"Agimi
i Lirisė" ėshtė libėr monografik nė kujtim tė rėnies heroike
tė Agim Ramadanit nė Luftėn e Koshares. Edhe pse nė mungesė fizike
tė heroit, mund tė themi se bashkautor kryesor i librit ėshtė vetė
Agimi nėpėrmjet shkrimeve tė tij, krijimeve tė tij nė poezi e
pikturė, ditarėve tė tij, letėrkėmbimeve, shėnimeve dhe fjalimeve
tė tij tė pėrfshira nė libėr ose tė cituara. Pjesėn e munguar tė
tij e plotėsojnė rrėfimet e tė afėrmve dhe bashkėluftėtarėve.
Pra, kemi tė bėjmė me biografinė e parė mė tė plotė zyrtare tė
Heroit tė Kombit Ramadani, e cila ndonėse mban njė emėr shkrimtari
nė ballinėn e parė, kritikėt i cilėsojnė si vepra tė shkruara
prej shumė palė duarsh.
Kjo
veēori unike e pėrbėn edhe origjinalitetin e subjektit, edhe meritėn
e shkrimit dhe tė pėrgatitjes sė kėtij libri nga Ibrahim Kadriu. Nėpėrmjet
hyrjes, prologut, fletėshtesave, intermexove, meditimeve, dokumenteve kėndshikohet
dhe shpaloset nga tė gjitha anėt njė figurė aq e pėrveēme dhe aq pėrfaqėsuese
e kombit tonė, e luftės pėr ēlirimin e Kosovės, arrin tė skalitet
njė shembull i lartė burrėrie dhe shqiptarizmi e pėrmasave epokale.
Aspekti mė i ndėrlikuar i shkrimit tė kėtij libri ka qenė pikėrisht
zgjedhja e mėnyrės sė organizimi tė njė materiali aq cilėsor e aq
tė rrallė qė e kishte nė dorė autori i librit. Dhe njėkohėsisht
kjo zgjedhje ka qenė ēelėsi i lehtėsimit tė punės sė autorit dhe
i sukesit tė hartimit tė librit.
Nė
kėtė mėnyrė, pa i shkrirė e pa i pėrzier me njėra tjetrėn, i ndėrthur
e i pėrfshin nė njė vepėr tė letėrsisė dokumentare shtresėn
artistike, me shtresėn memoaristike, kronikėn dhe detajin, shpalosjen
e figurės sė heroit dhe rritjen e figurės sė tij, kulmet e tij
shpirtėrore dhe kulmet e tij si strateg ushtarak, luftėtar e prijės pėr
ēlirim kombėtar, atdhetar i vendosur pėr flijim.
Agim
Ramadani ėshtė njė nga figurat mė tė plotėsuara nė historinė e
Kosovės dhe tė kombit tonė tė cilat unė i kam njohur nėpėrmjet
leximeve ose kam pasur nderin dhe fatin t'i kem bashkėkohės apo miq.
Ėshtė nga figurat tepėr tė rralla tė historisė sonė moderne qė tė
mos i ketė lejuar vetes vakuume (zbrazėti, boshllėqe) nė formimin e
tij, karakterin e tij nė rrjedhėn e tij jetėsore. Ėshtė nga
intelektualėt tepėr tė pakėt shqiptarė qė tė mos i ketė lejuar
vetes sirtare mangėsish apo dobėsish tė cilave t'iu kthehet mė vonė
pėr t'i plotėsuar apo ndrequr. Njerėz tė tillė, intelektualė tė
tillė, artistė tė tillė njohin vetėm rritje tė gjithanshme tė
figurės sė tyre. "Fytyra jonė ėshtė pjesė e fytyrės sė
Kosovės, e kėtė duhet ta ruajmė e ta tregojmė me shkėlqimin e
duhur," kujton njė nga kolegėt shprehjen e parapėlqyer shpesh tė
pėrsėritur nga Agimi. Pavarėsisht se nuk ka qenė synimi i autorit tė
librit monografik pėr t'i theksuar veēanėrisht kėto tipare nė
portretin e Agimit, mendoj se ato vetvetiu dalin nė pah dhe plotėsohen
nga vetė lexuesit e pėrvojave tė ndryshme dhe lidhjeve tė ndryshme
shpirtėrore me Agim Ramadanin.
Ēka binte nė sy mė
sė pari tek i saponjohuri me Agimin ishte mirėsjellja e tij aq e pėrkorė
intelektuale, evropianiteti i tij shqiptar i komunikimit, mėnyrat
argumentuese tė bisedave, tonet e pėrmbajtura tė tė folurit, pėrdorimi
i kursyer, i hijshėm dhe shprehės i gjesteve, humori miqėsor e asnjėherė
pa vend, raportet e ēiltėra dhe tė besueshme me bashkėbiseduesin. Kėtė
tipar tė Agimit e thekson edhe suksesi i tij i shumanshėm nė
rekrutimin e luftėtarėve tė lirisė nga radhėt e mėrgimtarėve,
edhe suksesi nė fushėn e stėrvitjes, ku konsiderohej pedagog i luftėtarėve,
edhe suksesi nė krijimin e shpirtit tė fitores aq i domosdoshėm nė
fushėn e betejės. Ky tipar spikat nė dėshmitė e shumta tė kolegėve
dhe tė bashkėluftėtarėve tė Agim Ramadanit.
"Edhe
i fundit qė arrin nė radhėt tona, do tė jetė i respektuar sa i
pari," thoshte komandant Agimi nė komunikimet me rekrutėt e
ardhshėm. "Bashkimi sjelll fuqinė, fuqia sjell fitoren."
"Ejani me mua nė luftė." "Ftesėn po e bėj kėshtu:
Kurrkush nuk po ju thotė shkoni nė luftė, por po ju thėrras tė vini
bashkė me mua nė luftė, ejani qė t'ju stėrvit tė gjithėve. Askush
nga ju nuk do tė angazhohet nė detyra luftarake para se tė jetė stėrvitur
mirė, para se t'i pėrshtateni kolektivitetit ushtarak. Kam ardhur qė
t'ju lus." Agimi ua kujtonte bashkėbiseduesve se pėrfshirja e tij
ishte e ēiltėr: "Fėmijėt i kam lėnė nė Zvicėr. Qe dhjet
vjet nuk kam qenė nė Kosovė." Ai ua kujtonte atyre se kishte ėndėrruar
gjithmonė ta fillonte luftėn nė Karadak, vendlindjen e tij, por ja qė
fati e kishte dashur qė kėtė luftė ta niste nė Koshare, tė
dashurohej me Dukagjinin si me Karadakun, tė ishte ai njeriu qė do tė
hiqte i parė nė historinė shekullore gurin e kufirit midis pjesėve tė
atdheut dhe tė kombit.
Agimi
shkon nė luftėn pėr ēlirim dhe nė aktin e rėnies nė altarin e
lirisė sė Kosovės me njė moto tė kristalizuar gjithė jetėn e tij:
"Derisa tė pėrmbush detyrimin, detyrė qė ma imponon pėrkatėsia
ime e gjakut, mund tė justifikoj mungesėn time me tė gjitha
disponimet qė kam. Sepse
obligimet e papėrmbushura nuk duhet tė bien kurrė mbi fėmijėt e mi.
Edhe ne jemi fėmijė tė prindėrve tanė dhe ka shumė nėna nė Kosovė
qė lutin Zotin, duke e besuar nė mundėsinė e fundit qė fėmijėt e
tyre t'i shpėtojnė terrorit serb, qė serbėt, si profesion tė tyre,
arrijnė ta ushtrojnė deri nė fund, deri edhe tek fėmijėt nė barkun
e nėnave."
Natyrisht, para se tė ishte poet i talentuar,
piktor i sukseseve ndėrkombėtare, strateg ushtarak, Agim Ramadani do tė
ishte njeriu, familjari, prindi, fėmija. Aq sa prefeksionist nė
profesionin e ushtarakut apo nė pasionin e krijuesit, Agim Ramadani
ishte njė prefeksionist nė ndjenjat bazė tė njeriut. Tė tilla janė
raportet e tij me dashurinė e jetės sė tij, mė vonė shoqen e jetės
dhe nėnėn e fėmijėve tė tij. Ai e kėrkon kėtė dashuri me ngulm,
e mbron me vendosmėri, e pėrkryen dhe e selit pa njohur kurrė stepje
apo mėrzitje. Aq sa do tė ishte pasionant nė moshėn e nxėnėsit dhe
studentit, po aq pasionant do tė ishte edhe nė moshėn e rritur, kur
nga fusha e betejės ua shkruante fjalėt mė tė ēiltėra, mė tė
ngrohta, mė tė buta, mė tė pėrkryera bashkėshortes, fėmijėve,
prindėrve tė bashkėshortes.
Nė fushėn e betejės Agimi kujton poezitė e
Lasgush Poradecit, poetit qė duket se ka ndikuar aq shumė nė
prefeksionizmin e Agimit si shpirt njerėzor, si krijues, si artist dhe,
nė njė mėnyrė lasgushiane i drejtohet nė letrėn e tij me nė varg
poetik bashkėshortes: "Agimi yt qe po vjen nė zjarrin tėnd krejt
pėr t'u shuar." Fati tragjik do tė bėnte qė Shukrije Ramadani tė
mos e takonte mė pėr sė gjalli Agimin. Nė fushėn e betejės ajo do
t'iu thoshte bashkėluftėtarėve tė tij: "Nuk dua qė tė pushojnė
armėt e Agimit." Djali i madh i Agimit, Jetoni, kujton: "Babi
pėr herė tė fundit ishte me ne kur kremtuam ditėlindjen e katėrt tė
motrės sonė Lorinės, tė cilėn e donte shumė se ishte vajza e vetme
e familjes. Ishte ditėlindja mė e bukur qė festuam ndonjėherė, e
nuk e dinim se ishte edhe e fundit qė po festonim bashkėrisht. Tė nesėrmen
babi u nis drejt Kosovės..."
Agim Ramadani do tė binte nė fushėn e betejės mė
11 prill 1999. Nė maj njė telefonatė do tė mbėrrinte nga Gembux i
Belgjikės, nėpėrmjet sė cilės njoftohej se kishte fituar Medaljen e
Artė pėr pikturat e dėrguara atje dhe ftohej tė merrte pjesė nė
Sallonin e hapur nė atė qytet prej 22 deri 30 maj. Jeta
e Agimit do ta ndėrpriste fillin e saj, pėr ta vazhduar tek Jetoni,
Edoni dhe Lorina. Por vepra e Agimit, ajo jetėsore dhe ajo artistike,
do ta vazhdonte jetėn e saj tė pavarur. Emrin e Agim Ramadanit do ta
merrte Brigada 138 e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, formacioni
luftarak ku Agimi kishte shkrirė talentin ushtarak dhe kishte flijuar
veten nė radhėt e tij. Letra e pakryer drejtuar motrės sė palindur,
lirisė sė Kosovės do tė vazhdonte tė kryhej, do tė vazhdojė tė
kryhet. Nė hymnin e kėsaj brigade ėshtė njė strofė ku luftėtarėt
betohen nė shembullin e komandantit, si dhe njė strofė me katėr
vargje sa kushtrim aq dhe pėrbetim tė Agim Ramadanit. E veēanta e kėtij
hymni nuk mbaron kėtu. Strofat e tij tė para janė nga poezia kushtrim
e Hil Mosit "Aty gjaku i shqiptarit ra nė tokė me mbi pėrsėri",
kushtuar Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė Pavarėsisė tė viteve
1910-1912, kryengritje e cila do tė kulmohej pikėrisht nė Kosovėn, e
cila do tė vazhdonte tė martirizohej edhe pėr njė shekull tjetėr
rresht, njė ironi tjetėr tragjike e historisė, tė cilėn Kosova nuk
do ta lejojė tė pėrsėritet kurrė mė.
Ashtu
si e pėrmenda, "Agimi i lirisė" ėshtė biografia e parė
zyrtare e Heroit tė Kombit Agim Ramadani, vėllait hero tė Lirisė sė
Kosovės, vėllait tė flijuar tė Lirisė sė Nėnės Kosovė. Motra,
ende e palindur kur Agimi binte nė fushėn e betejės, tashmė po hedh
shtat, duke i lartuar tek vetja e saj tiparet e heronjve dhe dėshmorėve
tė flijuar pėr tė.
Mėnyra e shkruarjes
dhe pėrgatitjes sė librit siguron njė lexim tė rrjedhshėm, duke ia
mundėsuar lexuesit tė ndėrtojė njė strategji tė tillė leximi gjatė
tė cilit tė pėrcaktojė edhe se ēfarė do tė ruajė mė shumė nė
kujtesė, ēfarė do tė pėrjetojė mė thellė, ku do tė pėrqėndrohet
nė rileximet e librit. Hapėsirat midis vėllimeve, midis kapitujve e nėnkapitujve,
sjellja pėr herė tė parė e fotografive tė bollshme nga jeta e Agim
Ramadanit e bėjnė tejet tė rehatshėm librin pėr lexuesin. Nė
rrjedhshmėrinė e leximeve, rileximeve, nė thellėsinė dhe pashlyeshmėrinė
e pėrjetimeve ndikojnė, siē e kemi pėrmendur edhe mė lart, sidomos
ndėrthurjet e stileve tė shkrimit, sensi i masės nė gjatėsinė e
teksteve, intensiteti i lartė estetik dhe kuptimor i tyre.
Biografitė e shkruara dhe tė pėrgatitura me kaq pėrkushtim dhe
dashuri kanė shpesh fat tė madh. Ato shėrbejnė pėr kryevepra tė
arteve tė gjinive tė ndryshme, pėr romane biografike apo mirėfilli
trillime artistike, pėr filma, drama, seriale. Libri qė kemi nė duar,
me siguri absolute, i pėrmbush tė gjitha tė dhėnat pėr t'u bėrė
burim subjektesh dhe pėr tė frymėzuar plot kryevepra nė tė ardhmen.
Kėshtu Karadaku i Idriz Seferit dhe Agim Karadakut pėrmbush
mrekullisht edhe njė detyrė tjetėr ndaj Kosovės dhe kombit nėpėrmjet
punės sė palodhur e mjeshtėrore tė poetit tė mirėnjohur Ibrahim
Kadriu, autorit tė librit monografik "Agimi i Lirisė".