|
Asnjė
fjalė e dalė nga populli nuk ka dalė kot. Fjalėt apo citatet janė
kultura dhe shpirti i njė populli. Asnjėherė mė parė nuk mė kishte
shkuar nė mėndje tė mendoja apo analizoja shprehjen pyetėse: A JE
MĖRZIT?. Sigurisht qė kjo shprehje vjen menjėherė mbas fjalėve:
SI JENI, A JE MERZIT?.
Pėr
mua, apo vellezėrit e motrat e mi shqiptarė, nuk ėshtė problem tė
na e bjnė tė tillė pyetje sepse ja dimė kuptimin e vėrtetė, e dimė
se mbas kėtyre fjalėve fshihet perkujdesi njerėzor. Por, pėr mikeshėn
time finlandeze nuk patėn tė njėjtin efekt. Shumė vite mė parė,
udhėtuam pėr nė Shqipėri pėr njė vizitė ke familja ime. Ishte dimėr,
dhe si nė dimėr njerėzit janė mė tė mbyllur brėnda, aktivitete ka
mė pak kėshtuqė, edhe ne sipas vėndit i prisnim vizitorėt nė shtėpi.
Kur e pėrshėndesnin miken time, unė ja pėrktheja fjalėt
automatikisht SI JENI, A JE MĖRZIT?. Mė kujtohet qė nė ēdo
pyetje tė tillė fillonte dhe sqaronte ne detaje, PSE NUK ISHTE MĖRZITUR,
sepse njerėzit ishin shume dashamires dhe mikpritės etj...Dikur, vura
re, se filloi tė irritohej sa herė ja pėrktheja tė njėjtėn pyetje
dhe filloi tė mė rrijė edhe mua pak ftohtė. Nuk e kuptova menjėherė
arsyen por e pash qe dicka nuk ishte nė rregull.
Njė
ditė, kur ndodheshim vetėm mė pyet befasisht:
Pėrse mendojnė njerėzit e tu, qė unė duhet tė jem mėrzitur? Unė
vėrtet jam e ndarė nga burri, por kjo nuk ėshtė arsye qė unė te
jem e mėrzitur. Mos vallė e shikojnė njė gjė tė tillė, nė sytė
e mi?- mė hodhi ajo njė breshėri pyetjesh e arsyetimesh, dhe me njė
zė qė shprehte tronditje.
Unė
shtanga. Oh, Zot...mendova ku i paska shkuar mėndja. Dhe me siguri
mendon qė unė kam folur dicka per tė me njerėzit e mi, ndaj duke ju
kthyer ashtu bute ju pėrgjigja.
Me
tė thėnė tė drejtėn, as mėndja s,mė ka shkuar nė kėtė qė po
thua, dhe shumė mirė qė o e prek. Mė bėre tė mendoj edhe mua, pse
e kemi ne shqiptarėt njė pyetje tė tillė, qė mund tė tingėllojė
pak cuditshėm. Pėr tė ta hequr merakun po tė garantoj qė s,ka asnjė
lidhje me tė kaluarėn tėnde, apo direkt me mua. Źshtė vetėm
shprehje ke ne..., njė ndėr ato thėniet shqiptare tė ēuditshme....pa
tė keq- e sqarova, dhe i buzėqesha ėmbėl.
Ajo,
vazhdoi gėrmimet pėr prejardhjen e atyre fjalėve dhe unė e dėgjoja
nė heshtje..., ndėrsa nė tė vėrtet isha thelluar nė mendime pėrse
vallė populli pyet: A JE MĖRZITĖ, kur nė shumė gjuhė pyetet direkt
ajo qė do tė pyesėsh: Si jeni? Si ke kaluar? Si je me shėndet...etj.
Kėto janė shprehje tė drejtpėrdrejta qė edhe po ti pėrkthesh, pėrkthehen
lehtė ashtu siē janė. Por hec e pėrkthe ke njė i huaj shprehjen A
JE MĖRZITĖ? Kur nė tė vėrtet ti do qė ta pyesėsh, SI JE?. Dhe
ashtu sikur tė kisha zbuluar dicka tė rėndėsishme ju drejtova shoqes
me njė fryme: Besoj ėshtė formuar pėr njė arsye. Populli jonė
ėshtė njė popull i vuajtur, ku mė shumė ka perjetuar ndryshimet e
kohės nė format mė te dhunshme, nganjėherė mė tragjike. Per kėtė,
ata e dinė qė mėrzinė e ka nė shpirt e nė prag gjithkush qė ėshtė
shqiptar. Besoj, si njė lloj ngushėllimi ėshtė formuar edhe
shprehja: A JE MĖRZIT ? (DUKE URUAR nė tė vėrtet QĖ TĖ MOS JETĖ MĖRZITĖ).
Sytė e mikes time u bėnė kureshtarė, dhe po mė dėgjonte e kėnaqur
me kėtė percaktim dhe sqarim, qė edhe pse ishte i sajuar nė
moment....mė nxorrėn edhe mua tė kėnaqur, qė tė paktėn ajo mikja
ime mysafire, TĖ MOS MĖRZITEJ, nga pyetja dashamirėse jona :A JE MĖRZIT!.
|