrshimi
i publicistikės nė kapėrcyell tė mileniumėve tanė u bė me pėrmasa
tė pabesueshme nė letrat shqipe. Ai pėrfshiu ēdo fushė tė
krijimtarisė ndėr ne, sa u bė pothuaj e pamundur ēfarėdo dalje kėndellėse
prej njė klime tė tillė tė egėrsuar qoftė edhe pėr tė marrė pak
frymė. E keqja e madhe e gjithė kėtij vėrshimi nuk ėshtė rrėmeti
i tij, pėrmbytja e gjithanshme, tejmjaftėsia e teprimi nė aspektin
sall tė sasisė plotėsisht mbizotėruese mbi ēdo gjė tjetėr tė
shkruar si dėshmi e njė kohe dramatike, sa tė mbulohet e tė bėhet
pothuaj e pabesueshme edhe ndonjė gjė me vlerė. Tė mos flas pėr tė
kėqija tė tjera tė vogla. Ndėrkaq humbja e ndjenjės pėr tė vėrtetėn
nė tėrė kėtė shkrimnajė pa fund e krye, qė i ngjan udhėtimit tė
pashpresė nėpėr shkretėtirėn qė s`ia sheh dot skajin, pa kurrfarė
busulle me vete, e bėn tė shqueshme nga larg ēdo vlerė qė del nė
dritė dhe nxė vendin e oazės nė njė shtegtim kaq tė vėshtirė.
Publicistikėn
ndėr ne sot e shkruan dhe e shpėrndan gjithandej kushdo. Nė varganėt
e saj janė futur prej kohėsh aq shumė pena hileqare e tė shpifura,
sa kanė arritur ta bėjnė atė edhe tė neveritshme dhe pa kurrfarė
dobie e niveli. Kjo shkrimurinė kaq lehtėsisht e manipulueshme, ndonėse
nė tė parė lė pėrshtypjen e njė trajte tė lehtė shkrimi, ndėrkaq
nė tė vėrtetė ajo ėshtė mė e vėshtira pikėrisht pėr faktin se
ndodhet gjithnjė para portave tė letėrsisė dhe tė historisė nė tė
njėjtėn kohė. Duke pleksur brenda vetes dy veēori kaq tė rėndėsishme,
siē ėshtė dėshmia historike dhe bukuria letrare, ky lloj i shkrimit
edhe kultivohet kaq shumė, por mjerisht edhe mė shumė keqpėrdoret.
Kėtė
lloj fatkeq shkrimi sot e kultivojnė pothuaj tė gjithė, ndėr tė cilėt
ka jo pak autorė me tė kaluar tė kriminalizuar, shėrbėtorė tė
verbėr e tė egėr pushetesh shtypėse dhe ata me tė kaluar tė
dyshimtė, nė njėrėn anė; por edhe autorė tė tjerė qė nuk kanė
asnjė lidhje me tė parėt, pėrveē nėse janė ndodhur nėn forcėn e
dhunės sė tė lartpėrmendurve, nė anėn tjetėr. Tė parėt duan tė
lajnė mėkate tė veta tė mėdha, tė pėrftojnė hutesa tė
rrezikshme, duke i projektuar ato si dėshmi tė shkruara, tė cilat, siē
shpresojnė jo krejt kot ata, ndonjėherė edhe mund tė bėjnė ndonjė
ndikim jo tė vogėl nė shkrimin e historisė sė njė periudhe shumė
dinamike tė kombit shqiptar.
Ismet
Rashiti bėn pjesė midis kėtyre tė dytėve. Ai ka marrė pėrsipėr tė
bėjė njė libėr dėshmie autentike pėr njėrėn ndėr periudhat mė
tė rėndėsishme tė kohės sė lėvizjes sė madhe atdhetare pėr
lirinė kombėtare tė pjesės sė robėruar tė tokave shqiptare nėn
thundrėn sllave. Heronjtė e librit tė Ismet Rashitit janė tė
zhveshur aureolash tė ēfarėdo himnizimi tė kotė; ata ecin nėpėr
tokėn e tyre edhe kur e kanė tė ndaluar njė gjė tė tillė, duke
rrezikuar edhe vetė jetėn, sepse peshėn e saj e bartin gjithnjė nė
shpinė e nė shpirt. Dhe askush nuk mund tė njohė fuqinė e madhe qė
mbrun brenda vetes kjo ēetė flijimtarėsh shqiptarė pa i njohur me
hollėsi e nė thellėsi andrallat e tyre tė vėrteta qė lidhen plotėsisht
vetėm me idealin e pashuar tė lirisė kombėtare, tė drejtėsisė dhe
tė dinjitetit njerėzor.
Ismet
Rashiti nė kėtė libėr rreket tė bėjė kronikėn e vėshtirė tė
njė kohe pėrplot drama qė kundėrshtohen ashpėrsisht njėra me tjetrėn,
sa pėr ēudi ato edhe pėrplotėsohen duke u ndodhur tepėr afėr njėra
tjetrės. Ky hark kohe zė fill me pėrplasjen e njė tabakaje me pjata
nė mensėn e studentėve mė 11 mars 1981 nė Prishtinė dhe pėrfundon
me dėbimin pėrfundimtar tė forcave gjakatare ushtarake-policore serbe
nga Kosova mė 12 qershor 1999. Kjo ėshtė pėrvija e kohės sė kėtij
libri shumė tė veēantė tė kėsaj fushe krijuese kaq tė eksplorur
ndėr ne. Mirėpo Ismet Rashiti nuk futet ndėr bėrraka duke sharruar pėr
tė mbetur tevona nė to. Ai ndjek udhėn e vet tė jetės, tė cilės i
rikthehet duke e bėrė njėheras udhė tė shkrimit tė njė dėshmie tė
pakundėrshtueshme, pra ai i kthehet udhės sė njohur nėpėr tė cilėn
ka ecur nė pjesėn mė tė mirė tė jetės sė vet. Pėr ēudi, bashkėshtegtari
i kryehershėm i tij, me tė cilin autori kishte qėlluar rastėsisht nė
mensėn ku kishte nisur kjo histori e rrėfyer nga shumė bashkėrrėfyes
tė udhės sė mundimshme, bėn edhe dėshminė e mbramė tė kėtij
libri. Nė kėtė mėnyrė pėrftohet njė rreth i gjerė unikal i njė
dėshmie tė vetme tė madhe, tė artikuluar me qartėsi, me thjeshtėsi
e dėlirėsi, por mbi tė gjitha me njė vėrtetėsi tė rrallė. Kjo e
fundit, pra vėrtetėsia, ėshtė vlera themelore e kėtij libri.
Autori
ka bėrė njė sėrė rrėfenjash, qoftė si skica jetėshkrimi, si
portrete, si dialogė, si nekrologė e monologė pėr njė galeri tė
gjetur me invencion tė rrallė tė heronjve tė vėrtetė tė veprave tė
mėdha, kundruall tė cilave lartėsohet edhe mė e madhe heshtja e tyre
fisnike me rrėzėllimė tė madhe, tė cilėn ata nuk e kapėrcejnė
kurrė me fjalė shkumuese, zhveftėsuese
Dėshmia e tyre ėshtė shumėfish
mė e fortė dhe e besueshme pėr shkak se atė e bėjnė duke shqiptuar
jo bėmėn vetjake, por veprėn e tjetrit, duke e theksuar e ritheksuar
ēdo hollėsi, ashtu siē funksionalizohet ēdo imtėsi qė gjen natyrshėm
vendin e vet nė tėrėsinė e njė mozaiku tė stėrmadh
Tė duket
sikur autori i gjen kėta njerėz tė thjeshtė krejt lehtėsisht, disi
sikur i ndodhen aq afėr sa nuk i duhet kurrfarė mundi t`i kėrkojė
ata; tė gjithė tė duken aq tė ngjashėm njėri me tjetrin herėn e
parė, mirėpo shpejt bindesh se ata ndryshojnė plotėsisht njėri me
tjetrin dhe vetėm njė gjė tė vetme kanė krejtėsisht tė pėrbashkėt:
gatishmėrinė pėr tė bėrė gjithēka deri nė vetėflijim pėr
atdheun dhe kombin e vet. Nė kėtė pikė, ēdo ndryshim qė mund tė
kenė mes vete ata, del nė pah sall pėr ta pohuar mė me forcė kėtė
gjė tė njėjtė.
Ismet
Rashiti me pėrkushtim krijues ka gdhendur herė pas here gurė tė veēantė
tė kėtij mozaiku. Duke i njohur kėta heronj tė rrallė ndėr situata
tepėr dramatike nė njė periudhė tė gjatė kohe, duke u bėrė me
kohė edhe vetė pjesė e kėsaj galerie tė veēantė njerėzish me
dukje e paraqitje krejt tė rėndomtė, ai ka vėnė re pėrherė e mė
qartė valimin e madh tė prushitjes sė shpirtit tė tyre tė gatshėm
pėr sakrifica sublime. Filozofia e tyre jetėsore paraqitet e thjeshtė
dhe e qartė, por mjerisht nuk ėshtė kuptuar gjithnjė drejt, poende mė
keq ajo jo rrallė ėshtė keqpėrdorur djallėzisht duke u interpretuar
pabesisht. Atyre si shumė u mveshet njė pėrkatėsi e caktuar
ideologjike. Kjo gjė ėshtė bėrė djallėzisht nė pėrpjekjet pėr
denigrimin e tyre, heqjen qafe tė tyre disi, zhvleftėsimin, duke shkėputur
ēdo vėshtrim tė ēėshtjes nga konteksti i kohės dhe sidomos nga
sfondi i rrethanave nė tė cilat kanė vepruar ata. Ideologjia e tyre e
vėrtetė ka qenė shqiptarizmi mė i kulluar, tė cilin e kanė mbėshtetur
me tėrė qenien e vet duke dėftuar pėrherė gatishmėri vetėflijuese
sublime pėr tė. Dėshmia e tyre e kėtillė nuk ka qenė sall njė
fjalė goje apo parullė rasti e hedhur mė kot. Ėshtė gjėja mė e
natyrshme qė ata nuk mund tė futeshin nė zjarrin e pashuar tė
dashurisė pėr Shqipėrinė e Pėrjetshme duke u ndeshur e ngatėrruar
me perdet e mjegullnajat diktatoriale prapa tė cilave ndodhej e mbėrthyer
Shqipėria komuniste e asaj kohe. Synimi i tyre ishte drejtuar pėrtej
atyre perdeve e mjegullnajave. Ata e shihnin drejt nė sy tė vėrtetėn
e dhembshme, qė ishte muri i lartė i vėnė midis udhės sė madhe tė
lirisė sonė, tė cilin ata kishin vendosur ta shkallmonin pėrgjithmonė.
Dhembja e kėtyre flijimtarėve tė pamposhtur ishte shumėfish mė e
madhe pasi atė mur tė mallkuar po e mbanin mbi shpatulla, nė pėrpjekjen
e vet tė kobshme pėr ta bėrė tė pakapėrcyeshėm, jo pak bashkėkombas
tė tyre fatkeqė e faqezinj. Pikėrisht nga ajo trumbė e pėshirė
doli pėrpjekja e pandalur denigruese, e cila vazhdon ende tė nxjerrė
helm e vrer kundėr rrėnuesve tė murit serb qė ishte ngallmuar midis
tokės shqiptare.
Shtylla
kurrizore e kėtij libri ėshtė njė personalitet i shquar i lėvizjes
shqiptare tė asaj kohe, Kadri Zeka. Bėmat e tij atdhetare qenė bėrė
me kohė udhėdėftuese e pothuaj tėrė kėsaj ēete liridashėse tė
rinisė shqiptare tė mėrguar nė Zvicėr. Ndonėse Kadri Zeka kishte rėnė
shumė heret, qė nė nismė tė organizimit tė veprimtarisė sė
zgjeruar e tė bashkuar ēlirimtare, rrezatimi i idealit tė tij prej
ideologu tė urtė e luftėtari tė vendosur do tė pėrshkojė gjithė
galerinė e atyre qė me mburrje e besnikėri do tė vazhdojnė udhėn e
madhe tė lirisė.
Njė
yll polar qė i prin kėsaj ēete tė flijimtarėve nė ēdo udhė qė
merr ajo pėr lirinė shqiptare pa dyshim ėshtė figura rrėzėlluese e
Adem Demaēit. Nė kohėn kur pjesa dėrrmuese e njerėzve tanė
gjithandej trembej edhe po tė pėshpėritej emri i tij, tek kėta
djelmosha guximtarė shembulli prej atdhetari i Demaēit do tė ketė pėrherė
magjinė lėbyrėse tė tėrheqjes nė udhėn e vėshtirė dhe tė
pandalshme tė ēlirimit e tė bashkimit kombėtar. Kėshtu, ata pėrveē
qė botojnė e ribotojnė veprat e tij letrare, shumėzojnė e shpėrndajnė
fondin e varfėr e tė vlefshėm tė portretėve tė tij, organizojnė
orė letrare nė kujtim e nderim tė mėsuesit tė vet tė atdhetarisė,
qėllon qė ndonjėri prej kėsaj ēete, njė preshevar sypatrembur,
duke u ndodhur nė punė nė njė qytet slloven, nuk pėrfill kurrfarė
rreziku dhe niset tė bėjė takim me Adem Demaēin qė ndodhej ndėr
qelitė e burgut nė Stara Gradishka.
Veprimi
i kėtij grupi tė vogėl, i cili do tė rritet posi rrungaja nga dita nė
ditė, nisi me vėnien e sinorit me armikun tonė tė egėr, duke bėrė
ndarjen e prerė prej klubeve tė tij. Kjo ishte njė sfidė qė
kufizonte me herezinė nė atė kohė tė ashpėr, ishte paralajmėrimi
i parė i sigurtė se ndarja prej klubeve jugosllave, tė cilat nė
tė vėrtetė ishin ēerdhe nepėrkash kundėrshqiptare, ku strehohej
armata e pafund e policisė sė fshehtė serbe, duke formuar njėheras
klube tė vėrtata atdhetare tė mėrgimtarėve tanė, ishte vėnia e
gurit tė madh tė kufirit pėr tė mos u kthyer kurrė mė aty.
Kėta
njerėz tė pėrkushtuar e tė heshtur bėnė aq shumė vepra konkrete tė
dobishme, sa ėshtė e pamundur vetėm tė renditen e tė pėrmenden
ato. Se ēfarė lubie ishte pėrbindėshja jugosllave, burgu i madh i
popujve, kėta flijimtarė e kishin kuptuar heret. Ata e kishin vėnė
qartė dhe vendosmėrisht vijėn ndarėse prej saj: dolėn prej ēerdheve
tė gjarpinjve tė saj qė ishin organizuar si klube tė vėllazėrim-bashkimit
kriminal, nxorėn gazetat vetjake dhe shtruan ashtu thjesht e qartė
ēėshtjen e madhe tė lirisė dhe tė bashkimit kombėtar, ndanė edhe
shkollėn shqipe duke nisur gjithēka nga A e madhe, bartėn e shpėrndanė
gazeta, revista e libra qė binin erė Shqipėrie; themeluan grupet e
para politike, duke u organizuar sipas afiniteteve, pėrkatėsive e
ndjeshmėrive qė kishin atėherė, por gjithmonė dolėn bashkė nė
mbrojtje tė identitetit dhe dinjitetit tė atdheut dhe kombit tė vet.
Natyrisht qė ata kanė pasur shumė andralla jo vetėm me armatėn e
pafund tė policisė serbe, me spiunė, dėrdėllitės e frikacakė tė
sojit tė vet, por edhe me organet e pushtetit vendės nuk u ka shkuar
gjithnjė aq mbarė e lehtė. Ata e dinin se tėrė kjo barrė kaq e
madhe binte mbi shpatulla tė tyre, por ishte gatishmėria e patundur qė
atė ta bartnin deri nė frymėn e fundit pa shikuar shtegun e rrezikut
nėpėr tė cilin po kalonin.
Nė
kėto pėrpjekje tė pareshtura ata megjithatė nuk ishin tė vetmuar e
as tė braktisur. Siē del nė mėnyrė krejt tė rrokshme e tė
natyrshme edhe nė librin e Ismet Rashitit, kėta njerėz tė thjeshtė
e tė dėlirė, nė pothuaj gjithė punėn e pandalshme qė bėnin nė
njė kohė tė gjatė, patėn gjithmonė krahė tė djathtė motrat, nėnat
apo bashkėshortet e tyre, tė cilat me kohė u bėnė bashkėluftėtaret
mė tė afėrta e mė tė denja tė tyre, duke kryer shumė punė tė rėndėsishme
atdhetare krah pėr krah me vėllezėrit, bijtė apo bashkėshortėt e
vet. Ato nga dita nė ditė, krahas rritjes sė gjithė rrungajės sė kėsaj
lėvizjeje tė vrullshme kombėtare, zunė tė mos pėrkujdesen tashmė
vetėm pėr punėt e shtėpisė e tė fėmijėve! Pėrveē kėtij
aspekti tė spikatur me shumė mjeshtėri, autori nė librin e tij nuk lė
nė harresė as ndonjė bashkėveprimtar nga radhėt e vendėsve qė iu
kishte bashkuar kėtyre flijimtarėve tanė me bindje tė thella pėr tė
drejtėn qė kishin ata nė kėrkimin e tyre ngulmues tė udhės sė
lirisė.
Veprimi
i tyre pas maskės, qė rėndomė e kanė quajtur ilegalitet, ndoshta
ishte i nevojshėm sė paku pėr tė pasur njė hapėsirė sadopak mė tė
madhe veprimi, por kėtė gjė ata kurrė s`e kanė bėrė nga qyqaria e
as me ndonjė motiv tjetėr meskin. Kėta heronj tė heshtur e tė pėrkushtuar
kanė lėnė ēdo gjė tė tyre e tė familjeve tė veta mėnjanė dhe
janė vėnė nė ballin e shumėfishtė tė barrikadave pėr ruajtjen e
vlerave tė nėpėrkėmbura kombėtare gjithnjė deri nė formimin e
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pjesė e natyrshme pararendėse e sė
cilės qenė bėrė nė kohėn e duhur dhe tė tillė do tė mbeten pėrgjithmonė.
Kur
thuhen tash kėshtu kėto gjėra, me tė vėrtetė duken tė lehta dhe
tingėllojnė bukur, por krejt ndryshe ishin ato nė kohėn kur
ndodhnin. Tek themeli i kėsaj ideje sublime tė bashkimit dhe
organizimit tė qėndresės sė kėsaj fuqie njerėzore u therorizuan
tre prijėsit e pavdekshėm shqiptarė, Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe
Kadri Zeka. Vrasja gjakatare e heronjve tė Kosovės ndodhi pikėrisht nė
ēastin madhėshtor tė bashkimit tė tyre. Trandja qė kishte zgjuar ky
bashkim nuk ishte e rastit pėr Beogradin. Ai u mobilizua shpejt pėr tė
goditur kėtė lėvizje tė pandalshme tė shqiptarėve, duke menduar se
e kishte qėlluar atė nė lule tė ballit. Mirėpo nuk ndodhi ashtu. Kėta
guximtarė tė paluhatshėm tash ngarkuan barrė tė re mė tė madhe
mbi shpatullat e njoma: tė shpurej deri nė fund ideali pėr tė cilin
kishin rėnė pabesisht nga duart gjakatare heronjtė e bashkuar
shqiptarė nė udhėn e madhe tė lirisė. Natyrisht qė as kėta nuk
ishin pa brenga, vuajtje
e mall, por kėto ishin tė padiktueshme nė krahasim me sakrificat e
tjera mė tė mėdha e tė rrezikshme: shumė prej tyre u burgosėn, u
vranė e u torturuan, edhe mė shumė tė tjerėve iu pre udha e kthimit
nė atdhe dhe jo pak privime tė tjera, tė cilat pėr ta nuk ēonin
peshė kundruall synimit kryesor qė kishin. Nga tėrė kjo galeri
djemsh qė kishin ardhur nė mėrgim nė moshėn mė tė mirė, pothuaj
pjesa dėrrmuese e tyre i pati tė mbyllura portat e atdheut deri nė ēlirimin
e tij. Pati prej tyre qė shkallmuan ato porta dhe shkuan tė heqin
mallin ose tė kryejnė misionin atje, por jo pak pėrfunduan prapa
dyerve tė qelive. Ndėrkaq edhe pas kalimit tė atyre dyerve tė
kobshme, ata vazhduan pa u hamendur, pa pėrfillur kėrcėnimin dhe pa u
stepur para rrezikut, aty ku e kishin lėnė punėn. Kėta flijimtarė tė
mėdhenj, mė tė mėdhenjtė nė radhė menjėherė pas dėshmorėve tė
atdheut, ishin themeluesit e parė tė vendosur tė ēetave tė
pathyeshme tė lirisė shqiptare gjithandej, duke u ndodhur pėrherė nė
ballin e tyre, duke i mbajtur dhe duke i mbėshtetur ato nė tė gjitha
mėnyrat.
Pėrveē
dėshmisė sė anės politike, sidomos asaj historike, libri i Ismet
Rashitit i jep njė ngjyrim tė fortė dėshmimi edhe vetė fenomenit tė
mėrgimit, duke bėrė njė sistemim mjaft tė natyrshėm tė tij ndėr
faza tė caktuara nė njė hark kohor afėr tridhjetėvjeēar. Ndonėse
ky aspekt vihet nė plan tė dytė, ai kėshtu del vetvetishėm dhe pėrplotėson
njė anė tė veēantė nė kundrimin njė fenomeni tė ndėrliqshėm tė
jetės shqiptare nė njė kohė vendimtare. Tė pėrmend kalimthi faktin
qė tėrė ky vargan njerėzish qė paraqitet kėtu vjen kryesisht nga
njė krahinė shqiptare, nga Ana e Moravės; pjesėtarėt e tij janė tė
lidhur nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr mes vete, por veprimin e bėjnė
gjerėsisht e thellėsisht nė plan gjithėkombėtar. Dua tė them qė
kjo veēori e librit, ndonėse nuk pėrkon me ndonjė kriter regjional,
para sė gjithash lidhet me afrinė e autorit me njė qark tė njohur
deri nė hollėsi, gjė qė atij i ka dhėnė dorė tė bėjė njė
qasje pėrmasash tė gjera.
Shkrimin
e Ismet Rashitit e shquan thjeshtėsia, dėlirėsia dhe sidomos natyrshmėria,
njė natyrshmėri e drejtpėrdrejtė dhe plotėsisht e besueshme. Ai nuk
bėn publicistikė tė stisur duke i stolisur protagonistėt e vet me
flatra apo duke ua verbuar sytė nė ngasje pas ndreqjes pispillosėse tė
vetullave! Shihet qartė se ndjenja e parė e tij ndaj tyre ėshtė
malli i pėrhershėm i ndarjes dhe dhembja e pashėrueshme e humbjes. Me
kėto dy ndjenja fisnike stolisur, libri i Ismet Rashitit, sado qė pėrvijohet
nėpėr dobėsi jo tė pakta tė natyrės sė shkrimit, ai nė krye tė
herės mban pėrherė ndezur pishtarin e madh tė dėshmimit plotėsisht
tė mbėshtetur nė faktografi natyrale pėr njė veprimtari tė
pandalur atdhetare tė njė garde liridashėsish tė pamposhtur. Tė
gjitha kėto copėza tė historisė sonė i ka mbledhur ky zelltar i
palodhshėm me njė pėrkushtim tė rrallė. Synimin e tij e shpreh
thelbėsisht ajo qė thotė vetė: Nuk ka gjė mė tė keqe se kur
njeriu ėshtė dėshmitar okular dhe nuk e thotė tė vėrtetėn. Kjo
shtysė e shtyn atė tė gjurmojė e tė ndriēojė tėrė atė qė rrok
rrezatimi i tij njerėzor e krijues. Nė kėtė libėr, i cili ėshtė bėrė
me pasionin e heqjes sė pluhurit tė harresės, ēdo gjė sikur vihet nė
vend tė vet. Dhe kjo nuk ėshtė pak.
Bern,
24 kallnor 2010 |