rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



POEZIA SI OFSHAMĖ JETĖSORE

Sadik Krasniqi „OFSHAMĖ NĖ URNĖ“, poezi, botoi Shtėpia Botuese „FAIK KONICA“, Prishtinė 2008, faqe 96. ISBN 978-9951-06-210-7

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Sadik Krasniqi - jetėshkrim i shkurtėr »»»
Poezi nga cikli "Ofshamė nė urnė" »»»

Poeti Sadik Krasniqi nė pėrmbledhjen poetike „OFSHAMĖ NĖ URNĖ“, ka artikuluar motivet dhe dramėn jetėsore tė poetit nė mėrgim, dramė tė cilėn e ndėrlidh me zhvillimet dhe aktualitetin e gjithėmbarshėm kombėtar. Me gjithė nuancat e theksuara tė poezisė qė merren me zhvillimet nacionale, njė tufė e tėrė e poezive tė kėtij autori kanė motive lirike tė cilat bashkė me tė tjerat kanė bėrė pėr tė besuar se ky poet (si gjithė poetėt tjerė) tė shprehė sinqeritet dhe pėrkushtim pėr tė regjistruar jetėn e tij, qoftė nė atdhe me tėrė zhvillimet dramatike, qoftė si mėrgimtar, poezi kėto tė cilat ku mė shumė e ku mė pak kanė shprehur ēiltėrsinė dhe ndjenjėn krijuese.

Libri me poezi „Ofshamė nė urnė” ndahet nė pesė njėsi ciklike: „Kllapi e blertė“, „Pikėllim i ngrirė“, „Vello ujore“, „Unazė dheu“ dhe cikli poetik „Hija e grisur“. Kėto njėsi ciklike nuk ndryshojnė edhe aq pėr ndonjė motiv poetik qė e specifikon dhe e dallon njėrin cikėl nga tjetri, qė do t’ia vlente pėr t’u theksuar mė shumė, por si tėrėsi kėto cikle kanė regjistruar njė lloj kronologjie tė krijimeve poetike qė ky autor prej vitesh i ka vjelė e sistemuar me kujdes.

Gjithsesi nė ciklin e parė: „Kllapi e blertė“ , poeti i ka pėrfshirė poezitė qė kanė njė ndjenjė dhe njė pėrjetim specifik. Nė njėrėn sysh ai ka edhe kėtė pėrkushtim: “Rekuiem pėr shkrimet e djegura, ku kishte diē nga buzėt, sytė dhe shpirti yt”, kjo poezi mund tė klasifikohet edhe si poezi lirike, ku poeti i kushton vargjet e bukura tė tė dashurės pėr “buzėt, sytė dhe shpirtin”, por nė anėn tjetėr poezia i kushtohet atdheut tė tij dhe fatit tragjik qė pėrjetoi kombi ynė nė kapėrcyell tė shekullit qė ia kthyem shpinėn. Nė poezinė “Tri miniatura pėr Kosovėn” poeti ka bėrė vargje pėr “emrin, shtėpinė dhe gjuhėn” tė cilat si miniatura poetike qėndrojnė dhe lartėsojnė vlerėn poetike tė kėtij cikli.

 

   TRI MINIATURA PĖR KOSOVĖN

(Emri)

Nėse pėrsėri mė pagėzojnė
Kush do ta mbajė nė mend
Emrin tim tė vjetėr
A do tė shkruhet e vėrteta nė gurė tė ftohtė

 

(Shtėpia)

Nėse m’i lėkundin muret
A thua sėrish do ta gjej
Nė vatėr
Gjarprin e shtėpisė

 

(Gjuha)

Nėse ma shterin detin
Me ēka t’ua turbulloj fėmijėve
Lumin nė pėrrallėn
Mbi ujkun dhe qengjin

                                 (Faqe 12)

Poezia qė cituam ngėrthen dramėn reale tė tė sotshmes sonė nė tė cilėn si kurrė mė parė, Kosova ka gatishmėri pėr ndryshim tė identitetit tė saj, duke iu imponuar njė Flamurė qė s’ka asnjė ndjenjė nacionale me tendenca nė rritje pėr tė folur njė gjuhė tjetėr e cila qė nga rrugėt e deri nė instancat shtetėrore po aplikohet pa asnjė rregull dhe asnjė normė. Poezi tė realizuara qė kanė njė ndjenjė pėrjetuese po aq sa poezia qė pėrfolėm mė lart janė edhe poezitė: “Kllapi e blertė”, “U(r)nė pranė lumit”, “Ofshama bėhet flutur”, “Loti i jetės”, “Tė keqes” e ndonjė tjetėr.

Nė ciklin „Pikėllim i ngrirė“, poeti merret mė shumė me dramėn nacionale nėpėr tė cilėn kaloi kombi ynė, poezi kėto qė nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr kanė bėrė biografinė jetėsore tė poetit, kanė shprehur ndjenjat e tij dhe kanė pėrshkruar me hollėsi edhe idealin e tij. Ndėr poezitė mė tė realizuara qė gjenden te ky cikėl padyshim janė: “Kronikė pėr qytetin tim”, “Krrokamė e krisur”, “Urdhri, kushtuar Martin Ēunit”, “Shqipet morėn dhenė”, “Gjarpri i shtėpisė”, “Varri i humbur”, “Shqipėria ‘97” etj. Te poezia “Guri i truallit”,  ndeshim kėtė refren: “Me kėtė gur/ ngrijmė kulla/ harkojmė ura/ gjejmė gurra/ pagėzojmė burra”, kurse kundėr pesha e kėtij refreni sendėrtohet me vargjet ose siē shprehet poeti “kur luan vendi ky gur trolli” do tė “kallen kullat/ prishen urat/ shteren gurrat/ tmerrohen burrat” tė cilėt “nėse s’i gjeni brigjeve/ kėrkoni shtigjeve”, elemente kėto qė i gjejmė edhe te poezia “Guri i kullės”, qė ia kushton poetit Din Mehmeti:

 

GURI I KULLĖS

(Din Mehmetit)

Kur m’i kėndon Kosovės
mė bėhesh
gur i kullės sė djegur nė gjak
yll nė kap(t)yll tė djepit nė galdim
frėngji malli nė shikim kah deti
pushkė nė krismė
“Zog i Dielli”
nė tel tė lahutės
me kėngė drite nė zemėr

                    (Faqe 36)

Cikli „Vello ujore“, pėrbėhet nga poezitė lirike tė cilat kanė njė finesė dhe njė realizim artistik, herė, herė meditativ dhe provokues ta zėmė:

 

VAJZĖ

Vaj vaj vaj
E vaj me zė
Vajzė

               Faqe 53.

Poezi tė tjera qė kanė njė invencion artistik janė edhe poezitė: “Sytė e asaj vashe”, “Prishtina nė korrik”, “Ulqinakja”, “Pritja e lagur”, “Dashuria e hijeve tona”, “Pas vdekjes tėnde”, “Fushė e ngrirė” e ndonjė tjetėr.

Poezitė e pėrfshira nė ciklin „Unazė dheu“ sikur qesin nė pah mallin dhe dashurinė e poetit pėr Atdheun pasi “... Dheu i Kosovės/ mban erė molle”, aromė me tė cilėn poeti “Do t’ua sjell rreth koke/ Albinit e Galdimit” pėr “t’ua nyjėzuar shpirtin me Kosovėn”: Jo vetėm te kėto vargje por edhe te poezitė ”Nė Ēamėri”, “Bisedė nė Aksaraj”, “Atje dhe kėtu”, “Vdekja nė kurbet”, “Takimi me nėnėn nė kurbet”, “Letėrzeza” etj, flasin pėr dramėn jetėsore tė poetit nė mėrgim tė cilėn e shpreh me pezėm dhe dėshpėrim kudo nėpėr vargjet e kėtij cikli, po mė ndjeshėm, mė drejtpėrdrejtė e gjejmė te poezia:

 

REFUGJATI
 

As qetė e premtuar pėr lavėr
As dele nė vath pėr tambėl
As dhe pėr arė e farė
Askund as bar
Vetėm gurė e gurė
Pėr varr

                  (Faqe 69)

Cikli „Hija e grisur“, i pėrmbledh poezitė tė cilat pėr kah gjuha shprehėse janė mė kritikuese, duke shprehur pezmin pėr njė sėrė mangėsish qė e pėrshkojnė shoqėrinė tonė njerėzore. Ky cikėl mė mirė sė ciklet tjerė e artikulon pėrditshmėrinė tonė e cila si reflektim i ka nxjerr poetit njė tip poezie qė shprehė njė lloj proteste qytetare siē do tė vėrehet ku mė shumė e ku mė pak edhe te poezitė: “Gjuha thikė”, “Hija e grisur”, “Kohė e sėmurė”, “Pėrrallė pėr kalorėsit e zi”, “Pa titull” etj, por pėr ilustrim po sjellim poezinė “Hipokrizia” e cila mė sė miri shpreh protestėn tragjike nė mėnyrė poetike.

 

HIPOKRIZIA

Kur Patrioti
Bėhet Partiot

Atdheu
Bėhet xhep

Lulet e vjedhura
Pikėllohen mbi varre  
Me ironi
U fishkėllehet lapidarėve

   (Kosovė ’06, faqe 85)

Nga kjo qė thamė mė lart shihet se autori ka bėrė njė sėrė pėrpjekjesh poetike pėr tė artikuluar mė mirė mendimin poetik pėr realitetin nėpėr tė cilin ai si qytetar ka kaluar, duke e pėrshkruar jetėn dhe tė jetuarit e tij  nėpėr poezi ai ka prezantuar ndjenjėn dhe pėrjetimet qė dalin si njė metaforė e cila e ka nismėn qysh nė rinin e hershme, duke vazhduar sikurse rrjedha qė lė gjurmė tė dukshme, ashtu edhe poezia e kėtij poeti ka regjistruar jetėn e njeriut nė mes kėsaj drame kolektive qė do tė shprehet bukur te kėto katėr vargje tė njė poezie mė tė gjatė: “Kroi i Ēamurlisė/ pikon dhimbjen nė gjak/ fushat mbushen lulėkuqe/ yjet zbresin mbi grunajat e Kosovės/ ofshama gjallėron frymėmarrjen”, faqe 14.

Sadik Krasniqi ka nisur tė shkruaj qysh nė kohėn e studimeve, do tė thotė nė kohėn e njė pjekurie akademike, atėherė kur jeta e tij sado kudo ka marrė kuptimin e plotė, por qė ishte pėrplot ideale e ambicie s’ka dyshim, por rrjedha si rrjedha, dhe Kosova me gjithė dramėn e asaj kohe ndryshoi jetėn e kosovarit si njė proces qė nuk i dihej saktėsisht se ku do tė pėrfundoj, ashtu sikurse qė nuk i dihet as rrjedhės sė lumit qė nuk shteron kurrė, pra jeta e poetit mbetet rrjedhė aq sa poezia qė ka shėnuar vazhdimėsi, tamam sikurse lumi qė nuk ndal shtegtimin e tij. Pra kėto tri komponente sikur e ndėrtojnė metaforėn jetėsore tė poetit nė mėrgim. Prandaj mendojmė se rrjedha jetėsore e ka bartė poetin bashkė me fatin e tij krijues diku nė vende e dhera qė domosdo duhet tė lėshonte rrėnjė, ashtu sikurse pema qė shkulet e mbillet kudo mbi kėtė tokė dhe pėrsėri jep frutat e saj, ashtu ndodh edhe te njeriu i cili mbarėsohet, mbushullohet e trashėgohet me pasardhėsit e tij, kurse e veēanta te poetėt ėshtė se ata mbushullimin dhe lulėzimin e artikulojnė nė poezitė e tyre. “Atje lash/ njė pjesė zemre peng/ pėr njė copė gur/ kėtu/ Gjarpri i shtėpisė/ Helmohet nga pikėllimi”, poezia “Atje dhe kėtu”, faqe 68.

Sadik Krasniqi  nė poezinė e tij ka elemente elegjiake si “fluturimi gri i dallėndyshes drejt vendlindjes”, ku drama e gjithėmbarshme e braktisjes sė atdheut i ka caktuar edhe atij rolin e imituesit qė detyrimisht jep imazhin e pėrjetimit poetik, si vlerė e realitet me njė pėrjetim tragjik, ku fundi i imazhit nuk e pėrcakton pėrjetimin poetik si lėndė dhe si strukturė poetike, por e pėrshkruan imazhin si njė pėrjetim emocional tė cilit mundohet t’i jap nėnqeshje lirike pėrplot nuanca jete e shprese ku e sotmja dhe e nesėrmja shihen me syrin e perspektivės duke shkrirė tė sotmen e duke ngjizur tė djeshmen e cila te ky bllok i poezive shikohet e kujtohet me mall e nostalgji. Poezitė lirike janė pėrjetime mė racionale dhe kanė njė ndėrtim artistik tė qėndrueshėm qė kurdoherė shprehin ndjenjėn e pėrjetimit a tė flirtit si kryekreje e njė elementi qė i jep poezisė jetė e gjallėri, dhe emocione gjithsesi mė pėrjetuese.

Kėto nuanca pėrjetimi i ndeshim qysh nė vargjet e poezisė  “Pas vdekjes tėnde”, faqe 57, (vargje tė cilat i ka vėnė edhe kredo tė kėtij vėllimi poetik), nė tė cilėn poeti beson se “edhe pas vdekjes tėnde/ prapė do tė ketė fushė tė blertė”, ku do tė simbolizojnė synimin si qėllim pėr tė ndėrtuar imazhin lirik tė kėsaj poezie qė bartet e pėrshkohet nga cikli nė cikėl.

Njė bllok i tėrė i poezive tė kėtij poeti mėton tė regjistroj, e pse jo tė ballafaqohet me tė kaluarėn si njė lloj sfide pėr ta pėrballuar tė sotmen me nuanca porosie pėr ta ndėrtuar tė nesėrmen e cila pa dyshim do tė vjen mė e begatė se e sotmja e tendosur nga streset e pėrditshmėrisė sė hallakatur siē e kemi rastin te poezia kushtuar “gjyshėrve tanė” nė tė cilėn poeti nuk do t’ia fal vetės “qė s’e mėsova/ orėn e diellit mbi rėrė/ qė tė dija tė ligat e motit”, faqe 15.

Kjo dramė e ballafaqimit me tė sotmen duke iu referuar tė djeshmes pėr ta sendėrtuar tė nesėrmen sikur bėhet njė temė obsesive e autorit i cili mėton qė lėndėn e tij krijuese tė vė nė njė sfond tė bardhė mbi tė cilėn do tė luhet drama njerėzore e cila ėshtė pėrplot pėrpjekje e gjakosje. Jo rrallė na duket qė ky lloj sfondi i bardhė i vėnė si nė prapaskenė, por, tashmė nė teatrin poetik tė Sadik Krasniqit shėrben si shtrojė mbi tė cilėn aktorėt shkelin pa mėshirė pėr t’i dhėnė jetės jo vetėm tė bukurėn e artin por edhe pėr ta shėmtuar e gjakosur mė shumė, si njė pėrpjekje qė do tė dallon a diferencon edhe mė shumė tė shėmtuarėn dhe tė ligen tė cilat sikur i ka vėnė pėrball tė bukurės dhe dinjitetit tė qytetarit i cili mėton dhe beson pėr tė ardhmen e tij mė tė mirė, mė tė bukur dhe mė fatlume se “shqipet e lidhura/ fluturonin/ e tė lirat ranė pėr tokė”, kurse nė kėtė tokė, nė kėtė vend “tė shenjtė/ mbetėn vetėm varret”, faqe 86.

Nė kėto pėrjetime poetike, askush mė mirė se vet poeti nuk ka ditur dhe nuk do ta pėrjeton dramėn e tij jetėsore, dhe dramėn e popullit si kolektivitet me tė gjitha tragjizmat dhe ngadhėnjimet e mundshme. Deri sa drama personale regjistrohet si njė lloj e pėrjetimeve emocionale me mjaftė nuanca dėshpėrimi e zhgėnjimi, te drama kolektive sado qė ka nuanca pesimizmi gjithmonė gjendet njė shtegdalje dhe shihet njė shenjė dhe dritė pėr tė ardhmen mė tė ndritur mė tė pėrparuar ashtu sikurse “Galdimi dhe Albini/ Kosovėn do ta gjejnė tė bleruar/ edhe pas njėmijė vjetėsh/ kur ta puthin pėr herė tė parė/ kanė pėr tė ditur/ se kanė puthur Diellin e vet...”, (Ninda ’99, faqe 65).

Ky poet qysh me librin e parė me sukses relativizon  pėrmasat e jetės nė mėrgim si ekzistencializėm historik dhe pėrjetues tė cilat me njė ēiltėrsi ka arritur tė ringjall kujtesėn historike pėr data dhe bėma qė historinė e njė kombi e bėjnė mė tė kujtueshme dhe shumė mė tė pranueshme.

Poezia e Sadik Krasniqit qė ėshtė pėrfshirė nė librin “Ofshamė nė urnė” shpresojmė se i paraprinė poezisė sė kėtij autori qė do tė pason nė librat e ardhshėm. Megjithatė edhe me kėtė pėrmbledhje ai ka dėshmuar njė pėrvojė qė ka kaluar nėpėr sfida jetėsore.

 

St. Gallen, dhjetor 2009.

Shefqet Dibrani

 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ibrahim Kadriu
Ismet Rashiti
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku