|
Pėrkundėr
mbisundimit tė besimeve se filozofia ėshtė fushėveprim e pronė
e njė
elite intelektualėsh tė lidhur drejtpėrdrejt me mendimtarinė, do
pėrsėris kėtu atė qė kam thėne nė shkrime tė tjera, se kjo
nuk qėndron assesi dhe kėto tė thėna mbi filozofinė si diē e
rezervuar pėr njė kastė, janė rrėnjėsisht tė pa themel. Tė
merresh me shkrime filozofike, tė krijosh sisteme, tė shkoqisėsh
ēėshtje shoqėrore morale apo politike janė horizonte dhe burime
pėr filozofė profesionistė por vet filozofia si qendėr urtėsije,
ėshtė nė shėrbim tė pėrgjithėshėm dhe tė gjithė mund tė
shėrbehen me tė nėse pėr kėtė kanė dėshirė e sidomos nėse
pėr kėtė kanė nevojė. Kur them pėr dėshirė e nevojė, kam
parasyshė mundėsitė qė jep filozofia-filozofimi nė kuptimin e pėrditėshėm
jetėsor tė individit. Pyetjet rreth jetės dhe pse-tė qė nuk
mund tė tejkalohen, posaēėrisht kur tejkalimi ėshtė i ndėrlikuar
dhe enkas kur ai koklavitet nė mungesė tė mundėsive tė
subjektit tė gjen rrugėdalje nga situatat e krijuara nga jashtė
ose nga vet ai. Njė
terapi filozofike mundėson njohje-ndėrgjegjėsim tė subjektit me
vėshtirėsitė e grumbulluara gjatė ditės (ditėve, viteve) dhe
ndihmon ndėrhyrjen pėr tejkalimin e tyre. Flakja e ngjarjeve
traumatike bėhet me vet angazhimin e subjektit i cili nėpėrmejt tė
filoterapisė, do tė njoh nga afėr veten; duke u pajtuar tė kėrkoj
veten dhe duke u pajtuar me veten sikur qė bėnin dhe mėsonin pėr
shembull, stoikėt, do tė jetė nė gjendje tė kuptoj veten dhe vėshtirėsitė
me tė cilat pėrballet.
I
rėndėsishėm ėshtė dallimi qė duhet patur parasyshė kur flasim
pėr ndihmė filo-terapeutike. Nuk duhet pėrzier psikiatrinė es as
psikologjinė. Filozofia ėshtė aty pėr tė gjithė. Ajo
ndihmon ata tė cilėt janė tė tejkaluar nga vėshtirėsitė
ditore nga tė cilat e humbin ndjenjėn dhe kahjet e mirėqenies nė
jetė. Filozofia ėshtė aty pėr ti mbisunduar e pse jo edhe pėr
ti larguar kokėdhimbjet e stresit. Ėshtė gjithashtu me rėndėsi
tė dihet se njė filo-terapi nuk mundet tė aplikohet assesi nė
raste tė vuajtjeve nervore patologjike komplekse e me kėtė,
kuptohet se njė filozof kurues nuk duhet tė vehet nė rolin e
psikiatrit ose psikologut.
Ēka
ndihmon praktikisht kjo terapi? Kjo pyetje lind sidomos nga fakti se
pėr kėtė lloj ndihme nuk ėshtė folur mė parė, sė paku te na
sepse nė perėndim vėrrehen disa lėvizje drejt njė njohje sė
pari nė qarqe filozofike dhe poashtu mjekėsore. Kjo terapi mund tė
ndihmoj njeriun tė gjej problemet qė i vėhen pėrballė nė mėnyra
tė ndryshme dhe nga faktorė tė ndryshėm. Puna, financa, familja,
imazhi vetanak dhe vet uni parashtrojnė vėshtirėsi pėr tė gjithė
na sepse kėrkojnė fuqi dhe dėshirė tė konsiderueshme pėr
menaxhim adekuat tė tyre. Pėrsėris se kjo vėshtirėsi nuk ėshtė
e huaj pėr askėnd pasi se priremi kah ndjenjat duke lėnė pasdore
marrėveshjen me veten dhe kėshtu ato (ndjenjat) marrin epėrsinė
ndaj arsyes dhe arrimė nė lėshim krahėsh dhe veprimet tona i mbėshtesim
kohė pas kohe me njė plogėshti tė dukshme psiqike e jo duke u
shtruar pėrkundėr tyre. Pėrkushtimi
i vetėdijshėm nė mbrojtje kundėr ndjenjave tė anktheve
nga friga e lodhja do tė jep zgjidhje tė arsyeshme sepse do tė
kaloj nėpėrmjet gjykimit tė qėndrueshėm. Qėllimi dhe roli i
filo-terapisė pra ėshtė aftėsimi i gjykimit inteligjent qė mundėson
parjen e drejtė tė trazirave tė shkaktuara nga ngarkesat reale
por edhe tė stėr-ritura nė faza tė ndryshme tė jetės sonė.
Nė
themel, duhet ditur se kjo terapi ofron mundėsi dhe ndihmė pėr tė
dalur nga vetviktimizimi drejt vetdijėsimit, nga viktima nė pėrgjegjės
pėr vetveten dhe i vetvetes. Filoterapia nuk ėshtė mjekėsi dhe
nuk mund tė jep ndihmė medikale (ilaēe). Ajo nuk kėshillon duke
dhėnė pėrgjigje pėr tė arritur lumturi a ideale tė tjera por
krijon rrugė efikase drejtė
lirisė shpirtėrore duke parashtruar pyetje, duke dėgjuar pyetjet,
dhe kėshtu ndihmon subjektin nė gjetjen e rrugėve qė ēojnė kah
tė pamunit real tė shqetėsimit qė e rėndon. Gradualisht,
subjekti mėson ti kuptoj pyetjet qė i sillen dhe filon tė
ushtroj pushtet mbi to. Ai nė tė njėjtėn kohė familjarizohet me
tė menduarit pėr veten e me kėtė, ndanė kohė nga ngutia e
dinamikės ngulfatėse dhe « ndalet » jo pėr tė ngelur
pas por tė kapur dhe tejkaluar vonesat e streseve dhe ngulfatjeve qė
sjellin mekanizmat e ndryshme tė kohės, qofshin ato reale apo tė
stėrmadhuara. Ėshtė primar fakti se filoterapia mbjell ėndje pėr
lexim tė teksteve (veprave) filozofike dhe dallon shum nga
drejtim-udhėzimi drejt njė lėmije, mė shpesh drejt religjionit pėrkatės,
nėse subjekti ėshtė pak a shum besimtar ose drejt sektarizmave,
derivate tė fesė fillestare tė subjektit. Filozofia nuk pėrjashton
fenė por ndihmon tė lexohet feja dhe tė nxirren konkluzione qė
ndihmojnė nė kapėrcimin e probleve. Nė kėtė kontekst, hyjnė tė
gjithė filozofėt pa pėrjashtim kohe dhe botėkuptimi. Tekste
filozofike nga mė tė lashtat dhe nga bashkėkohoret. Platoni, ose
Ibėn Sina, Descarti ose Nietsche, libra fetare nga e vetja dhe tė
huajat. Si qė shifet, ky lexim nuk pretendon dhe nuk duhet nė asnjė
moment tė pretendoj tė krijojė filozofė, tė bėjė besimtarė ;
ai ėshtė aty pėr tė mėsuar sinkronizimin e mendimit dhe veprės,
gjetjen e vetvetes duke hulumtuar nė qetėsi nyancat e urta.
Si
pėrfundim, dua tė vė nė pah se filoterapia nuk ėshtė shėrim
nga njė sėmundje, por mundėsi e cila ndihmon nė ndėrgjegjėsimin
e subjektit me vlerat e veta duke i mundėsuar dhe njoftuar me mėnyrat
e arritjes sė njė vlerėsimi tė drejt tė asaj qė ėshtė nė tė
vėrtetė. Ēlirimi nga ankthet bėhet pa shtypje dhe kėshilla se
si duhet bėrė. Ajo mėson si tė gjindet " si duhet bėrė"
nga vet subjekti me shtimje nė pėrdorim arsyen filozofike, ndryshe
thėnė, mėson pėrdorimin e urtėsisė qė ēdokush e posedon, pra
mėson zgjidhjen me urtėsi dhe jo urtėsinė.
Tė
zhyturit nė studime, ēliron subjektin nga terapia e gjatė sepse
ai tanimė ėshtė mėsuar tė ndaj kohėn pėr pleqėrim tė vėrtetė,
tė zgjedh nga jeta dhe veprat e mendimtarėve momente qė i
ndihmojnė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme nė shnyjėzimin e
papėrshtatėshmėrive me tė cilat pėrballet duke pėrdorur ēelėsat
qė i zgjedh vet dhe kėshtu, gjunjėzon
ethet e krijuara nga streset e ndryshme qė servon jeta.
Mendimi dhe veprimi harmonizohen dhe koha mė nuk ngutet por ecėn
me shpejtėsinė qė subjekti ia jep.
|