|
Fjala
filozofi (Φιλοσοφία)
vjen nga greqishtja e vjetėr dhe ėshtė e pėrbėrė nga φιλεīν, "dashuri" dhe σοφία,
"dituri, njohuri", qė do tė thotė nė pėrtkthim fjalė pėr
fjalė: dashuri ndaj (pėr) menēurisė."
Ndryshe nga shkencat
natyrore, shkencat egzakte dhe humane, me tė cilat ėshtė e lidhur
ngushtė nė historinė e saj, filozofia nuk jepet pas studimit tė njė
objekti tė veēantė e unik. Ajo ka, zona ose sektorė tė veēantė tė
studimit, si logjikėn, etikėn, metafizikėn, filozofinė politike dhe
teorinė e njohurive. Degėve bazė tė filozofisė pėrgjatė historisė,
i janė bashkuar disiplina tė tjera, si estetika, filozofia e ligjit,
filozofia e shkencės (e njohur edhe si epistemologji), filozofia e
spiritualitetit, antropologjisė filozofike, si dhe filozofia e gjuhės.
Pasi
filozofinė e ndajmė nė lėmi qė dashuron diturinė e qė nėpėrmjet
diturisė pėrkon dhe hulumton tė vėrtetėn, pa anim dhe tendencė pėr
tė vėrtetė absolute e cila praktikisht nė jetėn reale nuk egziston,
do tė ndalem nė disa pika tė shkurta, pikėrisht mbi njohuritė dhe
kuptimin ndaj tė vėrtetės.
- Filozofė
e dijetarė tė ndryshėm, njerėz tė rendomtė, dijnė se ēėshtė
e vėrteta dhe mbėshtesin njė tezė nė themele tė asaj qė e
shohin tė saktė e tė vėrtetė. Por pikėpamje tė kundėrta dhe
fakte tė tjera a nuk e vėndojnė nė dyshim kėtė tė vėrtetė evidente
duke dhėnė njė tė vėrtetė tjetėr mbi njė tė vertetė
paraprake? Pikėpamjet a nuk devijojnė poashtu nga njė e vėrtetė e
pėrbashkėt ?
- Unė
them (gjithėmonė duke patur parasyshė se mund tė gaboj), se e vėrtata
e vėrtetė nuk egziston. Ajo qėndron e hapur nė tė gjitha kahjet
dhe ėshtė e ndryshme nga horizontet dhe kėndet (pse jo edhe kampet)
ku unė jam i pėrqėndruar.
- Filozofia
ėshtė art i meditimit, aftėsi pėr hulumtime tė nevojshme drejt
arritjes sė mėnyrave sa mė efikase pėr njė jetė tė lumtur. Art
i tė menduarit tė qetė qė garanton mundėsitė pėr njė jetė tė
hareshme duke kėrkuar nė tė tė vėrtetėn e vlerave mirėqenėse
dhe jo tė vėrtetėn absolute e cila nuk egziston pėrveē se nė
kapitujt e pikėpamjeve tė mbyllura qė nuk kanė tė bėjnė me njė
meditim tė ēliruar nga kaptinat dogmatike tė kohės dhe tė kohėrave.
- Mendoj
se mė e rėndėsishmja e filozofisė nuk qėndron as nė interesat e
arritjes sė qėllimeve tė njohjes sė saj, as nė rėndėsinė e saj
qė i japim ose jo si lėmi. Ajo ėshtė e dobishme nė plan tė parė
se na bėnė tė mundshme tė ruajmė gatishmėrinė pėr tė jetuar
me bujari dhe tė pamposhtur e sidomos na mėson si ta ēojmė jetėn
dhe si ta pėrfundojmė
atė nė kushte sa mė tė mira, ditėve kur na afrohet fundi i saj.
|