rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Zgjodhi dhe pėrgatiti:

Valdet Fetahu

SOKRATI: MBI VETĖVRASJEN

 

 
 "Vetėvrasja nuk ėshtė e lejuar,
sepse njerėzit janė nė pronėsi tė Zotit."

 

Njė pjesė e shkoqitur nga vepra e Platonit: “Ditėt e fundit tė Sokratit”

Sokrati nė burg merret me poezi
.

Valdet Fetahu - jetėshkrim
SOKRATI: MBI VETĖVRASJEN
James Joyce - biografia dhe poezi tė zgjedhura

            Nė atė ēast Kebet merr fjalėn dhe thotė: “Po tė betohem nė Divin, Sokrat, shumė mirė ke bėrė qė mė ke ftuar. Sa i pėrketė kėngėve tua – ato vargje nė tė cilat je futur janė fabula tė Epsonit dhe himna e Apolonit – disa veē mė kanė pyetur, para ca kohesh edhe Euen, ēka ashtu tė ka shtyer t’i kėndosh kur ke mbėrri kėtu, e mė heret kurrė asgjė s’ke kėnduar. Pra, nėse e konsideron tė rėndėsishme se unė mund t’i pėrgjigjem Euenit kur tė mė pyet pėrsėri – veq tė jesh i sigurtė se do tė mė pyet – atėherė mė thuaj ēfarė mund t’i them.”

            - Thuaja tė vėrtetėn, pėrgjigjet Sokrati, kam filluar tė kėndoj jo se me tė apo me kėngėt e tij tė mburrem – se e kam ditur se kjo nuk ėshtė e lehtė – por tė hulumtoj se ēfarė kuptimi kanė disa ėndrra, dhe t’i largohem mėkatit kur aq shumė herė mė urdhėrojnė tė merrem me atė veprimtari muzikore. E ato ėndrra kanė qenė pėrafėrsisht kėshtu: Shpesh nė tė kaluarėn mė ka ardhur ėndrra e njėjtė, sa nė njė formė sa nė formėn tjetėr, por gjithmonė me njė porosi tė njėjtė: “Sokrat, kushtoju muzikės dhe atė kultivoje!” Unė mė heret kam menduar se po mė porositė dhe po mė pėrkrah nė atė me tė cilėn veē jam marrė, dhe po, sikur ata qė i kurajojnė garuesit, ashtu edhe mua ėndrra mė ka kurajuar nė atė qė veē e kam kultivuar, me fjalė tė tjera nė veprimtarin muzikore, sepse filozofija, sipas mendimit tim, ka qenė muzika mė e madhe, e unė pikėrisht atė e kam kultivuar. E tash kur vendimi ėshtė marrė dhe kremta hyjore ma ka ndaluar vdekjen, e kam konsideruar si obligim personal: kur ėndrra kaq shumė herė mė urdhėron tė kultivoj atė muzikė nė kuptimin e thjeshtė, prandaj nuk guxoj tė bėhem i padėgjueshėm, por mė duhet ta zbatoj urdhėrin. Konsideroj se ėshtė mė pak brengosėse tė mos e ndrroj botėn para se ta dėgjoj ėndrrėn dhe t’i kėndoj kėngėt dhe nė kėtė mėnyrė ta ruaj ndėrgjegjen e pastėr. Ja kėshtu, sė pari i kam kėnduar Zotit himnin, tė cilit kjo lavdi iu ėshtė kushtuar. Kur e kam pėrfunduar atė himn, e kam kuptuar se kėngėtari, po qe se dėshiron tė bėhet kėngėtar i vėrtetė, duhet tė kėndojė tregime, e jo ngjarje tė vėrteta; e pasi qė vetė nuk kam qenė i aftė tė sajoj tregim, e kam vėrė nė formė tė kėngės atė qė e kam pasur afėr dorės dhe qė e kam njohur, e ato janė fabulat e Epsonit, tė cilat nė fillim i kam qortuar.

 

                   Filozofi me ėndje vdes, por nuk bėn vetėvrasje

 

Ja, kėshtu, Kebet, tregoj Euenit dhe pėrshėndete! Dhe nėse ėshtė i menēur, le tė vije sa ma shpejtė pas meje. E unė, siē po mė duket, po shkoj sot; ashtu po urdhėrojnė Athinasit.

            Atėherė foli Simia: Ēka ashtu, Sokrat,  po e kėshillon Euenin? Unė shumė herė jam takuar me atė njeri, sa e njoh unė, ai aspak nuk do tė jetė i vullnetshėm tė tė dėgjojė.

Si ashtu? tha Sokrati. A nuk ėshtė Eueni filozof?”

Sa e di unė, po. Pėrgjigjet Simia.

-   Sokrati: Atėherė edhe Euen kėtė do ta dėshirojė, sikur ēdonjėri qė dinjitetshėm e kultivon filozofinė. Por prapė ndoshta nuk do tė ēon dorė nė vetvete, sepse kjo, thonė, nuk lejohet.

Dhe derisa e ka thėnė kėtė, ka lėshuar kėmbėt nga shtrati nė dysheme, dhe nė atė pozitė ka vazhduar bisedėn.

Nė atė moment e pyet Kebeti: Si ashtu po flet, Sokrat? Nuk lejohet qė tė ēohet dorė nė vetvete, e atje filozofi duhet tė vijė nė vdekje me ty?

Sokrati: Si ashtu, Kebet? A nuk keni dėgjuar pėr kėtė, ti dhe Simia, kur keni qenė sė bashku me Filolajin? Kebeti: por asgjė tė besueshme, Sokrat.

Sokrati: Po edhe unė mund tė flas pėr atė vetėm nga thashethemet. E atė qė rastėsisht kam dėgjuar, do t’jua them pa mėdyshje. Sepse atij tė cilit i duhet tė shpėrngulet nė atė botė ndoshta edhe mė sė shumti i ka hije tė mendojė mbi atė dhe ta thotė se si duhet paramenduar shpėrnguljen nė atė botė. E ēfarė mund tė bėnė ai tjetėr deri nė perėndim tė diellit?

 

                                 Vetėvrasja nuk ėshtė e lejuar,

                        sepse njerėzit janė nė pronėsi tė Zotit.

 

Kebeti: Atėherė pėrse, Sokrat, pohojnė se nuk ėshtė e thjeshtė tė vritet vetja? Sepse, atė qė ti tash pyete, unė veē e kam dėgjuar edhe nga Filoloja, kur ka qenė tek ne, si edhe nga disa tė tjer, se nuk lejohet tė ktyhet vetėvrasja. Por qartė kurrė nga askush pėr kėtė nuk kam dėgjuar.

Sokrati: Ende tė duhet tė pėrpiqesh rreth kėsaj. Atėherė do tė mund ta kuptosh. Por ndoshta do tė tė duket paksa e ēuditshme qė atė qėndrim mbi lejimin e vdekjes duhet tė vlej vetėm nga tė gjithė tė tjerat, dhe qė njeriu kėtu kurrė nuk mund, sikur tek gjėrat tjera, tė arrijė deri tek ajo qė pėr tė ėshtė dukshėm mė e mirė. Me fjalė tjera: nganjėherė dhe pėr disa mė mirė ėshtė me qenė tė vdekur sesa tė gjallė. E sa i pėrketė atyre tė cilėve ėshtė mė mirė me qenė tė vdekur, ndoshta tė duket e ēuditshme qė atyre njerėzve nuk iu lejohet qė vetvetes t’i bėjnė mirė, por duhet pritur njė bamirės tjetėr.

Dhe Kebet me buzėqeshje tė lehtė nė dialektin e tij e tha: Vetėm Zoti e di!

- Nė tė vėrtetė, tha Sokrati, nė shikim tė parė kjo mund tė duket se  ėshtė palejueshmėri e paarsyeshme, por ndoshta prapė ka arsyen e saj tė caktuar. Ēfarė flitet pėr kėtė nė mėsimet e fshehta*(*Sokrati kėtu mendon pėr mėsimet e fshehta tė Orfistave dhe Pitagoristave, sipas tė cilėve, shpirti ka mėkatuar, dhe pėr t’u pastruar, banon nė trup si nė varr, nė qeli.), me fjalė tjera, se si ne njerėzit jetojmė nė njė qeli, dhe se si nuk duhet nga ajo veten ta nxjerrim e as tė ikim, kjo, po mė duket, shumė e rėndėsishme, dhe se nuk mund lehtė tė shpjegohet. Por pėr kėtė, Kebet, po mė duket se mirė ėshtė thėnė se zotat janė ata tė cilėt pėr ne kujdesen, dhe se ne, njerėzit, e pėrbėjmė njė pjesė tė pasurisė sė Zotit. Apo ndoshta kjo ty nuk tė duket ashtu?

- Edhe mua po mė duket ashtu, tha Kebeti.

- Pra, foli Sokrati,  po ta kishte pasuria jote vetveten vrar pa lejen tėnde se e dėshiron vdekjen e saj, a nuk do tė ishe zemėruar edhe ti nė tė dhe, po ta kishe ditur ndonjė dėnim, do ta kishe dėnuar me tė?

- Plotėsisht, pėrgjigjet Kebet.

Sokrati: kur fenomeni shikohet kėshtu, atėherė ndoshta nuk ėshtė e paarsyeshme qė njeriu nuk guxon tė vras veten derisa Zoti nuk e sheh si tė domosdoshme, siē ėshtė rasti tash me mua.

 

 Nėse njerėzit janė pronė e Zotit,

 mendojnė Kebet dhe Simia,

 nuk janė tė menēur kur i gėzohen vdekjes

 dhe ikin nga pronari.

 

         - Kjo po mė duket plotėsisht e natyrshme, tha Kebet. Por, atė qė pikėrisht tash e the, me fjalė tjera se filozofėt mė me ėndje vdesin, kjo po mė duket, Sokrat, e ēuditshme nėse vlen pohimi ynė i mė pėrparshėm, me fjalė tjera se Zoti ėshtė ai i cili kujdeset pėr ne, dhe se ne jem pasuri e tij. Pasi qė mė tė urtit nuk zemėrohen kur shkojnė nėn atė mbrojtje, ku me ta udhėheqin zotat tė cilėt janė rojtarėt mė tė mirė tė gjithkahi qė ekziston, kėtė nuk po mud ta kuptoj. Ndoshta kėta njerėz nuk besojnė se ata pėr vete mė mirė do tė kujdesen kur bėhen tė lirė. Vetėm i ēmenuri mund tė mendojė se duhet tė ikė nga pronari i tij, dhe vetėm ai mund tė logaritė se njeriu nuk guxon tė ikėn nga e mira, po i duhet sa ma gjatė tė qėndrojė pranė tij; kėshtu qė kishte me qenė marrėzi tė iket. E kush ėshtė i menēur, ai do tė pėrpiqet qė gjithmonė tė jetė me atė qė ėshtė mė i mirė se ai vetė. Nė kėtė mėnyrė, Sokrat, kishte me vle ajo qė ėshtė pikėrisht e kundėrt e asaj qė u tha mė heret, me fjalė tjera: tė urtėve i ka hije t’i zemėrohen vdekjes, e njerėzve t’i gėzohen.

            Kur Sokrati kėtė e dėgjoi, m’u dukė se iu ėshtė gėzuar pohimit tė Kebetit, kėshtu qė na u drejtua neve dhe tha: Kebeti gjithmonė gjenė dofarė vėrejtjesh dhe nuk do qė mėnjėherė tė besojė nė atė qė dikush pohon.

            Atėherė foli Simia: Tash edhe mua, Sokrat, vėrejtja e Kebetit po mė duke e arsyeshme. Ajo pėrse njerėzit vėrtetė tė menēur do tė kishin ikur nga pronari i tyre i cili ėshtė edhe mė i mirė se vetė ata, dhe lehtė janė pėrshėndetur me tė? Dhe po mė duket se Kebeti me fjalė ty po tė gjuanė, se ti aq lehtė po e pranon ndarjen edhe nga ne edhe nga zotat, me ata sundimtar tė mirė, siē po i quanė edhe ti vet.

            - Tė vėrtetėn po e thoni, tha Sokrati. Mendon, nė tė vėrtetė mendoni se unė duhet patjetėr tė mbrohem nga kjo si nė gjyq.

            - Plotėsisht! tha Simia.

 

Sokrati pėrgjigjet: filozofėt bėhen tė urtė kur i gėzohen vdekjes; do tė vijnė nė botė mė tė mirė, sepse shpirti nuk vdes. 

 

- Mirė, tha Sokrati, tė provoj se a do tė mund tė mbrohem para jush me sukses mė tė madh sesa para gjykatėsit. Kur unė, Simia dhe Kebet, nuk do tė kisha besuar se do tė dal konkretisht para zotave tjerė, tė mirė e tė urtė, mandej para njerėzve tė vdekur mė heret, mė tė mirė sesa kėta qė janė sotė kėtu, kisha gabuar sikur tė mos isha ankuar nė vdekje. Por kėshtu, tė jeni tė sigurtė, shperesoj se do tė shkoj tek njerėzit e mirė. Nėse nuk mund kėtė sigurtė ta dėshmoj, atėherė tė jeni tė bindur, do ta kisha dėshmuar, sikur tė kishte pas vetėm pak ngjajshmėri, se do tė dal para zotave tė cilėt me tė vėrtetė janė sundimtar tė mirė. Pikėrisht pėr kėtė unė jo vetėm se nuk ankohem si tė tjerėt, pėrkundrazi jetoj nė shpresė tė thellė se tė vdekurėve diēka iu ėshtė caktuar, dhe ajo, siē flitet prej kohėrash, diēka shumė mė mirė atyre tė cilėt kanė qenė tė mirė sesa atyre qė kanė qenė tė kėqij.

- E ēka ashtu Sokrat? e ndėrpreu Simia. A po donė qė kėtė bindje ta ruajsh vetėm pėr vete dhe kėshtu me neve tė pėrshėndetėsh, apo edhe neve do tė na tregosh? Sepse, tė paktėn mua po mė duket, pjesėmarrja nė kėtė mirėsi edhe neve na takon, dhe nė tė njėjtėn kohė kjo do tė jetė mbrojtje nėse na bindė nė atė qė po dėshmonė.

- Do tė provoj, tha Sokrati. Por, para se gjithash, le tė shohim se ēfarė ashtu Kritoni, po mė duket, moti dėshiron ta thotė.

- Ēfarė tjetėr, Sokrat, tha Kritoni, pėrpos asaj se ai i cili do ta ofrojė helmin veē njė kohė tė gjatė po flet se duhet tė tė paralajmėrojė qė sa ma pak tė bisedosh. Sepse, thotė, se biseda njeriun e nxenė mė shumė se qė duhet, e kėsaj duhet ruajtur para helmit; pėrndryshe, ata qė bėjnė kėshtu, duhet nganjėherė edhe dy, apo edhe tre herė ta marrin gotėn.

- Mos ta dėgjoj ai kėtė, tha Sokrati, ai vetėm le ta pėrgatit se do ta mė ofroj dy herė, e nėse ka nevojė, edhe tre herė!

- Kėtė veē e kam ditė, tha Kritoni,  por ai moti kohė nuk po mė lenė tė qetė.

- Mjaftė me tė! Pėrgjigjet Sokrati. Por para jush sikur para gjykatėsit tim dua tė tregoj dėshminė sipas tė cilės po mė duket se njeriu i cili me tė vėrtetė jetėn e tij e ka kaluar nė filozofi me plotė tė drejtė nuk i frikėsohet vdekjes, dhe se jeton nė shpresė tė mirė se nė botėn tjetėr, pas vdekjes, do tė jetė pjesėmarrės nė mirėsitė mė tė lartėsuara. E si kjo mund tė bėhet, Simia dhe Kebet, do tė mundohem t’jua tregoj.

 

Jeta e filozofit si pėrgatitje pėr vdekje.

 Ēka ėshtė vdekja?

Filozofi e mohon trupin.

 

Tė gjithė ata tė cilėt nė mėnyrė tė drejtė e kultivojnė filozofinė pas asgjėje nuk anojnė pėrpos tė vdesin dhe tė jenė tė vdekur; tė tjerėt, sipas tė gjitha gjasave, kėtė nuk e shohin. Nėse, pra, ėshtė e vėrtetė kjo, atėherė, qartazi, do tė ishte e ēuditshme kur njerėzit gjatė gjithė jetės sė tyre nuk do tė ishin pėrpjekur pas asgjėje tjetėr pėrveē rreth kėsaj, e do tė ishin pikėlluar kur kishte mbėrri ajo pėr tė cilėn moti kohė kanė anuar dhe pėr tė cilėn janė pėrpjekur.

Atėherė Simia qeshi dhe tha: Tė betohem me Divin, Sokrat, tash nuk jam i dėshirshėm qeshjes, por t’i nė qeshje mė shtyre. Nėse masa kėtė e dėgjonė, mendoj, ata do ta kuptojnė se shumė mirė ėshtė thėnė pėr njerėzit tė cilėt merren me filozofi, e posaēėrisht vendasit tonė pėrzemėrsisht do tė pajtohen se me tė vėrtetė flozofėt e dėshirojnė vdekjen, dhe do tė krenohen qė e dinė mirė se filozofėt nuk meritojnė asgjė tjetėr pėrpos vdekjes.

Sokrati: Dhe me tė vėrtetė, Simaia, pjesėrisht kanė tė drejtė, por jo nė atė kur thonė se  e “dinė mirė”. ata nuk e dinė se pėrse filozofi i vėrtetė e dėshiron vdekjen dhe pse e  meriton dhe cilėn. Le t’ja themi ne vetvetes, pavarsisht nga mendimet e tyre, a e konsiderojmė ne se vdekja ėshtė diēka?

Sokrati: S’ėshtė asgjė tjetėr pėrpos ndarje e shpirtit nga trupi. Dhe me vdekė s’do tė thotė asgjė tjetėr pėrpos, nga njėra anė, trupi ėshtė ndar nga shpirti, dhe se, nga ana tjetėr, shpirti ėshtė ndar nga trupi dhe ėshtė i veēant.? A ėshtė vdekja diēka tjetėr pėveē kėsaj?

S’ėshtė, po pikėrisht kjo, tha Simia.

Sokrati: Shiko, miku im, a mendon edhe ti si unė? Nė kėtė mėnyrė, po mė duket, mė mirė do ta kuptojmė atė qė vėshtrojmė. A mendon ti se i ka hije filozofit tė pėrpiqet shumė rreth tė ashtuquajturave kėnaqėsive tė jetės, siē janė pėrshembull, ushqimi dhe pija?

Aspak Sokrat, u pėrgjigj Simia.

Sokrati: E ēka, rreth kėnaqėsive epshore?

Simija: Hiē.

Sokrati E ēka? A po tė duket se njė njeri i tillė i jep rėndėsi tė veēant kujdesit tjetėr trupor? A po mendon se ai, pėr shembul, e vlerėson shumė tė ketė rroba tė shtrenjėta dhe tjera zbukurime nė trup apo i hedhė ato, po qe se nuk ėshtė e domosdoshme tė jetė i veshur?

Me tė vėrtetė filozofi i vėrtetė i hedhė ato, pėrgjigjet Simia.

Sokrati: Pra, ti mendon se njė njeri i tillė nuk ia kushton krejt vėmendjen trupit, por, sa ėshtė e mundur, largohet prej tij dhe i afrohet shpirtit? 

Simia: Natyrisht.

Sokrati: Andaj, a nuk po tregohet, para se gjithash, e qartė se filozofi pėrpiqet sa ma shumė qė ėshtė e mundur qė shpirtin e tij ta ēlirojė nga lidhshmėria me trupin, shumė ma shumė se njerėzit e tjerė?

Simia: E dukshme.

Sokrati: Por prapė, Simia, masa mendon kėshtu: kush nė kėtė nuk gjenė kėnaqėsi dhe kush kėtė nuk e ka, pėr tė jeta s’ka kurrfarė vlere, pėrkundrazi mė afėr i qėndron vdekjes kur nuk i vlerėson kėnaqėsit qė vijnė nga trupi.

Simia: Ti me tė vėrtetė po e flet tė vėrtetėn.

 

Trupi ėshtė pegesė e njohjes.

Shqisav nuk mund t’iu besohet.

Vetėm me aktivitet tė pastėr mendor,

me tė cilėn kuptohen idetė,

arrihet deri tek njohja e tė sė vėrtetės.

Sokrati: E si qėndrojnė gjėrat nė arritjen e njohjes? A pengon trupi gjatė kėsaj apo nuk pengon nėse dikush e merr si bashkėpunėtor gjatė studimit? Mendoj, pėr shembull, kėshtu. A i ofrojnė sytė dhe veshėt njeriu ndonjė tė vėrtetė, apo ėshtė ashtu siē na rrėfejnė poetėt gjithmonė asgjė tė sigurtė as nuk shohim e as nuk dėgjojmė? Nėse kėto shqisa nuk janė tė mira e as tė besueshme, tjerat mezi rrojnė. Se tė gjitha tė tjerat ngecin prapa tyre. Apo ti pėr to mendon ndryshe?

Simia: Kurrsesi.

Po kur, tha Sokrati, shpirti e zbulon tė vėrtetėn? Kur shpirti provon qė diēka tė hulumtojė sė bashku me trupin, ėshtė e qartė se trupi atė e mashtron.

Simia: Tė vėrtetėn po e thua.

Sokrati: Pra, a nuk i zbulohet shpirtit e vėrteta pėrmes meditimit, mė shumė se nė ēdo gjė tjetėr, ajo qė me tė vėrtetė ekziston?

Simia: Padyshim.

Sokrati: E ai mendon mė sė miri atėherė kur asgjė nuk e habitė, as dėgjimi, as shikimi, as dhimbja, as kurrfarė kėnaqėsie, por kur nė masėn mė tė madhe kufizohet nė veten e vetė, pavarsisht nga trupi, dhe kur, sa ka mundėsi, duke mos u bashkuar dhe duke mos u prekur me tė anon kah ajo qė me tė vėrtetė ekziston.

Simis: Ashtu ėshtė.

Sokrati: A nuk e hedhė me krejt forcėn trupin shpirti i filozofit dhe a nuk ikė prej tij, dhe kėrkohet qė tė ndahet nga trupi pėr tė qenė plotėsisht vetvetja?

Simia: Ashtu duket.

Sokrati: E si qėndrojnė gjėrat, Simia, me kėtė: A e konsideromė se ka diēka tė vėrtetė* vet prej vetes apo jo? (Vetvetiu e vėrtetė: Sokrati nuk mendon pėr tė vėrtetėn sesi ajo shprehet nė jetėn e njerėzve por nė ide, nė nocionin e tė sė vėrtetės, tė sinqertė, tė pėrherėshme, tė pandryshueshme dhe qenie mendore, pėr kėtė arsye, nuk kapet me shqisa, por njihet me mendje.)

Simia: Plotėsisht, pėr hir tė Divit, kėshtu e konsiderojmė.

Sokrati: Edhe tė bukurėn vetvetiu dhe tė mirėn vetvetiu?

Simia: Po si jo?

Sokrati: A ke parė diēka tė tillė ndonjėherė me sy?

Kurrė, pėrgjigjet Simia.

Sokrati: Por pėrmes ndonjė shqise tjetėr trupore ke ardhur deri tek kjo? E po flas nė pėrgjithėsi, pėr shembull, pėr madhėshtinė, pėr shėndetin, dhe fuqinė, me njė fjalė pėr esencėn e vėrtetė tė tė gjitha gjėrave. A vėshtrohet me trup e vėrteta mė thelbėsore e krejt kėsaj? Apo gjėrat qėndrojnė kėshtu: kush prej neve mė sė miri dhe mė pėrpikshėm pėrpiqet qė mbi atė qė vėshtron tė mendojė pėr secilėn veē e veē, ai mė sė afėrmi do t’i afrohet njohjes pėr secilėn gjė.

Simia: Gjithsesi.

Sokrati: a nuk do ta kishte bėrė kėtė, pra, mė sė miri ai i cili nė masė mė tė madhe me vetė mendjen iu kishte afruar ēdo gjėje, e pėr tė menduar nuk do tė ishte mbėshtetur nė vrojtim, nuk do ta kishte lėvizuar asnjė shqisė tjetėr gjatė pėrcaktimit, por sipas mendjes sė pastėr, vetė prej vetes, ishte pėrpjekur tė kuptoj ēdo qenie veē e veē, duke u ēliruar sa ma shumė qė ėshtė e mundur nga sytė, veshtė, dhe krejt, thuajse, trupit, se kjo e mashtron shpirtin, dhe nuk e lejon, kur janė sė bashku, ta arrijė tė vėrtetėn dhe njohjen? Simia, a nuk ėshtė pikėrisht ai, e kush tjetėr, i cili do ta njoh qenien?

Simia: Pėr kėtė s’ka dyshim, Sokrat, tė vėrtetėn po e flet!

 

Derisa shpirti nuk pastrohet prej trupit,

nuk do tė mund ta njoh tė vėrtetėn e pastėr.

 

- Pra, nga e gjithė kjo, tha Sokrati, ėshtė e detyrueshme qė filozofėve tė njemendtė t’i parashtohet njė mendim i tillė, ashtu siē ata njėri tjetrit nė biseda ia komunikojnė: “Ka, siē po na duket, njė shteg i cili nė shqyrtim me ndihmėn e meditimit tė pastėr na ēon nga errėsira nė dritėn e njohurisė; sepse derisa na ėshtė trupi i lidhur me mendjen, dhe derisa shpirti ynė ėshtė i pėrzier me fatkeqėsi tė tillė, ne kurrė nuk do ta arrimė nė plotėni atė pėr tė cilėn lakmojmė; e ajo ėshtė, themi, e vėrteta. Sepse vėshtėrsitė e panumėrta na i sjellė trupi sepse duhet tė kujdesemi pėr ushqimin e tij; e nėse e godasin sėmundjet e ndryshme, ato na pengojnė nė nxėnjėn e asaj qė me tė vėrtetė ekziston. Pėrveē kėsaj, trupi na plotėson me lakmi dashurie, epshe, frika, dhe llojlloj imazhesh mashtruese, dhe me aq dokrra e kotėsi, saqė me tė vėrtetė, siē thonė, kur nga ai nuk mund tė pėrmirėsohemi dhe tė vijmė nė vete. Sepse edhe luftat, edhe kryengritjet, edhe betejat nuk i nxitė asgjė tjetėr pėrveē trupit dhe lakmitė e tij. Pėr tė grumbulluar para bėhen tė gjitha luftat, e parat jemi tė detyruar t’i grumbullojmė pėr shkak tė trupit, sepse jemi robėr tė kujdesit tė tij. Dhe pėr shkak tė gjithė kėsaj nuk kemi kohė pėr filozofi. E ēka ėshtė mė sė keqi nga e tėrė kjo, ėshtė ajo qė trupi, nėse i largohemi pėr njė qast dhe fillojmė diēka tė hulumtojmė, nė ato hulumtime ēdokund imponohet, sjell ērregullim dhe huti dhe na shqetėson, kėshtu qė nga ai ėshtė e pamundur tė vėrehet e vėrteta; pra, me tė vėrtetė kjo na ėshtė e qartė: nėse ndonjėherė dėshirojmė diēka tė mėsojmė pėr pastėrtinė e tij, atėherė duhet tė dalim nga trupi dhe me vetė shpirtin t’i shikojmė gjėrat vetvetiu ashtu siē janė. Dhe, siē po duket, ajo pėr tė cilėn lakmojmė dhe pėr tė cilėn dėshmojmė se jemi dashnorė tė tij – e kjo ėshtė njohja – do ta fitojmė tek kur tė vdesim, siē po tregonė shqyrtimi ynė, e jo derisa jemi gjallė. Sepse, nėse nė bashkėsi me trupin asgjė nuk mund plotėsisht tė njihet, atėherė ėshtė e mundur vetėm njėra nga kėto dyja: ja njohja askund nuk mund tė mėsohet apo ja pas vdekjes sonė. Sepse atėherė shpirti do tė jetė vet pėr vete, i ndar nga trupi, e jo mė heret. Dhe derisa jemi gjallė, do tė jemi, siē po duket, dijenisė mė sė afėrmi atėherė kur t’i shmangemi komunikimit me trupin sa ėshtė e mundur mė shumė dhe tė vijmė nė kontakt me tė vetėm atėherė kur ėshtė e domosdoshme, dhe nėse nuk plotėsohemi me natyrėn e tij, por nėse pastrohemi prej tij, derisa vetė Zoti nuk na ēliron. Dhe kėshtu, i pastruar dhe i ēliruar nga e gjithė marrėzia trupore, do tė jemi, siē ėshtė rasti, sė bashku me pastėrtitė tjera dhe do ta njohim vetvetiu ēka ėshtė vetvetiu e pastėr dhe e qartė; e kjo ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Sepse, tė pistit nuk i lejohet t’i afrohet tė pastėrtės. Biseda tė kėtilla, mendoj, Simia, duhet nė mes vete tė ēojnė tė gjithė ata qė janė miqė tė urtėsisė. A nuk po tė duket kjo kėshtu?

Simia: me tė vėrtetė ashtu ėshtė, Sokrat.

 

 

 

Pėr bashkėpunim:

Kliko mbi foton e postės! >>>
ose pėrdor kėtė adresė:
lrm@filolet.com


 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Nexhat Rexha
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku