|
Dredhia
u luajt natėn e shtunė, kur Dulla kaloi rrugėn e gardheve dhe shkeli
truallin e ėndėrrave me pėrmasa. Nė fshatin malor u takua me njerėz
tė pėrshkruar qė mė parė dhe dorėzoi amanetet e shokėve tė vet.
Biseda e msheftė u bė natėn e trazuar nga shiu i furishėm qė edhe konvenonte
edhe cyste frigė mbi frigėn tani mė tė mbjellė qė nga vitet
histerike tė anė e mbanė lumejve e gardhiqeve me gjemba djajshė. Kėtė
natė, u bė njė dhuratė pak sa e papritur nga njė burrė me
mjekėr tė rrallė verdhake qė shihej shum pak nė kėto vise.
Amanetxhiu e mori dhuratėn me gėzim tė dukshėm dhe pėrqafoi me
respekt e falėnderim dhuruesin. Njė dridhmė e pahetueshme pėr syrin
e huaj ia shkreptini nga thonjtė e kėmbės nė majė tė tufės se
flokėve tė ēuara pėrpjetė mu nė tepe tė kokės.. Ndjeu
rrahje tė ftohtė tė damarėve tė zhdėrvjelltė e tė mbushura plotė
gjak tė shėndoshė rinor. Fshiu me pahirė ballin, sikur tė ishte
djersitur nga puna nėn diell, nė rendet e gjata tė misrit qė mbushte
ditėve tė pranverės me vėllaun e me shokė. Vringėllima tė ēuditshme,
kurrė tė papėrjetuara mė parė, ia therrnin trurin. Pėrsėri kaloi
lehtė me dorė mbi ballė dhe vėrejti se nuk djersitej po vetėm
ndihej i tillė. I tendosur nga rreziqet qė kalonte qė me muaj dhe qė
vinin e shtoheshin, me siguri i mbillnin efektet e pasigurisė dhe frigės
nė tru. Apo mos ndoshta kėsaj nate, luhej njė lojė tjetėr, e pėshtirė,
e ndyrė
? Zemra e njeriut nganjėherė e parandjen rrezikun apo jo?
Ndjeu ti jenė mpi gjunjėt nga kėmbėkryqa dhe lėvizi lehtas pėr tė
liruar vanė e damarėve. Dikush hetoi lodhjen dhe vėrejti se agimi
ishte pranė. Duhej larguar tė gjithė nė shtėpi tė vet para se
drita dėshmitare tė zbulonte rrugicat e fshatit. Me maturi tė pjekur
tė pranishmit e lidhur me besa-besė, lėshuan nė intervale tė
shkurta konakun nė buzė tė prockės sė mullinjėve. Mikpritėsi i
rregulloi vendin pėr fletje Dullės qė do tė rrinte aty gjer nė mbrėmje
dhe kėshtu nė vell tė natės, do tė merrte rrugėn e kėthimit nė
tokėn e uritur pėr rreze. Natė tokė ku gatuhen ėndėrrat e
gjata. Ėndėrrat e dėshirės sė zjarrtė. Ėndėrrat qė
ngriteshin lartė nė ideale tė pėrgjakura. Ėndėrra qė ngadalė
merrnin hapa tė realtė drejt njė tė vėrtete tė madhe, tė
arritshme padyshim. Dhe Dulla fleti shpejt po dhe u zgjua shpejt. Disa
herė gjatė ditės e merrte gjumi dhe zgjohej, nė kėtė dhomė tė
mbyllur pėr tė parandaluar fėmijėt e shtėpisė qė tė zbulojnė
mikun e panjohur. Vonė, duke perėnduar dielli, Mehmeti u kėthye nga
puna dhe me kujdes hyri te miku e u pėrshėndet gjysėm zėshėm. Nata
nuk vonoi. Dulla morri pak bukė misri nė janxhėkun e vet dhe shiqoi
orėn italiane nė krah. Orė italiane!? E nga erdhi nė djerinė!? Bah.
Nėntė e disa minuta. Me ngadal lėvizi kėmbėn jashtė shemit tė derės
dhe zbriti kujdesshėm drejt pėrruas, i vetmuar nė drejtim tė kundėrt
tė rrjedhės e nė kahje tė gardhiqeve e gjembave tė djajve qė duhej
ti kaloj nė errėsirėn mė tė madhe. Pa zhurmė, pa nxitim. Mesi i
natės thonin kishte pesė dakikat e liga por kjo nuk e pengoi aspak qė
pips nė kėtė orė tia kėpus shtegut drejt Shpatit tė Diellit qė,
o Zot, nuk kishte pa diellin e lirė me vite, Shpat i kėthyer nga
dielli e pa diell. Nė rėnzėn e vet mbante fshatin krenar ndoshta tė
moshuar njė mij vjet. Themele tė lashta ky fshat i ndėrtuar gurė mbi
gurė, i mbuluar me gurė, me duje thekni e besa nga mahallat e poshtėme
edhe me tjegulla moderne. Rrezik nga zjarri, rrezik nga era, por i qėndrueshėm
dhe krenar. Me tė parė vizėllimat e para tė rrasave, Dulla ndjeu njė
lehtėsim dhe njė dėshirė pėr tė rritur hapin. Nora tre tė
pasmesnatės u ul nė postaqinė e ruajtur qė nga koha e stėrgjyshit tė
vet. Madhėroi pa zė Zotin dhe pa vonuar e morri njė gjum ashtu i mbėshtetur
pėr murin e gurtė tė lyer me horosan. Pas pak kohe i hapi sytė me
plogshti, u ēua ngadalė dhe shkoi nė shtrat.
-Ēohu
bir! Kulla e rrethuar e oborri plot me asish qė flasin gjuhė tjetėr
nga e jona
- dhe nuk pėrfundoi fjalėn. Kafshėrisht y shty nga
uniformat qė u hodhėn mbi Dullėn dhe ia
lidhėn duart me hekura duke u ējerur si langojt e rrugės tė
kasaptoreve tė qytetit. «Ora», pėshpėriti me vetvete. Atje ku
vajzat dhuratė mė tė madhe nusnije, e pa tė cilėn refuzojnė tė
shkojnė nuse ėshtė ora; atje, tė marrėsh dhuratė njė orė
italiane, shtet armik ky nė kėto anė!!!? «Tani po marr vesht sa ėshtė
ora», pėrsėri foli me vetvete por me zė kėsaj rradhe. Njėri nga
ata iu kėrcėnua nė shqip. I tha ta mbyllė e tė mos shanė. Ēdreq.
E turrėn nė njėrėn nga veturat e shumta dhe e drejtuan pėr nė
qytetin e madh. Torturė. Torturė
Por Dulla nuk kishte qenė askund
jashtė shtėpisė sė vet. Vonė pas mesdite, ai me shum shirita e yje
mbi supe, paskish kėrkuar tia sjellin para kėmbėve, aty nė zyrė
tė veten. Njė uniformė tjetėr rinte nė kėmbė dhe kur morri urdhėrin
tia heq orėn nga krahu i pėrgjakur e bėri kėtė me shpejtėsi dhe
i zhdėrvolli katėr vidhet e kapakut tė cilin i dha eprorit tė vet.
Ky pa i hedhur aspak sytė tė shoh anėn e brendshme, ia afroi te hunda
Dullės qė tė lexoj. Nga afėrsia nuk shihte gjė, largoi pak kokėn e
nėpėrmjet syve tė ajur nga rrahja, lexoi emrin e fshatit ku bujti e nėn
tė, lexoi emrin e vet. Dhimbja qe mė e madhe pėr shokėt e djerrinės.
Pėr vete as qė e bėnte dert. «Ata e kanė ndoshta mė vėshtirė se
unė».
Asaj
nate me shi, njėri nga oda, njė mjeran i mjerosur, deshi ti shkatėrroj
ėndėrrat e tė gjithėve. Nuk dijti se tradhtia nuk i shuan idealet
madhėshtore.
|