rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Ē’ėshtė poezia dhe dashuria ndaj saj (2)

Poezisė i nevojiten pak fjalė pėr ta thėnė tė qenėsishmen

Poezia ėshtė ushqim. Ushqim aq i ndryshueshėm sa edhe tekat e shijes sė njeriut. Ushqim qė gjindet nė afėrsinė tonė. Duhet vetėm tė zgjatim dorėn. Mandej, ajo duket sa t'ia hedhim sytė... ;  ajo dėgjohet: vetėm t'i hapim veshėt dhe e kemi… Atė e prekim pėr ēdo ditė dhe e ndiejmė ashtu nė shqisat tona : tė embėl, tė tharbėt, tė hidhur. Ajo na sjellė shiun dhe diellin kur mė sė shumti kemi nevojė. Ajo ka fuqinė tė e notave muzikore dhe tė fjalės sė ndjenjave, tė hidhėrimit dhe kėnaqsisė nė gjėrėsi tė pafundme. Fuqia e saj njomė shkretirat e thanė gjelbėrime, shkrin akullnajat dhe thanė lumenj… Poezia pra nuk njeh kufinj nė asnjė kuptim, as gjeografik as politik, ajo shtrihet nė gjithėsi.

Mund ta quaj edhe lundėr.  Pa dyshim edhe ėshtė e tillė. Lundron e lirė e nė tė, lira e Orfeut apo zėri i Apollonit qė pėrkundet valėve tė ardhura nga largėsitė. Mbi tė poeti krijon i shkrirė nė harmoninė e flautės sė lashtė apo nė cicėrimėn fyellit tė brigjeve bukolike. Nė poezi ka mungesė inspirimi poetik, ka dobėsi poetike por asnjėherė nuk mungon aspekti i saj olimpik sepse mungesa ėshtė e poetit e jo e poezisė. Ajo lind dhe jeton duke u shpėrnda nė diapazon tė hapur nė paskajshmėri.

Poezia ėshtė ushqim pėr njeriun. Pėr njeriun qė nuk ka dėshirė tė vdes. Mėnuja poezi ėshtė e gjithėnduarshme, e ngroftė apo e ftoftė, e lėngėt apo pirunike, e gjelbėt, e ėmbėl, djegėse, e yndyrshme; e freskėt por edhe e lėnė nga mė parė. Ajo ėshtė prijėse e gjendjeve shpirtėrore vetanake, familjare, grupore dhe e turmave tė tėra. Lum qė sjell me vete ndjenja dhe lėvizje : dashuri, hidhėrim, atdhetarizėm, heroizėm… Me tė drejtė Visarion Bielinski nė  Poezia e M. Lermontovit thot : Nė poezi, jeta ėshtė akoma mė jetė se vet jeta.

Poezia nuk ka kohė tė caktuar jete dhe gjallėrimi. Ajo ėshtė e aftėsuar tė jetoj si nė mėngjez ashtu edhe nė mbrėmje ; ditėn dhe nė thellėsitė e natės. Fushėbeteja e saj ėshtė e hapur pėr universin. Natyra e saj ėshtė e mbjellur aty ku tė duam ta korrim. Nėn hije, nė plazh, nė dhomė tė fletjes, ulur nė pėrkundėsen e oborrit…  Ajo zbret nga yjet dhe andaj ėshtė e lirė pėr martesė me tė gjithė.  Ėshtė gjallėria e pėrditėshme. Krema e shijes sė shpirtit qė nuk harxhohet. Ajo  shkrihet nė buzė, nė zemėr, nė tru…

Them akoma se poezia ėshtė unazė e pėrkryer, gjerdan i pėrkryer, hallhalle e pėrkryer. Ajo pėrkulet para nesh dhe pėrkthehet nė ēka duam na. Pėrvidhet nė pore. Nė horizontin e tė pamurit tonė ėshtė flutur, bletė, pėllumb… shndėrrohet nė pambarim. Vjen drejt nesh dhe niset prej neve. Pushon nė kraharorin tonė ose na vėshtron me habi, me dashuri, me hidhėrim, me melankoli. Na flet me zė pėrkėdhelės ose me furi; na dėgjon e qetė ose me trazirė, joshet ose pezmatohet … Ajo zbret nga Olimpi ose grafullon lavė nga krateret…

Sido qė tė jetė kėtė hapėsirė tė madhe tė quajtur Poezi e qė as mund tė pretendoj kush se e ka pėrshkruaj byle vetėm njė hise tė saj, do tė them akoma se AJO ėshtė prodhim Yjor qė me bukurinė e vet ringjall ēdo atom tė jetės njerėzore. Ajo rrjedh nė njeriun bashkė me gjakun nė damarė dhe kalon nėpėr shpirt duke e trazuar atė, duke e shndėrruar, duke pastruar e mėtej pėrsėri u kėthehet hapėsirave qiellore pėr tė zbritur pa vonesė nė cikėl tė pafund. Poeti anglez Percy Bysshe Shelley, nė veprėn e tij Mbrojta e poezisė, nė njė vend  thot : "Poezia pavdekson gjithēka qė ėshtė mė e mirė dhe mė e bukur nė botė."  

 

 

 

 


Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Nexhat Rexha
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku