rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



r-m Laēi

Njė botė, njė etikė

Humanizmi ėshtė njė, Bota gjithashtu ; e pra respekti  ndaj veēorive duhet tė ēoj nė bashkim tė ngjashmėrive e jo nė njė njohje tė sė drejtės pėr tė qenė ndryshe. Kjo e drejtė ėshtė e pacėnueshme dhe andaj, etika univerzale duhet tė ngritet dhe tė kėrkoj ngjashmėritė qė bashkojnė dhe sublimojnė humanizmin.

Qė nga vetėdijėsimi, nė meditimet e njeriut fillon tė ngritet ēėshtja e njėsim-bashkimit dhe ndarje-veēimit. Me Platonin e kėndej nisin tė vihen re pyetjet rreth tė veēantės dhe tė pėrgjithshmes nė pikėpamje tė identitetit. Kjo ngrit lėvizjet dhe qėndrimet e shumta rreth ndarėsive dhe shkrirjeve tė tyre nė favor tė bashkimit apo univerzalizimit. Pretendimet se e drejta e tė qenunit i ndryshėm ėshtė liri dhe vlerė e lartė, shiquar nė thelb, janė sa tė tepruara aq edhe degraduese, mashtruese dhe pluhur nė sy. Dallimet egzistojnė dhe duhet respektuar me ēdo kusht, mirėpo kjo nuk don tė thotė se kjo ėshtė kusht pėr mirėqenie mbi rruzullin tokėsorė. Njerėzimi ėshtė ngulfatur dhe po ngulfatet nga pikėpamje tė tilla qė nė kohėrat e moēme gjer mė sot. Dalimet racore, fetare, kombėtare nga njė anė dhe nga ana tjetėr ata shoqėrore : nė tė pasur e nė tė varfur, tė fortė e tė dobėt, tė dijshėm e tė padijshėm, tė aftė e tė paaftė (invalidė) tė mirė e tė kėqinj, femėr, mashkull e ēkamos akoma. Flas kėtu pėr dallime tė cilat duhet tė shkrihen nga etika gjithėbotėrore duke u pėrqėndrar nė moralin dhe kushtin e njėsimit tė kategorizimit tė njeriut dhe sistemeve tė ndryshme shtetėrore e kulturore. Ēdo veēori e lartėpėrmendur duhet tė ēoj drejtė barazimit e respektit tė ndėrsjellė.

Trumbetimi i tė drejtės, lirisė dhe vumjes para tė dallimeve ėshtė nė thelb, teori  zhgėnjimtare se ajo nuk mban themele morale tė duhura pasiqė nė kėto slogane hyjnė psh. liritė e llojit tė viteve komuniste, ato tė njė « revolucioni » 68-sh si dhe lėvizjet drejt miratimit tė ligjeve dhe debateve mbi homoseksualitetin dhe tė drejtėn e tyre tė jenė « ndryshe ». Kėto veēori duhet parė dhe trajtuar si veti bashkuese e tė hiqet dorė nga etika e ēartur se duhet dhėnė tė drejtė dikujt tė ndryshėm. Dallimet e kėtilla janė prezente pa dyshim por pse nuk nisemi nga ajo qė ėshtė e pėrbashkėt apo e ngjashme dhe tė drejtat e ēdokuj tė jenė univerzale ose sė paku brenda njė sistemi shtetėror.

E drejta pėr tė qenė i ndryshėm, i tjetėr race a kombi, feje ose gjinie ėshtė e drejtė e plotė dhe e pacėnueshme e ēdokujt kėshtu pra, kjo e drejtė duhet tė gėzohet nga vetvetiu me tjetrin e tė tjerėt qė janė tė ndryshėm. Nė rast tė kundėrt, diferencat krijojnė shtresa hierarqike nė tė njejtin sistem politik si dhe nė sistemet e ndryshme nė botė e kjo krijon anomalinė e shkallėzimit tė panevojshėm dhe tė rrezikshėm nė nivel botėrorė. Nga kjo, konkludimi se shoqėria e sotme duhet tė ngrihet nė themele tė reja etike dhe juridike duke kėrkuar tė drejtėn pėr tė qenė i ngjajshėm me tjetrin, natyrisht duke ruajtur veēoritė e identitetit por duke ngritur afėrsi reciproke qė do tė mundėsonte njė barazpeshė tė drejtave tė njeriut nė botė. Dallimet qė dikur dhe sot trumbetohen si pasuri janė vetėm kundėrshtime e kundėrthėnie tė ligjeve dhe teorive tė thurrura mbi veēoritė si pasuri dhe moral i rendit modern nė botė. Thirrjet pėr tė vėnė nė pah tė drejtėn pėr tė qenė ndryshe e i ndryshėm, sjell dallime tė padurueshme mesnjerėzore se kjo u shėrben si burim qarqeve tė sė djathtės sė skajshme dhe asaj qė ėshtė e afėrt me tė. Nė raste tė pavolitshme ekonomike dhe politike, janė edhe shum lėvizje e shoqata tė tjera qė ngrihen nė spjegime e pasqyrime tė tė gjitha llojeve pėr tė ngritur ēėshtjen e diferencave pėr pėrfitime politike ose pėr tėrhjekje tė vėmendjes nga problemet e vėrteta nė gjiun e tyre. Tash dallimet mė janė aty pėr tė ju treguar rrugėn tė « tjerėve ». Ēdokush nė vend tė vet dhe ēdokush ku e ka vendin. I huaji; arabi, francezi, shqiptari, gruaja, homoseksuali, fukarai e ēkamos akoma. Beteja soc-filozofike pėr tė drejtėn dhe liritė e barazitė e tė qenunit « ndryshe » vetėmse sollėn ēartjen e formulės sė bashkimit tė cilin duhet me pas guxim e me e thėnė haptas. Nė njė shoqėri moderne e demokratike, ėshtė mė se e vlefshme tė respektohet ēdo kush por veēoritė nuk duhet tė merren nė kahje tė padėshirueshme. Krahas njohjes sė dallimit, ėshtė a patjetėrshme tė krijohen kushte qė veēoritė tė bashkohen. Nė botė, etika e re duhet formuar nė themelet e ngjashmėrisė dhe jo tė veēorive. Tė drejtėn qė gėzon nėri tė gėzoj plotėsisht edhe tjetri. Cungimi e cėnimi i tė drejtės pėr tė patur atė ēka ka njėri tė ketė edhe tjetri, qoftė ai kinez o shqiptar, gjerman o amerikan, nuk duhet dhe nuk mundet tė qėndroj nė sistemin e ri botėror. Kjo etikė, duhet tė jetė imperatif i kohės dhe i ardhmėrisė. Demokracia, nėse don tė qėndroj si e tillė, sot a nesėr, do tė detyrohet t’i kėthehet formulės sė tė drejtės pėr tė pasur tė drejtė. Shoqatat jopushtetare duhet tė jenė tė parat qė marrin guxim akoma mė tė madh nė krijimin e kushteve tė kėtilla bashkuese dhe barazuese nė mes klasave, pakicave dhe shteteve nė botė.

Himnizimi i vlerave evropiane dhe verioamerikane ėshtė totalisht i kundėrt me vlerat qė duhet tė ngriten nė botė. Nuk ka vlera mbi vlera dhe andaj ata nuk mund tė jenė barometėr e model pėr gjithė njerėzimin. Kuptohet ligjet janė tė pėrbashkėta nė njė shtet a sistem dhe tė gjithė duhet tė respektojnė kėtė, por nga kjo, tė thurren ndalesa pėr vlerat kulturore tė pakicave nuk i pėrket as ligjeve as miteve. Demokracia dhe e drejta univerzale do tė jetė e tillė atėherė kurr njė mėhallė sa e vogėl qė tė jetė, tė ketė pėr shembull tė drejtėn tė ngren tempullin e vet, tė flet gjuhėn e vet, natyrisht duke mos patur nevojė tė kėrkoj leje pėr tempull ose pėr gjuhė amėtare se ajo i takon vetvetiu, sikur qė i takon pjesės tjetėr tė qytetarėve shumicė tė njė shteti apo sistemi shoqėror. Veēoritė janė pasuri dhe e drejtė  e tė gjithėve dhe ata marrin fund nė momentit ku fillon e drejta publike e tė gjithėve dhe pėr tė gjithė. Derisa njėra palė qė njeh dhe trumbeton tė drejtėn e tė qenunit ndryshe por ruan pėr vete bukėn e grunjt e tjetrit ia ndalon me ēdo kusht, se buka e grunjt forcon e me kėtė, vėndohet nė rrezik bota nga se « ai me veēoritė e veta» ėshtė i egėr e mund tė zhduk njerėzimin, janė krejtėsisht ēėshtje dhe teori mizore qė sillen nėpėr qarqe tė ndryshme nė botė.

Nėse ju kujtohet akoma, nė klasėt e fillores mesonjim se njė mollė e njė dardhė nuk bėjnė dy molla as dy dardha (x+y…) por sė fundi ata bėjnė gjithėsesi DY pemė e nėse vazhdojmė, do tė kemi dy objekte tė ngjajshme ose mė pak tė ngjashme e kėshtu me rradhė. Tani i kėthehem njeriut me veēoritė e tij dhe marr shembull me tė njėjtėn logjikė matematikore : njė pjesėtar i ngjyrės se zezė dhe njė i ngjyrės sė bardhė do tė themi nuk bėjnė dy tė zi e as dy tė bardhė, por ata bėjnė DY NJERĖZ qė meritojnė tė drejtat e tyre pa patur nevojė qė t’i jepen nga njėra palė. Kėtu nėnkuptohet edhe e drejta e veēorisė kombėtare fetare e gjinore. Dy fe bėjnė dy fe por NJĖ  grup besimtarėsh ; njė mashkull e njė femėr bėjnė dy qenie njerėzore e pse njėri paska vėndin nė kuzhinė e tjetri mbi divan? Nga kėtu pėrfundimi logjik se veēoritė bashkojnė dhe duhet pa asnjė ngurim tė ndėrtojmė edukatė univerzale drejt bashkimit dhe jo drejt njė tė ashtuquajturės njohje tė sė drejtės pėr dallim se dallimi nė mes tė mollės e dardhės egziston dhe ėshtė jashtė ēdo etike humane t’i referohemi njė etike tė tillė tė njohjes shoqėrore.

Vlerat vetanake fetare, racore, kombėtare, gjinore...,  janė veēori qė kėrkojnė respekt tė ndėrsjellė dhe bashkojnė njerėzimin. Humanizmi dhe etika nuk lejojnė trajtime tė tjera.

 

 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Nexhat Rexha
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku