rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Laureta Miftari

Elegjia

Etimologjikisht, elegji do tė thotė kėngė vaji. Elegjia ėshtė vjershė lirike qė pėrgjithėsisht shpreh keqardhje, dhimbje jete, sidomos ato tė dashurisė, kalim i kohės, melankoli e vdekje. Ajo nė kohėt moderne, dallohet nė pikė tė parė nga pėrmbajtja kurse nė fillimet e saja (shek –VII, Kalinos e Tirte) fjala « elegia » pėrcaktonte vetėm  formėn dhe ėshtė poemė trishtimi me strofa dyvargėshe (heksametėr/pentametėr) me pėrmbajtje tė ndryshme: moral, luftė, politikė doke etj. Ajo ėshtė e mbushur me kėshilla, politike, morale si dhe me kėshilla nga mitologjia. Nė kėtė periudhė pra, nė plan tė parė janė mesazhet e drejtuara qė do tė thotė se autori ose UNI janė tė pavėrejtur. Poema fillonte shpesh me lavdi qė mė poshtė pėrcillej me dhėmbje, dėshprim pėr prind, tė afėrm, komb, vendlindje, luftėtarė e atdhe. Nganjėherė elegjia nuk kishte vetėm zė ankimi e vaji, ajo shėrbente pėr ngritje tė guximit nė momente tė vėshtira si qė e hasim shpesh nė kėngėt e Tirteut.

Vetėm nė shek. e -III (me Kalimakusin, Filetasin dhe romakun Teqinesko) elegjia fillon tė pėrmbaj dyvargėshin me dhėmbje e trishtime dashurije tė UNIT.  Por kjo akoma nuk ėshtė elegji me pėrvijime tė mirėfillėta nė kuptimin e sotėm. Karakteristikat tė cilat do vazhdojnė gjatė gjithė kohės me shum pak ndryshime, do tė fillojnė me poetėt latinė ndėr tė cilėt mė tė njohur janė Galusi e Tibuli. Nė kohėn e Renesansės nė Europė, elegjia merr formėn tematike me ndjenja shpirtėrore vetanake. Hareja e dashurisė por e pėrmbushur me mundimet dhe tė gjitha pelinet e saj, mėrgimi, malli, koha e shkuar, melankolia dhe friga nga vdekja. Sidomos melankolia ėshtė e prekshme gati gjithė kohės, e shoqėruar me butėsi tė fjalės qė nė thelb ėshtė ankesė. E tillė ėshtė elegjia nė pjesėn mė tė madhe tė saj e ēdo gjė tjetėr ėshtė nė shėrbim tė UNIT, tjetri, natyra, e tėrė bota. Vet titulli (nė pjesėn mė tė madhe tė elegjive) pėrcakton burimin e vuajtjes (vuajtjeve) tė autorit i cili kėrkon gjithashtu nėpėrmjet ndėrtimit teknik tė harmonishėm dhe simetrik, me rimė e ritėm zėresh t’i jep pėrshtypje tė bukurisė tablosė sė idealeve dhe pastėrtisė qė kėrkon, e ai, kėrkon tė kaloj e tejkaloj fatkeqsitė e veta, fundėrrinat e jetės dhe tmerret e saja. Poeti ėndėrron arritjen e pastėrtisė ideale nga edhe shpesh shėrbehet me fytyra dhe ngjarje mitologjike. Fajėsimi konstant i dikujt e i diēkafit, dhe tonet e ankimit tė pėrhershėm, elegjisė edhepse nuk ia marrin forcėn dhe vlerėn e artit e bėjnė atė tejet patetike.

Nė shek e XX e kėndej, poetėt vazhdojnė tė shkruajnė elegji mirėpo pėrveē temės se melankolisė nuk ka mbetur asgjė e pėrbashkėt me kohėt e pėrparshme. Brendia mė nuk i referohet patjetėrshėm natyrės. Ndėrtimi gjithashtu nuk ėshtė mė nė rend tė ditės pasiqė autori shum pak kujdeset pėr harmoni e rregulla teorike.

Nė gjuhėn shqipe, gjithashtu u shkruajtėn shum elegji e ndėr ta, mė e lavdishme pėr kah bukuria dhe brendia prekėse, ėshtė kėnga «Vaje» e Ēajupit e shkruajtur dhjetė vjet pas vdekjes sė bashkėshortes Eugénie-sė.

Vaje

I

Qė ditėn qė vdiqe, qė kur s'tė kam parė,
lotet qė kam derdhur s'mė janė dhe tharė!
Shumė vjet u bėnė, sot u mbushėn dhjetė,
qė kur mė ke lėnė dhe s'tė shoh nė jetė!
Nė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė?
S'tė vjen keq pėr mua? S'te vjen mall pėr djalė?
0 ėngjėll i bukur, mos mėno nė botė,
kthehu tė tė shomė, tė na mbeten lotė.
S'rrojmė dot pa tynė, ti si rron pa neve?
Motemot qė rrojtėm bashkė, s'mė urreve.
Atje. tek rri janė qipariz' e varre. ..
Kthehu tė tė shomė, mos na le pėr fare!
Mos na le tė gjorė, me zemėr tė ngrirė,
kthehu tė gėzohesh kur tė shoē tėt birė;
E ke lenė foshnje, tani u bė burrė,
s'arrite ta rritje, s'tė ka parė kurrė!
Pėr ty shumė herė ēoē do tė mė thotė.
po s'mund t'i pėrgjigjem, se mė mbytin lotė:
Kthej kokėn mėnjanė dhe vėshtroj pėrpjetė,
duke psherėtitur te zot' i vėrtetė.
0 zot i vėrtetė, s't'erdhi keq pėr djalė,
kur i more mėmėn dhe mė le tė gjallė?
Tė mė keshe marrė, do tė qe mė mirė
dhe tė rronte mėma, tė rriste tė birė.
Me se rrojnė foshnjat? Ē'i rrit ēilimitė?
Dashuria e mėmės dhe pėrkėdhelitė.
0 zot, tė jam falė, mos mė le tė mjerė,
dėrgom' Evgjeninė ta shoh dhe njė herė!
"Pse s'kuvėndon mirė, more punėbardhė,
cili vdiq njėherė dhe prapė ka ardhė?
Gjith' humbasėn gruan, mėmėn e babanė,
po ata qė mbetėn si ti nukė qanė:
tė vdekurin lotėt s'e bien nė jetė,
po lutu dhe falu tė rriē djalėn vetė.
Doje drit, o qiell, more dritėn time
dhe mė mbushe jetėn plot me hidhėrime!
Tani rroj pa shpresė, ndaj s'dua tė rroj,
se dhe perendine tani s'e besoj!

II

Diten e vitit tė parė
U be qiameti i math:
nga dėbora qė ka rarė
faqez e dheut u zbarth.
Cingėrim' errėsirė,
jashtė veriu pėllet,
bie bor' e breshėrirė
dheu duketė, si. det!
Ėshtė natė, nat' e zisė,
Vetėtit edhe gjėmon,
njė ėngjėll i perėndisė
dergjet sėmur' e rėnkon!

Ka tri dit' qė po mundohet
dhe me vdekjen qėrton,
po vdekja s'do tė mėrgonet
se shpirtin e saj kėrkon!
Perėndi, lėmė tė gjallė,
po lutetė mėm' e mjerė,
tė mund tė rrit kėtė djalė,
s'ka njė javė qė ka lerė.
Kush do ta marrė ta rrisė?
Jetim qysh do tė rrojė?
Kush do t'i japė tė pijė,
si unė kush do ta dojė?
Kush do ta dojė Stefanė?
Mė ndje, o zot i vėrtetė.
se Stefani ka babanė
dhe do ta rritijė vetė.

* * *

Nė vijim, zgjedhje e shkurtėr e autorėve mė tė njohur botėror tė elegjive tė rradhitur sipas kohės kur kanė jetuar:

Callinosi (shek. VII p.e.r., poet grek), Elegji
Tirteu (
shek. VII p.e.r.), Embateria
Soloni (-640 -558)
Teqinesko (-433 -388, poet romak), Mjerime
Filetas (-340 -290, poet grek)

Kalimaku (-315-240, poet grek), Zanafillat
Tibuli (-50 -19, poet latin), Elegji
Propersi (-47 -15, poet latin), Elegji
Ovidi (-43 ą 17, poet latin), Tė trishtuarit
Aktali (640-709, poet arab)
Abbas Ibn Al-Ahnaf (748-808, poet arab).
Du Bellay (1522-1560), les Regrets
Camoens (1524-1580, poet portugez)
Edmund Spenser (1549 ou 1552-1599, poet anglez)
La Fontaine (1621-1695), Élégie aux nymphes de Vaux.
Edward Young (1683-1765, poet anglez), Netėt.
Thomas Gray (1716-1771, poet anglez)
Salomon Gessner (1730-1788, poet zvicėran)
Goethe (1749-1832, poet gjerman)
Alphonse de Lamartine (1790-1869, poet francez), Meditime.
Shelley (1792-1822, poet anglez), l'Adonaļs.
Pouchkine (1799-1837, shkrimtar rus)
Alfred de Musset (1810-1857, poet francez), Netėt.
Rilke (1875-1926, shkrimtar austriak)
Juan Ramon Jiménez (1881-1957, poet spanjol), Elegji
Bertolt Brecht (1898-1956, shkrimtar gjerman)

 

 

 
 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Nexhat Rexha
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku